Zero6 sot

Zero6 sot zero6sot

Artan Dërmaku, intelektual e patriot, atdhetarë e familjarë. I dashur për moshat e reja dhe ato të vjetra. I përcaktuar ...
10/10/2021

Artan Dërmaku, intelektual e patriot, atdhetarë e familjarë. I dashur për moshat e reja dhe ato të vjetra. I përcaktuar për t’ju përfaqësuar denjësisht e miqësisht. Artani, zotohet që do ta bëjë më të mirë për ju dhe familjet tuaja, duke demostruar intelektualizim e ndërlidhur në mundësinë e përfaqësimit në ulësen e Kuvendit Komunal. Artan Dërmaku, zëri i fuqishëm i përfaqëzimit të epitetit tuaj!

|sponzorizuar|

4️⃣

Artan Dërmaku, nga rradhët e AAK-së, me numër liste  #4 duhet të votohet për këto arsye:1. Është njeri i përgjegjshëm dh...
08/10/2021

Artan Dërmaku, nga rradhët e AAK-së, me numër liste #4 duhet të votohet për këto arsye:

1. Është njeri i përgjegjshëm dhe profesional,
2. Intelektual e guximtar,
3. Vendimtar e qëllimor,
4. I guximshëm e patriot në vendime e qëndrime,
5. Njeri parimor e familjar,
6. Me integritet e me përplot përkushtim,
7. I besueshëm e me përplot vlerë,
8. I dinjitetshëm e veprimtar,
9. Nga familje shkenctarësh e profesorësh,
10. Atdhetarë e i arsimuar!

|Sponzorizuar|

, #4

Rënia drastike e PDK-së në Kamenicë - Brenda 10 viteve nga partia e parë në të tretën A do ta rikthej Muhamet Kallaba, P...
27/09/2021

Rënia drastike e PDK-së në Kamenicë - Brenda 10 viteve nga partia e parë në të tretën

A do ta rikthej Muhamet Kallaba, PDK-në në pushtet?

Në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në 2002, kjo parti mori 4584 vota, 27.3 %, duke u radhitur si e dyta pas LDK-se.

Në dy mandatet e tjera në 2007 dhe 2009, ishte partia e parë në Komunë me 9, përkatësisht 8 ulëse në Asamble.

Rënia nisi në 2013, kur humbi një ulëse dhe u radhit si partia e dytë. Rezultatin më të keq e kishte në zgjedhjet e fundit lokale, mori 2688 vota, 15.9 %, 4 ulëse në asamble.

Partia, e cila për dy mandate qeverisi Kamenicën me Begzad Sinanin, tani e gjen veten si e treta në renditjen lokale, pas Vetëvendosjes dhe LDK-së. Në 2017 kandidati i saj për kryetar mori 15.21 % të votave.

12/07/2021
Shqip: Kush e mbështetë Amerikën dhe Rugovën është kundër Kosovës./Albin Kurti/
24/01/2021

Shqip: Kush e mbështetë Amerikën dhe Rugovën është kundër Kosovës.

/Albin Kurti/

09/01/2021

Në këtë foto që publikohet për herë të parë, shihet një tubim me rastin e zgjedhjeve në Bashkësinë Islame në Gjilan.

Personi me shall në krah është kryeimami i xhamisë së madhe Atik, mulla Isak Selmani, ndërsa të tjerët janë të panjohur për ne.
Kush e njeh ndokënd tjetër mund të j*p kontributin e vet në identifikimin e tyre.

Fotografia është realizuar nga Sadullah Demiri në vitet e ‘50-ta, ndërsa Mediafokus e ka siguruar nga Besim Demiri, i cili e posedon në arkivën familjare.

Ramush Haradinaj: Familja Jashari e ka votën time, heq dorë edhe nga posti i presidentit nëse kandidon dikush prej famil...
22/12/2020

Ramush Haradinaj: Familja Jashari e ka votën time, heq dorë edhe nga posti i presidentit nëse kandidon dikush prej familjes Jashari

13/12/2020

Sot bëhen 10 vite që kur u nda nga jeta diplomati Richard Holbrooke.

11/12/2020

Paratë e 10% nga Trusti do të fillojnë të dalin pas datës 23.12.2020

Familja Hyseni ka nevojë për ndihmën e njerëzve vullnetmirë.Visare Hyseni, 40-vjeçare është diagnostikuar me leukemi aku...
08/12/2020

Familja Hyseni ka nevojë për ndihmën e njerëzve vullnetmirë.
Visare Hyseni, 40-vjeçare është diagnostikuar me leukemi akute derisa ka nevojë për 155 mijë euro për shërim jashtë vendim.
Ajo është pjesëtare e Policisë së Kosovës.
Më poshtë të gjitha informacionet për këdo që ka mundësi ta ndihmojë Hysenin.

