Radio Alba

Radio Alba Radio Alba - Klinë, Kosova Tel.039 410 444
044 471 592
(15)

19/07/2024
17/07/2024

Siguria publike në Komunën e Klinës!

Për të biseduar për këtë teme mysafir në studio sot kemi znj. Marqe Tanushi Selmanaj – nënkryetare e Komunes së Klinës dhe Zv.kryesuese e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi z. Sami Kamberi – rreshteri në stacionin policor në Klinë dhe z.Halil Bekaj - IT dhe njohës i fushës së sigurisë kibernetike.

Për pyetjet tuaja thirr në telefonin 039410444.

Ky emision është pjesë e projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, projekt i përkrahur nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe i zbatuar nga organizata Human në partneritet me Radio Alba.

Njoftim mortor!Me pikëllim dhe dhembje të thellë, njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamiret se sot me 16.07.2024, në mo...
16/07/2024

Njoftim mortor!

Me pikëllim dhe dhembje të thellë, njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamiret se sot me 16.07.2024, në moshen 65 vjeçare, ka ndërruar jetë:

ROZE (DEDAJ) SELITAJ nga Videja
(21.09.1958-16.07.2024)

Homazhet për të ndjeren mbahen nesër (e merkure) me 17.07.2024, në Restaurant Arbëri në Klinë, nga ora 09:00 - 12:30.

Varrimi bëhet të merkuren me datë 17.07.2024 në orën 13:00 në varrezat e fshatit Jagodë.

E pikëlluar familja Selitaj nga Videja e Klinës

Arkitekti nga Klina Arbër Marniku me banim në Zvicërr, që transformoi ndërtimin e inxhinierit të famshëm zviceran, Heinz...
15/07/2024

Arkitekti nga Klina Arbër Marniku me banim në Zvicërr, që transformoi ndërtimin e inxhinierit të famshëm zviceran, Heinz Isler!

Material nga Albinfo.ch

Marché – Deitingen Süd është një pikë, të cilën shumë prej nesh nuk e kanë pasur mundësinë për ta parë në autostradën A1, nga Solothurn drejt Cyrihut. Pjesë e brendit të mirënjohur Marche dhe një pikë historike e projektuar nga inxhinieri struktural i famshëm zviceran, Heinz ...

Një familje kosovare në Luzern të Zvicrrës, kërkon të angazhojë (punësoj) një kujdestare për kujdesin në rritjen e fëmij...
15/07/2024

Një familje kosovare në Luzern të Zvicrrës, kërkon të angazhojë (punësoj) një kujdestare për kujdesin në rritjen e fëmijëve të tyre.

Kujdestarja gjatë periudhës së qëndrimit në Zvicërr do të jetoj në familjen ku do të angazhohet.

Për informacione të tjera na shkruni mesazh direkt (DM).

Familja e interesuar mirëpretë kandidatet serioze dhe të përkushtuara për kujdesin e fëmijëve.

Foto: Ilustrim

20 vite me Pishina Europark ☀️! Festë, kënaqësi dhe magji në ditëlindjen e 20-të, diten e shtunën me 20 korrik, 🎂🚿🎉🍻🌟🎈
14/07/2024

20 vite me Pishina Europark ☀️!
Festë, kënaqësi dhe magji në ditëlindjen e 20-të, diten e shtunën me 20 korrik, 🎂🚿🎉🍻🌟🎈

Tash e 20 vera së bashku!

E shtuna, më 20 korrik, do të jetë një ditë e veçantë që nuk duhet humbur! Bashkohuni me ne në Pishinën Europark, Zllakuqan, për të festuar përvjetorin tonë të 20-të me një mori aktivitetesh të mrekullueshme surpriza dhe shperblime.

Përgatituni për një atmosferë të ndezur me muzikë nga Eramah, Angler dhe Dj Black, që do të sjellin ritmet më të mira të verës për të gjithë ju!

