Second Info

Second Info Second iNFO është portali informativ përmes secilit mund ti lexoni lajmet nga vendi, rajoni dhe bota

Republikës së Kosovës iu shtua edhe një doktor shkence në fushën e së drejtës. Kjo është Dr. sc Simeana Beshi, e cila mb...
08/12/2023

Republikës së Kosovës iu shtua edhe një doktor shkence në fushën e së drejtës. Kjo është Dr. sc Simeana Beshi, e cila mbrojti me sukses temën e Doktoratës në fushën Financiare-Juridike në Universitetin "Hasan Prishtina" në Fakultetin Juridik.

Pas përfundimit të mbrojtjes së temës së doktoraturës, znj. Beshi ndër tjera bëri me dije se ka përfunduar një mision jetësor. Ajo mes tjerash falënderoje të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim akademik.

❄️ Temperaturat e ulëta në Prishtinë - qytetarët mbulojnë me batanije një qen endacak
26/11/2023

❄️ Temperaturat e ulëta në Prishtinë - qytetarët mbulojnë me batanije një qen endacak

ProCam-K  është përfaqësuesi  i  IP kamerave TIANDY dhe bënë sh*tjen e kamerave me shumicë dhe pakicë.Bënë instalimin e ...
26/11/2023

ProCam-K është përfaqësuesi i IP kamerave TIANDY dhe bënë sh*tjen e kamerave me shumicë dhe pakicë.

Bënë instalimin e kamerave IP dhe analoge
të brendit e njohur botëror TIANDY DHE DAHUA interfona, videofona për shtëpi dhe objekte afariste, alarm të thyerjes me wifi pa kabull me hapjen dhe mbylljen e alarmit përmes telefonit të juaj.

Acess controll për menaxhim të orarit të punës dhe aces controll për hapje dhe mbylljen e dyerve liftave etj.

Wi fi cudy me GGB extender cudy GGB . Kamera rotulluse 360 shkallë me komunikim përmes telefonit të juaj.

Si dhe shume paisje tjera teknologjike.

Nr tel 049 523 001
043 705 987

Rr. Mbretëresh Teutë në Pejë afër KEK-ut .
Email procam-K .com

Daut Haradinaj u ka bërë thirrje qeveritarëve të dalin në terren dhe të shohin gjendjen e rrugëve.“Rruga Prishtinë – Pej...
25/11/2023

Daut Haradinaj u ka bërë thirrje qeveritarëve të dalin në terren dhe të shohin gjendjen e rrugëve.

“Rruga Prishtinë – Pejë po i demanton institucionet përgjegjëse. Dilni në terren pak o qeveritarë e shihni si është gjendja, me kilometra kolonë”, ka thënë Daut Haradinaj.

Ai ka shtuar se “nëse vazhdojnë reshjet kështu, vaj halli për ne”.

“Nëse vazhdon me ra borë kësisoj, vaj halli për ne! Mos thoni që reshjet e borës janë të befasishme, sepse borë në Gusht nuk bjen, vetëm dimrit!”, është shprehur ai.

Reshjet e borës nuk janë ndalur që nga orët e hershme të mëngjesit.Në disa vende, reshjet kanë qenë më të intensifikuara...
25/11/2023

Reshjet e borës nuk janë ndalur që nga orët e hershme të mëngjesit.

Në disa vende, reshjet kanë qenë më të intensifikuara, duke bërë që trafiku rrugor të ngarkohet dhe qarkullimi të vështirësohet.

Telashe janë shfaqur edhe në fluturime, duke bërë që nisja për në Shtutgart, Nuremberg, Hamburg, Mynih, Gjenevë, Basel dhe Cyrih të shtyhen.

Kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” dhe asamblisti i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Jugut, Faruk Mujka, merr pagë vj...
25/11/2023

Kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” dhe asamblisti i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Jugut, Faruk Mujka, merr pagë vjetore bruto prej afro 40 mijë eurosh për dy pozitat zyrtare që i mban.

