Media Independent

Media Independent m-independent.fr

IRENE PAPAS ME ORIGJINË SHQIPTARE Irene Papas lindi me 03 shtator të vitit 1929 në Chiliomondi (Korinthi) dhe ndërroi je...
05/01/2025

IRENE PAPAS ME ORIGJINË SHQIPTARE

Irene Papas lindi me 03 shtator të vitit 1929 në Chiliomondi (Korinthi) dhe ndërroi jetë me 14 shtator 2022 në moshën 93 vjeqare në Chiliomondi (Korinthi).
Irene Papas lindi në një familje mësuesish, në edukimin e saj ndikuan gjyshi, prindërit dhe tezja.
Nëna e saj, Eleni Lelekou, e lindur në Prevezanou, ishte një mësuese nga Epiri, e cila i lexonte shpesh tregime dhe përralla të shumta.
Babai i saj Stavros Lelekos, mësues i teatrit klasik, ishte drejtor i shkollës në Sofiko, në Korinti dhe e mësoi atë të lexonte greqishten e vjetër.
Akuzat e vazhdueshme por të paqarta tregojnë për origjinën shqiptare të babait të saj.
Sipas librit "Le regine del cinema" nga Costanzo Costantini, Papas tha në një intervistë: “Babai im ndoshta ka ardhur nga Shqipëria, unë jam ndoshta shqiptar, ose gjysmë shqiptare.
Peloponezi është mbushur me shqiptarë”.
"Unë e doja nënën time më shumë se babanë tim," tha ajo më vonë, "në fund të fundit, ai ishte një burrë dhe unë një grua: një humnerë na ndau. Ai i përkiste botës së errët të njerëzve. Babai im ishte mësuesi im, ndërsa nëna dhe tezja ime ishin të dy tregimtare”.
Prindërit e saj kishin katër vajza.
Motrat e saj janë Evangelia Lelekou-Manthopoulou, mjeke radiologe, ish-drejtoreshë e Spitalit Agios Savas dhe artistja letrare dhe poete Despina Lelekou-Tataki. Stërgjyshi i saj Stavros Lelekos shkroi sintaksën e parë të gjuhës greke në vitin 1881, si dhe vepra të tjera për arsimin e mesëm në fund të shekullit të 19-të.
Gjithnjë duhet të shkruajmë për njerëzit e mëdhenj me origjinë Shqiptare ku të tjerët padrejtësisht duan ti bëjnë të tyrën siç është rasti me aktoren e madhe Irene Papas.

Nga: Leon Molla

23/12/2024

Të vërtetat historike ndaj popullit tonë Shqiptarë.

Shpërndajeni që ta mësojnë të gjithë, e sidomos ata që dërgojnë ujë në mullirin e sllavëve dhe grekëve.

22/12/2024

Charles Aznavour (Francez🇨🇵), Enrico Macias (Armen🇦🇲), këndojnë Hava Nagila.
Këngë tradicionale izraelite🇮🇱 (viti 1973)

Nga: EVI KOKALARIKa shume gjera qe nuk shkojne me 'shpetimin' e kengetares keto ditet e fundit. Se pari, mund te me thon...
18/12/2024

Nga: EVI KOKALARI

Ka shume gjera qe nuk shkojne me 'shpetimin' e kengetares keto ditet e fundit. Se pari, mund te me thoni kur eshte transmetuar ai segmenti ne ABC News, sepse ne rubriken e tyre 'Be Kind' nuk rezulton se eshte, qe do te thote mund te jete video e vjeter, ndoshta dhe e periudhes se Covidit.

Disa fakte qe me bejne te kem pikepyetje;

Video e dyte del te nesermen qe gazetari e ben publike te paren, por kengetarja eshte e veshur komplet ndryshe, dhe kapelen nuk e ka njesoj. Nga dalja e videos se pare tek e dyta, fillon nje angazhim per ta gjetur, dhe gazetari kontaktohet nga 'bisnesmen' ne NY qe thone se kane avokatet e tyre qe e kerkojne. E gjejne te nesermen, ne Penn Station, po po, ne te gjithe ate New York, skuadra ‘shpetimi’ e gjen vetem mbas 24 oresh. Dhe jo me avokatet e tyre por me ‘teten’ e lagjes. E filmojne, pa pike turpi i ofrojne nje buzekuq, ‘merre – i thote – se eshte e DIOR-it’. Mendoja se vaniteti ishte virtyt i shemtuar, por kur kjo e fundit mplekset me injorance totale, merrkërka forma te frikshme.