Ejani dhe kaloni një ditë të paharrueshme me miqtë dhe familjen, duke shijuar diellin, ujin dhe argëtimin pa fund.

Ju mirëpresim të gjithëve për një festë që do të mbahet mend gjatë!

Deri sa dielli të perëndojë! 🌅

BREGDETI PO JU PRET!ME OFERTEN ME TE NXEHTE.Nga 15 Korrik deri 31 Gusht, Hotel Egzona ju mirëpret!
14/07/2024

BREGDETI PO JU PRET!
ME OFERTEN ME TE NXEHTE.

Nga 15 Korrik deri 31 Gusht, Hotel Egzona ju mirëpret!

11/07/2024

Temperaturat e larta dhe masat mbrojtese!

Në studio me znj. Fitore Gashi, doktoreshë e përgjithshme në QKMF-në "Nëna Terezë" në Klinë.

Në ditët e nxehta me temperatura te larta, që po mbretërojnë në vendin tonë, kujdesi me ndezje te zjarreve duhet të rrit...
10/07/2024

Në ditët e nxehta me temperatura te larta, që po mbretërojnë në vendin tonë, kujdesi me ndezje te zjarreve duhet të rritet shumë!

Kujdesuni për ambientin që na rrethon dhe mos u bëni shkaktar i përhapjes së zjarreve në male dhe fusha!

Nëse vëreni zjarre lajmëroni në numrat:
🚨 112
🚔 192
🚒 193

10/07/2024

Rreziku nga zjarret dhe parandalimi i tyre gjatë sezonës verore!

Mysafirë në studio:
z. Rexhep Rexhepi – shef i sektorit te Bujqësisë në Klinë, z. Ilmi Zenunaj - Menaxher i Njësitit të Zjarrfikësve në Klinë dhe z. Gjokë Duhanaj profesor i Bujqësisë në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë.

Pyetjet tuaja mund ti bëni në telefonin 039410444.

Ky emision është pjesë e projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, projekt i përkrahur nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe i zbatuar nga organizata Human në partneritet me Radio Alba. Qendrimet dhe opinionet e prezantuara në këtë emision nuk i shfaqin domosdoshmërisht qendrimet e Ambasadës Amerikane në Kosovë e as Organizats Human.

HOMAZH NË 26-VJETORIN E RËNIES SË DËSHMORIT KOLË NDRECË MIRËDITA (1978-1998)DËSHMORI I LIRISË KOLË NDRECË MIRDITA, METEO...
09/07/2024

HOMAZH NË 26-VJETORIN E RËNIES SË DËSHMORIT KOLË NDRECË MIRËDITA (1978-1998)

DËSHMORI I LIRISË KOLË NDRECË MIRDITA, METEOR QË NDRIÇOI GURËT E KUFIRIT SHQIPTARO-SHQIPTAR

Shkruar nga: Mikel GOJANI

Në ditën e sotme, para 26 vjetëve, në kufirin shqiptaro-shqiptar, ndërsa sjelltë armë nga Shqipëria për ta çliruar Kosovën nga robëria serbe, në vendin e quajtur Rrasa e Gurit, në altarin e kombit, për t’mos rënë Kosova, vertikalisht ra dëshmorit i kombit Kolë Ndrecë Mirdita, për të gjallë të tij duke i siguruar vetes pavdekësinë.
Kolë Ndrecë Mirdita ishte ndër shumë djem të Kosovës dhe të Shqiptarisë që ra për lirinë e tokës së tij.

Vdekja për atdhe është një vdekje e bukur, është një e bukur e dhimbshme, mirëpo edhe krenare. Bijat dhe bijtë tanë më të shtrenjtë, të cilët bënë këtë akt kaq të madhërishëm nuk i munguan asnjëherë kësaj t**e.
Kolë Ndrecë Mirdita ishte ndër shumë djem të Kosovës dhe të Shqiptarisë që ra për lirinë e tokës së tij. Trimat si dëshmori i kombit Kolë Mirdita, të cilët bien në fushë të nderit, pas vete lënë gjurmët, lënë emrin, lënë këngën dhe dashurinë e pashuar që valëvitet nëpër kujtime brezash. Ata nuk vdesin. Përjetësohen dhe shndërrohen në një trajtë tjetër dhe mbëltohen thellë në historinë e kombit për të mbetur rrezatues lirie e përjetësie.