05/12/2020

Agim Zuzaku zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

Lajmin e ka publikuar ish kryetari i deritashëm Rexhep Kadriu, sipas të cilit, pas dy mandatesh në krye të degës së këtij subjekti në Gjilan, dhe një sërë aktivitetesh e projektesh të realizuara, ka përfunduar mandatin e dytë, dhe si rrjedhojë është zgjedhur kryetari i ri, z. Agim Zuzaku, një veprimtar i devotshēm dhe ish drejtues institucional në komunën e Gjilanit gjatë mandatit të kaluar qeverisës.

Njoftimini plotē i z. Rexhep Kadriu:

Sot, përfundova mandatin tim të dytë si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, subjekt ky i cili funksionon me një demokraci të avancuar, gjë që e kemi dëshmuar disa herë me vet faktin se Aleanca në Gjilan ka pasur disa kryetar dege e disa kandidat për kryetar komune.

Meqë nuk po i j*p fund karrierës sime politike, Udhëheqja ime me Aleancën në Gjilan më ka mundësuar të kuptoj saktë realitetin me të cilin ballafaqohen qytetarët dhe nevojat që ka komuna e Gjilanit.

Ndihem krenar që isha pjesë e thuajse çdo familje e cila kishte nevojë, sikurse ndihem krenar që kam arritur sado pak të kontribuoj për Gjilanin e Anamoravën nga niveli qendror për t’ia përmirësuar e lehtësuar jetën qytetarëve, dhe për t’ia ndryshuar pamjen Gjilanit. Sot kur po flasim, Gjilani duket më ndryshe se kurdo herë e në çdo pushtet.

I falënderoj nga zemra të gjithë njerëzit e Aleancës me të cilët kam bashkëpunuar, strukturë e degës, kryetar nëndegësh, aktivistë, dhe qytetarë të cilët më përkrahën vazhdimisht që të jem në shërbim të tyre.

Aleanca në Gjilan sot zgjodhi kryetarin e ri, si dhe kandidatin për kryetar të Komunës sonë. Agim Zuzaku, një djalë i dëshmuar prej kohësh, një aktivist i kamotshëm i familjes sonë politike, një drejtor komune që krijoj standard të ri në qeverisjen lokale, një profesionist i mirëfilltë e njeri i afërt me të gjitha, do të jetë alternativa më e mirë për Gjilanin. Agimi sot po vazhdon rrugëtimin e tij politik porse në rrethana e përgjegjësi të reja. Besoj fuqishëm që bashkë do t’ia dalim ti j*pim Gjilanit dhe qytetarëve tanë më të mirën nga ne, atë që realisht e meritoni ju, e meriton komuna jonë.

I falënderoj të gjitha mediat lokale me të cilat bashkëpunuam kohë të gjatë e gjithnjë në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të Gjilanit. Puna jonë e vazhdueshme nuk do të ishte në nivelin e duhur pa ju. Ish*t të sinqertë, profesional dhe gjithnjë keni kërkuar atë që realisht i intereson qytetarit.

Falënderim e mirënjohës përjetë kryeministrit Ramush Haradinaj për përkrahjen time të vazhdueshme duke mos kthyer mbrapa asnjë projekt që i ka shkua në tavolinë për Gjilanin dhe Anamoravën në përgjithësi. Haradinajn e konsideroj si bashkëpunëtorin më të mirë në jetën time me të cilin kam arritur të bisedojë për shumë gjëra e të gjejë përkrahje për të gjitha çështjet. Nuk njoh edhe një si ai.

Të dashur aktivistë e qytetarë,

Kjo nuk është një lamtumirë, është një ndryshim që e kërkon demokracia pa të cilën ne nuk do të kishim pasur mundësi të funksionojmë normalisht. Unë ju them; mirupafshim pas pandemisë e në shumë procese tjera.

