
06/04/2025
Adresa ime në TikTok, me mbi 90 mijë ndjekës, u fshi — jo nga shkelje të rregullave, por si pasojë e ndërhyrjeve politike dhe bashkëpunimeve të errëta, ku dyshoj se është përfshirë edhe TV Klan dhe vetë staf nga qeveria.
Nuk kam prova të plota për të gjitha prapaskenat, por kam mjaftueshëm indikacione dhe konfirmime teknike nga ekspertë të besuar që po më ndihmojnë ta zbardhim çështjen.
Sepse kam folur hapur, sepse kam përkrahur Adriatik Lapaj dhe sepse jam treguar kritik ndaj një klase politike që s’pranon dot asnjë zë ndryshe.
TikTok në Shqipëri po mbyllet heshturazi – jo ligjërisht, por përmes presionit, raportimeve të koordinuara dhe censurës selektive.
A mund të mendojmë për një demokraci, kur një qytetar i thjeshtë mbyllet thjesht se ka mendimin e vet?
Por unë jam këtu sërish.
Kjo është adresa ime e re.
Le ta mbyllin edhe këtë – jam gati. Sepse kur një sistem ka kohë të merret me një qytetar të zakonshëm, imagjinoni çfarë ndodh me ata që varen prej tij.
Ju ftoj të më ndiqni sërish. Jo për inat, jo për klikime. Por sepse duhet të qëndrojmë.
Një komb që nuk zgjohet, është i destinuar të shuhet.
Zëri ynë ka vlerë – veç kur nuk hesht.
503 Followers, 214 Following, 425 Likes - Watch awesome short videos created by Besnik Palnikaj