Kështu që, emri i dëshmorit të kombit Kolë Ndrecë Mirdita, paraqet një personalitet që për asnjë çast nuk është shkëputur nga veprimtaria e tij patriotike dhe, jeta e vepra e tij sublimojnë sakrificën dhe vizionin për lirinë e këtij populli për të mbetur kujtim i pashuar.
Dëshmori i kombit Kolë Ndrecë Mirdita ishte udhërrëfyes i çështjeve kombëtare. Ndryshonte nga të tjerët, ngase ishte simbol i moralit të lartë. Virtytet e tij të larta e morale stolisin shpirtin e tij. Ai, i shpërndante të gjitha virtytet dhe vlerat e larta morale, ndërsa i urrente dhe i gjykonte vetitë dhe dukuritë negative e jonjerëzore. Ndër vetitë kryesore të Kolës ishin, sinqeriteti, vendosmëria, bujaria, trimëria, pathyeshmëria, modestia, besnikëria etj.
Kola ishte i vendosur dhe i pakompromis në zbatimin e misionit të tij kombëtar. Ai sfidoi errësirën kohore me durim e dinjitet të lartë njerëzor, duke mos e humbur asnjëherë shpresën në ngadhënjimin përfundimtar të çështjes shqiptare dhe të mirëqenies mbarënjerëzore në përgjithësi.

Ishte dhe mbeti legjendë e gurëve të gjakosur me dekada të kufirit shqiptaro-shqiptar.

I lindur e i rritur në Lugun e Drinit epik, në Lugun e Drinit të luftërave të përgjakshme për liri, në Lugun e Drinit të burrave me zë, të pushkës e të mendjes, të trimave historikë e legjendarë, të këngës e poezisë; ai qysh në rini ishte ushqyer me substancën e shpirtit të kombit të tij. Personalitetin e tij prej një atdhetari dhe patriotit të devotshëm më vonë e çelikosi me idealet e burrave tanë historikë, besnikë të gjakut të derdhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, besnikë të porosive të mëdha dhe të çmueshme të etërve të kombit tonë, të rilindësve tanë, mesazhet e të cilëve shërbyen si udhërrëfim.

Figura e dëshmorit të kombit Kolë Ndrecë Mirdita është figurë e madhore. I madh është edhe emri dhe vepra e tij. Çdo fjalë, çdo shkrim për këtë dëshmor të kombit është në miniaturë. Ai mbeti legjendë e Lugut të Drinit, Legjendë e Dukagjinit, Legjendë e Kosovës, Legjendë e Gjallë. Legjendë për aktin më sublim që bëri. Ishte dhe mbeti legjendë e gurëve të kufirit shqiptaro-shqiptar. Shkulja e atyre gurëve ishte ëndërrim. Dhe, deri në heqjen e tyre trupi i tij bëri roje nderi. Ishin edhe shumë të tjerë që shoqëronin Kolën, të cilët ngjanin portreteve diellore.

Emri i këtij dëshmori u skalit në historinë më të re të kombit tonë. Ishte i dalluar në jetë. Karakteri i tij i veçantë e dallonte atë nga të tjerët. Edhe vetë Zoti e dalloi. E mori për vetë përgjithmonë për ta (ri)ngjallur.

Vendlindja e tij, Lugu i Drinit dhe Kosova janë krenarë me emrin e këtij dëshmori. Emri i tij madhëroi tërë krahinën e Lugut të Drinit, të shumë burrave bujarë dhe trimave të lavdishëm. Kola vendit të tij ia ka ndritur fytyrën edhe më shumë se kurdoherë gjatë historisë.

