Realiteti

Realiteti Me të vërtetën, me realitetin. Portal i pavarur në hapësirën mediatike mbarëshqiptare.

Web-faqja www.realiteti.net është portal i pavarur informativ në gjuhën shqipe. I udhëhequr nga një staf profesional, Realiteti.net arrinë të azhurohet me lajme në çdo kohë nga rubrika e Ekonomisë, Sporti, Magazina, Kultura, Lifestyle, Shëndetësi, Teknologji.

Lajme nga Bota ne Shqip:🇨🇳 Të dhënat e reja kineze tregojnë se tregtia e përgjithshme me BE-në u rrit me vetëm 0.4% në 2...
14/01/2025

Lajme nga Bota ne Shqip:
🇨🇳 Të dhënat e reja kineze tregojnë se tregtia e përgjithshme me BE-në u rrit me vetëm 0.4% në 2024.

Eksportet kineze në BE rriten me 3% krahasuar me 2023, ndërsa importet kineze nga BE ulen me 4.4%. Importet vjetore të Kinës nga:

🇩🇪 Gjermani: -10.7%;
🇳🇱 Holandë: +11.2% (Kit për prodhimin e çipave ASML);
🇫🇷 Francë; -5,9%;
🇮🇹 Itali: -3.2%.

Sipas llogaritjeve të Finbarr Bermingham [South China Morning Post], bazuar në të dhënat e vitit të kaluar, deficiti tregtar i BE-së me Kinën tani është 247.1 miliardë dollarë, nga 219.5 miliardë dollarë të vitit të kaluar. Kjo barazohet me pothuajse 300 miliardë euro (293.8 miliardë euro) dhe është rritur 12.58% nga viti 2023. "Kjo do të ndihmojë në nxitjen e thashethemeve për mbikapacitetin kinez," sipas Bermingham.

Sipas buletinit Soapbox, «rreth 2% e rënies së çmimeve të importit mund të lidhet me kursin e këmbimit euro/juan, megjithëse kjo ka të ngjarë të kompensohet nga kostot më të larta të transportit në 2024 krahasuar me 2023. Me përzierjen e produkteve që mbetet kryesisht e pandryshuar, është e arsyeshme të konkludohet se faktorë të tillë si kapaciteti i tepërt dhe konkurrenca intensive e brendshme i kanë shtyrë eksportuesit kinezë të ulin çmimet."

Fushatat zgjedhore, "hakeri" Zafir Berisha fton për debat publik dy kandidatët për kryeministër, Ramush Haradinajn dhe A...
14/01/2025

Fushatat zgjedhore, "hakeri" Zafir Berisha fton për debat publik dy kandidatët për kryeministër, Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin

Edhe kjo ndodhë në Maqedoni/Ish-ministrja e brendshme, Jankullovska tani do të kërkoj dëmshpërblim, thotë se është vikti...
14/01/2025

Edhe kjo ndodhë në Maqedoni/Ish-ministrja e brendshme, Jankullovska tani do të kërkoj dëmshpërblim, thotë se është viktimë!

Ju duket e lehtë?!Provoni, ofroni përgjigjen!
14/01/2025

Ju duket e lehtë?!
Provoni, ofroni përgjigjen!

Lajme nga Bota ne Shqip:🇵🇱 Ministri p***k i Mbrojtjes, Wladysław Kosiniak-Kamysz, mbështet kërkesën e Donald Trump që ve...
14/01/2025

Lajme nga Bota ne Shqip:
🇵🇱 Ministri p***k i Mbrojtjes, Wladysław Kosiniak-Kamysz, mbështet kërkesën e Donald Trump që vendet e NATO-s të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen për Financial Times:

“Polonia mund të jetë lidhja transatlantike midis kësaj sfide të nisur nga Presidenti Trump dhe zbatimit të saj në Evropë. Objektivi i ri është një thirrje e madhe zgjimi për Aleancën. Do të duhet edhe një dekadë për të arritur qëllimin e Trump, por unë mendoj se nuk duhet ta kritikoni atë për vendosjen e një objektivi vërtet ambicioz, sepse përndryshe do të ketë disa vende që do të vazhdojnë të debatojnë nëse më shumë shpenzime janë vërtet të nevojshme. Ne kemi blerë shumë, por vendndodhja jonë në hartë e bën investimin dhe blerjen e pajisjeve thjesht të nevojshme.

