
26/03/2025
Përshëndetje të dashur miq,
Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj më shumë se kurrë! Familja jonë po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë dhe kërkojmë mbështetje nga zemra juaj. Babai ynë, Nikollë Bisaku 1967, pas shumë kontrolleve dhe analizave që nga janari, është diagnostikuar me kancer të fytit dhe që prej tre javësh e disa ditësh po lufton me trajtimet e rrezatimit dhe kimioterapisë. Ky është një moment shumë i vështirë për ne, pasi po luftojmë me çdo forcë për të shpëtuar jetën e babait tonë të dashur.
Përveç trajtimeve të mundimshme që po merr, ai udhëton çdo ditë për në spitalin e Prishtinës. Ndërkohë, në Gjakovë, ai merr çdo ditë dy deri në katër infuzione, ilaçe të ndryshme, ilaçe për rritjen e imunitetit dhe vitamina të ndryshme, të cilat janë thelbësore për të luftuar këtë sëmundje dhe për të mbështetur terapinë e rëndë që po ndjek.
Nga janari e deri më sot, kemi dhënë gjithçka që kemi pasur dhe, me ndihmën e disa miqve, kemi arritur deri në këtë pikë. Por tani nuk mund të vazhdojmë më pa mbështetje të jashtme. Për këtë, ne ju lutemi me zemër të hapur që të na ndihmoni!
Çdo kontribut, i vogël apo i madh, do të bëjë një ndryshim të madh për ne dhe do të na ndihmojë të kalojmë këtë periudhë shumë të vështirë. Asgjë nuk duam më shumë nga jeta sesa ta shohim babanë tonë të shërohet dhe të kthehet në jetën normale, siç ka qenë më parë.
Ju lutemi, na ndihmoni sa të keni mundësi! Çdo ndihmë është e çmuar dhe do të na ndihmojë të ecim përpara me shpresë dhe besim. Zoti ju shpërbleftë për çdo ndihmë që mund të ofroni!
Me respekt dhe mirënjohje,
Familja Bisaku
Nga Qerimi 🙏
⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️
Beneciary Name: Nikoll Bisaku
Beneciary Account Number / IBAN: XK1505030001018958
Bank Name and Address: [Raifeisen Bank Kosovo, Prishtina, Kosovo ]
Bank Swift Code / BIC: [ RBKOXKPR###]