AktivPress

AktivPress Informohu i pari me lajmin e fundit! Aktivpress, gazeta më e re online

Skenës mediale në Kosovë i është shtuar gazeta e re online, Aktivpress.
(14)

Synim i kësaj gazete është informimi i shpejtë e i saktë për zhvillimet që ndodhin në vend e më gjerë. Aktivpress u sjellë lajme, kronika e raporte të prodhuara nga stafi i gazetarëve që janë pjesë e këtij mediumi. Në Aktivpress, njoftoheni me të rejat nga politika, ekonomia, arsimi, kultura e sporti, sikundër që mund të lexoni intervista, analiza dhe opinione. Nuk mungojnë lajmet nga shëndetësia, ashtu siç nuk mungojnë as lajmet nga teknologjia dhe sektorët e tjerë. Të rrugëtojmë së bashku...

Shërbim me nder e dinjitet 🇽🇰❤️
06/09/2024

Shërbim me nder e dinjitet 🇽🇰❤️

👮 Djali i heroit Afrim Bunjaku, duke prirë me flamur në sheshin e Prishtinës, në përvjetorin e 25 të themelimit të Polic...
04/09/2024

👮 Djali i heroit Afrim Bunjaku, duke prirë me flamur në sheshin e Prishtinës, në përvjetorin e 25 të themelimit të Policisë së Kosovës 🇽🇰

👮‍♀️👮“Sot unë, Polic i Kosovës”, fëmijët njihen me përgjegjësitë e profesionit të policit ❤️🇽🇰
22/08/2024

👮‍♀️👮“Sot unë, Polic i Kosovës”, fëmijët njihen me përgjegjësitë e profesionit të policit ❤️🇽🇰

20/08/2024

Vrasja në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

KËRKOHEN NGA POLICIAPersonat e dyshuar  me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në KËRKIM  nga Policia e Kosovës...
11/08/2024

KËRKOHEN NGA POLICIA

Personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në KËRKIM nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashash*t, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Për informata lidhur me personat në kërkim mund të na njoftoni në:
Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999, po ashtu
Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike [email protected]

Si dhe përmes Aplikacionit Lajmëro Policinë.

Personat që kërkohen janë:

Krenaria jonë! 💪🇦🇱🇽🇰
12/06/2024

Krenaria jonë! 💪🇦🇱🇽🇰

🇽🇰 𝟐𝟓 𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐥𝐢𝐫𝐢 - 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐞 𝟏𝟐 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟏𝟗𝟗𝟗 Dymbëdhjetë qershori në Kosovë shënohet si Dita e Lirisë apo Çliri...
12/06/2024

🇽🇰 𝟐𝟓 𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐥𝐢𝐫𝐢 - 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐞 𝟏𝟐 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟏𝟗𝟗𝟗

Dymbëdhjetë qershori në Kosovë shënohet si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës.

Trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, që zgjati 78 ditë.

Bombardimet u ndërpren më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta ishte kompromis i pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Tërheqja e plotë e trupave serbe përfundoi më 20 qershor 1999.

Nga lufta e viteve 1998-’99 janë vrarë më shumë se 13,000 persona dhe sipas të dhënave, mbi 1,600 persona konsiderohen ende të pagjetur.

📸: (AP/EPA/Reuters)

Gjithçka gati për paradën më të madhe të FSK-së dhe Policisë📷 Driton Paçarada/KOHA
12/06/2024

Gjithçka gati për paradën më të madhe të FSK-së dhe Policisë

📷 Driton Paçarada/KOHA

Osmani pas takimit me Blair: Do të mbeteni gjithmonë kampion i popullit të Kosovës
10/06/2024

Osmani pas takimit me Blair: Do të mbeteni gjithmonë kampion i popullit të Kosovës

Kurti kujton 25-vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës“Populli i Kosovës falënderues për ndihmën ndërkombëtare, nuk harroj...
09/06/2024

Kurti kujton 25-vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës

“Populli i Kosovës falënderues për ndihmën ndërkombëtare, nuk harrojnë dhe nuk falin krimet e Serbisë”

Policia jep detaje për grabitjen në Prishtinë, publikon armën AK-47 që u gjet tek i dyshuari
05/06/2024

Policia jep detaje për grabitjen në Prishtinë, publikon armën AK-47 që u gjet tek i dyshuari

Kurti për Imer Sefë Mleqanin: Është bartësi klasik i folklorit tonë, është modeli sublim që studiuesit botëror do e kërk...
30/05/2024

Kurti për Imer Sefë Mleqanin: Është bartësi klasik i folklorit tonë, është modeli sublim që studiuesit botëror do e kërkonin si subjekt - e ne jemi me fat që e kemi atë dhe të tjerët si ai.

