TOP LAJMI

TOP LAJMI NE RAPORTOJMË-NUK JEMI PALË

🔴 Vehbi Raqi: Makineria propagandistike e regjimit te Kurtit pati sukses vetem 24 ore. Sulmet e organiziara digjitale ne...
15/01/2025

🔴 Vehbi Raqi: Makineria propagandistike e regjimit te Kurtit pati sukses vetem 24 ore.

Sulmet e organiziara digjitale nepermjet te ashtuquajturve bots dhe raportimeve se gjoja llogarie ime Facebook eshte gjoja e rrejshme, arriten te me nxjerrin jashte kesaj platforme per 24 ore.

Gjate dites se djeshme mesova se nje llajk bots kushton 1 euro. Vetem per kete sulm kishin paguar rreth 6 mije euro.

Sigurisht, para tona te vjedhura nga pushteti.

Por, me ndihmen e miqve u riktheva per te komunikuar cdo dite dhe per te deshmuar se regjimi i Kurtit eshte i rrezikshem dhe ben çdo gje per t’i anatemuar te gjithe ata qe nuk mendojne si ai.

Te gjithe nga pak, pa frike e pa dorezim, do te arrijme ta nxjerrim te verteten ne shesh, se liria dhe demokracia jane te pa negociueshme.

Faleminderit Flutura Kusarit, Asociacionit te Gazetareve te Kosoves, dy djemeve te mrekulkueshem nga Ferizaj, Jetmirit dhe Endritit, Adriatik Kelmendit, Berat Buzhales, Krenar Thaçit dhe shume te tjereve qe me ndihmuan per ta rikthyer llogarine time!

🔴 Presidenti shqiptar, Begaj për Masakrën e Reçakut: Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës
15/01/2025

🔴 Presidenti shqiptar, Begaj për Masakrën e Reçakut: Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës

🔴 Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut, skena filmike të arrestimitAutoritetet e Koresë së Jugut arrestuan sot presid...
15/01/2025

🔴 Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut, skena filmike të arrestimit

Autoritetet e Koresë së Jugut arrestuan sot presidentin Yoon Suk Yeol me akuzën për kryengritje.

Yoon tha se pranoi të bashkëpunonte me hetimin për të shmangur “gjakderdhjen”, duke i dhënë fund një bllokimi politik që kishte zgjatur për javë të tëra.

Që kur parlamenti votoi për shkarkimin e Yoon muajin e kaluar për shpalljen mahnitëse, por pas gjendjes së jashtëzakonshme më 3 dhjetor, Yoon është fshehur në rezidencën e tij, i ruajtur nga një ushtri e vogël e sigurisë private, e cila kishte bllokuar një përpjekje të mëparshme arrestimi.

Arrestimi i tij, i pari ndonjëherë për një president në detyrë, është zhvillimi më i fundit marramendës për një nga demokracitë më të gjalla të Azisë, edhe pse vendi ka një histori të ndjekjes penale dhe burgosjes së ish-udhëheqësve.

🔴 Krasniqi dhe Hamza homazhe në Reçak – zotohen për drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë🔴 Abdixhi...
15/01/2025

🔴 Krasniqi dhe Hamza homazhe në Reçak – zotohen për drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë

🔴 Abdixhiku: E kemi detyrim të mbajmë gjallë kujtesën e Reçakut dhe të mbrojmë vlerat e Kosovës

🔴 Krimi që tronditi botën, Haradinaj: Asnjëherë nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi për Reçakun

🔴 Limaj: Masakra e Reçakut është në themelet e lirisë së Kosovës

🔴 Dr. Fatmir Xhelili, ish deputet dhe komandant i UÇK''së: Reçaku dhembja dhe krenaria e jonë! Përkujtojmë për t’mos har...
15/01/2025

🔴 Dr. Fatmir Xhelili, ish deputet dhe komandant i UÇK''së: Reçaku dhembja dhe krenaria e jonë! Përkujtojmë për t’mos harruar! Me bashkëluftetarin Ilmi Ramadanin në vizitë Reçakut! Respekt ndaj banorëve të Reçakut! Falemnderoj Agron Mehmetin për pritjen! Lavdi martirëve!

