Radio 24 Kamenicë

Radio 24 Kamenicë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Radio 24 Kamenicë, Media/News Company, Adem Jashari, Kamenica.

Një kilogram i specave po sh*tet deri 5 euro në KosovëSi e komentoni?
09/03/2025

Një kilogram i specave po sh*tet deri 5 euro në Kosovë

Si e komentoni?

07/03/2025

🔴Ndezja e flakadaneve për nder të Epopesë së UCK-së

Përbërja e re e Kuvendit të Kosovës pas numërimit të votavePas numërimit të votave të rregullta, votave nga jashtë dhe r...
05/03/2025

Përbërja e re e Kuvendit të Kosovës pas numërimit të votave

Pas numërimit të votave të rregullta, votave nga jashtë dhe rreth 80% të votave me kusht, përbërja e re e Kuvendit të Kosovës tashmë është pothuajse e qartë. Ndryshime të mëdha nuk priten nga votat e mbetura, ndërsa grupet parlamentare të subjekteve politike dhe përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë janë pothuajse të konfirmuar, shkruan Eugen Cakolli.

Aksident i rëndë te Ura e Badovcit, kolona të gjata në të dy drejtimetNjë aksident i rëndë ka ndodhur sot te Ura e Badov...
05/03/2025

Aksident i rëndë te Ura e Badovcit, kolona të gjata në të dy drejtimet
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot te Ura e Badovcit, ku nga ky aksident janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të menaxhuar trafikun.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata në të dy drejtimet, si në kahjen për Prishtinë, ashtu edhe drejt Gjilanit. Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të komunikacionit për të shmangur aksidente të tilla.

Cakolli parashikon: Pas numërimit të të gjitha votave nga vendvotimet e rregullta, votat nga nga diaspora (qoftë përmes ...
04/03/2025

Cakolli parashikon: Pas numërimit të të gjitha votave nga vendvotimet e rregullta, votat nga nga diaspora (qoftë përmes postës apo misioneve diplomatike), tashmë shpërndarja e mandateve është e qartë dhe nuk pritet të ketë më ndryshime. Sipas përllogaritjeve, ndarja e mandateve do të jetë:

✔ LVV – 48 mandate
✔ PDK – 24 mandate
✔ LDK – 20 mandate
✔ AAK – 8 mandate

Nëse nuk ndodh ndonjë trend krejtësisht i pazakontë, votat me kusht nuk do të sjellin asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve. Në të gjitha zgjedhjet e kaluara, këto vota kanë ndjekur pothuajse të njëjtin trend si votat e rregullta – me një rritje të lehtë për partinë e parë.

E vetmja rrethanë, e cila mund të prodhojë lëvizje në (një të vetëm!) mandate, është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK. Por për këtë, do të duhej një ndryshim i dukshëm i trendit, që nuk ka ndodhur më parë.

Andaj, me shumë gjasë, ky do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

03/03/2025

Ankohet qytetari Mitat Jerliu, per prishjen e rrugës në Dazhnicë, ky ështe postimi i tij:

Asfalti është dëmtuar rëndë nga një buldozer me zinxhirë të rëndë brisku, i cili ka kaluar mbi të për një distancë prej 5 kilometrash në fshatin Dazhnicë, duke bërë ngjitje dhe zbritje. Një veprim i tillë është rreptësisht i ndaluar, pasi përbën keqpërdorim të fondeve publike dhe dëmton investimet e bëra me paratë e taksapaguesve.

Kjo rrugë ishte një iniciativë e Ushtrisë Amerikane në vitin 2004. Që atëherë, ajo është rihapur dhe sanuar deri në fazën përfundimtare për asfaltim. Deri në vitin 2004, rruga ishte shtruar deri te shkolla e Dazhnicës, me një gjatësi prej 13 kilometrash.