Enver Sekiraqa dënohet me 25 vjet burg
03/05/2024

Enver Sekiraqa dënohet me 25 vjet burg

Për të votuar Zhegrovën klikoni në koment 👇
02/05/2024

Për të votuar Zhegrovën klikoni në koment 👇

Kadetët e QSU-së përfundojnë ushtrimin fushor “Guximi i Palëkundur” 💪❤️
30/04/2024

Kadetët e QSU-së përfundojnë ushtrimin fushor “Guximi i Palëkundur” 💪❤️

Serbia e ndalon edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Zulfaj: Përpjekje për të përshkallëzuar tensioneJeton Zulf...
17/04/2024

Serbia e ndalon edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Zulfaj: Përpjekje për të përshkallëzuar tensione

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka njoftuar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është arrestuar nga policia serbe.

Kjo sipas Zulfajt po bëhet pas suksesit të Kosovës dje në Asamblenë e Këshillit të Evropës e cila rekomandoi për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb)”, tha Zulfaj.

Tutje, Zulfaj tha se të gjithë po mbahen peng, e mes tyre janë edhe dhjetëra fëmijë, të cilët nuk kanë ushqim e mjekim.

“Kjo është një shkelje e hapur e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes në Procesin e Berlinit midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensione”, tha ai.

FSK dhe Policia e Kosovës trajnohen së bashku 🇽🇰❤️
17/04/2024

FSK dhe Policia e Kosovës trajnohen së bashku 🇽🇰❤️

Me 131 vota PËR, 29 kundër dhe 11 abstenime ka kaluar raporti i BakoyianisÇka pritet tash?Pasi Asambleja Parlamentare ka...
16/04/2024

Me 131 vota PËR, 29 kundër dhe 11 abstenime ka kaluar raporti i Bakoyianis

Çka pritet tash?

Pasi Asambleja Parlamentare ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës të martën, çështja tash kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.

Por, ka zëra në qarqet diplomatike që thonë se anëtarësimi i Kosovës mund të mos vendoset fare në agjendën e takimit e ministrave në maj.

Kjo lidhet edhe me aktivitetin e vendeve të QUINT-it, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, të cilat zakonisht e mbështesin Kosovën, por tani duan të shohin nga Kosova lëvizje drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sa i përket raportit, për të cilin u votua sot, në të themelimi i Asociacionit përmendet si kusht pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Lajmi i fundit 👇🏻
13/04/2024

Lajmi i fundit 👇🏻

37 nënoficerë përfunduan "Liderin Luftarak"Sot në ambientet e kazermës “Skënderbeu” në Ferizaj përfundoi me sukses “Kurs...
12/04/2024

37 nënoficerë përfunduan "Liderin Luftarak"

Sot në ambientet e kazermës “Skënderbeu” në Ferizaj përfundoi me sukses “Kursi i Liderit Luftarak”. Ky kurs është baza e një ushtaraku profesionist, sot këta nënoficerë po transformohen nga lider individ në lider frymëzues të skuadrës.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes është qendër e gravitetit për edukimin, zhvillimin profesional dhe stërvitjen e gjeneratave të reja. Shkolla e Nënoficerëve është duke punuar me përkushtim për të ndërtuar dhe zhvilluar sistem të vlerave ku nënoficerët janë drejtues të taktikave, teknikave, disiplinës dhe standardeve bashkëkohore të bazuara në doktrinën e ushtrisë amerikane.
Tridhjetë e shtatë nënoficerët që diplomuan sot do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në detyra dhe përgjegjësi për shërbim në të gjitha njësitet e FSK-së.

Gjermania i jep donacion Ushtrisë së Kosovës pesë automjete ushtarake 🇩🇪🇽🇰Foto: Ardita Zeqiri/ KALLXO.com 11.04.2024, Ka...
11/04/2024

Gjermania i jep donacion Ushtrisë së Kosovës pesë automjete ushtarake 🇩🇪🇽🇰

Foto: Ardita Zeqiri/ KALLXO.com
11.04.2024, Kazerma e FSK-së "Adem Jashari" në Prishtinë

Besimtarët mysliman në Kosovë dhe në mbarë botën po festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Kjo festë për besimtarët mysli...
10/04/2024

Besimtarët mysliman në Kosovë dhe në mbarë botën po festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Kjo festë për besimtarët myslimanë vije pas muajit Ramazan, muaj në të cilin besimtarët agjërojnë, japin sadaka dhe shtojnë ibadete të ndryshme.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi filloi me faljen e namazit të sabahut, të cilit i priu Hetem ef. Sopjani.