BE-ja ka aftësinë për të rialokuar fondet. Është prioriteti im të siguroj që 100 miliardë euro të ndahen për mbrojtjen në vitet e ardhshme, duke përfshirë ridrejtimin e fondeve të papërdorura nga një fond i përbashkët 800 miliardë euro për rimëkëmbjen pas pandemisë që skadon vitin e ardhshëm. Nëse do të kishim mundësi të hynim në borxhe për t'u rindërtuar pas Covid-it, atëherë duhet të gjejmë me siguri paratë për t'u mbrojtur nga lufta. E di që kjo nuk është një këndvështrim i përbashkët nga të gjithë, por Polonia ka një mendim tjetër. Duhet të kujtojmë se ka disa vende të mëdha evropiane, mendimi i të cilëve nuk ka qenë gjithmonë i duhuri dhe që kanë gabuar në raport me Rusinë”.

Polonia ndau 4.7% të PBB-së për mbrojtjen, më e larta në aleancë.

Thote analisti kamikaz.
13/01/2025

Thote analisti kamikaz.

Nora Istrefi i hyn tallavasë, nga sot do të këndojë edhe në dasmaKëngëtarja Nora Istrefi ka marrë një vendim të ri.A...
13/01/2025

Nora Istrefi i hyn tallavasë, nga sot do të këndojë edhe në dasma

Këngëtarja Nora Istrefi ka marrë një vendim të ri.









Ajo ka vendosur që nga sot të jetë pjesë e dasmave shqiptare, pasi ka theksuar se ka shumë kërkesa.

Lajmi u bë i ditur nga një postim në Instagram, ku artistja shfaqet me Elton Mehajn, menaxher i shumë këngëtarëve shqiptarë.

Vivien Thano, një nga figurat më të njohura dhe kontroverse të mediave, ka shprehur mendimin e saj të fortë për Arbenita...
13/01/2025

Vivien Thano, një nga figurat më të njohura dhe kontroverse të mediave, ka shprehur mendimin e saj të fortë për Arbenita Ismajlin, duke e cilësuar atë si një person që nuk meriton asnjë lloj respekti. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat e tjera.

Gjatë një intervistë në programin “Glamour Zone” të Ora News, Vivien ka treguar arsyen e këtij qëndrimi të saj. Ajo ka theksuar se mosrespeti ndaj Arbenitës lind nga disa komente negative që modelja kishte bërë pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova”. Një situatë e tillë, sipas Vivien, është e papranueshme, veçanërisht kur këto komente vijnë nga dikush që nuk kishte informacion të saktë për ngjarjet që ishin zhvilluar në brendësi të shtëpisë së famshme.

Kur u pyet për figurat publike ndaj të cilave ndiente mungesë respekti, Vivien shpreh pa hezitim emrin e Arbenitës. Ajo thekson se një nga arsyet kryesore është se Arbenita kishte postuar disa story në rrjetet sociale, duke kritikuar veprimet e saj në një situatë specifike, pa pasur njohuri të plotë mbi atë që kishte ndodhur.

-Për cilin apo cilën nga figurat publike ti nuk ke aspak respekt dhe pse? Ndoshta mund të ketë të bëjë me diçka që ka ndodhur mbrapa skene ose ke dëgjuar të flitet për ty?

Vivien Thano: Një personazh që mbaj mend, nuk është se është shumë i rëndësishëm, por mbaj mend kur dola nga Big-u shumë pak pashë nga deklaratat që kishin bërë për mua. Një që më bëri përshtypje ishte Arbenita Ismajli.

Ajo që e shqetëson Vivienin është se këto komente shërbejnë për të diskredituar një person që ka qenë pjesë e një programi të njohur dhe për të krijuar një narrativë të gabuar. Pas këtij incidenti, Arbenita kishte hequr postimet, duke lënë të kuptohet se ndoshta kishte penduar për ato që kishte shkruar.

-Ish-bashkëshortja e Feros?

Vivien Thano: Po, ajo kishte bërë 3-4 story vetëm për mua dhe për faktin se si duhet të sillesha unë aty brenda për një situatë që ajo nuk e kishte idenë sesi kishte ndodhur në shtëpi.

Vivien vazhdon duke thënë se ndjenja e dotës për çdo femër që sulmon një tjetër femër, është simbol i një inferioriteti të brendshëm. Kjo e çon atë të besojë se e gjithë kjo mund të jetë rezultat i ndonjë ndjenje të thellë të pakënaqësisë ose komplekseve që Arbenita mund të ketë. Ajo shton se njejta mund të ndodhte nëse kishte ndodhur diçka e ngjashme me dikë tjetër në fushën e mediave.

-Mua më ka shpëtuar kjo pjesë.