Në vitin 2019, u asfaltuan vetëm 5 kilometra të kësaj rruge. Tani, dikush dëshiron ta dëmtojë dhe ta copëtojë asfaltin, i cili i ka kushtuar buxhetit komunal 50,000 euro, për të shtruar me zhavorr tre rrugë anësore, por jo edhe rrugën kryesore, e cila nuk ka ende asfaltim dhe është shumë e dëmtuar. Ndërkohë, disa pjesë të tjera janë anashkaluar, vetëm sepse banorët e atyre zonave nuk kanë dalë të votojnë.

Asfalti është dëmtuar rëndë në këtë mënyrë, vetëm për të shlyer “borxhet” elektorale. Kështu, jo vetëm që shkatërrohet infrastruktura, por krijohen edhe përçarje mes banorëve, duke favorizuar ata që kanë votuar dhe duke anashkaluar ata që nuk e kanë bërë.

Bora në Tugjec
02/03/2025

Bora në Tugjec

Një banor raporton për një prishje të ndriçimit publik në fshatin Roganë, Lagja Katushnicë. Sipas tij, kjo gjendje është...
27/02/2025

Një banor raporton për një prishje të ndriçimit publik në fshatin Roganë, Lagja Katushnicë. Sipas tij, kjo gjendje është qe rreth një muaj por askush nuk ka ofruar interesim për ta rregulluar.

26/02/2025

Nje kamionit i marrin flakë gomat në fshatin Ruboc të Kamenicës

Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës, ka konfirmuar ...
24/02/2025

Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës, ka konfirmuar kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), Ymer Fejzullahu.

“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave”, ka thënë Fejzullahu për Radio Evropa e Lirë, por pa saktësuar se sa është kërkesa e tyre për rritje.

Aktualisht, thotë ai, ZRRE-ja është në fazën e vlerësimit të këtyre aplikimeve.

Pas përfundimit të këtij procesi, ai thotë se ky institucion do të hartojë një raport të detajuar të vlerësimit, i cili do të jetë i disponueshëm edhe për konsultim publik.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind.

Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për atë që shpenzojnë më shumë.

Agron Demi e kritikon Kadri Rahimajn: Në Komunën e Kamenicës, sipas rregullores së Komunës, të dieleve bizneset, përveç ...
24/02/2025

Agron Demi e kritikon Kadri Rahimajn: Në Komunën e Kamenicës, sipas rregullores së Komunës, të dieleve bizneset, përveç gastronomisë, nuk lejohet të punojnë.

Deri këtu krejtë në rregull. Shunë mirë që komunat marin iniciativë dhe nuk qeverisin shabllon.

Por, kjo veç i favorizon marketet e mëdha, pronarët e të cilave VV i kritikon si oligarkë. Ngase në pamundësi për të kry pazarin të dielen në sh*toren e fshatit e që është në pronësi familjare, banorët e Kamenices i hypin veturave dhe pak kilometra tutje në territorin e Komunës së Ranillugut i shpenzojnë paret e tyre në marketet e mëdha të cilat Ranillugu i lejon të punojnë.

Tash, kujt i shërben më së shumti një politikë e tillë? Dëmto bizneset e vogla familjare, ndihmo 'oligarkët' e marketeve.

Shoqata e Bletarëve Luzma në Kamenicë ndan mjete vetanake në vlerë prej 4,500.00€ për anëtarët e saj të rregulltë.Pasi q...
23/02/2025

Shoqata e Bletarëve Luzma në Kamenicë ndan mjete vetanake në vlerë prej 4,500.00€ për anëtarët e saj të rregulltë.

Pasi që prej shumë vitesh nuk ka pasur asnjë ndihmë nga askush, edhe pse bletarët po përballen me një krizë të madhe për shkak të kushteve natyrore jo të favorshme që nga viti 2020, Kryesia e Shoqatës ka vendosur t’u ofrojë ndihmë anëtarëve të saj.

“Kryeministër hajvan”, vendoset një mbishkrim kundër Kurtit në hapësirat e QKUK’sëNë një nga muret në ambientet e Qendrë...
23/02/2025

“Kryeministër hajvan”, vendoset një mbishkrim kundër Kurtit në hapësirat e QKUK’së

Në një nga muret në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është shfaqur një grafit me mbishkrimin “Kryeministër hajvan”.