Ligjeratën kushtuar kësaj feste e mbajti profesori i Medresesë "Alauddin", Shkelzen Hoxha.

“Nuk ka mundësi njeriu të jetë besimtar i dëvotshëm pa u kujdesur për raportin e tij me Zotin e Gjithmëshirshëm, dhe në të njëjtën kohë nëse njeriu është i kujdesur në këto raporte, kjo nuk e amneston atë që të jetë i shkujdesur në raportet ndërnjerzore, se po nuk u kujdes, i humbet mirësitë e kujdesit të ruajtjes së raporteve me Allahun xh.sh..
Pra besimtar i vërtetë dhe i devotshëm është vetëm ai që bashkon këto dy sjellje, në raport me Zotin dhe në raport me robin. Në të kundërtën ai nuk ka arritur të jetë nga të suksesshmit në këtë jetë, e as nga të shpëtuarit në Ahiret”, tha gjatë ligjeratës profesori Hoxha.

Manifestimi vijoi me faljen e namazit e Bajramit, të cilit i priu kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Ternava, me mesazhe paqeje, dashurie, harmonie dhe tolerance ndaj njëri-tjetrit.
Në veçanti, Myftiu Tërnava bëri thirrje që të ruhet trungu familjar, ashtu siç na mëson feja islame.

“Me të drejtë feja islame e ka vënë familjen në qendër të shqetësimeve të saj, pasi që e konsideron bazë për stabilitetin dhe mirëqenien e shoqërisë. Kushdo prej nesh që përcjell diskutimet, por edhe debatet e shumta që po zhvillohen kohëve të fundit në vendin tonë për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh se këto përpjekje bien ndesh me identitetin, fenë dhe vlerat morale që posedon shoqëria jonë. Përpjekjet nëkëtë drejtim janë për shkatërrimin e familjes, zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bartë ky popull, ngase synohet një shoqëri qëjeton pa ndjenja të lidhjes emocionale me familjen, të afërmit, traditën, zakonet, dhe fisin, dhe ndikimin që këto elemente kanë në ruajtjen e kohezionit social dhe përkushtimin moralbrenda shoqërisë sonë. Duhet ditur se është urdhër hyjnor që familja duhet të jetë e kompletuar, ta dijë se kë e ka babë e nënë, gjysh e gjyshe, vëlla e motër”, tha Myftiu Tërnava gjatë hytbes.

Në Turjakë të Malishevës, konfiskohen armë e municionPolicia e Kosovës në rajonin e Malishevës ka bastisur dy lokacione ...
05/04/2024

Në Turjakë të Malishevës, konfiskohen armë e municion

Policia e Kosovës në rajonin e Malishevës ka bastisur dy lokacione në fshatin Turjakë, ku ka konfiskuar disa armë dhe municion.

“Gjatë një kontrolli në dy lokacione të ndryshme konfiskohen armë dhe municion Malishevë, 5 prill 2024. Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të një informate për përdorim të armës së zjarrit, ka siguruar urdhër për kontroll nga Gjykata i cili është zbatuar me datën 05.04.2024 në dy lokacione të ndryshme, në vendbanimet e dy të dyshuarve (meshkuj kosovarë, të moshës madhore) në fshatin Turjakë në Malishevë”, njofton policia.

Gjatë kontrollit në posedim të tyre janë, sipas policisë, gjetur dhe konfiskuar: “Dy armë zjarri të gjata; dy armë zjarri të shkurtra, të llojit pistoletë; një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë, e llojit revolver; një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë; një armë zjarri e shkurtër (artizanale); pesëdhjetë e dy copë fishekë dhe; Katër karikatorë.

Pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit sipas Policisë Kosovës, janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Aty ku para 13 vjetësh u vra polici i Kosovës, Enver Zymeri, u zbulua një pllakë në nderim të veprës së tij
03/04/2024

Aty ku para 13 vjetësh u vra polici i Kosovës, Enver Zymeri, u zbulua një pllakë në nderim të veprës së tij

INSPEKTORATI QENDROR I MBIKËQYRJES SË  TREGUT SEKUESTRON 13,661.00 LITËR TË PRODUKTIT DIZEL JO CILËSORInspektorati Qendr...
29/03/2024

INSPEKTORATI QENDROR I MBIKËQYRJES SË TREGUT SEKUESTRON 13,661.00 LITËR TË PRODUKTIT DIZEL JO CILËSOR

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjatë kontrolleve në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, ka sekuestruar 13,661.00 Litër (trembëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një litër) dizel, të cilat janë hasur në treg të brendshëm pa i plotësuar vlerat e caktuara të cilësisë.

