Lipjani net

Lipjani net Kemi krijuar këtë portal me qëllimin kryesor të ofrimit të një alternative të besueshme për marrjen e informacionit.
(1)

Rifat Jashari e Gold Ag shihen së bashku 🇦🇱🇽🇰🔥
07/07/2024

Rifat Jashari e Gold Ag shihen së bashku 🇦🇱🇽🇰🔥

Na ndiqni në faqen tonë të re për shumë lajme nga Lipjani!👌👇
21/06/2024

Na ndiqni në faqen tonë të re për shumë lajme nga Lipjani!👌👇

Lipjani sonte është përplot gjallëri!🫠❤️

Kryetari Ahmeti ka mbajtur takim publik me qytetarëKryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e Kuvendit...
21/06/2024

Kryetari Ahmeti ka mbajtur takim publik me qytetarë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takim publik me qytetarë, të cilët i ka njoftuar ata për punën e gjashtëmujorsh*t të parë të vitit 2024 të qeverisjes lokale ku bashkërisht kanë diskutuar për të gjitha projektet, të arriturat dhe sfidat gjatë kësaj periudhe.

Kryetari Imri Ahmeti është shprehur i kënaqur me dinamiken e investimeve kapitale e cila po shënon një rritje në bazë të planifikimit, ku aktualisht janë duke u zhvilluar në teren 44 projekte investime vetanake nga komuna dhe projekte të tjera së bashku me partner. Gjithashtu Kryetari Ahmeti tha se projekte të shumta kapitale janë proces të publikimi, vlerësimit dhe lidhjes s kontratave dhe shumë shpejtë do të filloj implementimi i tyre.

Po ashtu, Kryetari Ahmeti, ka potencuar se të hyrat e përgjithshme vetanake deri në fund të muajit maj ka arritur të realizohet mbi 53.44 % me theks të veçantë ka përmendur të hyrat e realizuara nga tatimi në pronë që deri më tani është realizuar 42.61% nga planifikimi për vitin 2024.

Një dinamike pozitive ka cekur edhe shpenzimin e buxhetit në kategorinë e investimeve kapitale ku për këtë periudhë raportuese janë shpenzuar 39% e buxhetit të planifikuar.

Gjatë prezantimit të punëve që janë duke u realizuar në teren Kryetari Ahmeti ka theksuar se këtë vit Komuna e Lipjanit do të rrit numrin e përftuesve të bursave nga 172 në 400 studentë. Po ashtu ai ka cekur se ekzekutivi ka përgatitur propozimin për aprovim nga Kuvendi për seancën e radhës që të votohet për restaurimin e dy shkollave që janë vlerë e trashëgimisë në Lipjan, shkolla e vogël në Banullë dhe ajo në Dobrajë të Madhe.

Kryetari Ahmeti, gjatë takimit me qytetarë ka potencuar se edhe në këtë Komuna e Lipjanit ka marrë opinionin më të mirë të mundshëm nga Zyra Kombëtare e Auditimit opinionin e pamodifikuar) dhe është viti i 9-të me radhë që Lipjani merr vlerësimin më të mirë të mundshëm në auditim. Ai po ashtu tha se kur jemi të vlerësimet i gëzohemi faktit që Komuna e Lipjanit në pas çdo m***e që ju bëhet komunave është në krye të listave në nivel vendi.

Në fund të këtij takimi Kryetari Ahmeti, ka ftuar qytetarët që të jenë sa më bashkëpunues sa më aktiv që nëpërmjet sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit, në të njëjtën kohë ai i ka falënderuar ata për kontributin e vazhdueshëm që po japin në lokalitet e tyre.

Qytetarët prezent në këtë takim publik, kanë shprehur falënderime për Kryetarin Ahmeti, për angazhimin në kryerjen e punëve të shumta që po bënë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Komunës së Lipjanit si dhe paraqiten kërkesat për investime kapitale në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat janë më me prioritet për ta.

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, sot ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtje...
19/06/2024

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, sot ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtjes të FSK-së z. Ejup Maqedonci.

Kryetari Ahmeti fillimisht falënderoi ministrin për vizitën në Komunën e Lipjanit dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat ku Ministria e Mbrojtjes ka nevojë.