Kola Mirdita ra për t’u përjetësuar. Ra në Kufi më 9 korrik të vitit 1998. Dy vite eshtrat e tij qëndruan te ata gurët e frymëzimeve të shumta. Dhe, pas dy vitesh, u riqtdhesuan në vendlindjen e tij për t’u prehur në qetësinë e amshuar. Edhe Nënë Grisha, edhe babai Ndreca, edhe vëllezërit, e motrat… qëndruan të fortë. Dëshmonin se janë të fortë dhe me shpirt titaniku. Gjenin forcë t’i bëjnë ballë dhembjes dhe lotit, që buronte nga shpirti i tyre për humbjen e më të dashurit të tyre.

Populli i Lugut të Drinit dhe i Kosovës, në shenjë kujtimi për ta rilindur atë në këtë vend ku gjendemi lartësoi këtë lapidar, i cili qëndron krenar dhe ngërthen simbolikë të veçantë dhe bashkë me mesazhin poetik: “Kosova – është gjaku im që nuk falet”, vargje këto të poetit të mirënjohur bashkëkohor Ali Podrimja.

Emri i këtij dëshmori të kombit sot qëndron metaforë e fuqishme edhe në vargjet e shumë poetëve dhe të rapsodëve të mirënjohur të Kosovës e të Shqipërisë, vargje këto që e bëjnë të pavdekshëm jetën dhe veprën e tij.

Për dëshmorin e kombit, Kolë Ndrecë Mirdita, populli i këndoi dhe i këndon këngë, poetët i krijuan vargje, krijuesit shkruan libra për figurën e tij të ndritur do mos lejuar që emrin e tij të mos e mbuloi pluhuri i kohës as ndryshku i harresës. Deri me tash për Kolën janë shkruar tri libra: “Mirdita për Kolë Mirditën” (2019), nga kulturlogu dhe publicisti i mirënjohur nga Mirdita, Gjergj Marku, pastaj dy veprat tjera me tituj tematikë: “Kolë Ndrecë Mirdita” 2003 dhe “Kolë Mirdita edhe diellit i jep dritë” (2013).

Ky dëshmor kombi po ashtu për meritat dhe sakrificën e bërë për lirinë e Kosovës, në vitin 2020 nga Presidenti i Republikës së Kosovës u dekorua me çmimin “Urdhri i Kosovës”; po ashtu në vitin 2018 Bashkia e Mirditës – Shqipëri, e laureoi me çmimin “Stema e Artë” etj.

Dëshmori i kombit Kolë Ndrecë Mirdita ishte dhe do të mbetet nderi dhe krenaria e kombit. Ishte shembull i atdhetarit ideal që shërben për brezat e tashëm dhe për ata që do të vijnë pas nesh.

Pra, për ndërtimin e paqes në Kosovë përveç gjakut të shumë dëshmorëve të kombit ka pjesë edhe gjaku i Kolë Mirditës. Në ndërtimin e kësaj paqe ka marrë pjesë dhe po merr pothuajse edhe e gjithë bota paqedashëse, që kjo provë e demokracisë të krijohet në fitore të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës. Ky ishte edhe qëllimi final i martirizimit i këtij dëshmori të lirisë dhe i gjithë dëshmorëve të tjerë.

Liria na jep ngushëllimin për të ecur rrugës së tyre për ta bërë Kosovën të bukur ashtu siç deshën ata. Moto e veprimtarisë së Kolës ishte po ky ideal. Pra, qëllimi jetësor i këtij dëshmori të lirisë ishte liria dhe therorizimi për atdhe. Këtu krijoi imazhin e portretit të njeriut që me aktin e flijimit për lirinë e Kosovës sublimoi dhe e bëri më madhështor qëllimin jetësor të tij.

Kjo vepër madhështore e bën emrin e tij të mos vdes kurrë. Ditëlindja e tij dhe dita e rënies janë data historike për kombin tonë.