🔴 KFOR: Situata në Kosovë është e qetë por e brishtë, bashkë me Policinë po patrullojmë në veri
15/01/2025

🔴 KFOR: Situata në Kosovë është e qetë por e brishtë, bashkë me Policinë po patrullojmë në veri

🔴 Marrëveshje energjetike mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve”/ Rama: Do të shtrijmë kabllo nënujoreNga samiti i “Javë...
15/01/2025

🔴 Marrëveshje energjetike mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve”/ Rama: Do të shtrijmë kabllo nënujore

Nga samiti i “Javës së Qëndrueshme” në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të nënshkruhet një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet për zhvillimin e kabllove nënujore të energjisë së ripërtëritshme.

Edi Rama: Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është 100% nga burime të ripërtëritshme. Shqipëria është pjesë e listës të vendeve evropiane kur vjen fjala për përqindjen e energjisë të përtëritshme. Dua po kështu të përfitoj për t’ju informuar se sot do të nënshkruajmë një marrëveshje strategjike së bashku me Italinë dhe Emiratet Arabe për kabllot nënujore. Është përmendur si një instrument shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë, por për të rritur kapacitetin e Shqipërisë në rajon. Ky hap i rëndësishëm për rajonin dhe Europën nuk do të kishte qenë i mundur pa bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe. Pa marr shumë kohë dua të theksoj se partneriteti i Shqipërisë me Emiratet bashkuara Arabe është i rëndësishëm për një rajon që shumë luftëra keqkuptime, i kanë dhënë formë të shkuarës sonë. Bashkëpunimi dhe dëshira për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane duhet mbështetur me hapa konkrete.

Bashkëpunimi që ka nisur mes kompanisë shtetërore KESH synon të zhvillojë deri në 3 giga vat të energjisë së ripërtëritshme. Është një kontribut i rëndësishëm jo vetëm për paqen por edhe bashkëpunimin në rajon. Më lini ta përmbyll duke shprehur mirënjohnjen time edhe për dikë që sa hyri në sallë, që është kryeministrja Meloni e cila është këtu për të bekuar këtë marrëveshje mes Emirateve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
/tch

🔴 Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë: 30 mijë euro u premtuan për vrasjen e LiridonësGaze...
15/01/2025

🔴 Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë: 30 mijë euro u premtuan për vrasjen e Liridonës
Gazeta Express

🔴 Walker kujton Reçakun: I tregova botës se kush ishte përgjegjëse – SerbiaIsh-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në K...
15/01/2025

🔴 Walker kujton Reçakun: I tregova botës se kush ishte përgjegjëse – Serbia

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Wiliam Walker, i cili sensibilizoi opinion ndërkombëtar për Masakrën e Reçakut tha se nuk ka qenë e vështirë për të që të deklarojë atë që pa mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999 ku 45 civilë të pafajshëm u morën nga fshati burra edhe djem të rijnë dhe nën kërcënimet e armëve të armatës së Serbisë dhe u vranë.

Walker tha se i tregoi botës se çka pa dhe kush mendonte se ishte përgjegjës për Masakrën.

“Pyeta se ku është Reçaku dhe çka ka ndodhur aty. Krejt rastësisht u vendos që të vijë dhe pashë atë që pash dhe pasdite tregova atë që kam parë, çka kam interpretuar dhe kush ka qenë përgjegjës për të. Nuk ka qenë e vështirë për të deklaruar për atë që pash në mëngjes, që 45 civilë të pafajshëm u morën nga fshati burra edhe djem të rijnë, nën kërcënimet e armëve të armatës së Serbisë dhe u vranë. Ishte e qartë se çka ndodhi aty dhe kjo ishte e vërteta për këdo që ishte me mua aty në mëngjes. Unë i tregova botës atë pasdite se çka pashë dhe kush mendoj se kush ishte përgjegjës”, tha ai.

Walker tha se 25 vite më pas ka dal një libër, me përshkrimin e asaj dite që ndodhi Masakra.

