01/01/2026
𝐙𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦𝐞 𝐭ë 𝐫𝐞𝐣𝐚 𝐦𝐛𝐢 𝐉𝐮𝐝𝐚𝐡 𝐋𝐞𝐠𝐢𝐨𝐧 (PJS.2)
Nga Francesca Panfili dhe Luigi Benedetti
29 Dhjetor 2025
Vepra Johanine 2025,
Kronika nga Arkat
𝐌𝐁𝐈 𝐍𝐀𝐓𝐘𝐑Ë𝐍 𝐃𝐇𝐄 𝐏𝐑𝐎𝐆𝐑𝐀𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝐉𝐔𝐃𝐀𝐇 𝐋𝐄𝐆𝐈𝐎𝐍
Judah Legion ka si program të bëjë që të fitojnë kompanitë antikrishtike që e kanë ndërtuar. Megjithatë, nëse unë infiltrohem brenda këtyre kompanive si agjent i fshehtë, siguroj para dhe i përdor ato për ta mposhtur atë, ai nuk mund të më bëjë asgjë, sepse nuk është i programuar për këtë. Të gjithë CEO-t Globalë të kompanive më të pasura në botë e njohin natyrën e vërtetë të Judah Legion, ndërsa CEO-t e nivelit më të ulët nuk e imagjinojnë ekzistencën e këtij ciborgu antikrishtik. Këto familje përfaqësojnë pushtetin okult që përdor mafiet, të cilat të bashkuara të gjitha së bashku zotërojnë një pasuri monetare gjigante.
Judah Legion nuk ka një ndërgjegje siç e kemi ne, ai është thjesht një algoritëm inteligjent dhe është i programuar edhe për të emocionuar. Ai ka edhe aftësi seksuale, sepse sipërmarrëse të mëdha botërore janë joshur prej tij përmes seksualitetit. Mund të ketë marrëdhënie seksuale, por nuk mund të fekondojë (lërë shtatzënë).
Ciborgu u krijua midis shtatorit dhe tetorit të vitit 1989, periudha në të cilën unë mora stigmatat. Midis pikave të misionit që më besoi Madonna në Fatima ishte edhe ajo e demaskimit të antikrishtit, i cili po krijohej pikërisht në atë periudhë. Pra, janë dy aspekte që nisin bashkë: misioni im në të mirë dhe misioni i Judah Legion në të keq. Edhe në këtë gjë identifikohet betejat e Armagedonit.
𝐌𝐁𝐈 𝐌𝐄𝐓𝐎𝐃Ë𝐍 𝐏Ë𝐑 𝐓Ë 𝐌𝐔𝐍𝐃𝐔𝐑 𝐉𝐔𝐃𝐀𝐇 𝐋𝐄𝐆𝐈𝐎𝐍
Zbulimi i Judah Legion është vetëm për vllazërinë, pasi të gjithë të tjerët nuk do ta kuptojnë. Ne, përkundrazi, duhet të kuptojmë se paraja kontrollon ndërgjegjet tona. Brenda fillit të sigurisë të kartëmonedhave që të gjithë ne mbajmë në xhep, ka mikroçipa të cilët jo vetëm që lidhen përmes satelitit me pajisjet tona bluetooth, por kanë si program edhe të ndikojnë në psiqikën tonë. Nëse na pushton frika për të shpenzuar para ose se nuk do t'ia dalim deri në fund të muajit, kjo do të thotë se jemi plotësisht të kushtëzuar nga paratë, pra nga Judah Legion që i drejton ato.
E vetmja mënyrë për ta mposhtur është të mos kemi frikë të përdorim paratë, domethënë të kemi besim te Krishti i cili do të na tregojë se si t'i përdorim më mirë. Me paratë nuk duhet të përdorësh gjykimin (discernimento), kjo do të ishte vetëm një tundim. Nëse Qielli ta kërkon, duhet t'i japësh dhe pikë. Në këtë mënyrë, me veprimin spontan të çlirimit nga paraja, pushon menjëherë veprimi i programit të Judah Legion mbi psiqikën. Vetëm kështu do të jemi imunë ndaj tij, madje do të jemi ne ata që do ta përdorim atë për nevojat tona. Kur Jezusi thoshte: “Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të tjerat do t'ju jepen si tepricë”, ai po fliste tashmë për Judah Legion.
