Dhimbja qe nuk mban emer

Dhimbja qe nuk mban emer Kur shpirti flet unë hesht dhe lexoj bashkë me ju....!!!!

02/02/2025

E di që s'kam njiqind jetë ,
Ndoshta as njiqind ditë!
Ndaj dhe flej gjumë i qetë,
Jo vdekjen, nuk e kam unë frikë!
Atë mund ta takoj në rrugë,
Ndoshta në gjumë në pabesi !
Mundet të bëjë kurthe pa fund ,
Por prapë me frikë unë s'do të rri !
Njeriu vdes pa mbyllur sytë,
Atëherë kur vdekja e tmerron !
Ja pra unë vdekjen se kam frikë ,
Ajo kthen rrugë kur më takon !!!!!
Ndaj mos tju duket krejt çudi ,
Guximin jeta më ka ushqyer!
Kam lindur plak do vdes fëmi,
Me të si lodër, do t'jem dëfryer!!!!

11/01/2025

Sa afër, më duket, qielli
Sot!
Të zgjas dorën, do përkëdhelja
Hënën e plotë!
Nga ballkoni, në qetësi
Admiroj !
Të gjithë flenë, ndërsa unë
Meditoj.
Kur qiellin gjatë ditës e
Shikojmë!
Të pafund në hapsirë e
Mendojmë!
Por kur nata qytetin e
Mbulon!
Në qiell Hëna,bashkë me yjet
Mbizotron!
Pse më duket, me qytetin tim
Ngjanë!?
Atje yjet porsi dritat e tij
Janë!
Kur të fle dritën time do të
Fikë!
Dhe nga qielli do të zbresë
Një dritë!
Dhe kur unë sytë do të
Mbyll!
Edhe Hëna do shndrrohet
Në diell!!!!!!!!!.........

22/12/2024

Thonë që e verteta
Vret !
Dhe gënjeshtra të shpëton
Ndonjëherë në jetë!
E vërteta me gënjeshtrën shpesh
Flirton!
Dhe kur kjo ndodh, çuditrisht
Triumfon!
Ajo zbehet sa herë
Përgojohet !
Tkurret pa masë kur
Nuk mbrohet !
Shpesh të vërtetën nga gënjeshtra
Se dallon!
Kjo ndodh kur dikush e
Zbukuron!
E vërteta s'fshihet për nji kohë
Të gjatë!
Ajo del atëherë kur e pret
Më pakë!
E vërteta nuk plaket
Porsi ne!
Dhe me thinja ajo ngjan
Prapë e re!
Të vërtetën dhe gënjeshtra
Se mohon !
Ajo dallohet nga dikush
Që kupton !
E vërteta spret që ti ta
Thuash !
Ajo pasqyrohet dhe me lëvizje
Këmbësh apo duarsh !
Po e vërteta mundet të
Vrasë!
Por gënjeshtra ama nuk mundet
Të zgjasë!!!!!!!!!!.......

22/12/2024

Po qanë nëna për nji djalë
Lotët rrjedhin pa pushim
S'është i vdekur por i gjallë
Interrnuar n'emigrim
Ja për festa do të donte
Ta ketë pranë kur të festojë
Në gjoks të saj fort ta shtrëngonte
S'ka dhuratë ta zëvendësojë
Tavolina mbushur plotë
Jo asgjë aty s'mungon
Barkëbosh do flejë dhe sotë
Telefonin përqafon !!!!!!!.....

22/12/2024

Shpesh herë më pyesin
Përse ?
Dhimbja që nuk mban emër
Zgjodhe!
Sepse dhimbja një emër
Nuk mbanë!
Ajo s'përmblidhet vetëm me
Nji fjalë!
Sa herë nji emër i
Japë!
Ajo gjenë nji tjetër
Prapë !
Dhe kur mendoj se e gjeta
Më në fund!
Diçka tjetër më godet
Porsi plumb!
Kur ulem dhe meditoj
Sërishtë !
Harroj atë që shkrova
Çuditërishtë!
Çdo dhimbje që tek ne lë
Nji shenjë!
Tatuazhe trupin mbushur
Vdekja gjenë!
Pra dhimbja jo nji emër se
Mban dot!
Do më dhëmb më shumë nesër
Sesa sot!!!!!!.......