T’i kthehemi skenari - del video e pare, behet virale, te nesermen del video e dyte, nderkohe 'shpetimtari' jep nje interviste ne TV shqiptare, pastaj e sistemon ne hotel ku filmon cdo detaj dhe e shperndan ne mediat shqiptare, nje darke tek Milos Hudson Yards, ku ajo darke ka shkuar mbi $1000 (me besoni per kete), nje peliçe kurrizit, nje diamant ne gisht, nje perulje ne t**e duke i puthur kembet me pergjerim…

CUT!!!

Behet serisht virale, idiotet e dobishme duartrokasin shpetimtarin, he**in e tyre te ri, pa menduar fare ne detaje por duke akuzuar komunitetin shqiptar ne NY qe s’kane bere asgje me pare per kengetaren.

Shpetimtarin nuk e kam njohur me pare, madje per here te pare e kam pare ne fotot qe ndante PR i tij ketu ne NY. PR i tij eshte nje grua dhe personazh mjaft i njohur ne qarqet e atij rrethi te vogel ne NYC, qe mund te konsiderohet deri diku eksluzive. Pra, shpetimtari ka punesuar nje nga PR me te mira ne NYC, dhe e kupton rendesine e asaj qe quhet ‘PR stunt’, qe po ta shqiperoja sic duhet, do te thote – te gjesh nje ngjarje qe behet virale dhe te ngre profilin.
Dhe kjo ngjarje, po me konkludon te jete bere ne kurriz te kengetares.

Disa jave me pare shpetimtari ishte ne Shqiperi, dhe per koincidence, Fejvziu e interviston solo, pra duke i dhene nje platform per t’u shprehur per tema qe jane akoma tabu ne ate vend. Ne fakt, Fejvziu ka shokuar shume shqiptar duke e bere videon e kengetares virale, dhe fakti qe beri dhe nje video pasuese me shpjegime, me thote qe ndergjegjia nuk ja koncepton ku qendron problemi ne kete rast. E vetmja menyre qe mund te kete pak sense ketu eshte nese gazetari eshte paguar si per intervisten e shpetimtarit disa jave me pare, ashtu dhe per te bere virale videon. Ne fakt, eshte shume e rendesishme si do shperndahej video, sepse kjo ben diference nese ngjarja do behej virale apo jo.

Te shtoj dhe disa detaje qe te kuptoni dyshimet e mia;
Kam 30 vjet ne New York, dhe e njoh komunitetin tone. Kam pasur rastin ta takoj dhe kengetaren dhe te flas me te kur ajo ishte ne Kaliforni dhe sapo kishte lindur djalin. Ne ate pike e kam lene te lumtur. Si une, ate e kane njohur te gjithe ne kete komunitet dhe e kane respektuar. Dhe kengetarja vet, njeh te gjithe ata qe ne komunitetin tone jane financiarisht shume mire dhe arrijne te bejne ndryshime reale kur eshte nevoja, dhe nese ajo do donte, do kishte kerkuar ndihme. Ajo ndihme do i ishte dhene pa bere zhurme fare, ne menyre qe ti ruanin dinjitetin ashtu sic e meriton. Nga ana tjeter me thone qe ndihma i eshte ofruar shume here me pare, dhe ka refuzuar. Problemi i kengetares nuk eshte financiar, por shpirtetor. Asnje nene e ndare nga femija nuk gjen dot qetesi. Keto jane hallet e saja reale.

Qe halli i saj te shfrytezohet ne kete forme, eshte realisht nje mekat dhe vetem njerezit pa shpirt mund ta benin. Asnje njeri me klas nuk do i kishte dhene ndihme 'nje dive apo idhullit' te tij sic e cileson vet 'shpetimtari', duke i cenuar dinjitetin ne kete form.
Sic e kam shkruar me pare, nese vertet donit ta ndihmonit, do e kish*t bere pa u ndjere. Por ishte kjo vertet per te ndihmuar kengetaren, apo per te ngritur profilin tuaj?

Cilado qofte pergjigja, jeni gabim dhe shoqeria me te drejte po ju gjykon.

Kontesha Hungareze Geraldina Apponyi, u lind me 6 gusht 1915.Ishte e bija e Kontit Gyula nga Hungaria dhe e Gledis Stewa...
06/08/2024

Kontesha Hungareze Geraldina Apponyi, u lind me 6 gusht 1915.
Ishte e bija e Kontit Gyula nga Hungaria dhe e Gledis Stewart, Amerikane.
Gjatësia e saj ishte 1.75 dhe të veçanta kishte sytë bojëqielli.
Me 1929 mbaroi Liceun në Budapest, fituese e një kursi në Vals.
Gjuhët që zotëronte ishin Shqip, Hungarisht, Gjermanisht, Anglisht, Frengjisht, Italisht, Spanjisht, Turqisht, Arabisht dhe Persisht.
Me 27 prill 1938 martohet me Mbretin Zog-I i Shqiptarëve.
Ajo tashmë u bë Mbretëreshë e Shqiptarëve.
Me 5 prill 1939 u lind djali i saj Princ Leka-I, me 7 prill 1939 detyrohet të largohet nga Shqipëria për shkak të pushtimit fashist.
Për 63 vjet me rrallë jetoi në ekzil, ajo u rikthye në vendin ku vuri kurorën me 28 qershor 2002.
Vetëm 3 muaj e 25 ditë pasi erdhi në Shqipëri, konkretisht me 22 tetor 2002 në orën 22:30 mbylli sytë përgjithmonë.

