Aktivizmi rinor ndër komunitete
Aktivizmi i të rinjve që i takojnë komuniteteve pakicë në Kosovë, duket se ka si sfidë gjendjen jo të mirë financiare dhe stereotipet shoqërore. Lidhur me këtë, aktivisti që i takon komunitetit egjiptian, Gazmend Qyqalla, potencoi faktin që gjendja jo stabile financiare sjell si rezultat pamundësinë e aktiviteteve nga të rinjtë. Ndërsa, nga organizata “Roma Versitas Kosova” thonë se stereotipet mbeten pengesë e vazhdueshme për të rinjtë e komuniteteve pakicë.
Altiana Zogaj
www.cbc.al
Shërimet jashtë vendit, si pasojë e mos investimeve në sistemin shëndetësor të Kosovës.
Referimet për trajtim jashtë vendit nga ana e institucioneve shëndetësore në Kosovë po bëhen më shumë në shtetin e Turqisë sesa në vendet evropiane. Institucionet shëndetësore njoftojnë se kjo bëhet zakonisht pasi shumica e rasteve janë urgjente, dhe Turqia është vendi i vetëm ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza. Mirëpo, sipas shoqatës së pacientëve, dërgimi i pacientëve për shërim jashtë vendit në cilindo shtet duhet të shmanget dhe të investohet më shumë që pacientët të marrin trajtimin e nevojshëm në Kosovë.
Ëndronida Shala
www.cbc.al
Prishtina, mes pandemisë dhe ndotjes së ajrit
Në dekadën e fundit, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është përballur vazhdimisht me ndotjen e ajrit. Sipas ekspertëve të cilësisë së ajrit, ndër ndotësit kryesorë të ajrit mbetet qarkullimi i madh i veturave dhe djegia e qymyrit. Kurse nga profesionistët shëndetësorë, theksohet se ajri i ndotur ka pasur ndikim negativ edhe te pacientët me COVID-19.
Medina Shala
www.cbc.al
Kritika për mostransparencë rreth procesit të vaksinave
Me mungesë transparence po konsiderohet se është përcjellur procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë. Anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë kërkuar nga Qeveria që ta bëjnë publikimin e kontratës me kompaninë farmaceutke Pfizer, për të kuptuar çmimin e blerjes së tyre. Mirëpo, nga kryesia e këtij Komisioni thonë se publikimi i një kontrate të tillë, do të përbënte shkelje të ligjit për dokumentet që klasifikohen si sekrete shtetërore.
Ëndronida Shala
www.cbc.al
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “e zhytur” në probleme
Kushtet infrastrukturore të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës nuk duket se janë në gjendjen më të mirë të mundshme. E, këto probleme i adresuan edhe studentët që frekuentojnë këtë bibliotekë. Edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja, i vuri në dukje problemet e tilla në këtë bibliotekë dhe shtoi se bibliotekës i nevojitet edhe digjitalizimi. Ndërkaq, drejtori i kësaj biblioteke, potencoi rëndësinë e investimeve në këtë bibliotekë, që sipas tij janë më se të nevojshme.
Luljeta Peci
www.cbc.al
Fëmijët në ekran.
Raportimi në media me protagonistë fëmijët duket se po krijon telashe për gazetarët. Lidhur me këtë, njohësit e fushës kanë bërë thirrje që të ketë kujdes më të shtuar në mënyrën se si paraqiten fëmijët në këto raporte.
Altiana Zogaj
www.cbc.al
Abuzimi i të rinjëve me substanca narkotike.
Dukuria e abuzimit me substanca narkotike duket se mbetet e shpërndarë gjerësisht në Kosovë. Sociologët shpërndarjen e një dukurie të tillë po e konsiderojnë se vie si pasojë e shumë faktorëve, ndërsa psikologët bëjnë thirrje për heqjen e stigmas për personat që abuzojnë me substanca narkotike.
Aulona Selmanaj
www.cbc.al