Në bazë të raporteve të testimit të mostrave të marra ka rezultuar që produkti Dizel është në kundërshtim me vlerat e caktuara të U.A. 01/2017 për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht IQMT, garanton konsumatorët dhe bizneset e përgjegjshme se nuk do të lejohen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, të qarkullojnë produkte që nuk i plotësojnë kërkesat ligjore, e gjithë kjo në interes të mbrojtjes së konsumatorit, vendosjes së produkteve cilësore në treg si dhe mbrojtjes së konkurrencës së drejtë në treg.

Kurti bëri iftar në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc 👏
17/03/2024

Kurti bëri iftar në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc 👏

Çertifikohet ekipi i ushtrisë së Shqipërisë për drejtimin e dronëve Bayraktar 🖤🇦🇱❤️
17/03/2024

Çertifikohet ekipi i ushtrisë së Shqipërisë për drejtimin e dronëve Bayraktar 🖤🇦🇱❤️

Nënoficeri i FSK-së, radhitet i treti në garën "Winter Camp" 🇽🇰💪Rreshter shtabor Berat Babaj nga Forca e Sigurisë së Kos...
16/03/2024

Nënoficeri i FSK-së, radhitet i treti në garën "Winter Camp" 🇽🇰💪

Rreshter shtabor Berat Babaj nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka arritur të radhitet i treti në trajnimin dhe garën “Winter Camp” që është mbajtur në kampin Pokljuka të Sllovenis, me pjesëmarrjen e 20 vendeve të NATO-s, dhe partner të tjerë ndërkombëtarë ku pjesëmarrës ishin 36 ushtarak nga shtete pjesëmarrëse.

Për dy javë janë realizuar tema teorike dhe praktike ku kishin fokus: Ecjen me ski, Përdorimi i pajisjeve në kushte dimërore, Gjetja e viktimës pas ortekut, Orientimi në natyrë në kushte dimërore etj.

Në fund të trajnimit është realizuar gara në mes pjesëmarrësve (biathlon Race) që përmbante: lëshimi me ski, Ecje me ski, gjuajtje me armë të gjatë në distancë gjatë lëvizjes.

Pjesëmarrja e ushtarakëve nga Kosova në trajnime dhe gara të ndryshme ndërkombëtare krah për krah aleatëve tanë është një tregues se FSK po ngritet me standardet e vendeve të NATO-s, duke krijuar kështu ndërveprueshmëri me partnerët tanë në çdo fushë.

🇽🇰FSK dhe 🇦🇱FARSH trajnohen nga instruktor të US EUCOMNë kuadër të bashkëpunimit në mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dh...
15/03/2024

🇽🇰FSK dhe 🇦🇱FARSH trajnohen nga instruktor të US EUCOM

Në kuadër të bashkëpunimit në mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Në Qendrën Stërvitore të Komandës Mbështetëse është realizuar trajnimi për menaxhimin e municioneve dhe Sigurisë Fizike, me kursantë nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, në kuadër të standardizimit të njohurive sipas procedurave të NATO-s, nën mbështetjen e vazhdueshme të US EUCOM nëpërmjet Kompanisë “Golden West”.

Arsenalit të FSK-së i shtohen kamionë ushtarak të prodhimit gjerman 🇩🇪🇽🇰Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku ...
12/03/2024

Arsenalit të FSK-së i shtohen kamionë ushtarak të prodhimit gjerman 🇩🇪🇽🇰

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, panë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë. Nga gjithsej 15 kamionë, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.

Ministri Maqedonci theksoi se këta kamionë janë ndër më modernët, multi-funksional, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike.

“Karakteristikat e reja të këtij kamioni të pastër ushtarak janë shumë mbresëlënëse. Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit civil siguri më të madhe në përdorimin e përditshëm të automjeteve dhe garanton dukshëm më shumë mbrojtje në kabinë”, tha ministri Maqedonci, duke shtuar se menaxhimi i flotës në këta kamionë gjithashtu bëhet më i thjeshtë dhe më efikas, ndërsa konfigurimi i përgjithshëm mundëson transportimin e municioneve në terrene të vështira.

Forca e Sigurisë së Kosovës çdoherë e më e pajisur për të garantuar përmbushjen e misionit të saj kushtetues.

Address

Klina
32000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AktivPress posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to AktivPress:

Videos

Share

Nearby media companies


Other Broadcasting & media production in Klina

Show All

You may also like