Por bazuar në interpretimin ligjor nga Agjencia Kundër Korrupsionit, zyrtarit të partisë në pushtet megjithëqë i lejohet t’i ushtrojë dy pozitat, nuk ka të drejtë edhe për shpërblimin me pagesë, përveç kompensimit për shpenzime udhëtimi dhe të tjera të ndërlidhura

Mbi 3 mijë euro pagë mujore bruto i mundësohet t’i marrë zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faruk Mujka, për dy pozitat zyrtare që i mban, ani se kjo nuk lejohet me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe Ligjit për Pagat në Sektorin Publik

PHOTO OF THE DAYShqipëria drejt Gjermanisë 🇦🇱
17/11/2023

PHOTO OF THE DAY

Shqipëria drejt Gjermanisë 🇦🇱

Gjendje e rënduar e trafikut në Prishtinë😮
17/11/2023

Gjendje e rënduar e trafikut në Prishtinë😮

Haliti: Radoiçiq ka kërcënuar me vrasjen e politikanëve, nëse i preket banesa dhe restoranti në veriDeputeti i Partisë D...
17/11/2023

Haliti: Radoiçiq ka kërcënuar me vrasjen e politikanëve, nëse i preket banesa dhe restoranti në veri

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhavit Haliti tha se Milan Radojiçiq i cili ka udhëhequr grupit terrorist në sulmet e 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, përmes një sms që ka siguruar Policia e Kosovës ka kërcënuar me vrasjen e udhëheqësve politikë nëse atij i preket banesa dhe restoranti që posedon në veri të vendit.

Sipas Haliti, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku nuk do të duhej të kërkonin mbrojtje të afërt.

“Milan Radojiçiq ka kërcënuar nga Rashka. Kërcënimi i është dërguar me sms Policisë së Kosovës në të thuhet se : “në qoftës se ju ma prekni restorantit dhe banesën time në veri unë do t’iu vras sepse kam njerëz. Do t’i vras udhëheqësit e partive dhe do të vras njerëz atje nëpër Kosovë’’, këta janë frikësuar shumë dhe kanë vendos rohje tek drejtuesit politik (Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun). Ndoshta do të duhej ta refuzonin të dytë mbrojtjen e Policisë sepse ata janë të sigurt në Kosovë. Dhe Radojiçiçi le të vjen në qftëse ka guxim dhe le ta vret kënd dojë”, ka thënë Haliti për RTV21.

Edona drejtuar banoreve: “5 javë do të flisni për mua kur të dal”Vajzat e shtëpisë më të famshme në vend janë mbledhur n...
17/11/2023

Edona drejtuar banoreve: “5 javë do të flisni për mua kur të dal”

Vajzat e shtëpisë më të famshme në vend janë mbledhur në dhomën e gjumit ku edhe kanë diskutuar për shumë tema.

Gjatë bisedave, Edona ka ndërhyrë dhe tha se kur të dalë nga shtëpia, banorët do të flasin 5 javë për të.

“Egal, e kësi sene”, tha Edona duke përmendur shprehjet e saj të cilat tashmë janë bërë virale në rrjete sociale.



Përfundon në Komerciale edhe një tender milionësh i Komunës së PrishtinësEdhe një tender i Komunës së Prishtinës mund të...
17/11/2023

Përfundon në Komerciale edhe një tender milionësh i Komunës së Prishtinës

Edhe një tender i Komunës së Prishtinës mund të pezullohet nga Gjykata Komerciale.

Një kompani private ka dorëzuar sot padi në Gjykatën Komerciale kundër procedurave të tenderit për vendosjen e kamerave në kryeqytet, të vlefshëm rreth 1.3 milion euro.

Këtë javë, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) i ka dhënë leje Komunës së Prishtinës që të vazhdojë me procedurat e tenderit për vendosjen e kamerave në kryeqytet, ndaj të cilit janë ngritur dyshime për kurdisje, raporton Paparaci.

Ndaj këtij vendimi të OSHP-së, kompania ‘Professional Alarm L.L.C.’ ka ushtruar kërkesë-padi në Komerciale për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

Të paditura janë OSHP-ja dhe Komuna e Prishtinës.

“Në vendimet e të paditurave ka dyshim të bazuar që substimohen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, neni 414 ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në padi.

Kompania, e cila konsideron se kërkesat e saj për rishqyrtim të ofertave në këtë procedurë tenderuese janë hedhur poshtë në kundërshtim me ligjin, ka kërkuar shtyrje të ekzekutimit të vendimit dhe anulimin e plotë të tij.