Gjithë jetën dëshmori i lirisë Kolë Ndrecë Mirdita ia kushtoi çështjes kombëtare. Emri dhe veprimtaria e tij kujtohen me respekt në Lugun e Drinit, në Kosovë dhe në mbarë hapësirat shqiptare.

I rrallë e i veçantë ishte martirizimi i Kolës.

Më lejoni që nga ky homazh të ripërcjell një propozim, besoj është shumë me vend dhe tepër meritor, që më herët u është dërguar kërkesë organeve më të larta të Komunës së Klinë, përkatësisht Kryetarit, por edhe organeve të tjera relevante, që një bust i këtij dëshmori të kombit, birit të lokaliteti dhe ish-nxënësit të shkollës sonë, krahas bustit të Atë Shtjefën Gjeçovit, ish- themeltar dhe mësues i kësaj vatre të dijes të lartësohet në bronz edhe busti i këtij Heroi të Kombit dhe nxënësit të kësaj shkolle, Kolë Ndrecë Mirdita.

Lartësimi i kësaj vepre të dëshmorit Kolë Ndrecë Mirdita do të ishte një obligim modest kundrejt misionit të tij sublim. kësqj vepre Mirdita, në mënyrë që këto dy figura të ndritura dhe të martirizuara të shkollë dhe të kombit të shërbejnë frymëzim për brezat.

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Kolë Ndrecë Mirdita dhe gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës.

Zllakuqan, 9 korrik 2024

KOMUNA E KLINËS KA KËRKUAR NGA POLICIA E KOSOVËS QË TË NISIN HETIMET PËR BLERJE TË VENDEVE TË PUNËS, DHE PËRGJEGJËSIT TË...
09/07/2024

KOMUNA E KLINËS KA KËRKUAR NGA POLICIA E KOSOVËS QË TË NISIN HETIMET PËR BLERJE TË VENDEVE TË PUNËS, DHE PËRGJEGJËSIT TË DALIN PARA DREJTËSISË!

Qendra e Levizjes Vetëvendosje në Klinë, ditë më parë, në një konferencë për media ka prezantuar fakte për siç kanë thënë shkeljet dhe parregullsitë e shkaktuara nga ekzekutivi në Komunën e Klinës në fushën e arsimit, madje duke pretenduar se ka pasur edhe blerje të vendit të punës.

E për këtë gjë dje ka reaguar Komuna e Klinës. Në një postim në FB, thuhet se nëpërmjet një shkrese zyrtare Komuna e Klinës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që personat e përfshirë të intervistohen dhe kjo çështje të hetohet dhe zbulohet sa më parë.

E këtij reagimi i është kundër përgjigjur serish Levizjes Vetëvendosje në Klinë. Sipas tyre vet fakti që ekzekutivi ka reaguar vetëm për çështjen e blerjes së vendit të punës, lenë të nënkuptohet që shkeljet e tjera nuk i bëjnë përshtypje dhe se ata u qëndrojnë pas të gjitha atyre.

🌞 Çmime të volitshme dhe kujdes i plotë ndaj mysafirëve në Hotel Egzona në Shëngjin!Shijoni ofertat nga 1 deri me 15 kor...
08/07/2024

🌞 Çmime të volitshme dhe kujdes i plotë ndaj mysafirëve në Hotel Egzona në Shëngjin!

Shijoni ofertat nga 1 deri me 15 korrik dhe momentet e paharrueshme në Hotel Egzona në Shëngjin një oazë e qetësisë dhe bukurisë . 🏖️🌞

06/07/2024

Korrje-shirjet në Komunën e Klinës po vazhdojnë.

Farmeri Anton Nikollaj nga Klina ka nisur sot korrjet në arat e tij dhe këtë vit ai ka rreth 70 hektar të mbjella me grurë. Ai tha për Radio Alba se deri me tani rendinentet e grurit nga të korrurat janë të larta.