I juaji përherë,
Rexhep Kadriu

Ambasada amerikane: Të gjitha partitë dhe institucionet të respektojnë vendimet e Gjykatës KushtetuesAmbasada amerikane ...
27/05/2020

Ambasada amerikane: Të gjitha partitë dhe institucionet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetues

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet nga secila parti dhe secili institucion në vend.
Sipas ambasadës amerikane, respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është opsion, por është çështje kyçe për demokracinë kosovare.
“Ashtu siç edhe ka nënvizuar me parë ambasada, ne besojmë se është kyçe për demokracinë kosovare që të gjitha partitë dhe institucionet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi pritet të dalë deri më 29 maj.
Kushtetuesja javën e kaluar ka dalë me një reagim, ku i ka kërkuar Presidentit Thaçi dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të mos i bëjnë presion me deklarata publike dhe të mos e paragjykojnë vendimin e saj.
“Gjykata Kushtetuese po ndjekë me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re”, thuhej në reagimin e Gjykatës.
Ndërkaq, në pritje të vendimit të Kushtetueses, LVV, ka paralajmëruar se nesër ka organizuar një performancë në shesh, ku do të marrin pjesë 3500 deri në 5000 veta.

Gjykata kushtetuese i reagon ashpër kryeministrit dhe presidentit, për presion ndaj kësaj gjykate
20/05/2020

Gjykata kushtetuese i reagon ashpër kryeministrit dhe presidentit, për presion ndaj kësaj gjykate

Myftiu Tërnava: Nuk ka kushte për hapjen e xhamive, madje as për BajramMyftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka bërë të ditur s...
19/05/2020

Myftiu Tërnava: Nuk ka kushte për hapjen e xhamive, madje as për Bajram

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka bërë të ditur se tani për tani nuk ka kushte për hapjen e xhamive.
Përmes një konferencë për media, Tërnava tha se ky vendim erdhi pas konsultimeve që ka pasur me Drejtorin e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani si dhe mikrobiologun L*l Raka.
Duke falënderuar Ramadanin dhe Rakën për punën e bërë, Tërnava tha se mendimi i tyre është që xhamitë të mos hapen pasi ende nuk janë krijuar kushtet për këtë,
“Nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Kosovë. Kështu janë mendimet e ekspertëve të kësaj fushe. Unë nuk e njoh këtë sëmundje, por këta kolegët këtu që kanë punuar natë e ditë për ne, do të j*pin mendimin e tyre për këtë. Ne do të shohim për mundësinë e parë për t’i hapur shtëpitë e Zotit”, tha Tërnava.
Kurse Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani deklaroi se mbyllja e xhamive ka qenë falënderimi më i madh që besimtarët kanë mundur të bëjnë për mjekët në këtë kohë.
Ramadani shtoi se shpreson që shumë shpejt do të mund të shohin mundësitë për hapjen e xhamive.
“Ky është falënderimi më i madh i Bashkësisë Islame, për të mbyllur foltoret në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit. Ne nuk i kemi ndalur lutjet, lutjet janë bërë për çdo qytetarë e besimtarë, par Zotit jemi falur sepse nuk kemi mundur ndoshta në institucionet fetare, por i kemi bërë në ato kushte që i kemi pasur. Besoj se situata epidemiologjike do të shkojë duke u përmirësuar pas rezultateve dhe besojmë se shpejt do të mblidhemi në një konferencë kështu dhe të lajmërojmë për ndonjë mundësi që të hapen edhe xhamitë”, tha Ramadani.

Tërmeti i fortë godet TurqinëNjë tërmet me madhësi 5.6 tronditi rajonin Mesdhe të Turqisë herët të martën.Autoriteti i M...
19/05/2020

Tërmeti i fortë godet Turqinë

Një tërmet me madhësi 5.6 tronditi rajonin Mesdhe të Turqisë herët të martën.Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha që tërmeti goditi brigjet e rrethit Datca në provincën jug-perëndimore të Turqisë, Mugla, në orën 2.22 të mëngjesit me kohë lokale.Dridhjet ndodhën 5.8 kilometra (3.6 milje) nën sipërfaqe.Nuk ka raporte të menjëhershme për viktima.

Agjensia shtoi më vonë se një total prej gjashtë tërmeteve midis magnitudave 4.1 dhe 5.6 ndodhën në Mesdhe të martën.

Orari i qarkullimit të qytetarëve për fazën e dytë të hapjes graduale ekonomike (18 maj-01 qershor 2020).
17/05/2020

Orari i qarkullimit të qytetarëve për fazën e dytë të hapjes graduale ekonomike (18 maj-01 qershor 2020).

Albena Resh*taj është sonte e ftuar në emisionin Debat Plus, në RTV Dukagjini. Emisioni fillon nga ora 20:30. Ju ftojmë ...
12/05/2020

Albena Resh*taj është sonte e ftuar në emisionin Debat Plus, në RTV Dukagjini. Emisioni fillon nga ora 20:30. Ju ftojmë ta ndiqni!

