
21/02/2025
Konfirmim i Prezencës në Panelin e Jurisë - Golden Voice Malta International Jury 2025
I nderuar komitet i organizimit,
Me kënaqësi të madhe, dëshiroj të konfirmoj prezencën time si pjesë e panelit të jurisë për Golden Voice Malta International Jury 2025. Është një nder i madh të jem pjesë e këtij evenimenti prestigjioz dhe të kem mundësinë të gjykoj performancat e talentuara që do të paraqiten në këtë ngjarje ndërkombëtare.
Si profesioniste në fushën e muzikës, jam e angazhuar të vlerësoj çdo pjesëmarrës me drejtësi dhe objektivitet, duke kontribuar në përzgjedhjen e talenteve më të shkëlqyera që do të bëjnë një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre. Jam shumë e emocionuar për këtë mundësi dhe mezi pres të jem pjesë e këtij eksperiencimi të paharrueshëm.
Faleminderit për besimin dhe mundësinë e dhënë.
Me respekt,
Arta Haziri-Nuhiu