Paparaci, raportoi javën e kaluar për vendimin kundërthënës të OSHP-së lidhur me tenderin për vendosjen e kamerave në Prishtinë.

Duke shpërfillur raportin e ekspertizës, i cili rekomandonte kthimin e lëndës në rishqyrtim dhe i jepte të drejtë ankesës së kompanisë, paneli i OShP-së ka vendosur të hënën që ta shpall si të jashtë afatshme ankesën e kompanisë ‘Professional Alarm’ L.L.C..

“Hedhet si jashtëafatshme, ankesa e OE ‘Professional Alarm’ L.L.C me nr. të protokollit 2023/0732, e datës 26/09/2023, ankesë kjo e parashtruar për aktivitetin e prokurimit “Vendosja e kamerave ne Kryeqytet”, me numër të prokurimit 616-23-8456-2-1-1, inicuar nga autoriteti kontraktues (AK) – Komuna e Prishtinës”, thuhet në vendimin e panelit të OSHP-së, me kryetar Vedat Poterqoin.

“I lejohet, autoritetit kontraktues – Komuna e Prishtinës që të vazhdojë më tutje me aktivitetin e prokurimit ‘Vendosja e kamerave ne Kryeqytet’”, thuhet në vendim.

Në arsyetimin e vendimit, OSHP-ja konstaton se Komuna e Prishtinës ka pasur të drejtë t’i refuzojë si të jashtë afatshme kërkesat për rishqyrtim të kompanive ankuese.

Në fundit të shtatorit të këtij viti, Komuna e Prishtinës e pezulloi këtë tender për shkak të kontestimit të lëndës në OSHP. Aty u ngritën dyshime se tenderi i parashikuar në vlerë prej 1,350,000.00 euro është i kurdisur.



Arifi me akuza ndaj Kurtit: Përçarja e shqiptarëve të Luginës vazhdon të thellohet nga KurtiKryetari i Preshevës, Shqipr...
17/11/2023

Arifi me akuza ndaj Kurtit: Përçarja e shqiptarëve të Luginës vazhdon të thellohet nga Kurti

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një postimi në platformën “X”, ka akuzuar Albin Kurtin se është duke ndikuar që shqiptarët e Luginës të përçahen edhe më shumë në mes veti.

Ai ka publikuar një grafikë e ku është bërë krahasimi në mes të serbëve që jetojnë në Kosovë, dhe shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Arifi tha se janë mbi 6000 mijë shqiptarë në Luginë që janë fshire nga regjistri civil dhe s’ka të drejtë vote.

“Reciprocity? Përveç saj, përçarja e shqiptarëve të Luginës vazhdon të thellohet nga Kurti!”, ka shkruar ai.


OBSH thotë se sëmundjet në Gaza po përhapen më shpejt se sa pritejOrganizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rastet e s...
17/11/2023

OBSH thotë se sëmundjet në Gaza po përhapen më shpejt se sa pritej

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rastet e sëmundjeve në Gaza janë dukshëm më të larta se sa pritej.

Është paralajmëruar gjithashtu për përkeqësimin e epidemive me afrimin e dimrit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se janë regjistruar më shumë se 70 mijë raste të infeksioneve akute të frymëmarrjes dhe mbi 44 mijë raste të diarresë.



Haradinaj e uron nënën për ditëlindjen e 50 të heroit, Luanit"Nanë, urime ditëlindja e 50-të e Luanit!", ka shkruar Hara...
17/11/2023

Haradinaj e uron nënën për ditëlindjen e 50 të heroit, Luanit

"Nanë, urime ditëlindja e 50-të e Luanit!", ka shkruar Haradinaj në "Facebook".

Enver Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit krijon një regjim special si ai i Hagës, e zhbën pavarësinë e 2008-ës
15/11/2023

Enver Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit krijon një regjim special si ai i Hagës, e zhbën pavarësinë e 2008-ës

Edhe Ramabaja thotë që Asociacioni është autonomi për serbët në KosovëSadi Ramabaja, analist në “Pressing” të T7, ka fol...
15/11/2023

Edhe Ramabaja thotë që Asociacioni është autonomi për serbët në Kosovë

Sadi Ramabaja, analist në “Pressing” të T7, ka folur të martën për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ramabaja ka thënë se Kosova ka përfunduar të marrëveshja më e mirë të mundshme.