17/12/2024

Çfarë tu them o njerëz
Sot
Si nji film e shoh unë
Ktë botë
Ne që shumica jemi
Figurantë
Dhe aktorët që mbajnë peshën
E rëndë
Ja sot veten e shoh
Spektator
Në ekran shoh nji film
Horror
Shoh nji triller të vërtet
Psikologjik
Spektator por edhe unë
Kam frikë
Figurantë që ëndërrojnë të jenë
Aktor
Kta të fundit që asgjë s'kanë
Në dorë
Kanë nji skript të diktuar
Në detajë
Dhe nji rolë që s'do doja
Ta bëjë
Regjizori që ata i
Kshillon
Mos mendoni gabimisht
Që drejton
Skenari është shkruar
Qëllimisht
Dikush tjetër më i rëndësishëm
Ktu ka gisht
Produksioni është ai që
Përfiton
Figurantë dhe aktorë i
Drejton
Ja dhe sot që unë jam
Spektator
E shoh vehten në nji rolë
Dytësor
Me ato që unë shkruaj çdo
Ditë
Jam i lirë,nuk bëj pjesë
Në skript !!!!!!!........

14/12/2024

Të isha zog të kisha krahë,
Do vija sot atje tek ti !
Të shoh unë nënë, motër, vëlla
Në tokën tënde Shqipëri !
Të isha zog të kisha krahë ,
Do fluturoja malë e detë !
Nga gjiri jot si fëmija nda,
Jetim i gjori unë kam mbetë !
Të isha zog të kisha krahë ,
Në qiellë mbi re do fluturoja !
Edhe nji herë doja me t'pa ,
Folenë time do kërkoja !
Të isha zog të kisha krahë,
Tek ti do vija në shtegëtim !
Në mes të dimrit për hata ,
Unë do këndoja cicërimë !
Të isha zog të kisha krahë ,
Prapë s'do të ishte shumë e lehtë !
Atje do më prisnin ca gjahtarë ,
Ku ka më mirë,tek ti me vdekë!!!!!!!!.......

06/12/2024

Sot ke ditëlindjen,
Biri im!
I mbushe plotë,
9 vjetë!
Kurrë mos harro ti,
Shqipërinë!
Atje ku u përkunde ,
Në djepë !
Do ta festojmë ne ktë,
Ditë !
Këtu në dhe të huaj ,
Sot!
Për ty do ngrihen ,
Dollitë !
Në shqipëri do derdhen ,
Lotë!
Ti ishe vetëm tre ,
Vjeçar!
Kur u larguam nga vendi ,
Jonë !
Sot njiqind vjet do jesh ,
Shqiptar !
Dhe gjuhën e djepit ke me,
Folë !
Të jesh krenar o biri
Im
Sa herë që të flasësh,
Shqip !
Ta përfaqësosh ti ,
Shqipërinë !
Se atje do kthehesh,
Një ditë !
Unë ndoshta do jem ,
Plak!
Për dore duhet të,
Më mbash!
Atje do ta shëroj ktë,
Plagë !
Atë dhimbje që askujt ,
Sja thashë !!!!!!......