Korrje të mbara gjithë farmerve dhe bujqve të Komunës së Klinës.

Në Ujmirë sot zgjidhet Këshilli Lokal i 5 fshatrave! Komuna e Klines dhe Komisioni Komunal për zgjedhjen e Këshillave Lo...
06/07/2024

Në Ujmirë sot zgjidhet Këshilli Lokal i 5 fshatrave!

Komuna e Klines dhe Komisioni Komunal për zgjedhjen e Këshillave Lokale duke u mbështetur në ligjin për vetëqeverisje lokale dhe udhëzimin administrativ të Ministrisë së Pushtetit Lokal për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, fton të gjithë banoret me të drejtë vote të fshatrave Ujmirë, Dobërdol, Çabiq, Shtaricë dhe Siqevë që të marrin pjesë në tubimin e organizuar për zgjedhjen e Këshillave Lokale.

Takimi do te mbahet sot me 6 korrik, në shkollën fillore “Ali Krasniqi” në Ujmirë dhe fillon në orën 19:00.

Komuna e Klinës dhe Komisioni Komunal për zgjedhjen e Këshillave Lokale ju mirëpresin.

BOTOHET LIBRI “YMER BERISHA (1912-1946) - NJË MISION I PAKRYER" - ME AUTOR PROF. DR. LUSH CULAJProf. Dr.Lush Culaj studi...
05/07/2024

BOTOHET LIBRI “YMER BERISHA (1912-1946) - NJË MISION I PAKRYER" - ME AUTOR PROF. DR. LUSH CULAJ

Prof. Dr.Lush Culaj studiues nga Klina ka botuar monografinë "Ymer Berisha (1912-1946) / Një mision i pakryer".

Kjo vepër, pa dyshim, paraqet studimin më të plotë te figurës së profesor Berishës, i cili, siç cilësohej në një raport të CIA-s më 7 janar 1953, ishte "shpirti, forca dhe truri i rezistencës nacionaliste në Kosovë".

04/07/2024

Rrjedha e Kampionatit Europian EURO 2024!

Në studio me njohësit e futbollit z.Nikollë Prenaj, z.Sejdi Godanci dhe z.Refki Krasniqi!

Kush do ta fitoj Kampionatin Europian Euro 2024? Jepni mendimin tuaj?

04/07/2024

I ftuar ne studio z. Qemajl Sejdija – drejtor i Arsimit në komunën e Klinës

03/07/2024
DITA E MERKURE - DITË ZIE NË KOSOVËPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Ko...
02/07/2024

DITA E MERKURE - DITË ZIE NË KOSOVË

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ndryshe, presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit.

DITË ZIE EDHE NË SHQIPËRI

Edhe Qeveria e Shqiperise ka shpallur dy ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare.

“Në të gjitha institucionet shtetërore sot dhe neser do të ulet flamuri në gjysmështizë.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblin Popullor ditën e mërkurë më 3 korrik nga ora 09:00 - 11:00 dhe 11:30 deri në 13.30.

02/07/2024

Jeta dhe vepra e shkrimtarit të madh të letersisë shqiptare dhe botërore Ismail Kadare (1936-2024)!
Në studio me z.Hajdin Morina - profesor, krijues letrar dhe publicist!

Shqipëria shpall dy ditë zie kombëtare pas vdekjes së Ismail Kadaresë Qeveria shqiptare ka shpallur dy ditë zie në nderi...
02/07/2024

Shqipëria shpall dy ditë zie kombëtare pas vdekjes së Ismail Kadaresë

Qeveria shqiptare ka shpallur dy ditë zie në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta dje në mëngjes.

“Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e mërkurë, datë 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30”. Albanian Post

New York Times për Kadaren!
Kadare – i vetëm – e vendosi Shqipërinë në hartën e letërsisë botërore

Ismail Kadare ishte romancieri dhe poeti shqiptar që i vetëm e futi atdheun e izoluar ballkanik në hartën e letërsisë botërore – duke krijuar vepra shpesh të errëta, alegorike që kritikonin në mënyrë indirekte shtetin totalitar të vendit.

