Shqipet ne Manchester

Shqipet ne Manchester Ktu mbledhen e shqipet e Manchesterit per punë qejfit dhe punë hallesh. Fizikisht në🇬🇧 mendjen në🇦🇱🇦🇱🇦🇱 qejf o qejf

24/12/2025

Ulni pordhet pak se keni ikur jashte shtetit dhe nuk keni prek qiellin me dore qe shkoni e hapeni brinjesh sikur ata jane lecka qe rrijne ne Shqiperi apo Kosove

22/12/2025
21/12/2025

Shqipet e bashkuar 🇦🇱🇦🇱🇦🇱 🇽🇰

20/12/2025

Rrini ne kafe o pupull se kafja ska helm , as mos e vritni mendjen.
Jo po Rama jo po Saliu, lerini se muta jane krejt po cohuni e protestoni per femijet tuaj

Te gjitha autostradat do mbyllen gjate nates kte fundjave 🚧🚧🚦
20/12/2025

Te gjitha autostradat do mbyllen gjate nates kte fundjave 🚧🚧🚦

Paratë e emigrantëve, si fatkeqsi për shoqërinë shqiptare!Hasa në një postim të tillë sot në rrjet. Kjo është e vërteta ...
19/12/2025

Paratë e emigrantëve, si fatkeqsi për shoqërinë shqiptare!

Hasa në një postim të tillë sot në rrjet.
Kjo është e vërteta më e madhe në Shqipëri dhe në shoqërinë tonë.
Remitancat, paratë e emigrantëve, aq sa shërbyen si shpëtim për popullin, i cili në vitet 1990- 1995 ishte në kushtet e urisë; sa shërbyen për të ndërtuar shtëpitë e reja anë e kënd dhe bizneset e para; aq shërbyen edhe për të kultivuar një shoqëri totalisht të disinteresuar për qeverisjen e tyre.

Prej 35 vjetësh, ne kemi votuar qorrazi, duke e sh*tur votën, nisur nga interesa të vogla, nisur nga servilizmi politik apo nga militantizmi injorat.
Ne nuk u bëmë dot një shoqëri llogarikërkuese ndaj atyre që votojmë.
Nuk u bëmë dot qytetarë që të reagojmë kur shikojmë se po na keqqeverisin. E mbani mend 2000-2005, me 4 orë drita? A dolëm gjë në rrugë të kërkojmë llogari?

E dini pse?

Sepse ne nuk e kemi parë jetën të lidhur ekskluzivisht me cilësinë e qeverisjes.

Shumica dërrmuese e pensionistëve(gjysma e votuesve aktualisht) mjaftohen me paratë e ilaçeve, dritave, bukës dhe kafesë. Këto ua sjellin fëmijët nga jashtë.

Shumica dërrmuese e familjeve e mbështesin jetesën ende tek paratë që u sjellin fëmijët, apo një pjestar i saj, nga emigracioni.

Shumica dërrmuese e fshatarëve shkojnë e punojnë 6 muaj në Greqi e Itali për të jetuar 6 muajt e tjerë, dhe “s’u plas fare” se kush qeveris këtu. Përse dalin në rrugë fermerët grekë e francezë? Sepse ata nuk mund ta lënë tokën e tyre e të shkojnë të punojnë gjëkundi tjetër. Ndërsa ne, nëse nuk na sh*tet prodhimi, i fusim sharrën mollëve e shkojmë punojmë tek mollët e grekëve.

Emigracioni ka kultivuar një shoqëri indiferente, dembele dhe aspak qytetare.

Ndaj, po, edhe unë mendoj se nderi më i madh që emigrantët mund ti bëjnë vendit të tyre, nuk është vota, por të mos sjellin më para. Ata që jetojnë këtu, ta kuptojnë se kafshata e bukës varet nga puna dhe të ardhurat në këtë vend dhe jo nga rropatja e fëmijëve dhe familjarëve të tyre jashtë. Dhe, nëse kafshata do të mungojë si pasojë e keqqeverisjes, të marrim hunjtë dhe të rrëzojmë bashkinë, qeverinë, qeveritë, klasën politike në tërësi. Jemi unikë. Prej 35 vjetësh kemi të njëjtin lidership politik, të korruptuar, të kalbur, të ndryshkur, pa ide, pa energji, pa ideale.

18/12/2025

Me duket vetja me i zoti se te kam ty 😆

Every day same story
15/12/2025

Every day same story

Veriu eshte lene ne harrese
14/12/2025

Veriu eshte lene ne harrese

Address

Manchester

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shqipet ne Manchester posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share