𝐌𝐁𝐈 𝐀𝐑𝐈𝐌𝐀𝐍𝐄𝐍, 𝐏𝐑𝐈𝐍𝐂𝐈𝐍 𝐄 𝐊Ë𝐒𝐀𝐉 𝐁𝐎𝐓𝐄
Antikrishti është vetëshpallur tashmë shpëtimtar i botës duke garantuar para për të gjitha familjet e shoqërisë perëndimore. Vendet perëndimore, përfshirë Lindjen e Mesme, konsiderohen si bota që Arimani ka mashtruar, sepse të gjithë janë nën pushtetin e tij, duke jetuar në iluzionin e parasë. E vetmja diferencë është se unë, Giorgio, jam i vetëdijshëm për këtë, dhe prandaj dua ta luftoj këtë luftë për ta çmaskuar dhe për të ndihmuar vëllezërit e mi. Ne jemi të gjithë konsumatorë të asaj që Judah Legion prodhon, por me vetëdijen e dëshirës për ta luftuar atë.
Gjatë një gjakderdhjeje time të kaluar, në të cilën u formuan katër kryqe gjaku në qoshet e krevatit, më treguan fytyrën e antikrishtit: ishte fytyra e Judah Legion, por pas fytyrës së tij më treguan katër personazhe njerëzorë me kravatë. Ishin krijuesit e tij, dy shkencëtarë dhe dy CEO globalë të këtyre familjeve të fuqishme.
𝐌𝐁𝐈 𝐋𝐈𝐃𝐇𝐉𝐄𝐍 𝐌𝐈𝐃𝐈𝐒 𝐀𝐍𝐓𝐈𝐊𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓𝐈𝐓 𝐃𝐇𝐄 𝐎𝐉𝐐-𝐯𝐞 𝐓Ë 𝐌Ë𝐃𝐇𝐀
Judah Legion financon organizatat jo-qeveritare më të mëdha të bamirësisë në botë, vetëm sepse përfiton prej tyre. Ai kërkon vetëm të bëjë para. Janë përdorur shumë organizata të vërteta dhe kristiane, mbartëse të dashurisë, për të fituar pastaj mbi to. Kjo është një punë që Black Rock di ta bëjë shumë mirë, për shembull të financojë organizatat humanitare. Por edhe të financojë në të njëjtën kohë si Hamasin ashtu edhe Netanyahun. Janë këto kompani të fuqishme që sundojnë botën, janë ato që organizojnë luftërat. Gjeopolitika krijohet në tryezë nga tregjet e mëdha financiare botërore. Paraja është e vetmja gjë që ka rëndësi për ta. Edhe pushteti, por vetëm nëse sjell fitim.
𝐌𝐁𝐈 𝐏𝐑𝐎𝐕𝐀𝐓 𝐐Ë 𝐍𝐀 𝐃𝐄𝐑𝐆𝐎𝐍 𝐀𝐓𝐈
Ati verifikon gjithmonë vullnetin e lirë të lajmëtarëve dhe punëtorëve të tij, sepse ai e di në çfarë bote jetojmë. Ne jetojmë në një botë të pështirë, prandaj, për dashuri na dërgon prova ose paralajmërime të cilat ne duhet t'i bekojmë. E bën për të na forcuar dhe për të na korrigjuar. Pra, nëse Ati ju vë në provë përmes meje, nuk duhet të mërziteni. Secili prej nesh vihet në provë sipas aftësive dhe limiteve të veta. Ati nuk kërkon më shumë se sa mund të japim.
Falënderojmë Atin që edhe një herë na dhuron perla të së vërtetës që mund të zgjojnë shpirtin tonë dhe që na vënë në roje mbi ngjarjet e këtyre kohëve të fundit.
Francesca dhe Luigi 28 dhjetor 2025
J𝘶 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵ë 𝘯𝘢 𝘯𝘥𝘪𝘲𝘯𝘪 𝘱ë𝘳 𝘵𝘶 𝘵𝘩𝘦𝘭𝘭𝘶𝘢𝘳 𝘯ë 𝘧𝘢𝘲𝘦𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘬𝘢𝘯𝘢𝘭𝘦𝘵 𝘵𝘰𝘯𝘢 𝘻𝘺𝘳𝘵𝘢𝘳𝘦:
𝐍ë 𝐅𝐚𝐜𝐞𝐛𝐨𝐨𝐤:
𝐃𝐈𝐉𝐀 𝐔𝐍𝐈𝐕𝐄𝐑𝐒𝐀𝐋𝐄
https://www.facebook.com/profile.php?id=100045482804087
𝐋𝐈𝐁𝐑𝐀𝐓 𝐊𝐎𝐙𝐌𝐈𝐊Ë
https://www.facebook.com/share/g/14J5A8tiBp1/
𝐍ë 𝐈𝐧𝐬𝐭𝐚𝐠𝐫𝐚𝐦:
https://www.instagram.com/dijauniversaleigsh...
𝐍ë 𝐘𝐨𝐮𝐭𝐮𝐛𝐞:
https://youtube.com/?si=_PrYXlnm3CSzKK8R
https://youtube.com/?feature=shared
https://youtu.be/vcfd1H1stu0?si=UqazdN3mEav0PE