Radio Gjilani

Radio Gjilani Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Radio Gjilani, Radio Station, Gjilan.

ZGJEDHJET 2025 LVV : Qeveria për Punësimin dhe Superpuna, ishte tema kryesore e bashkëbisedimit të kandidatëve për deput...
16/01/2025

ZGJEDHJET 2025

LVV : Qeveria për Punësimin dhe Superpuna, ishte tema kryesore e bashkëbisedimit të kandidatëve për deputetë: Labinotë Demi Murtezi, Burim Demiri, Liza Gashi dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni, me drejtuesit dhe stafin shëndetësor, gjatë vizitës në klinikën shëndetësore "Swis Hospital".

Përmes programit të Superpunës, shumë profesionistë shëndetësorë dhe të profileve të tjera, në çdo cep të vendit, janë angazhuar me kontrata pune. Masave të qeverisë për qytetarët do t'i shtohet në mandatin që vjen edhe Superpuna për gratë.

Vvazhdojmë me 500 mijë zemra që rrahin sikur një, me numrin 118.



LVV-Qendra në Gjilan

ZGJEDHJET 2025 >>Nazim Gagica : Takim me strukturat e AAK-së në LladovëMobilizim i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 9 shk...
16/01/2025

ZGJEDHJET 2025 >>

Nazim Gagica : Takim me strukturat e AAK-së në Lladovë

Mobilizim i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Është vlerësim i përgjithshëm se Aleanca është e vetmja që ka program zhvillimor dhe të realizueshëm, kandidat serioz për kryeministër dhe kandidatë të përgjegjshëm dhe të dëshmuar për deputetë.

Kosova Fituese tanimë është e paalternativë.

Dega e AAK-së në Gjilan

16/01/2025
ZGJEDHJET 2025Haziri : Zabeli madhështor. Bastioni i përhershëm i LDK-së. Ju falënderoj deri në përulje për këtë besim e...
16/01/2025

ZGJEDHJET 2025

Haziri : Zabeli madhështor. Bastioni i përhershëm i LDK-së.

Ju falënderoj deri në përulje për këtë besim e motivim për zgjedhjet e 9 shkurtit. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!

Lutfi Haziri ,kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan

ZGJEDHJET 2025 >>PDK - Dega Gjilan : Motiv i lartë për fitoren e PDK-së në ZhegërTakimet mobilizuese kanë vazhduar sot m...
16/01/2025

ZGJEDHJET 2025 >>

PDK - Dega Gjilan : Motiv i lartë për fitoren e PDK-së në Zhegër

Takimet mobilizuese kanë vazhduar sot me nëndegët e Zhegrës dhe Llashticës, ku janë prezantuar kandidatët tanë për deputetë: Arben Mustafa, Zenun Pajaziti, Aurorë Osmani Buca, Florentina Osmani Vokshi, Qendrim Qerimi dhe Ilir Tahiri. Ata ndanë motivin e tyre për kandidim dhe theksuan arsyet pse kërkojnë mbështetjen tuaj.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nënvizoi se PDK-ja është e vetmja forcë që mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza, duke ofruar ide, propozime dhe alternativa konkrete që e bëjnë programin tonë më të mirë për ndryshimin e vendit.

Kryetarët e nëndegëve, Burhan Isufi nga Zhegra dhe Naser Ibishi nga Llashtica, shprehën gatishmërinë dhe shkallën e lartë të mobilizimit për të siguruar fitoren e PDK-së.

Ndërkohë, kryetari i degës në Gjilan, Riad Rash*ti, përsëriti thirrjen për mbështetjen e kandidatëve tanë.

PDK-ja mundet !

Partia Demokratike e Kosovës Gjilan

ZGJEDHJET 2025LVV : PËR TË GJITHA MOSHAT, CEP MË CEP GJILANITKandidatët për deputetë sot mbajtën takim të përzemërt me p...
16/01/2025

ZGJEDHJET 2025

LVV : PËR TË GJITHA MOSHAT, CEP MË CEP GJILANIT

Kandidatët për deputetë sot mbajtën takim të përzemërt me pensionistët dhe bashkëbiseduan ngrohtësisht me ta.