“Kam ardhur para një trume të ngjashme sikur sot dhe para fshatrave të Reçakut. Nuk dija se çfarë të thoja dhe nuk isha në gjendje të thoja atë që doja ta thoja në lidhje me pikëllimin që mbizotëronte në atë fshat. Pas 25 vitesh u thash atyre që do ta shkruaj një libër për këtë dhe titulli do të jetë “Reçaku”. Ju kërkoj falje me të vërtetë se ky libër ka dal, vetëm 25 vite më vonë. Por, jam i kënaqur që ky libër më në fund u mundësua, jam i kënaqur që kryeministri dhe presidentja më kanë thënë mua që ky do të jetë një vlerë sa i përket rinisë së këtij vendi, popullatës së këtij vendi. Është shumë me rëndësi që ata të dëgjojnë përshkrimin tim, se pse kam marr pjesë në atë ngjarje para 25 vitesh”, tha Walker.

🔴 Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” KurtinEmisioni “Pressing”  ka nisur mbrëmë me një deklarim të Alb...
15/01/2025

🔴 Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” Kurtin

Emisioni “Pressing” ka nisur mbrëmë me një deklarim të Albin Kurtit nga Peja ku bëri sulme të rënda ndaj vllezërve Devolli, për çka ish-bashkpëartiaku i Kurtit, Florin Krasniqi, u shpreh i shokuar, duke rikujtuar se sa ishte në Vetëvendosje, bashkë me Kurtin kanë marrë para nga Devollët.“Po, po ky ka vazhdu me i marrë, vazhdon edhe sot ndoshta”, është shprehur ai.

E përshkroi Kurtin si tinëzar “…i thirr Devollët në telefon ‘ju lutem’ kur ka me iu lyp pare”.

“Ky është masthrues, është e turpshme m’e pas kësi kryeministri…Unë kam mendu që është më i mençëm e ka pak njerëzillë”, tha Krasniqi.

“Po, po ky ka vazhdu me i marrë, vazhdon edhe sot ndoshta. Po një gjë që më bën të ndihem shumë keq, i ndjeri Ibrahim Devolli nuk ka maru biçikleta, ka maru motosharra, ka qenë mjeshtri më i mirë në Kosovë i motosharrave. Ka qenë një burrë i veçantë, djemtë e tij janë punëtorë, punojnë natë e ditë, me iu ra në shpinë në këtë mënyrë, është ç’njerëzore”

“Tash në këtë fushatën e fundit, mua më vjen keq, më vjen turp pse kam punuar me këtë njeri, turpërohna. Ky kur e kam njohur një kohë kam menduar se është personalitet i dyfishtë dhe personaliteteve të dyfishta u falen gjërat, se i kanë dy personalitete”, u shpreh Krasniqi.

🔴 Faton Peci: 26 vite dhimbje! Reçaku, është dëshmia e gjenocidit serb mbi popullin e Kosovën! Reçaku është gjaku jonë q...
15/01/2025

🔴 Faton Peci: 26 vite dhimbje!

Reçaku, është dëshmia e gjenocidit serb mbi popullin e Kosovën! Reçaku është gjaku jonë që nuk falet! Reçaku është historia jonë e dhimbshme. Reçaku është e vërteta e Serbisë gjenocidiale.

Falënderim i përjetshëm shkon për Ambasadorin William Walker, i cili shpërfaqi të vërtetën dhe informoi botën mbi gjenocidin në Kosovë.

Lavdi dëshmorëve të lirisë!

🔴 Osmani për Vuçiqin: Si ministër i propagandës “arsyetonte” masakrat, si president i Serbisë vazhdon ta mohojë ReçakunP...
15/01/2025

🔴 Osmani për Vuçiqin: Si ministër i propagandës “arsyetonte” masakrat, si president i Serbisë vazhdon ta mohojë Reçakun

Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, është mbajtur ceremonia përkujtimore në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Reçaku nuk është vetëm një tragjedi që lidhet me këtë fshat dhe banorët e tij, por është një dëshmi e vuajtjeve të gjata të popullit tonë.

“Aty ku 26 vjet më parë njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre në këtë pjesë të Evropës. Në një ditë të zymtë të janarit të vitit 1999, 45 banorë të Reçakut ndër të cilët burra, gra të moshuar u masakruan nga regjimi gjenocidal i Serbisë duke shpërfaqur fytyrën e egër të gjenocidit dhe shtypjes.