01/12/2024

Mëngjezi po zbardhet.
Ngadalë!
Dikush do zgjohet,
Pa fjalë !
I lodhur nga ëndërrat ,
Do jetë!
Ja prapë një ditë tjetër ,
E pret!
Ai që gjithë natën ,
S'pushoj !
Në punë do duhet ,
Të shkoj !
Ata që luftuan ,
Në front !
Dhe fitoren kërkuan ,
Më kot!
Të tjerë që thurën ,
Djallëzi !
Do duhet ti kryejn ,
Si gjithnji !
Shumë njerëz që besojnë ,
Në zotë!
Do luten gjithmon ,
E më fort !
Qyteti dritat ,
Do fikë!
Errësira do shndrrohet !
Në dritë !
Dhe ata që patën ,
Qetësi ,
Me zhurmën do përballen ,
Përsëri !
Fëmijët do ngrihen ,
Sërish!
Përrallat mëngjezi ,
Ua prishë !
Dhe ëndërrat si princ ,
A princesh!
Do zhduken ashtu ,
Pa marrë vesh !
Të moshuarit që s'mundën ,
Të flejnë !
A thua qetësinë ,
Do ta gjejnë !
Ata që fletën në nji,
Shtrat!
A thua do bëjnë ,
Rehat!
Të tjerët që punuan,
Në errësirë !
Mos vallë do ndjehen ,
Më mirë!
Kush punën e ka ,
Me mërzi!
Do duhet të shkojë ,
Përsëri !
Dembeli që gdhiu,
Pa gjumë !
Mëngjezi s'do ti prish ,
Asnji punë!
Dhe foshnja që zbëri ,
Rehat!
Do qajë si gjithmonë ,
Prapë !
Beqarët që shpresojnë ,
Dashuri!
Do duhet të ëndërrojnë ,
Përsëri !
Ata që ndër bomba ,
Kanë gdhirë !
Të lutem o zot,
Ki mëshirë !
Ato që njihen ,
Fjalëpak !
Do heshtin sërish ,
Prapë se prapë!
Dhe nënat që natën,
Pushojnë !
Mëngjezi i thërret ,
Të punojnë !
Jetimët që spatën ,
Ngrohtësi !
Do ngelen të vetëm ,
Përsëri !
Dhe prindërit që fëmijët ,
S'kishin pranë !
Do të duhet sërish ,
Të qajnë!
Të varfërit që ranë ,
Barkëbosh !
Të lutem o zot ,
Ti ndihmosh!
Pasanikët që humbën ,
Pasurinë !
Do zgjohen të mërzitur ,
Në pikëllim!
Nji i dehur që s'arriti ,
Në shtrat !
Do gjejë gotën e thyer,
Pa fat!
Kush mendoj që halleve ,
Ju dha fund !
Do kuptojë që qetësi ,
S'ka askund !
Ca të tjerë që festuan ,
Deri vonë !
Do të qajnë shoqërinë ,
Që ju mungon!
Pushtetarët që u çirrën ,
Në ekran !
Do harrojnë që të gjitha ,
Çfarë thanë !
Dhe ato që ju besuan ,
Atë natë !
Do vazhdojnë të gënjehen ,
Prapë !
Ndërsa unë që shkruaj ,
E kuptoj !
Jo asgjë shkrimi im ,
Sdo ndryshoj!!!!!!!

30/11/2024

Me sytë nga qielli,
Jam sot.
Kërkoj unë hënën,
E plotë.
Po shoh ja yje,
Plot dritë.
Por hënën s'ma shohin,
Jo sytë.
Dhe veten e pyes,
O zotë.
Ti krijove qiell,
Dhe tokë.
A e sheh njerëzimin,
Ti sot.
Atyre që ju fale,
Ktë botë .
Janë shëndrruar tamam,
Në robotë.
Votojnë që dikush,
Ti drejtojë.
Shpresojnë që ai,
Ti ndihmojë.
Dikur ne punonim,
Ktë tokë.
Mjaftonte të jetonim,
O zotë.
Por sot njerëzimi,
Pse punon.
Paraja atyre,
Sju mjaftonë.
Se shkenca vazhdon,
Përparon.
Njerëzimi i gjorë,
Se kupton.
Sa do të fitojnë,
Me punë.
S'do munden dot të blejnë,
Kaq shumë.
Mundohem unë i gjori,
T'ju them .
Shumë gjëra që ju bleni,
S'ju vlejnë.
Ato ju gëzojnë,
Nji moment.
A e dini kanë kushtuar,
Shumë shtrejt.
Njeri tjetrin e shkelim,
Me këmbë.
Dikush qesh, dikujt tjetër
I dhëmb.
Dikush lutet pesë herë,
Në ditë.
Ka të tjerë që t'mohojnë,
Pa frikë.
Ndaj linde diellin,
Në perëndim.
Se kjo botë për mua,
S'ka kuptim!!!!.....