Por ai thotë se ka autonomi, e quan si autonomi të qeverisjes lokale.

”Kemi përfundu te një marrëveshje më e mirë e mundshme, por që nuk do të thotë se nuk është autonomi. Kemi të bëjmë me një autonomi të qeverisjes lokale”, ka thënë Ramabaja.

Ai ka shtuar më tutje se kjo nuk është një OJQ tipike, por një organizatë siç e quan ai “pak a shumë qeveritare”.

”Nuk është mirë që është kriju sepse e cenon unitetin e Republikës, e cenon edhe të drejtat e minoriteteve të tjera. Nuk është OJQ tipike, është një organizatë që pak a shumë qeveritare”, ka thënë ai.

Lulja e Medës feston ditëlindjen, nuk mungon urimi nga burriBashkëshortja e Medës feston ditëlindjen, nuk mungon urimi p...
15/11/2023

Lulja e Medës feston ditëlindjen, nuk mungon urimi nga burri

Bashkëshortja e Medës feston ditëlindjen, nuk mungon urimi për të.Meda dhe Lulja janë nja nga çiftet më të komentuara të mediave rozë.
Sot në ditëlindjen e Lules, Meda tregoi edhe njëherë dashurinë që ka për të përmes një urimi, shkruan Kosovarja

Meda në një postim me Lulen ndër tjera shkruan “Urime edhe 100 të lumtura bashkë me ne më e dashura jonë….Të duam shumë”.

Po punonte me makineri të rëndë, vdes tragjikisht 26 vjeçarja shqiptare në ItaliAnila Grishaj është e reja shqiptare, e ...
14/11/2023

Po punonte me makineri të rëndë, vdes tragjikisht 26 vjeçarja shqiptare në Itali

Anila Grishaj është e reja shqiptare, e cila humbi jetën tragjikisht në Itali pasi një makineri e rëndë paketimi e goditi në kokë teksa po punonte.

Mediat italiane kanë publikuar edhe foton e viktimës, ndërsa thonë se ngjarja ndodhi në kompaninë që merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira, në provincën e Trevisos.

Sipas një hetimeve paraprake, makineria e paketimit ishte blerë së fundmi nga kompania ku viktima ishte nëndrejtoreshë.

Ndërkohë raportohet se ka pasur tensione jashtë portave të kompanisë mes të afërmve të vajzës së vdekur shqiptare dhe policisë.

Babai i saj ka shkelmuar hekurat, ndërsa kanë hedhur akuza se janë njoftuar shumë orë me vonesë për ngjarjen tragjike.

Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 16:00. Kanë qenë kolegët që i dhanë ndihmën e parë. Më pas mjekët dhe infermierët kanë ndërhyrë brenda kompanisë, me një helikopter, ambulancë dhe mjet mjekësor.

Kanë mbërritur edhe zjarrfikësit, karabinierët nga stacioni Pieve di Soligo dhe teknikët e njësisë Spisal dhe tani do të duhet të përpiqen të rindërtojnë dinamikën e episodit. Prokuroria e Trevisos do të hapë një hetim për tragjedinë.

KE: Gratë në BE ende paguhen 13 përqind më pak se burratGratë në Bashkimin Evropian (BE) paguhen mesatarisht 13 për qind...
14/11/2023

KE: Gratë në BE ende paguhen 13 përqind më pak se burrat

Gratë në Bashkimin Evropian (BE) paguhen mesatarisht 13 për qind më pak se burrat të cilët e bëjnë të njëjtën punë, tha Komisioni Evropian (KE) të martën.

Kjo po ndodh pse BE-ja e ka një ligj tashmë për pagë të barabartë.

“Pagë e barabartë për punën e njëjtë, apo për punë të vlerës së njëjtë, është njëra nga parimet thelbësore të BE-së. U vendos në Traktatin e Romës më 1957”, tha Komisioni në një komunikatë.

KE-ja shtoi se, megjithatë, përparimi në eliminimin e hendekut gjinor në paga ka ngecur dhe ka qenë i ngadaltë në vitet e fundit.

Për të ndihmuar në adresimin e këtij problemi, Komisioni Evropian e ka themeluar një Direktivë për Transparencë në Pagesë, e cila hyri në fuqi në fillim të qershorit.