Pensionet janë rritur dhe do të rriten përsëri. Po punojmë çdo ditë për dinjitetin e prindërve dhe gjyshërve tanë.

Po ndërtohet Qendra për Qëndrim Ditor dhe kemi rikthyer kontrollat, duke shtuar kujdesin shëndetësor për pensionistët në Gjilan. Angazhohemi për kushte më të mira dhe mirëqenie për ta.

Pensionistët, bashkë me 500 mijë zemra që rrahin sikur një për vendin tonë.

LVV-Qendra në Gjilan

LAJME / GJILAN >>Kryetari Hyseni : 3.3 milionë euro për shkollën e re të mjekësisë në Gjilan!16-01-2025Sot, së bashku me...
16/01/2025

LAJME / GJILAN >>

Kryetari Hyseni : 3.3 milionë euro për shkollën e re të mjekësisë në Gjilan!

16-01-2025

Sot, së bashku me përfaqësuesit e organizatës Islamic Relief Kosova, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e shkollës së mjekësisë "Dr. Asllan Elezi" në Gjilan.

Jam i lumtur që nxënësit do të kenë një objekt të ri dhe modern, i pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit.

Alban Hyseni,kryetar i Gjilanit.

G J I L A N >>Rapuca : Ndihmat janë shpërndarë nga Komuna e Gjilanit dhe jo nga VETËVENDOSJE!16-01-2025Komuna e Gjilanit...
16/01/2025

G J I L A N >>

Rapuca : Ndihmat janë shpërndarë nga Komuna e Gjilanit dhe jo nga VETËVENDOSJE!

16-01-2025

Komuna e Gjilanit, ka vazhduar me shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë, ku janë shpërndarë 500 pako me ushqime dhe mjete higjienike.

U.d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjilanit Hekuran Rapuca, tha se: Së fundmi, është përhapur një lajm i pavërtetë, kinse kemi shpërndarë ndihma me miell dhe vaj për qëllime politike gjatë periudhës së fushatës.
“Sqarojmë se as kryetari i komunës dhe asnjë figurë tjetër që mund të jetë pjesë e garës politike nuk ka qenë pjesë e këtij aktiviteti. Këto ndihma janë shpërndarë nga Komuna e Gjilanit dhe jo nga VETËVENDOSJE!”, tha Rapuca.
Më tej u.d i drejtorit shtoi se për të ilustruar vazhdimësinë dhe përkushtimin e tyre në sektorin social dhe shëndetësor, tregoi disa të dhëna konkrete për punën e realizuar ndër vite: Mbështetja për lehonat: në vitin 2023 për 436 raste ishte 56 mijë e 300 euro. Në vitin 2024 për 249 raste ishin 70 mijë e 500 euro. Gjithsej për 727 raste mbështetja ishte 126 mijë e 800 euro.
Mbështetja me barëra në vitin 2022 ishte për 770 raste në vlerë prej 85 mijë e 630 euro. Në vitin 2023 për 906 raste në vlerë prej 118 mijë e 280 euro. Ndërsa për vitin 2024 për 686 raste mbështetja ishte 86 mijë e 860 euro. Gjithsej ishin 2 mijë e 362 raste në vlerë prej 290 mijë e 770 euro.
U.d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hekuran Rapuca, tregoi se ndihma momentale është 3 mijë pako ushqimore (përfshirë këto të fundit), 1 mijë e 300 pako higjienike dhe 500 pako veshmbathje.
Ajo tregoi edhe për banim, ku janë 8 shtëpi të reja të ndërtuara, 72 banesa të reja sociale (në pritje të aprovimit final), 2 objekte banimi social në renovim (vlera e projektit: 430,000 €).
U.d i drejtorit të SHMC-së, thekson se është paguar qera për banim në mbështetje të familjeve pa shtëpi. Në vitin 2022 për 57 familje në vlerë prej 59 mijë e 160 euro. Më 2023 për 52 familje në vlerë prej 54 mijë e 240 euro dhe në vitin 2024 për 50 familje në vlerë prej 52 mijë e 80 euro.
Ai tha se po ashtu është siguruar edhe material shkollor për nxënësit e familjeve në nevojë sociale:
Mbi 450 nxënës janë pajisur me çanta dhe material shkollor gjatë viteve 2023 dhe 2024.
Hekuran Rapuca, tha se po ashtu është bërë punësimi i personave me nevoja të veçanta: Janë ndarë 50 mijë euro për subvencionimin e punësimit të personave me nevoja të veçanta.“Ka ende shumë punë dhe projekte të tjera që kemi realizuar, të cilat ndikojnë direkt ose indirekt në përmirësimin e jetës së familjeve në nevojë. Mbështetja institucionale ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë. Lajmet e pavërteta, të qëllimshme dhe dezinformuese, nuk kalojnë”, tha u.d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjilanit Hekuran Rapuca. / Komuna e Gjilanit /