29/11/2024

Nji mesazh Serbis i shkojka
Në ktë ditë të pamvarsisë
Mbi Shqipni s'fluturojnë korba
Por shqiponjat kuq e zi
Ne nuk jemi jo të ndarë
Shqipni e Kosovë jena nji
Këtu kanë jetuar shqipëtarë
Qysh se kur quhej ILiri!!!!!.........

28/11/2024

Sot bashkë me flamurin,
Festonë o Shqipëri .
Poetët vargjet thurin,
Plot ndjenjë e dashuri.
Unë jam biri jot,
Ndaj pena më thërret.
Frymëzim i mbushur plotë,
Më shumë se kurrë poet.
Rilindasit tanë,
Lanë vargje plot frymëzim.
Për ty e dashur nanë,
Shkroji i madhi Naim.
Flamurin që Skënderbeu,
E ngriti të parën herë.
Shqipërisë nderin ja ktheu,
Luftoj e vdiq me nderë.
Më pas Ismail Qemali,
Të ngriti përsëri.
Dushmani dot se ndali,
Në Vlorë valëvite ti.
Çdo 28 Nëntorë,
Të festojmë ty flamur.
Kaluar dorë më dorë,
Valëvitesh si dikur.

13/11/2024

Më jep pak jetë o zoti im,
Vetëm pak !
Sa ta shoh nuse Shqipërinë ,
Me duvak !
E di do vijë ajo ditë ,
Sa t' jem gjallë!
E kam të qartë duhet me pritë ,
Pak jetë më falë !
Ndaj rrugës krushqit të vijnë,
Me muzikë!
Dhe me flamur në ballë të prijnë ,
Atë ditë!
Ja unë i pari do të jem ,
Dëshmitarë!
Dollinë e parë do ta ngrejnë,
Gurbetqarë !
Më jep pak jetë o zoti im ,
Të lutem shumë !
Më ler ta shoh Shqipërinë ,
Si dua unë !!!!!!

Të trashëgohesh nipi im Zenel u mplakshi bashkë me Dorelën jetë të lumtur paçi në pafundsi
01/09/2024

Të trashëgohesh nipi im Zenel u mplakshi bashkë me Dorelën jetë të lumtur paçi në pafundsi

02/07/2024

U ngritë deti dallgë, dallgë
U përplas me gurë e malë
Seç u gdhend nji qenie e gjallë
Ju dha emri Shqipëtarë.!!!!!!!!!!!

16/06/2024

Gëzuar bajramin miqte e mi paqe dhe harmoni në familjet tuaja

31/03/2024

E lanë me gjakë dhe e gozhduan
Në mes të popullit e varën
Pa lindur dielli e kërkuan
Në gjunjë sot luten shpresojnë ngjalljen
Ai I heshtur në kryq qëndroj
E duroj dhimbjen pa bërtitur
Sot nuk e dimë kush e gozhdoj
Adhurojnë kryqin si të babëzitur
Thonë që vdiq për të larë mëkatet
U flijua për mizorin
E di i shkreti nëse ngjallet
Prapë do ta varnin ta gozhdonin .......!!!!!!!!!!

Adresse

Pas

Site Web

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Dhimbja qe nuk mban emer publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L'entreprise

Envoyer un message à Dhimbja qe nuk mban emer:

Vidéos

Partager