"Sigurisht që është e nevojshme të krijohen plane të tilla të cilat ndihmojnë në reagimin ndaj situatave emergjente dhe të sigurisë, andaj ne si institucion jemi të hapur për të bashkëpunuar në çdo iniciativë apo koncept që ka për qëllim përmirësimin dhe aftësimin për të vepruar në situata emergjente apo të jashtëzakonshme," ka thënë kryetari i komunës z. Imri Ahmeti.

Ndërsa ministri z. Ejup Maqedonci theksoi rëndësinë e konceptit të reagimit në raste të situatave emergjente dhe të sigurisë që po zhvillohet nga Ministria e Mbrojtjes.

"Ne po trajtojmë një koncept që ka për qëllim aftësimin e institucioneve në raste të situatave emergjente dhe të sigurisë, i cili do të përfshijë edhe nivelin lokal. Ky koncept synon që Ministria e Mbrojtjes të rrisë bashkëpunimin me të gjitha institucionet, si lokale ashtu edhe organizatat joqeveritare, të cilat merren me kërkim-shpëtim," ka thënë ministri Maqedonci.

Ka vdekur papritmas meteorologu i njohur Sylë Tahirsylaj 😢 Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarisë!
16/06/2024

Ka vdekur papritmas meteorologu i njohur Sylë Tahirsylaj 😢 Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarisë!

SUPER OFERTA👌👇
15/06/2024

SUPER OFERTA👌👇

Oferta Momentale🏖️

1.Bosphorus Sorgun
2.Granada Luxury Belek
3.Delphin Diva

Vetëm 545.99€/për përson

Nisjet me datën
‼️07.07.2024
‼️08.07.2024
‼️12.07.2024
‼️13.07.2024

🛫Nisja nga çdo vënd i botës!

📌 Të Përfshira:
✅ Fluturim direkt me Turkish Airlines
✅ Bileta e Aeroplanit: Prishtinë-Antalya-Prishtinë
✅ Transferi Aeroport - Hotel - Aeroport
✅ Akomodimi: 6 netë – 7 ditë
✅ Sigurimi shëndetësor
✅ Shëtitje me guidë
✅ Të gjitha taksat e aeroportit
✅ Shërbimi sipas Konceptit / AIl Inclusive
✅ Asistencë 24/7 gjatë gjithë kohës

❗️Për rezervime kontakto:
+383 49 910 111 (Viber ,Whatsapp)
✉️[email protected]

12/06/2024

FSK🇽🇰🫶

Ushtari i Kosovës ❤️🇽🇰
12/06/2024

Ushtari i Kosovës ❤️🇽🇰

Lipjan, Urime Dita e Çlirimit!Gëzuar 25 vjet liri dhe përparim! 🇽🇰Imri Ahmeti
12/06/2024

Lipjan, Urime Dita e Çlirimit!
Gëzuar 25 vjet liri dhe përparim! 🇽🇰
Imri Ahmeti

Me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Komunës së Lipjanit, sot kryetari i Komunës z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpu...
12/06/2024

Me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Komunës së Lipjanit, sot kryetari i Komunës z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule pranë bustit të komandantit legjendar “Adem Jashari”.
Kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë historike të kësaj dite për qytetaret e Lipjanit dhe gjithë kombin shqiptar.
"Sot përulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë për të gjithë dëshmorët dhe heronjtë tanë të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Neve na mbetet që të punojmë fort për ta ndërtuar vendin tonë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë," ka thënë kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti.
Ai shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

1500 ushtarë të FSK-së dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të parakalojnë në shesh me rastin e Ditës së Çlirimit⬇️
12/06/2024

1500 ushtarë të FSK-së dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të parakalojnë në shesh me rastin e Ditës së Çlirimit⬇️

Extra zbritje për festen e Kurban Bajramit !Nxitoni aksioni vlenë nga data 11 deri me 16 Qershor📍 Rr.Haradin Bajrami, Li...
11/06/2024

Extra zbritje për festen e Kurban Bajramit !
Nxitoni aksioni vlenë nga data 11 deri me 16 Qershor
📍 Rr.Haradin Bajrami, Lipjan