G J I L A N >>LDK : Tentimi i mjerë për blerje të votës përmes shpërndarjes së ndihmave në fushatë zgjedhore është pamja...
16/01/2025

G J I L A N >>

LDK : Tentimi i mjerë për blerje të votës përmes shpërndarjes së ndihmave në fushatë zgjedhore është pamja më e shëmtuar e ekzetutivit të Gjilanit

Dje u shpërndanë pako ushqimore e higjienike nga nga Komuna e Gjilani për 500 për familje në nevojë dhe ky nuk është donacion nga ndonjë organizatë, por janë mjete të taksapaguesve, të cilat po keqpërdoren nga ekzekutivi i VV-së për fushatë.

E keqja më e madhe është se këto mjete janë zotuar në dhjetor, por tek tani e panë të rrugës të shpërndahen. Kjo flet shumë për logjikën e shëmtuar të pushtetit aktual dhe për mënyrën se si këta i trajtojnë qytetarët tanë.

Por, kot e keni. Këto do të mbesin vetëm tentime sepse gjilanasit tashmë ia kanë konfirmuar LDK-së besimin dhe mbështetjen në formë plebish*tare më 9 shkurt, të cilët i falënderojmë deri në përulje!

LDK - Dega në Gjilan

LAJME / SIGURI >>Kadetët e FSK-së, trajnohen për Mbijetesë në kushte dimërore16-01-2025Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnues...
16/01/2025

LAJME / SIGURI >>

Kadetët e FSK-së, trajnohen për Mbijetesë në kushte dimërore

16-01-2025

Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), është realizuar trajnimi për Mbijetesë Malore në kushte dimërore për kadetët e vitit të 4-të, të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky program intensiv është krijuar për të sfiduar kadetët dhe për t'i pajisur ata me aftësi thelbësore të mbijetesës në kushte ekstreme malore duke u fokusuar në mësimin e teknikave të ngjitjes dhe zbritjes me litar, ndërtimin e strehëve dhe ndezjen e zjarreve në kushte të vështira, orientimin dhe navigimin në terrene të ashpra dhe menaxhimin e burimeve materiale nga natyra.Kadetët treguan shkathtësitë e tyre për t’u përballur me sfidat ku kjo tregon se këta të rinj do të jenë udhëheqës të ardhshëm të njësive të FSK-së, duke punuar dhe vepruar me punë në ekip dhe vendosmëri, duke mishëruar vlerat thelbësore të shërbimit dhe gatishmërisë.

/ FSK/

LAJME / LEPOSAVIQ >>Albin Kurti : Mbi 300 biznese janë hapur dhe afër 500 qytetarë nga komuniteti serb janë punësuar në ...
16/01/2025

LAJME / LEPOSAVIQ >>

Albin Kurti : Mbi 300 biznese janë hapur dhe afër 500 qytetarë nga komuniteti serb janë punësuar në veri të Kosovës gjatë vitit 2024

16-01-2025

Sot, Banka Ekonomike e hapi degën e 33-të të saj në Kosovë, kësaj radhe në Leposaviq, duke ofruar shërbime moderne për biznese dhe qytetarë, e të cilat i ofron edhe në secilën pikë tjetër në Kosovë, vetëm se këtu tash me pajisje të reja të teknologjisë së fundit. Banka aktualisht ka pesë punëtorë, tre serbë e dy shqiptarë.

Urime qytetarëve të Leposaviqit dhe punë të mbarë!