Sonte në " Debat Plus ", Menaxhimi i Pandemisë
12/05/2020

Sonte në " Debat Plus ", Menaxhimi i Pandemisë

Kryetari i Komunës z.Lutfi Haziri dhe drejtori i Arsimit z.Nazim Gagica, pranuan 50 Tablet donacion nga Kompania Ecolog,...
11/05/2020

Kryetari i Komunës z.Lutfi Haziri dhe drejtori i Arsimit z.Nazim Gagica, pranuan 50 Tablet donacion nga Kompania Ecolog, të cilët do të dedikohen për nxënësit me nevoja të veçanta.

Falënderojm kompaninë Ecolog me pronar z.Lazim Destani dhe përfaqësuesin e kësaj kompanie z.Astrit Krasniqi për mbështetje në kohë pandemie.

Komuna e Gjilanit mbjell drunj në lagjen “Bojana”  Gjilan, 7 maj 2020 – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli...
07/05/2020

Komuna e Gjilanit mbjell drunj në lagjen “Bojana”

Gjilan, 7 maj 2020 – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli i shoqëruar edhe nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani dhe banorët e lagjes “Bujana”, kanë bërë mbjelljen e drunjve me qëllim të krijimit të hapësirave më të mëdha gjelbruese.

Aksion për pastrimin, gjelbrimin dhe mbjelljen e drunjve dekorativ në Komunën e Gjilanit u dedikohet të gjithë donatorëve që kanë qenë me Gjilanin në këtë fazë të vështirë të përballjes me pandeminë globale Covid-19 ka pohuar nënkryetari gjatë aksionit në këtë lagje.

“Ishin donatorët, diaspora, komuniteti i biznesit dhe shumë qytetarë që ishin me ne në kohën më të vështirë të përballjes me koronavirusin duke bërë që askush të mos mbetet pa ushqim. Në kuadër të kësaj, ne këtë aksion ua kushtojmë atyre. Fillimisht kemi bërë mbjellje të drunjve në kampusin e shkollave të mesme, po bëhet pastrami i mbeturinave në varrezat e qytetit dhe tash është duke u punuar në lagjen Bujana”, ka thënë nënkryetari.

Njëkohësisht, ai ka potencuar se “kjo ishte iniciativë e Taulant Byqmetit dhe banorëve në këtë lagje të cilët ne i kemi mbështetur dhe sot jemi në realizim të këtij aksioni. Komuna është në shërbim të qytetarëve dhe përmes këshillave të fshatrave dhe lagjeve do të jemi pranë, në mënyrë që ta zgjerojmë ambientin e gjelbër dhe të mbjellim sa më shumë drunj”.

Taulant Byqmeti ka falënderuar nënkryetarin Ismajli duke thënë se së bashku me banorët e lagjes do të jenë kujdestar të gjelbrimit dhe drunjve në përgjithsi, sepse kjo, sipas tij, është jetë më e shëndetshme dhe frymarrje e pastër.

Drejtori Ramiz Ramadani, ka konfirmuar se në planin dinamik për këtë fazë është e paraparë mbjellje e vazhdueshme e drunjve dhe kjo do të bëhet me bashkëpunim qytetarë.

Edhe Narti i vogël i është gëzuar këtij aksioni derisa ka thënë se tashmë është zonë e cila shfrytëzohet shumë nga fëmijët e lagjes.

Sonte, duke filluar nga ora 20:45, Albena Resh*taj është e ftuar në emisionin Rubikon, në Klan Kosova.Ju ftojmë ta ndiqn...
06/05/2020

Sonte, duke filluar nga ora 20:45, Albena Resh*taj është e ftuar në emisionin Rubikon, në Klan Kosova.

Ju ftojmë ta ndiqni!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se AAK respekton vendimin e Gjykatës Kushtet...
02/05/2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se AAK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullim të përkohshëm të dekretit të presidentit për formimin e Qeverisë së re dhe sillet në përputhje të plotë me këtë vendim.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një konferencë për media ka thënë se ka dekretuar Avdullah Hotin, kryeministër ...
30/04/2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një konferencë për media ka thënë se ka dekretuar Avdullah Hotin, kryeministër të Kosovës.

“Pas letrave që i kam dërguar LDK-së, sot kam marrë një letër nga Isa Mustafa i cili konfirmon se mbështet të gjitha kriteret mbizotërues për qeverinë e re duke siguruar votat e nevojshme në Kuvend”, ka thënë Thaçi.