Vivien Thano: Atëherë, ishte një situatë ku ishin disa pyetje anonime dhe të gjithë hamendësuan se pyetja ishte nga unë. Ideja është që ti kur nuk e di sesi ka qenë situata dhe nuk je pjesë e atij ambienti, nuk është se ke një telefon në dorë dhe mund të bësh çfarë të duash me të. Më vonë e kishte hequr, ndoshta është penduar. Megjithatë femra që i bie një femre tjetër ka diçka inferiore brenda saj ose unë i kam ndezur diçka që asaj i dhemb shumë. Kjo mund të jetë një personazh, por me gjithë të tjerët unë kam shkuar shumë mirë.

Ky incident ka nxjerrë në pah tensionet e zakonshme që ndodhin në botën e mediave dhe shfaqjeve të reality, ku opinionet e figurave të njohura mund të kenë pasoja të mëdha për reputacionin e individëve të tjerë. Kjo situatë tregon se si ashpërsia e kritikave dhe komenteve mund të ndikojë thellësisht në marrëdhëniet midis personazheve publikë dhe se çdo fjalë e thënë nga ata, përveçse sjell tension, ndikon ndjeshëm në perceptimin e publikut.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vendosur të shtojë numrin e drejtorive në Komunën e Prishtinës, duke e çuar atë...
13/01/2025

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vendosur të shtojë numrin e drejtorive në Komunën e Prishtinës, duke e çuar atë nga 16 në 17, në kundërshtim të plotë me Statutin e Komunës dhe vendimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Përparim Rama ka ndarë sërish Drejtorinë e Kadastrës nga ajo e Pronës.
Ai ka emëruar Vigan Kastratin e LDK-së në pozitën e Drejtorit për Kadastër në Komunën e Prishtinës këtë e ka konfirmuar Kastrati me mjë postim në rrjetin social Facebook.

“Me propozim të kryetarit të Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama, jam emëruar në pozitën e Drejtorit për Kadastër në Komunën e Prishtinës. Besimi që më është dhënë nga kryetari Rama për mua është një privilegj, por në anën tjetër është edhe një përgjegjësi para qytetarëve të Prishtinës. Unë si drejtor do të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve të Prishtinës, duke ditur se detyra ime e re kërkon një angazhim shtesë, e që unë ashtu siç kam vepruar edhe më parë, do të jem i pakursyer në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Kastrati.



Drejtor i Pronës është emëruar Brahim Mehmetaj nga AAK-ja.

Rama në shkurt të vitit të kaluar pati njoftuar se ka vendosur që Drejtoria e Pronës dhe Drejtoria e Kadastrës të shkrihen në një Drejtori të Pronës dhe Kadastrës.

Deri tani drejtoreshë e Pronës dhe Kadastrës ka qenë Doruntinë Maloku, e cila është shkarkuar nga Rama, në fund të dhjetorit të kaluar.

Në fillim të mandatit, Rama kishte bashkuar Drejtorinë e Pronës me Drejtorinë e Kadastrit, duke e emëruar Dorontin Malokun si drejtues. Por, pas shkarkimit të Malokut, këto drejtori janë ndarë sërish në dy, me Brahim Mehmetajn të AAK-së në krye të Drejtorisë së Pronës dhe tash me Vigan Kastratin e LDK-së në krye të Kadastrit.

Statuti i Komunës së Prishtinës, i miratuar në vitin 2010, përcakton qartë se kryeqyteti duhet të ketë vetëm 11 drejtori. Çdo ndryshim në numrin e drejtorive kërkon amendimin e Statutit nga Kuvendi Komunal me shumicë prej 2/3 të votave. Mirëpo, Rama ka shmangur këtë procedurë ligjore, duke themeluar drejtori të reja pa ndryshuar Statutin.

13/01/2025
Ilir Gashi, eshte njeri nga kandidatet me potencial te jashtezakonshem per deputet nga Komuna e Prizrenit. Ai garon ne L...
13/01/2025

Ilir Gashi, eshte njeri nga kandidatet me potencial te jashtezakonshem per deputet nga Komuna e Prizrenit.
Ai garon ne Listen e Levizjes VETEVENDOSJE!
LEVIZJA VETEVENDOSJE NR 118✔️
ILIR GASHI NR 93 ✔️

Tregohuni te vemendshem dhe votoni njerezit puntor dhe parimor sepse ato jane rruga e se ardhmes dhe zeri juaj ne Kuvendin e Kosoves.
Voto Nr. 118
Voto Ilir Gashi Nr. 93

E kërcënoi të dashurën, kumanovarin e arreston policiaKumanovar 43-vjeç është ndaluar mbrëmë nga policia paspiqë parapra...
13/01/2025

E kërcënoi të dashurën, kumanovarin e arreston policia

Kumanovar 43-vjeç është ndaluar mbrëmë nga policia paspiqë paraprakisht është raportuar se në mënyrë agresive është sjellë dhe e ka kërcënuar të dashurën.
"Me datë 12.01.2025 në ora 22:00 në Kumanovë, policoët kumanovarë e kanë privuar nga liria personin me iniciale M.A."
Siç thotë policia e Kumanovës, ai është derguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës dhe do te ndermerren masa ligjore.