Shprehja “hajvan” ishte përdorur nga kryeministri Albin Kurti më 9 shkurt, gjegjësisht në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Ai me këto fjalë iu drejtua atë natë opozitës.

“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…“, deklaronte ai.

Bizneset i drejtohen me Peticion Komunës - Kërkojnë që e diela të jetë ditë pune Nje numer i madh i afaristeve e kane ne...
23/02/2025

Bizneset i drejtohen me Peticion Komunës - Kërkojnë që e diela të jetë ditë pune

Nje numer i madh i afaristeve e kane nenshkruar nje peticion, me ane te te cilit i kerkojne kryetarit te Komunes, Rahimaj, dhe Kuvendit Komunal ta shfuqizojne rregulloren, e cila prej dy vitesh ua pamzndeson nje numri te madh veprimtarish qe te punojne te dielave.

Ne arsyetim thuhet se;
Te dielave, qytetaret e Kamenices shkojne ne Ranilluk per t'u furnizuar me gjera ushqimore,
Ne si subjekte afariste, jemi te obliguar te punojme
edhe te dielave sepse shumica jemi familjare te punesuar,
Duke pasur parasysh ikjen e punetoreve jashte vendit, kemi zbrazje te rinise qe duhet te punojne...

Peticioni, do te jete ne rend dite per shqyrtim ne mbledhjen e Asamblese qe mbahet javen e ardhshme

Ngrin termometri, temperaturat sonte në zonat malore ulen rreth -20°C, ndërsa në ultësira deri në -14°CAcari Siberian, i...
19/02/2025

Ngrin termometri, temperaturat sonte në zonat malore ulen rreth -20°C, ndërsa në ultësira deri në -14°C

Acari Siberian, i cili ka qendrën në lindje të kontinentit, ka sjellur ulje të ndjeshme të temperaturave edhe mbi vendin tonë.

Si pasojë e kthjellimeve, pritet që deri në mëngjesin e së enjtes të sjellin ulje drastike, duke zbritur deri në -20°C në zonat malore, ndërsa në ultësira deri në -14°C.

Deri të shtunën moti do të vijojë kryesisht me diell, ku netët dhe mëngjeset do të jenë me acar të fortë, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të kalojnë në vlera pozitive.

Të dielën parashihet të ketë shtim të vranësirave, ku pritet të ketë edhe reshje të izoluara bore.

Acari tashmë ka prekur Turqinë, duke sjellur ulje të theksueshme të temperaturave dhe lokalisht reshje të dendura bore. Nga reshjet e borës është përfshirë edhe Stambolli. /MeteoKosova/

Në 80 % të votave të numëruara - Kaq vota morën kandiadatët e AAK-NISMA nga Kamenica Fatmir Matoshi: 3 mije e 216 votaLo...
18/02/2025

Në 80 % të votave të numëruara - Kaq vota morën kandiadatët e AAK-NISMA nga Kamenica

Fatmir Matoshi: 3 mije e 216 vota
Lora Leci: 2 mije e 140 vota
Faton Jakupi: 1 mije e 769 vota
Greta Kryeziu: 757 vota

Sipas Indeksonline, me i votuari ne kete liste eshte Ramush Haradinaj (32163), Daut Haradinaj (19030), Fatmir Limaj (16454), Time Kadriaj (11366), Beke Berisha (10899).

Ndërsa, pritet që 20% të vendvotimeve të nxjerrin listen finale të deputetëve nga ky koalicion

18/02/2025

Kerkohet gjak A Negativ, personi gjendet tek Klinika e Gjinekologjisë, por gjaku duhet te Transfuzioni në Gjilan. Numri kontaktues 045 683 057, Sabile Morina Ademi.

Address

Adem Jashari
Kamenica
62000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio 24 Kamenicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio 24 Kamenicë:

Videos

Share