12/18/2023
Pirja e kafes
Ekziston numër i madh i llojeve të kafes: kafja shtëpiake, të cilën e përgatitni në shtëpi, espresso, kafja në filtër, kafja pa kafeinë, kafja nga aparati, e të tjera.
Është e rëndësishme të gjeni atë që ju shijon më shumë .
Kafja komplekse aromatike, me thartirë të butë, shije të mprehtë, me shtresë të hollë kremlajthie, e cila i jep asaj dendësi… njëherësh me shije të butë dhe të qëndrueshme, të cilën e lë në gojë , po flasim për esspreson e mirë.
Shumë ekspertë theksojnë që nëse bëni pjesë tek ata njerëz të cilët pinë më shumë se 4 kafe në ditë, e teproni. Optimale janë 2 – 3 filxhanë.
Nëse ndieni anksiozitet, keni problem me insomninë dhe jeni të nervozuar, është e mundur që jeni tepër të ndjeshëm ndaj kafesë.
Doza e rekomanduar e kafeinës është 200 – 400 mg, gjë që është një filxhan apo dy në ditë.