Lëvizja Vetëvendosje sonte ka mbajtur një tubim në qytetin e Pejës, ku shihet numër i madh i pjesëmarresëve.“Nga Peja, l...
13/01/2025

Lëvizja Vetëvendosje sonte ka mbajtur një tubim në qytetin e Pejës, ku shihet numër i madh i pjesëmarresëve.

“Nga Peja, lulja e Dukagjinit, në udhëtimin tonë të përbashkët për 500 mijë zemra në numrin 118”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Peja njihet si qytet ku deri më tash ka mbështetur vazhdimisht kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili në këto zgjedhje është kandidat për deputet nga LDK-ja.

Por nga pamjet e tubimit të VV-së shihet se në Pejë Vetëvendosje tashmë gëzon përkrahje më të madhe se sa LDK me në krye Gazmend Muhaxherin e kësaj komune

Ripërcaktimi i kufijve, Dardan Molliqaj: Unë jam për me e nda territorin e Kosovës.Kryetari i Partisë Socialdemokrate, D...
13/01/2025

Ripërcaktimi i kufijve, Dardan Molliqaj: Unë jam për me e nda territorin e Kosovës.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se ai është për ripërcaktimin e kufijve.

Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, Molliqaj ka thënë se është pro ndarjes së territorit të Kosovës, ashtu që Kosova ta marrë Luginën e Preshevës, dhe ta j*pë Veriun.

“Vetëvendosja ka dështu me i integru serbët sepse shpjegimi i Vetëvendosjes për veriun ka qenë: serbët nuk po integrohen sepse bandat kriminale po i shantazhojnë. Tash qytetarët e Kosovës, Vetëvendosja i ka bind se bandat nuk janë më në veri. Po ia pranojmë edhe na. Rezultati zgjedhor do të jetë për Listën Srpska më i thellë se para që ka ba Vetëvendosja. Pra, e ka unifiku krejt popullin serb në Kosovë dhe për me e trajtu popullin serb në Kosovë qysh na ka trajtu neve Millosheviqi si kompaktësi, ajo është e papranueshme. Unë jam për ripërcaktim të kufijve, unë jam për me nda territorin e Kosovës, në kuptimin për me marr Luginën e Preshevës, edhe me j*p veriun, ama unë nuk jam kundër serbëve”, ka deklaruar Molliqaj.

Sipas Molliqajt, Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar t’i integrojë serbët.

🔴 Memli Krasniqi: "S'ka puls Albin Kurti, u kry kjo punë, PDK po rikthehet, e ka rikthy pulsin"
13/01/2025

🔴 Memli Krasniqi: "S'ka puls Albin Kurti, u kry kjo punë, PDK po rikthehet, e ka rikthy pulsin"

Kajtazi ka bërë thirrje që të angazhohen të gjithë që Albin Kurti të ndëshkohet me votë sepse është njeriu më i dëmshëm ...
13/01/2025

Kajtazi ka bërë thirrje që të angazhohen të gjithë që Albin Kurti të ndëshkohet me votë sepse është njeriu më i dëmshëm që ka udhëhequr Kosovën.
Si e komentoni?

Fatmir Reqica:“Një foto me shokët në shetitje burgut me Besnik Aliti dhe Fadil Fejzullahun Dunavin”
13/01/2025

Fatmir Reqica:
“Një foto me shokët në shetitje burgut me Besnik Aliti dhe Fadil Fejzullahun Dunavin”

Adresse

Rue Georges Clemenceau
Paris
91300

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Realiteti publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L'entreprise

Envoyer un message à Realiteti:

Vidéos

Partager

REALITETI

Web-faqja www.realiteti24.com është portal i pavarur informativ në gjuhën shqipe. I udhëhequr nga një staf profesional, Realiteti arrinë të azhurohet me lajme në çdo kohë nga rubrika e Ekonomisë, Sporti, Magazina, Kultura, Lifestyle, Shëndetësi, Teknologji.