Reçaku nuk është vetëm një tragjedi që lidhet me këtë fshat dhe banorët, është një dëshmi e vuajtjeve të gjata të popullit tonë. Pamjet e asaj masakre që tronditën botën dhe preken ndërgjegjen ndërkombëtare, krejt kjo në saj të mikut tonë të madh amasadorit Wiliam Walker, i cili me guxim dhe përkushtim i dha zë të vërtetës së pamohueshme të vuajtjeve të popullit tonë”, tha Osmani.

Ajo theksoi se kur njerëzit e Reçakut masakroheshin në Serbi, propagandën për arsyetimin e masakrave të tilla e bënte ministri për Informacionin me emrin, Aleksandër Vuçiq.

“Në kohën kur Reçaku dhe Kosova kërkojnë drejtësi për viktimat e pafajshme të luftës, ajo që shohim në Serbi është vazhdimësi e viteve të 90-ta, mendësi kjo që shkaktoj mbi 100 mijë civil të vrarë në këtë pjesë të Evropës. Kur njerëzit e Reçakut masakroheshin, në Serbi propagandën për arsyetimin e masakrave të tilla e bënte ministri për Informacionin ,me emrin Aleksander Vuçiq.

Sot, po i njëjti nën petkun e presidentit të Serbisë vazhdon ta mohoj masakrën e Reçakut, e mohon atë që bota e pa me sytë e vetë e quan Millosheviqin njeri të madh me qëllime të mira. Dhe si propagandues që është në njërën anë, flet për paqe, e në anën tjetër dërgon forca të veta paramilitare terroriste për ta sulmuar Kosovën. Por, sikurse në vitet e 90-ta njësoj edhe sot Kosova ka djem e vajza që i dalin zot atdheut dhe e mbrojnë çdo pëllëmbë të saj”, tha Osmani.

🔴 Sot në Bruksel ishte planifikuar të mbahet mbledhja e parë e  Komisionit të Përbashkët për Personat e Pagjetur, por pa...
15/01/2025

🔴 Sot në Bruksel ishte planifikuar të mbahet mbledhja e parë e Komisionit të Përbashkët për Personat e Pagjetur, por pala serbe raportohet se është larguar nga takimi.

Siç raporton Euronews, edicioni në gjuhën serbe, përfaqësuesi nga pala serbe, Petar Petkoviq, e ka lënë takimin, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Petkoviq raportohet se u largua nga bisedimet për shkak të një aksioni të Policisë së Kosovës ku u mbyllën strukturat paralele në dhjetë komuna të vendit.

🔴 Rafuna: Ne vend se të shpërblehet Devolli, akuzohetKryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna ka kritikuar ashpër deklar...
15/01/2025

🔴 Rafuna: Ne vend se të shpërblehet Devolli, akuzohet

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna ka kritikuar ashpër deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në Pejë kundër Devolli Corporation. Siç thotë Rafuna, në t7, sot një kompani si Devolli Corporation, duhet të shpërblehet, e jo të akuzohet.

”Sot një kompani e tillë në vend që të shpërblehet, akuzohet nuk është e mirë, dhe nuk duhet me ndodh kjo”.

”Kjo nuk është një imazh i mirë për investitorët e huaj. Përveç aspekteve tjera që i vlerëson një investitorë është edhe aspekti politik, siguria politike, pra se një qeveri çfarë qasje ndaj biznesit”, tha ai.

🔴 Betimi i Trumpit, rekord donacionesh! Kompanitë “shtyhen” kush të paguajë më shumëCeremonia e betimit të presidentit t...
15/01/2025

🔴 Betimi i Trumpit, rekord donacionesh! Kompanitë “shtyhen” kush të paguajë më shumë

Ceremonia e betimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në 20 janar, një nga ngjarjet më të mëdha mediatike në vend, ka rrëmbyer vëmendjen e kompanive të ndryshme, të cilat po nxitojnë të ofrojnë donacione për eventin.

Lista rekord e donatorëve përfshin emra të njohur si kompania ajrore Delta Air Lines apo dega amerikane e prodhuesit koreanojugor të makinave Hyundai, që dhuruan së fundimi nga një milion dollarë.