Direktiva, një ligj i BE-së, vendos për kornizën se si të aplikohet ideja e “punës së vlerës së njëjtë” dhe kriteret krahasore të cilat përfshijnë aftësitë, përpjekjet, përgjegjësitë dhe kushtet e punës.

Direktiva ka për qëllim t’i ndihmojë punëtorët ta vërejnë diskriminimin në pagë dhe ta sfidojnë atë.

Por, kjo direktivë ende nuk është bërë ligj në 27 vendet e BE-së, të cilat i kanë tri vjet kohë për ta bërë këtë./REL

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi,  ka uruar nënën e tij me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit.Nëna e tij, ka shërbyer ...
10/11/2023

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka uruar nënën e tij me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit.

Nëna e tij, ka shërbyer për 46 vite si infermiere në QKUK, shkruan Shekulli.info

Krasniqi e ka cilësuar nënën si mbështetëse më të madhe në jetë.

"Të jemi mirënjohës përjetë, nënë ", shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë:

Urime ditëlindja dhe pensionimi, nënë! 🌹

Pas gati 46 viteve në shërbim të qytetarëve më në nevojë, si infermiere anesteziste, nëna ime Edibja, sot shënon ditëlindjen e 65-të, njëkohësisht edhe ditën e fundit të punës në QKUK.

Unë, por edhe gjithë pjesa tjetër e familjes sonë, s’kemi mundur të kërkojmë një shembull më të mirë e të gjejmë mbështetje më të madhe në jetë sesa nga ajo - që ka ditur gjithmonë të na dhuroj vetëm dashuri, buzëqeshje e frymëzim secilit prej nesh.

Të jemi mirënjohës përjetë, nënë – aq sa nuk mund të thuhet, për gjithçka dhe çdo gjë që ke bërë për ne.

Të uroj pensionim të rehatshëm e jetë të gjatë e me shëndet. Gëzuar! ❤️

Shokon avokati kosovar, i quan mercenarë policët e FIT-itAvokati Gazmend Halilaj ka folur aty për shumë tema, përfshi ed...
04/11/2023

Shokon avokati kosovar, i quan mercenarë policët e FIT-it

Avokati Gazmend Halilaj ka folur aty për shumë tema, përfshi edhe për protestën e policëve elitar FIT që para disa dite protestuan para qeverisë.

Halilaj tha se ata kanë “logjikë mercenare”, dhe shtoi se këta policë kanë logjikën e trashëguar nga disa “komandant të luftës”.

“Mendoj se është logjikë mercenare dhe mendoj se kjo logjikë duhet mi dhanë fund sepse kjo logjikë është e trashëguar prej disa komandantëve të luftës”, tha Halilaj.

Kurti e ministri Çeku në shtëpinë e Arianit Kocit për pite me spinaq
04/11/2023

Kurti e ministri Çeku në shtëpinë e Arianit Kocit për pite me spinaq

03/11/2023

Nga erërat e forta rrezikon të rrotullohet një kamion transportues në fshatin Ramun të Pejës

Video👇

Ymeri: Thaçin, Mustafën e Ramën i shpallëm tradhtarë për Asociacionin, Kurti në fund vetë e pranoi
25/10/2023

Ymeri: Thaçin, Mustafën e Ramën i shpallëm tradhtarë për Asociacionin, Kurti në fund vetë e pranoi

Kjo është gjendja e minatoreve. Disa prej tyre janë dërguar në spital.
25/10/2023

Kjo është gjendja e minatoreve.

Disa prej tyre janë dërguar në spital.

Osmani nis vizitën zyrtare në Iowa, pritet të takohet edhe me mërgatën në SHBA
24/10/2023

Osmani nis vizitën zyrtare në Iowa, pritet të takohet edhe me mërgatën në SHBA

Dështimi që nuk e vërejti askush, pëson fiasko Podcasti i AbdixhikutMbrëmë është transmetuar episodi i parë i Podcastit ...
24/10/2023

Dështimi që nuk e vërejti askush, pëson fiasko Podcasti i Abdixhikut

Mbrëmë është transmetuar episodi i parë i Podcastit të kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku. Duke qenë një kopje brutale e Podcastit të politikanit shqiptar, Edi Rama dështimi i episodit të parë të Abdixhikut ishte i pritshëm.