Haradinaj: Vetëm në prill, në Kosovë hynë 15 milionë euro mallra serbeKryetari Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kur...
30/04/2020

Haradinaj: Vetëm në prill, në Kosovë hynë 15 milionë euro mallra serbe

Kryetari Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti ka hequr taksën dhe reciprociteti nuk vlenë, ngase në Kosovë tashmë kanë hyrë vetëm në prill 15 milionë euro mallra serbe.

Ai ka thënë se heqja e taksës ka qenë një prej arsyes që AAK e ka mbështetur mosbesimin në Kuvend ndaj Qeverisë Kurti.

“Vetëm gjatë muajit prill kanë hi në Kosovë rreth 15 milionë eurosh mallra serbe. Që nga data 1 prill, Qeveria Kurti e ka hequr tërësisht taksën. Një prej arsyeve pse unë i jam bashku votës kundër Qeverisë Kurti, është mospajtimi im për mënyrën si z. Kurti e hoqi taksën. Taksa ka mundur të jetë një vlerë për Kosovën për të arritur njohjen finale nga Serbia”, ka thënë Haradinaj në News24.

Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar për t’i realizuar pritshmëritë e votuesve të saj.

“Ka pas shpresë, por për fat të keq nuk rezultoi ashtu. Qeveria Kurti dështoi për me i përmbushë pritjet e qytetarëve. Humbi besimin edhe te partneri i saj, LDK. Është obligim i yni me kriju një qeveri të re. Aleanca i jep mbështetje qeverisë së re të krijuar nga LDK”, ka thënë ai.

Të nderuar miq,Sonte, jam i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24. Emisioni transmetohet e...
29/04/2020

Të nderuar miq,

Sonte, jam i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24. Emisioni transmetohet edhe në Facebook. Ju ftoj të më ndiqni!

RH

Këta do të jenë ministrat e AAK-së në Qeverinë Hoti
29/04/2020

Këta do të jenë ministrat e AAK-së në Qeverinë Hoti

Kryetari Ramush Haradinaj nga Meja: Jo amnisti për kriminelët, drejtësia të vihet në vendSot janë bërë 21 vjet nga Masak...
27/04/2020

Kryetari Ramush Haradinaj nga Meja: Jo amnisti për kriminelët, drejtësia të vihet në vend

Sot janë bërë 21 vjet nga Masakra e Mejës, ku nga regjimi serb ishin ekzekutuar 372 civilë shqiptarë.

I shoqëruar nga deputetët Teuta Haxhiu dhe Pal Lekaj, kryetari Haradinaj sot ka qëndruar në Mejë, për të nderuar dhe përkujtuar të rënët e kësaj masakre. Kryetari Haradinaj, tha se gjithmonë do të përkulet para sakrificës së martirëve të këaj masakre.

“Sot e përjetë, përkulje në nderim të sakrificës së martirëve të masakrës së Mejes”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu, duke marrë shkas debatet e fundit, kryetari Haradinaj ka thënë se për kriminelët nuk mund të ketë amnisti.

“Drejtësia të vihet në vend - jo amnisti për kriminelët”, ka shkruar në fund Haradinaj.

Rruga Deqan - Plavë pothuajse në përfundim, e cila është rreth 35 KM.Daut Haradinaj, Fjalët i merr era, veprat mbesin. P...
26/04/2020

Rruga Deqan - Plavë pothuajse në përfundim, e cila është rreth 35 KM.

Daut Haradinaj, Fjalët i merr era, veprat mbesin. Plava po lidhet me Kosovë.

Orari i ri i qarkullimit nga data 27-30 prillMinistria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të qarkullimit të qytetar...
26/04/2020

Orari i ri i qarkullimit nga data 27-30 prill

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të qarkullimit të qytetarëve në Kosovë, në kohën me pandemi koronavirus.

Orari i ri do të jetë i vlefshëm nga data 27 prill deri më 30 prill, pasi ai do të pësojë ndryshime me rotacion.

Lëvizja e qytetarëve sipas masave të Ministrisë së Shëndetësisë kundër përhapjes së COVID-19, të datës 15 prill, do të bëhet vetëm një herë në ditë për 90 minuta dhe atë sipas shifrës së parafundit të numrit personal.

Këto masa do të jenë në fuqi të paktën deri më datën 4 maj.

Address

Gnjilane

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zero6 sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share


Other News & Media Websites in Gnjilane

Show All