Po kaq kanë dhuruar edhe kompani të tjera që mbështesin ceremoninë si Boeing, General Motors, Ford, Microsoft, Amazon, Alphabet dhe Meta, si edhe individë si drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, dhe ai i OpenAI, Sam Altman.

Përveç kompanive të mëdha të teknologjisë, të cilat duhet të kenë gjithmonë frikë nga rregulloret strikte, që mund t’u kufizojnë fuqinë e tyre në treg, në listën e donatorëve është veçanërisht e përfaqësuar industria e automobilëve. Hyundai tha se e përshëndet “mundësinë për të punuar me administratën e re për politikat që mbështesin prodhimin amerikan, mbrojnë zinxhirët e furnizimit dhe inkurajojnë inovacionin”.

Ekspertët theksojnë se ndryshimet e mundshme në politikën tregtare, si dhe rregulloret për automjetet elektrike dhe emetimet e automjeteve që mund të ndërmarrë administrata e re e Trumpit mund të kenë një ndikim të rëndësishëm ndaj industrisë. Ceremonia e “Inaugurimit” për presidentin Trump, e cila zhvillohet në Uashington, pritet të mbledhë më shumë se 170 milionë dollarë.

Po është ai që mban edhe rekordin e rekordin e mëparshëm me ceremoninë e tij të parë të betimit në vitin 2017, kur biznesmeni mblodhi 106.7 milionë dollarë, ndërsa Joe Biden në 2021 grumbulloi vetëm 61.8 milionë dollarë.
/tch

🔴 ​Walker kthehet në Reçak: Çdo vit, mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që vinë këtuNjëzetegjashtë vjet më parë, ish...
15/01/2025

🔴 ​Walker kthehet në Reçak: Çdo vit, mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që vinë këtu

Njëzetegjashtë vjet më parë, ishte i pari që i tha botës që në Reçak po kryhet krim kundër njerëzimit.

Gati tri dekada ma pas, shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker kthehet në fshatin të cilin dikur pak kush e njihte.

Pas homazheve në Kompleksin Memorial, ai tha se është i mahnitur nga numri i madh i qytetarëve që po bëjnë homazhe në këtë kompleks.

“Çdo vit, mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që vinë këtu nga e gjithë vendi. Dikur ishte kryesisht një ceremoni përkujtimore e organizuar nga Komuna e Shtimes, por tani ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe supozoj se ka edhe nga e gjithë bota. Andaj, ju falënderoj që po e mbuloni këtë [ngjarje], ju uroj të gjithëve një ditë shumë të lumtur dhe i uroj gjithë popullit të Kosovës një Vit të Ri të lumtur. Faleminderit shumë”, tha ai.

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur.

Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe – bombardime këto të zgjatën 78 ditë. Fundi i tyre u shënua më 10 qershor 1999 kur edhe u miratua Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pas kësaj, mbi 800.000 shqiptarë të Kosovës – dhunshëm të dëbuar, filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

🔴 SHBA heq Kubën nga lista e sponsorizuesve të terrorizmitShtëpia e Bardhë njoftoi të martën se Presidenti i SHBA-së, Jo...
15/01/2025

🔴 SHBA heq Kubën nga lista e sponsorizuesve të terrorizmit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, planifikon të heqë Kubën nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, në kuadër të një marrëveshjeje për lirimin e të burgosurve. Pas këtij njoftimi, autoritetet kubane deklaruan se do të lirojnë 553 të burgosur të akuzuar për “krime të ndryshme”, transmeton klankosova.tv.

15/01/2025

🔴 "Më thirri njani, bërr, bërr, bërr, hajt ja çela telefonin, e tu m'shan, mu, Hashimin, UÇK...kta jon gjin budall, edhe vorret i shajnë. E inqizova krejt, edhe ja qova bisedën çka ka fol, i thash kom me ta publikue dhe tash t'nxojnë e t'rrehin deri sa t'dhih...E tu m'thirr ma von, oooo kuku bre, pash Zotin që se qet çka kam gabu, edhe gruja vet m'bojke be, ooo aman bre mos e qit se burri ka pi ton ditën..."

Adresse

Paris

Site Web

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque TOP LAJMI publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Vidéos

Partager