30/03/2021
Ti i gjen sharlatanët e paturpshëm, shkelës të besës së Zotit, kalama të llastosur, lakmitar famash, të cilët joshen nga dërdëllisjet e kota, mburravecë, hundërpërpjetë, llupës të cilët vdesin për një kafshore lavdi, të cilët dashurojnë veshjet e mëdha, si tupan, të fryer nga jashtë, e të zbrazur në brendësi, të cilët grumbullojnë gjëra aty e këtu, pa asnjë rend, si ata që mbledhin drunjtë gjatë natës, me pretendime të mëdha, duke mbllaçit pjellat e fantazive të shfrenuara, në mënyrë që disa cipëplasur t’i thonë: Obobo, ç’farë dijetari! Ti je hoxha i duhur (( vini re pra ))! Ti je i përndrituri (( që ndriçon epshet tona )), ti dhe ti.. nga përhitjet e shtrigave.
Po ç’janë në të vërtetë këta njerëz? Janë ata, të cilët nuk shohin në botë, askënd pos vetveten, nuk i shohin njerëzit dhe gjërat, pos nëpërmjet të kaluarës dhe të tashmes së vet, sikur gjithçka bën tavaf rreth iluzioneve të tyre!
Dezinfektoni shpirtrat dhe mendjet tuaja, nga mikrobet helmuese, ruani shëndetin e Imanit tuaj, kapitalit më të çmuar të jetës suaj.
“Faljen tënde o Zoti ynë.” (( El-Bekare : 285 ))
Qëndrim Jashari