Nga: Leon Molla

23/02/2024

Me 22 shkurt përkujtojmë përvjetorin e ndarjes nga jeta të Abatit të Mirditës Prend Doçi, një ndër përsonalitetet më të shquara të kohës së tij, me një rol shumë të rëndësishëm në jetën kishtare, kulturore, sociale dhe politike në periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe fillim ...

12/02/2024

Me 12 Gusht 1912 Zef Kol Ndoka (Zefi i Vogël i Mirditës) ngriti flamurin Shqiptarë të Pavarsisë në Shkup duke e shpallur të lirë dhe të pavarur. Zefi i Vogël në mbështetje nga forcat e Principatës së Mirditës, Gjakovës, Tropojës, Malësisë së Madhe etj. sulmoj Shkupin dhe pas një...

11/02/2024

Gjeografia e plagëve: Në vitin 1906 dy atentate nga turqit në Drenicë. Në vitin 1908 një atentat nga turqit në Bujavec. Në muajn Prill të vitit 1910 dy atentate nga turqit në kaçanik. Në muajn Janar të vitit 1912 një atentat nga turqit në Rruga Gjakovë-Pejë. Në muajn Qershor të vi...

11/02/2024

Z. Ulsi, do të ishte në dinjitetin tuaj, si drejtues politik i së majtës në Qarkun e Lezhës, aq më tepër si anëtar i qeverisë, t'i filtronit paraprakisht informacionet që ju kanë dhënë lidhur me mua dhe Bashkinë Mirditë që drejtoj, se ato jane produkt i varfër i disa vartësve tuaj...

04/02/2024

Shqiptarët nga Mirdita historikisht kanë qenë atdhetarë dhe kanë luftuar për mbrojtjen e tokës arbnore pa u lakuar dhe pa i llogaritur veshtirësitë qofshin ato familjare apo jetësore. Ata luftonin për këtë dhe, edhe e jepnin jetën si me le. Njëri ndër ata atdhetarë që i shërbeu Sh...

04/02/2024

Noeli është i lindur në Itali. Gjyshi dhe gjyshja e tij kanë emigruar vite më parë dhe kanë rritur fëmijët e tyre në emigrim. Noeli i përket brezit të tretë në Itali. Nëna e Noelit është italiane. Me siguri ata kishin të gjitha mundësitë ta pagëzonin fëmijën e tyre në një ki...

25/01/2024

Raporti që e kisha në dorë më drithëroi. Shkrimi ishte ndryshe, dora kishte rrëshqitur nga ndonjë shqetësim, sepse shkronjat herë zgjateshin, herë ngushtoheshin. Në raportin e fratit të paemër, shkruante: “Shkëlqesi, Ipeshkvi ynë, Pjetër Bogdani, vdiq. Me pikëllim të pakufishëm ...

24/01/2024

Mark Dodani u lind në Naraç të Mirditës me 24 shkurt 1926 dhe ndërroi jetë në Lyon të Francës me 6 maj 2017. Ka qenë veprimtar i LANÇ-it, oficer i lartë i Sigurimit dhe më tej autor i mbi 20 librave artistikë me tematikë armën e Sigurimit, si dhe skenarist në disa filma të njohur a...

21/01/2024

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vrasjen e mafiozit më të madh irakien, Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema”. Hoxha tha se për vrasjen e Benzemasë shpirblimi i vënë ishte 1 milion euro. Ekzekutori sipas...

21/01/2024

Në Japoni, gjatë luftës, ky djalë mbante në shpinë vëllain e tij të vdekur, për ta varrosur. Një ushtar e vuri re dhe i kërkoi që ta linte këtë fëmijë të vdekur, që të mos lodhej. Ai iu përgjigj:

21/01/2024

Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Belgjikë. Arsid Muça humbi jetën pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët dhe duke qenë në gjumë ai nuk pati mundësi të shpëtonte. I riu nga Shkodra kishte shkuar në Belgjikë dy muaj më parë për të ndihmuar familjen pasi a...

Adresse

44 C Rue Des Chartreux
Lyon

Téléphone

+33745023131

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Media Independent publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L'entreprise

Envoyer un message à Media Independent:

Vidéos

Partager

Type