16/08/2024
EUPSYCHO misioni i ardhshëm evropian në Kosovë!
(Ky tekst është shkruar në vitin 2009. Sa ka avancuar shoqëria jonë në aspektin e edukimit dhe formimit që një opinion i tillë të mbetet po aq aktual edhe pas 15 vitesh?!)
..., askush nuk mund te bëjë që dielli të lindë apo perëndojë në Kosovë. Kosova gjeografikisht dhe me mendësi e veçori tjera i përket Evropës juglindore ama e hapur edhe ndaj lindjes dhe perëndimit...
Unë që shkruaj, për 24 orë çdo ditë të jetës, vazhdimisht dhe pa reduktime u përkasë më shumë se një identiteti. Jam, ferizajas, kosovarë, shqiptarë myslimanë, evropian i euro-juglindorë, tokësorë, i galaktikës ‘’rruga e qumështit’’ dhe asnjëherë nuk vërej ndonjë pengesë apo ngarkesë të asnjë lloji për identitetet e mia .
Janë të çuditshme komplekset që viteve të fundit janë krijuar në mendjet e popullit tonë. Më tragjike është fakti që këto komplekse artikulohen dhe udhëhiqen nga ata kinse-intelektual.
Për një kohë të gjatë tema e identitetit kosovarë, krizë identiteti dhe kthim në identitet ishin pjesë e debateve dhe diskutimeve të njëanshme, jo shkencore dhe mbi të gjitha mediokre dhe me prapavijë por edhe më agjendë tashmë publike.
Në emër të integrimeve ndërkombëtare thirrej dhe thirret ende për krijim të kombit kosovarë, heqje dorë nga trashëgimia kulturore dhe të gjitha vlerat shpirtërore dhe morale dhe mbi të gjitha fetare.
Një njeri me pak fije mend do të parashtronte pyetje të thjeshta :
PSE ?
A ËSHTË DUKE E KËRKUAR DIKUSH NGA NE ?
A KA NDOJNË MUNDËSI TË REALIZIMIT ?
A IA VLENË BARRA QIRANË ?
Le të themi edhe një herë hapur dhe me keqardhjen më të madhe se kemi të bëjmë me sëmundje psikologjike të një pjese të kinse-intelektualëve që janë në fron’ në shumë sfera. Është pikërisht ajo që është thënë edhe herëve tjera se kemi të bëjmë me ‘’komplekse inferioriteti’’ për përkatësin tonë kombëtare dhe fetare që buron nga injoranca ekstreme e mos njohjes së vetvetes dhe të asaj që i përket si dhe mbetjet e fundit të mendimit të dhunshëm dhe aspak shkencorë të ateizmit që i qe imponuar popullit tonë.
Gjithë kësaj i kontribuoi dhe vazhdon ti kontribuoj edhe një herë elita hipokrite e cila edhe një herë si zakonisht shfrytëzoi situatën politike dhe sociale të popullit tonë por BRAINWASH dhe devijim të prirjeve të popullit tonë.
Por bota nuk lëvizë sipas qejfeve. Njerëzit nuk janë objekte që mund të zbrazën si po pretendojnë disa si fjala vjen: të zbrazet populli ynë nga shqiptarizmi për t’u mbushur me kosovarizëm ose nga feja Islame e të mbushen me ‘’diç tjetër’’ konkretisht me ‘zbulimin epokal të rrënjëve tona’.
Pra njerëzit janë njerëz dhe kanë veçorit e tyre që nuk mundë të futen në laboratorë. Ato i kanë këto veçori të ndërtuara ndër shekuj i kanë të trashëguara në gjene dhe si të tilla do ti trashëgojnë edhe të ardhmen.
Pak me thjeshtë shqiptarët kudo që të janë do të prodhojnë vetëm se shqiptar, njëjtë si dhe muslimanët.
Vetëm pse dikush nga njerëzit e llojit tonë vuan nga këto komplekse inferioriteti po na u dashka që edhe ne të ndryshojmë?!
Po shumë njerëz nuk ndihen rehat për ngjyrën që kanë, lëkurën madje edhe gjininë. Por kjo nuk do të thotë që njerëzit e popullit tonë të bëhen homoseksual, lezbejk, të kaftë apo biondë për qejfe të individëve.
Absurde apo jo ?
Nga të gjitha çmendurit ndalemi pak edhe te ‘’logjika e ndërtimit të mureve’’. Shpesh artikulohet një qëndrim i dhunshëm, pa të pyetur ty se çfarë donë se ne duhet të kthejmë kokën nga përendemi madje e kurrsesi për asnjë motiv nga lindja.
Por duke shkatërruar një mur dhe duke ndërtuar një tjetër vetëm se po përsërisim historinë me dallime të vogla se tani e bëjmë vet me vet iniciativë pa imponim okupatorësh dhe e kemi ndërruar kahen , në fakt ia kemi zënë diellin vendit tonë, edhe një herë po bëhemi budalla në histori.
Diç është me rëndësi të dihet nga populli ynë, askush nuk mund të bëjë që dielli të lindë apo perëndojë në Kosovë. Kosova gjeografikisht dhe me mendësi e veçori tjera i përket Evropës juglindore ama e hapur edhe ndaj lindjes dhe perëndimit.
Sigurisht dhe për hir të qytetarëve të saj dhe më shumë për arsye se askush nuk kërkon nga ajo të bëjë ndryshime dhe operacione shpirtërore dhe arkeologjike. Me karakteristikat dhe vlerat që ka duhet të integrohet, hipotetikishtë edhe po të kërkohej edhe jashtë galaktikës sonë dhe jo vetëm në instancat botërore-tokësore.
EUPSYCHO si mision perëndimor do të ishte opsion i mirë për shërim të këtyre komplekseve. Një mision perëndimor detyrimisht psikologë perëndimor për arsye se pacientët e tillë më lehtë do të shëroheshin nga të tillë mjekë me që i kanë obsesion perëndimorët.
Sigurisht që shumica absolute e popullit nuk ka nevojë për një mision imagjinar të tillë ama për pjesa tjetër që përmendëm më lartë do të ishte qysh ata do të kishin dashtë të thoshin MORE THAN WELCOME.
Autor: Gentian Jetishi