Marrë nga “New York Times”

Kompania Shell në Klinë kërkon të punësoj: Punëtor pompe, dhe Kamarier / kamarierePër më shumë informacione kontaktoni n...
01/07/2024

Kompania Shell në Klinë kërkon të punësoj:

Punëtor pompe, dhe
Kamarier / kamariere

Për më shumë informacione kontaktoni në telefonat:

📞 049116756, dhe
📞 049133963

Kompania Shell në Klinë mirpret kandidatet e interesuar.

01/07/2024

HISTORIKU I FUTBOLLIT NË FUTBOLLIN E KLINËS!

Në studio me autorin e librit Sali S. Marmullaku - njohës i mirë i sportit dhe ish portier i klubit të futbollit "Malushgani" në Klinë në vitet 70-ta.

HAPJA E MADHE SONTE NË ORA 20:00! BENITA COMPANY ME PIKEN E RE TË DERIVATEVE NË FUND TË DOLLCIT NË KLINË
29/06/2024

HAPJA E MADHE SONTE NË ORA 20:00!

BENITA COMPANY ME PIKEN E RE TË DERIVATEVE NË FUND TË DOLLCIT NË KLINË

Sot në Klinë është mbajtur seanca e VI-të, e rregullt e punës për vitin 2024 e Kuvendit të Komunes së Klinës.Sot në rend...
28/06/2024

Sot në Klinë është mbajtur seanca e VI-të, e rregullt e punës për vitin 2024 e Kuvendit të Komunes së Klinës.

Sot në rend të ditës do të jenë ishin 14 pika për diskutim dhe shqyrtim.

Pikë e rëndësishme e rendit të ditës ishte Shqyrtimi dhe miratimi i draft-kornizes afatmesme buxhetore 2025-2027 (Ref. drejt. Fin.), e cila u miratua me 20 vota nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Njoftim mortor!Me pikëllim dhe dhembje të thellë, njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamiret se sot me 27.06.2024, në mo...
27/06/2024

Njoftim mortor!

Me pikëllim dhe dhembje të thellë, njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamiret se sot me 27.06.2024, në moshen 66 vjeçare, ka ndërruar jetë:

VERA (SHALA) MUSOLLAJ nga Gurrakoci!
(13.07.1957 - 27.06.2024)

Homazhet për të ndjeren mbahen nesër (e premte) me 28.06.2024 në Restorant Relax (-ish Restorant Pisha) në Krushevë të Vogël, nga ora 9:00 deri në 12:00!

Varrimi bëhet nesër (e premte) me 28.06.2024, në oren 13:00, në varrezat e fshatit Gurrakoc!

E pikëlluar familja Musollaj nga Gurrakoci.

Njoftim mortor!Me pikëllim dhe dhembje të thellë, njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët se në moshen 90 vjeçare, ka...
27/06/2024

Njoftim mortor!

Me pikëllim dhe dhembje të thellë, njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët se në moshen 90 vjeçare, ka ndërruar jetë:

TONE (GRABANICA) SELMANAJ nga Radulloci!
(24.08.1934 - 25.06.2024)

Homazhet për të ndjeren mbahen neser (e premte) me 28.06.2024 në Restaurant Fenix në Klinë, nga ora 9:00 deri në 13:30!

Varrimi bëhet neser (e premte) me 28.06.2024, në oren 14:00, në varrezat e fshatit Krushevë e Vogël!

E pikëlluar familja Selmanaj nga Radulloci!

Address

Klinë
Klina
32000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Alba posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Alba:

Videos

Share

Category

Our Story

Tel.kontaktue: +383 (0) 39 410 444 +383 (0) 44 122 664 - marketingu


Other Radio Stations in Klina

Show All

You may also like