Ka e kem dajen?😂
09/06/2024

Ka e kem dajen?😂

Osmani: Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare
09/06/2024

Osmani: Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe dy aktorët e shquar shkojnë ne Haxh
09/06/2024

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe dy aktorët e shquar shkojnë ne Haxh

Mbahet edicioni i tretë i panairit P-GJASHT në Lipjan 📚🎨🧪🚀Me mbështetjen e Komunës së Lipjanit, sot në shënimin e Ditës ...
08/06/2024

Mbahet edicioni i tretë i panairit P-GJASHT në Lipjan 📚🎨🧪🚀

Me mbështetjen e Komunës së Lipjanit, sot në shënimin e Ditës së Shkollës në SHFMU “Vëllezërit Frashëri” u mbajt edicioni i tretë i panairit tradicional të Gjuhës, Artit, Shkencës dhe Teknologjisë (P-GJASHT).

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, deklaroi se panaire të tilla meritojnë mbështetje institucionale.

“Mbështetja e aktiviteteve si P-GJASHT është një investim i vlefshëm në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe në zhvillimin e komunitetit tonë, duke i nxitur ata të jenë më aktivë dhe kërkues për përvoja të reja,” ka thënë kryetari Ahmeti.

Ky panair, me karakter edukativ, kreativ dhe garues, mblodhi qindra nxënës nga të gjitha shkollat e komunës dhe disa shkolla të regjionit, me projekte inovative nga fusha të ndryshme. Risia e këtij viti ishte pjesëmarrja e klasave të pesta, “Shkencëtarët e vegjël,” ku fituesit do të kualifikohen për panairin ndërkombëtar ASEF Albany 2024 dhe do të financohen nga DKA-ja 🏅🌍.

Ndërsa në fjalën e tij, drejtori i SHFMU “Vëllezërit Frashëri” z. Jakup Bahtiri, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në panair dhe theksoi rëndësinë e organizimeve të tilla për zhvillimin e nxënësve. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij ndaj kryetarit Ahmeti për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha aktivitetet dhe garat ku shkolla “Vëllezërit Frashëri” ka marrë pjesë.

- Leotrimi më ka thirrë:"Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam semut prej barkuKur ja kam hjek teshat ia kam ...
05/06/2024

- Leotrimi më ka thirrë:

"Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam semut prej barku

Kur ja kam hjek teshat ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë 'ma nanë, mos um prek se po kam dhimbje shumë."

Skulptura e Leotrim Ahmetit, punuar nga Sabri Behramaj, shtatore që do të vendoset në Skenderaj.

05/06/2024
Futbollisti i Kombëtarës së Shqipërisë, Mirlind Daku: Jam djalë nga Kosova, më ka thirrë atdheu 🇦🇱
04/06/2024

Futbollisti i Kombëtarës së Shqipërisë, Mirlind Daku: Jam djalë nga Kosova, më ka thirrë atdheu 🇦🇱

🛑 "Votuesit e Vjosa Osmanit janë kthyer në LDK" /LAJMI I PLOTË👇
02/06/2024

🛑 "Votuesit e Vjosa Osmanit janë kthyer në LDK" /LAJMI I PLOTË👇

01/06/2024

REAL MADRID Kampion🏅
Fiton Champions League🏆
URIME FANSAVE n'KOSOVË👏🏻

Serbia arreston një kosovar në Merdarë
01/06/2024

Serbia arreston një kosovar në Merdarë

𝗙𝗼𝘁𝗼𝗷𝗮 𝗲 𝗱𝗶𝘁ë𝘀| 𝗧ë 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵ë 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝗳𝗲𝘀𝘁𝘂𝗮𝗿 𝘀ë 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝘂, 𝗽ë𝗿𝘃𝗲ç 𝗳ë𝗺𝗶𝗷ë𝘀 𝘀ë 𝘃𝗼𝗴ë𝗹 𝗹ë𝗺𝗼𝘀𝗵ë𝗸ë𝗿𝗸𝘂𝗲𝘀🥹
01/06/2024

