Gazeta Drenica

Gazeta Drenica Drenica Press është portali më i madh regjional, duke ofruar lajme nga Drenasi, Skenderaj, Mitrov

Drenica Press synon të bëhet portali më i drejtë, duke ofruar lajme ekskluzive nga komunat: Skenderaj, Drenas, Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë dhe më gjerë

11/01/2025
17/12/2024

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka filluar takime me qytetarë nëpër Kosovë. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Hamza ka thënë se do të takohet me qytetarë, të pi kafe me ta “dhe me biseda të sinqerta, pa fjalime politike, do të flas me qytetarët për at...

Ndërron jetë Flamur Tahiri nga fshati Plluzhinë e SkenderajtSipas burimeve të Drenica Press-it, ka ndërruar jetë në mosh...
25/06/2024

Ndërron jetë Flamur Tahiri nga fshati Plluzhinë e Skenderajt
Sipas burimeve të Drenica Press-it, ka ndërruar jetë në moshë të re, Flamur Tahiri, nga një aksident komunikacioni në Gjermani.
Në ditët në vazhdim pritet të sjellet trupi i pajetë i të ndjerit në vendlindje, për t'i dhënë lamtumirën e fundit.
Familjes Tahiri i shprehim ngushëllime e shpirti i Flamurit qoftë banor i Parajsës!

Kjo histori e dhimbshme e vdekjes së Leotrimit 7 vjaçar do t'ju rrënqeth trupin 😭😭😭Leotrimi më ka thirrë:"Oj nanë, kqyr ...
05/06/2024

Kjo histori e dhimbshme e vdekjes së Leotrimit 7 vjaçar do t'ju rrënqeth trupin 😭😭😭
Leotrimi më ka thirrë:

"Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam semut prej barku

Kur ja kam hjek teshat ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë 'ma nanë, mos um prek se po kam dhimbje shumë...
Ne Gradicè pas dhenies së ndihmės mjekesore
djali nuk arriti të jetonte më shumë se tri orë.

Djalin 7 vjeçar e kemi varros në Gradice, se nuk kemi mundur ta sjellim në Rezallë për ta varrosur.. thotë nënë Shukrije Ahmeti nga Rezalla e Drenices, për ngjarjet e 1l shtatorit 1998.

Skulptura e Leotrim Ahmetit, punuar nga Sabri Behramaj, shtatore që do të vendoset në Skenderaj.
( Leotrimi ishte djali i Komandantit të UÇK së Malush Ahmeti nga Razalla e Skemderajt)

79 vite nga vrasja e komandantit më të shquar të Drenicës, Shaban Polluzha 🇦🇱Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërst...
21/02/2024

79 vite nga vrasja e komandantit më të shquar të Drenicës, Shaban Polluzha 🇦🇱

Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës vritet Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të zonës së Drenicës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Shabani nuk ishte i arsimuar, por si i ri u inkuadrua në jetën politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese.

U përball me bullgarë e austriak gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e Jugosllavie borgjeze. Gjatë mbretërisë jugosllave ishte i inkuadruar në jetën politike, kryetar e deputet. Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopullorë dhe për një kohë u detyrua të kalojë në ilegalitet në Shqipëri.

Gjatë luftës se Dyte Botërore ishte komandant i një pjesë të frontit në Mal të Zi, Kollashin dhe Sanxhaku i Tregut të Ri, ku u dallua për organizim e strategji. Ishte anëtar i Këshillit të Islihatit (gjyqit paqtues) dhe me propozimin e Miftar Bajraktarit e emërojnë kryetar të Islihatit në Drenicë. Shaban Polluzha kishte edhe taktikë politike.

Ai me strategji politike kishte bërë njëfarë lidhje formale dhe mashtruese me qarqet komuniste, por në realitet ai asnjëherë këtë ideologji nuk e pranoi si ideologji që do të zgjidhte çështjen shqiptare. Për këtë paria dhe këshilli organizativ i Kuvendit të Skenderajt e propozuan për komandant të Brigadës së Drenicës. Dihet mirëfilli se pas kapitullimit të Italisë fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin e vet ushtarak, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare dhe deri në nëntor 1944 (por edhe më herët) në këto hapësira, u formuan njësitë e shumta të “UNÇJ-së”, duke filluar nga çetat, aradhet, batalionet e deri në brigada.

Këto formacione partizane edhe pse u formuan në truallin shqiptar nuk u formuan për të mirën e shqiptarëve. Në gjysmën e dytë të vitit 1944,derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse…)përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Tito do t´i shfrytëzojë këto rrethana, për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovës. Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj ,udhëheqja jugosllave, në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi.

Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqendruar në Drenicë, ”Shtabi Operativ i Kosmetit”,urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, për t´u bashkuar me Brigadën VII, e cila po marshonte për Serbi.

Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtrisë jugosllave, mirëpo pas dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës më 25 janar, nisin operacionet ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij.

Në këto operacione antishqiptare morën pjesë divizionet 24, 26, 44, 46, 52 të Serbisë. Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi (brigada e I e Bokës dhe brigada e VI) dhe repartet speciale të OZN-s të drejtuara nga Spasoje Gjakoviq. Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B. Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë.

Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serb Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kalojë një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor.

Kjo makineri ushtarake në Kosovë duke i marrë të gjitha masat gjoja për “spastrimin” e terrenit nga “mbeturinat e fashizmit” dhe “kundërrevolucionarët” vrau e masakroi pamëshirë mijëra shqiptarë gjithandej Kosovës.

Në këtë fushatë të egër ushtarake më 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës, pas vrasjes së tribunëve popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik.

Shaban Polluzha në vitin 2009 është dekoruar me medaljen “Heroi i Kosovës” nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.

Ky është Fejzullah Brahimi nga Skënderaj
26/01/2024

Ky është Fejzullah Brahimi nga Skënderaj

Address

Lipjan

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta Drenica posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Gazeta Drenica:

Share