Albin Kurti ,kryeministër i Kosovës

PZAP-DËNON LVV-në ME 3 MIJË EURO , PËR SHKAK TË GJUHËS SË PËRDORUR TË ALBIN KURTIT NË TUBIMIN E MBAJTUR NË PEJË
16/01/2025

PZAP-DËNON LVV-në ME 3 MIJË EURO , PËR SHKAK TË GJUHËS SË PËRDORUR TË ALBIN KURTIT NË TUBIMIN E MBAJTUR NË PEJË

20 MIJË EURO DËNIM PËR SHKELJE TË 'KODIT TË MIRËSJELLJES'PZAP ka dënuar me 20 mijë euro LDK-në për shkelje të “Kodit të ...
16/01/2025

20 MIJË EURO DËNIM PËR SHKELJE TË 'KODIT TË MIRËSJELLJES'

PZAP ka dënuar me 20 mijë euro LDK-në për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes" për shkak të postimit të kandidates Xheneta Syka.
Ajo e kishte krahasuar Kurtin me Hitlerin!

ZGJEDHJET 2025LVV :  Në Cërnicën e Ramiz Cërnicës, aty ku dera për Lëvizjen ka qenë gjithmonë e hapur.Kryetari Alban Hys...
16/01/2025

ZGJEDHJET 2025

LVV : Në Cërnicën e Ramiz Cërnicës, aty ku dera për Lëvizjen ka qenë gjithmonë e hapur.

Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për deputetë: Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arijeta Rexhepi, Ismajl Kurteshi dhe Liza Gashi, u pritën ngrohtësisht sot në Cërnicë.

Nga ditët e para të organizatës, kemi qëndruar bashkë, krah Cërnicës, dhe sot Cërnica, cep më cep, është në krah të Republikës, sepse ata do të vendosin vet me datë 9 shkurt duke votuar për numrin 118.

LVV - Qendra në Gjilan

ZGJEDHJET 2025PDK - Dega Gjilan : Cërnica dhe Livoqi të gjithë së bashku për një Kosovë ma të mirë Kryetari i PDK-së z.M...
16/01/2025

ZGJEDHJET 2025

PDK - Dega Gjilan : Cërnica dhe Livoqi të gjithë së bashku për një Kosovë ma të mirë

Kryetari i PDK-së z.Memli Krasniqi mori përkrahjen e plotë nga banorët e Cërnicës dhe Livoqit, të cilët u zotuan për fitoren e madhe më 9 shkurt, për Bedri Hamzën kryeministër të Kosovës sepse Kosova mundet ma mirë, e edhe për Gjilanin do të jetë shumë ma mirë.

Memli Krasniqi kërkoi mbështetjen e plotë edhe për kandidatët e Gjilanit për deputet, të cilët janë më të mirët nga të gjitha listat garuese dhe meritojnë përfaqësimin tuaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ditë e ma mirë për vendin tonë 🇽🇰💙.



Partia Demokratike e Kosovës Gjilan

GJILAN / UGLAR >>Fshati Uglar bëhet me ndriçim, trotuar e drunjë dekorativ Investimet në infrastrukturën e fshatrave po ...
16/01/2025

GJILAN / UGLAR >>

Fshati Uglar bëhet me ndriçim, trotuar e drunjë dekorativ

Investimet në infrastrukturën e fshatrave po vazhdojnë nga Komuna e Gjilanit me qëllim të përmirësimit të jetës për banorët.
Tani fshati Uglar është bërë me ndriçim, trotuar e drunjë dekorativ.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër këto investime dhe ka biseduar me banorët e këtij fshati.
“Ndriçimi i ri, trotuari dhe shumë drunjë dekorativ në Uglar, në vlerë rreth 160 mijë euro janë vetëm disa nga intervenimet drejt përmirësimit të jetesës për qytetarët tanë. Po sjellim më shumë dritë dhe zhvillim në çdo cep të komunës”, tha kryetari Alban Hyseni. Radio Gjilani

M O T I   S O T  >>Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, mund të ketë reshje të izoluar bore.Tempe...
15/01/2025

M O T I S O T >>

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, mund të ketë reshje të izoluar bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 3°C.

Radio Gjilani. 16-01-2025

Address

Gjilan
60000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Gjilani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Category