𝗙𝗼𝘁𝗼𝗷𝗮 𝗲 𝗱𝗶𝘁ë𝘀| 𝗧ë 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵ë 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝗳𝗲𝘀𝘁𝘂𝗮𝗿 𝘀ë 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝘂, 𝗽ë𝗿𝘃𝗲ç 𝗳ë𝗺𝗶𝗷ë𝘀 𝘀ë 𝘃𝗼𝗴ë𝗹 𝗹ë𝗺𝗼𝘀𝗵ë𝗸ë𝗿𝗸𝘂𝗲𝘀🥹

Nderohet me homazhe martiri Uran AmërllahuKryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, ...
01/06/2024

Nderohet me homazhe martiri Uran Amërllahu

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe dhe vendosur lule në nderim të 25-vjetorit të rënies së nxënësit Uran Amërllahu, i cili u vra nga forcat serbe në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në Grykën e Shalës.

“Këtë nderim e bëjmë për të mos harruar të kaluarën dhe për të vlerësuar lartë ata që kanë dhënë jetën për liri,” tha Kryetari Ahmeti.

Lavdi gjithë martirëve!

Vdes e moshuara që u rrah në shtëpinë e pleqve në PejëKa ndërruar jetë e moshuara e cila në nëntor të vitit 2022 ishte k...
31/05/2024

Vdes e moshuara që u rrah në shtëpinë e pleqve në Pejë

Ka ndërruar jetë e moshuara e cila në nëntor të vitit 2022 ishte keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, rast ky i cili kishte tronditur opinionin publik

Ka ndërruar jetë më 29 maj e moshuara që u keqtrajtua nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”.

Këtë e ka bërë të ditur Meshar Selimaj, avokati i familjes së të moshuarës, në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Në nëntor të vitit 2022, e moshuara ishte keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, rast ky i cili kishte tronditur opinionin publik.

Ku mbeti rasti “Orenda”?

7 Vëllezërit Center Të presim së bashku fillimin e muajit me super çmime 🔥Aksioni vlen nga 31 Maj deri me 02 Qershor !📍R...
31/05/2024

7 Vëllezërit Center Të presim së bashku fillimin e muajit me super çmime 🔥
Aksioni vlen nga 31 Maj deri me 02 Qershor !
📍Rr.Haradin Bajrami, Lipjan

Komuna e Lipjanit shënon rekord në transparencë komunale: Njihuni me suksesin tonë!***📈🥇 KDI, Instituti Demokratik i Kos...
30/05/2024

Komuna e Lipjanit shënon rekord në transparencë komunale: Njihuni me suksesin tonë!
***
📈🥇 KDI, Instituti Demokratik i Kosovës, vërteton se Komuna e Lipjanit është shembulli më i mirë i transparencës komunale në Kosovë! Në raportin e fundit të publikuar për vitin 2023, Lipjani është renditur në vendin e parë për nivelin e lartë të transparencës së qeverisjes.

Me 94 pikë (97.92%), Lipjani shkëlqeu përpara 38 komunave të tjera të Kosovës, duke e bërë atë shembull për të ndjekur. Një vlerësim i tillë nuk është arritur vetëm nga përpjekjet e institucioneve, por edhe nga angazhimi i fortë i komunitetit lokal.

Kryetari Imri Ahmeti ka pranuar me krenari këtë sukses dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e çdo qytetari dhe bashkëpunëtori të tij në arritjen e këtij objektivi të rëndësishëm. "Transparenca është themelet e qeverisjes së mirë, dhe ne në Lipjan kemi bërë të pamundurën për ta bërë komunën tonë një model të kësaj praktike," tha Kryetari Ahmeti.

Nëse jeni kurioz të mësoni më shumë rreth suksesit tonë dhe përpjekjeve për transparencë, na ndiqni në rrjetet sociale dhe vizitoni faqen tonë zyrtare për të marrë informacione të detajuara. Komuna e Lipjanit, një shembull për të gjithë Kosovën! 🌟

Relax 🏃‍♂️🏃‍♀️🌳
28/05/2024

Relax 🏃‍♂️🏃‍♀️🌳

Address

Lipjan
14000

Telephone

+38345699521

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lipjani net posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Lipjani net:

Videos

Share

Nearby media companies


Other News & Media Websites in Lipjan

Show All