▶️ Qindra fluturime u anuluan në Britani për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës. Britania u zgjua nga temperaturat disa gradë nën zero dhe dëbora të dielën, ndërsa autoritetet paralajmëruan banorët të kenë kujdes dhe të evitojnë daljet e panevojshme. #voa #zëriiamerikës #britain
SHBA, dyqanet që po veprojnë për të mbrojtur mjedisin nga plastika
OKB vlerëson se bota prodhon mbi 430 milionë tonë mbetje plastike çdo vit në shkallë globale. Burimi më i madh i tyre janë produktet për një përdorim. Zëri i Amerikës njofton për një lëvizje për të minimizuar ndotjen e mjedisit.
Ndryshimet që priten në politikat arsimore në Shtetet e Bashkuara
Ashtu si shumë prej të përzgjedhurve nga Presidenti i ardhshëm Donald Trump për të shërbyer në kabinetin e tij qeveritar, e emëruara për postin e drejtueses së Departamentit të Arsimit, Linda McMahon, ka qenë një mbështetëse kryesore dhe donatore për fushatën zgjedhore.
Ukraina bllokon kalimin e gazit rus në Evropë, rriten çmimet e gazit
Çmimet e gazit në Evropë janë rritur pasi Ukraina ndaloi kalimin e gazit rus përmes territorit të saj drejt Bashkimit Evropian. Moska dikur përmbushte mbi një të tretën e nevojave të Evropës.
Krimi i organizuar ka implikuar nivelet drejtuese të Policisë shqiptare
Arrestimi i një grupi oficerësh të lartë të Policisë së Shtetit gjatë dy viteve të fundit si pjesë e hetimeve të SKY ECC reflekton sipas ekspertëve nivelin e depërtimit të krimit të organizuar në radhët e policisë, po aq sa problemet sistemike të korrupsionit dhe ndikimit politik.
Vijojnë paqartësitë politike në Korenë e Jugut
Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan përsëri Presidentit në detyrë të vendit të shtunën që të urdhërojë shërbimin e sigurisë presidenciale që të zbatojë një urdhër arresti për Presidentin e shkarkuar nga parlamenti Yoon Suk Yeol.
Ditari - Krimi i organizuar ka implikuar nivelet drejtuese të Policisë shqiptare
Në Shqipëri, ekspertët thonë se arrestimi i një grupi oficerësh të lartë të Policisë së Shtetit si pjesë e hetimeve të SKY ECC reflekton nivelin e depërtimit të krimit të organizuar në radhët e policisë.
Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi, Marash Dukaj thotë se marrëveshja e koalicionit qeverisës është duke u respektuar dhe këtë e dëshmon edhe përparimi në hapat drejt integrimit europian.
Uashingtoni shton masat e sigurisë.
▶️ 12 persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në qytetin e Gazës të shtunën në mëngjes, njoftuan mjekët palestinezë, ndërsa ndërmjetësuesit në Katar, nisën një përpjekje të re për një marrëveshje armëpushimi.
Ky sulm e çon numrin e viktimave në 62 gjatë 24 orëve të fundit, thanë autoritetet shëndetësore palestineze.
Banorë dhe mjekë thanë se së paku 14 vetë kishin qenë në banesën e familjes Al-Ghoula kur ndodhi sulmi në orët e para të mëngjesit.Një dëshmitar tha për agjencinë e lajmeve Reuters se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Deri tani nuk ka patur një deklaratë nga ushtria izraelite lidhur me ngjarjen. #voa #zëriiamerikës #Gaza #Israel
🔴 Në Cetinjë të Malit të Zi u mbajtën sot homazhe për 12 personat që u vranë gjatë një sulmi ditën e Vitit të Ri.
Në bashkinë e qytetit ishin vendosur fotografi të viktimave të sulmit, ndërsa në homazhe morën pjesë të afërm të tyre dhe zyrtarë të Malit të Zi.
Të premten, kryeministri malezez Milojko Spajić njoftoi një projektligj të ri që ashpërson masat për mbajtjen e armëve.
Zoti Spajić njoftoi se individët që kanë armë me leje do t’i nënshtrohen një kontrolli të së shkuarës së tyre dhe gjendjes psikologjike ndërsa paralajmëroi për një ndëshkim tejet të ashpër për ata që mbajnë armë në mënyrë të paligjshme.
Viktimat e sulmit në qytetin perëndimor të Cetinjës ishin 7 burra, tre gra dhe dy fëmijë, të lindur në 2011 dhe 2016.
Policia tha se autori, i identifikuar si Aco Martinović, ka të ngjarë të ketë qëlluar veten në kokë dhe humbi jetën. #voa #zëriiamerikës #montenegro
▶️ Qindra malazezë protestuan të premten në kryeqytetin e Mali të Zi Podgoricë kundër, siç thanë ata, mungesës së veprimeve të autoriteteve për ta parandaluar vrasjen e shumëfishtë që shkaktoi vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e rëndë të katër të tjerëve. Vrasja e shumëfishtë, ndër më të rëndat në vend, ndodhi të mërkurën pasdite, kur 45 vjeçari Aco Martinoviç qëlloi viktimat në Cetinjë pasi kishte konsumuar alkool. Ai arriti t’i shmanget policisë për orë të tëra. Në mesin e të vrarëve është edhe motra e tij. Më pas ai vrau veten dhe vdiq nga plagët e marra në orët e hershme të së enjtes. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e zyrtarëve të lartë, përfshirë Ministrin e Brendshëm Danilo Saranoviç dhe drejtorin e policisë Lazar Sçepanoviç. Kjo ishte vrasja e dytë në masë brenda më pak se tre vitesh në Cetinjë, që gjendet 38 kilometra në perëndim të Podgoricës. Në gusht të vitit 2022, një i armatosur vrau 10 persona, përfshirë dy fëmijë, para se të vritej #voa #zëriiamerikës #montenegro
Apeli kthen masën “detyrim paraqitje” për ish Kryeministrin Berisha
Në Tiranë, Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ktheu masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, dy herë në muaj para oficerëve të policisë gjyqësore
Ditari- Nis punimet Kongresi i ri i Shteteve të Bashkuara
Republikanët përballen me sfida pavarësisht kontrollit të Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë.
Në Tiranë, Apeli i Posaçëm vendosi sot sërish për ish kryeministrin Sali Berisha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” para oficerëve të policisë gjyqësore.
Autoritetet e Koresë së Jugut pezullojnë përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon.