01/05/2024
Për nderin e 1 Majit, ditës ndërkombëtare të punëtorëve, nëpërmjet të platformës Zoom, u mbajt konsulta për organizimin dhe themelimin e organit më të lartë të Diasporës shqiptare, ide kjo e pritur me entuziazëm nga të gjithë.
Ky organ pritet të zgjidhë shumë probleme të komunikimit dhe bashkëpunimit mes përfaqësuesëve legjitim të Mërgatës shqiptare dhe qeverive të vendeve ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.
Ky organ është një strukturë gjithëpërfshirëse, që do të mbledhë shqiptarët nga të gjitha vendet ku ata jetojnë.
Mbetet që të ju informojmë në vazhdimësi për mënyrën e organizimit të këtij organi të Diasporës shqiptare.
Ky organizim është unik si ide dhe projekt i mbrojtur ndërkombëtarisht, e që po përkrahet nga të gjithë që po njohtohen me këtë nismë!