Këtë e forcon edhe numri i vogël i shikimeve që ka marrë episodi i parë në Facebook.

13 orë pas publikimit, video ka marrë vetëm 14 mijë shikime

Ndonëse njoftimi për nisjen e një Podcasti të tillë u prit me tallje të madhe nga masa duket se as personat që e tallën idenë e Abdixhikut nuk kanë hy për të parë episodin e parë.




Durrësi si duket nuk u la përshtypje asambleistëve pejanë të LDK-së, AAK-së, VV-së dhe PDK-së, dolen ngapak edhe në Elba...
22/10/2023

Durrësi si duket nuk u la përshtypje asambleistëve pejanë të LDK-së, AAK-së, VV-së dhe PDK-së, dolen ngapak edhe në Elbasan, ndoshta për të ngrënë Tavë Elbasani 👇

Për një draftë pune të Kuvendit Komunal, pozitë e opozitë në Pejë bëhen bashkë për ti keqpërdor parat e taksapaguesve pe...
21/10/2023

Për një draftë pune të Kuvendit Komunal, pozitë e opozitë në Pejë bëhen bashkë për ti keqpërdor parat e taksapaguesve pejan. 👇

Asambleistët e partive politike LDK, AAK, VV dhe PDK kanë udhëtuar për në Durrës për ta punuar draftin, sikur Peja dhe Kosova nuk ka hapësira për ta bërë draftin të cilin po e bëjnë në bregdet.

Shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Izraelin qendror dhe periferitë e Tel Avivit të dielën vonë, sipas ekipeve të...
08/10/2023

Shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Izraelin qendror dhe periferitë e Tel Avivit të dielën vonë, sipas ekipeve të CNN në terren, transmeton klankosova.tv.

Hamasi ka pretenduar se ka në shënjestër Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion, qendrën ndërkombëtare të Izraelit, i cili ndodhet pak jashtë Tel Avivit.

I pyetur se edhe sa duhet pritur për të vendosur Bashkimi Europian masa kundër Serbisë pas sulmit terrorist kundër Polic...
08/10/2023

I pyetur se edhe sa duhet pritur për të vendosur Bashkimi Europian masa kundër Serbisë pas sulmit terrorist kundër Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se duhet arritur konsensus me 27 shtetet anëtare të BE-së

Edhe në Britani 👇
08/10/2023

Edhe në Britani 👇

Urime Kosovë 👇
19/09/2023

Urime Kosovë 👇

Mesazhe të qarta nga ShBA për Kosoven dhe Albin Kurtin 👇
19/09/2023

Mesazhe të qarta nga ShBA për Kosoven dhe Albin Kurtin 👇

Ky është reagimi i deputetit të PDK-së Xhavit Haliti pasi Kurti përmendi se zgjedhjet e parakohshme mund ta zhdukin opoz...
19/09/2023

Ky është reagimi i deputetit të PDK-së Xhavit Haliti pasi Kurti përmendi se zgjedhjet e parakohshme mund ta zhdukin opoziten 👇

“Nastradimusi p***a parë ndonjë ëndërr të keqe për Opoziten dhe dëshiron ta ruaj, mundësisht kështu siç është! Meqë qenka kaq shpirtëbardhë , atëherë fillimisht të ja plotësoj kërkesen për zgjedhje të parakohëshme, dhe pastaj të konstatojmë. Besoj që pas zgjedhjeve opozita nuk do të rrebelohet por ata që mbesin në opozitë do vazhdojnë betejen. Se kush do mbetet e kush du zhduket vërdiktin do ta japin qytetarët.”



Një xhip Range Rover, një Renault Megane RFB dhe një Audi A7 janë veturat luksoze që shteti ia mori mjekut popullor, Hys...
05/09/2023

Një xhip Range Rover, një Renault Megane RFB dhe një Audi A7 janë veturat luksoze që shteti ia mori mjekut popullor, Hysri Peqanit – Burdush*t.

Vetura e tipit LAND Range Rover e konfiskuara nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar po shfrytëzohet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministria e tij për nevojat e tyre.

Address

Peja
30000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Second Info posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Second Info:

Videos

Share

Nearby media companies


Other News & Media Websites in Peja

Show All

You may also like