25/05/2023
“Ai qen bir qeni, ka djegur flamurin e Shqipërisë”, Artan Hoxha debaton me zëdhënësin e fushatës së Fredi Belerit: Mbylle ore gojën, pusho aty!
Gazetari Artan Hoxha dhe zëdhënësi i fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli janë përfshirë në një debat me tone të ashpra mbrëmjen e kësaj të enjteje. Hoxha tha se kandidati opozitar ka djegur flamurin shqiptar.
“Po të mos ishte Rama, nuk kandidonte Fredi Beleri. Ai Fredi Beleri që ka duart me gjak. Ai qen bir qeni, ka djegur flamurin e Shqipërisë! Ai qen bir qeni nuk duhet të ishte atje kandidat. Ka dy dëshmorë të atdheut”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Gazetari shtoi se prokurorët i kanë dorëzuar diplomatëve grekë prova për Belerin, të cilat më pas kanë përfunduar në mediat greke. “Prokuroria ka bërë një gafë tjetër. Të trembur dhe të kompleksuar nga diplomatët grekë, kishin dhënë gjithë letrat sekrete diplomatëve grekë”, tha Artan Hoxha.
Hoxha shtoi më pas se në brendësi të provave, janë edhe emrat e skuadrës operacionale të Tiranës, madje ka edhe një video të tyre por nuk bëhet publike për shkak se prishen hetimet.
Pjesë nga debati në studio, mes Artan Hoxhës dhe Skerdjan Dhulit
Artan Hoxha: Po të mos ishte Rama, nuk kandidonte Fredi Beleri. Ai Fredi Beleri që ka duart me gjak. Ai qen bir qeni, ka djegur flamurin e Shqipërisë! Ai qen bir qeni nuk duhet të ishte atje kandidat. Ka dy dëshmorë të atdheut. Mbylle ore gojën, pusho aty! Më lër të mbaroj, po flas unë. Mbylle dhe qepe gojën, nuk të ndërhyra asnjë sekondë!
Skerdjan Dhuli: Mos më bërtit mua, se unë nuk trembem!
Artan Hoxha: Boll të thashë, nuk të ndërhyra, mbylle gojën! Ja kam mbyllur gojën Sali Berishës dhe Edi Ramës, jo më ty.
Skerdjan Dhuli: I kam duart e pastra!
Artan Hoxha: Mbaji të pastra pra mos i bëj p*s. Nuk të ndërpreva, pusho!
Prokuroria ka bërë një gafë tjetër. Të trembur dhe të kompleksuar nga diplomatët grekë, kishin dhënë gjithë letrat sekrete diplomatëve grekë. I pashë në mediat greke. E di çfarë pashë? Emrat e skuadrës operacionale të Tiranës. Si mund t’ja japësh këtë një vendi që je në konflikt të hapur? Që kryeministri, ministri i jashtëm, ministri mbrojtjes, kanë ngritur në këmbë nga Uashingtoni në Bruksel.
I bëj thirrje skuadrës që ka kryer këtë operacion, ka bërë detyrën, nëse ka shkelje e nxjerr gjyakta. Në rastin konkret kush ja ka dhënë një media në Greqi emrat e skuadrës operacionale? Unë them se ka video, por nuk e nxjerrim, sepse prishen hetimet. Si mund të dalin emrat e skuadrës operacionale kur ata nuk njihen? Atyre u rrezikohet jeta. Nëse i ndodh gjë atij, unë ja kërkoj Edi Ramës dhe Mitsotaqisit.
Skerdjan Dhuli: Atë dokument e kam edhe unë.
Artan Hoxha: E pra, nuk duhet ta kesh ti. Prokurori ka rrezikuar jetën e një skuadre të tërë.