TV Prizreni

TV Prizreni Faqja zyrtare e TV Prizrenit

Flak e tym i madh në afërsi te fshatit Zhur, dyshohet për diegie të gomave
07/03/2025

Flak e tym i madh në afërsi te fshatit Zhur, dyshohet për diegie të gomave

Edhe këtë vit fëmijët e veteranëve të luftës do të përfitojnë bursa pa u përcaktuar ndonjë kriterKryetari i degës së Org...
07/03/2025

Edhe këtë vit fëmijët e veteranëve të luftës do të përfitojnë bursa pa u përcaktuar ndonjë kriter

Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Isa Berisha, ka bërë të ditur se edhe këtë vit fëmijët e veteranëve të luftës që vijojnë mësimin në shkollat e mesme të komunës së Prizrenit do të jenë përfitues të bursave duke mos iu përcaktuar asnjë kriter.

Ai ka njoftuar rreth dokumenteve që duhet dorëzuar në zyret e OVL të UÇK-së, teksa ka falënderuar DKA-në për këtë vendim.

"Në takimin që kemi pasur me drejtoreshën e Arsimit, zonjën Luljeta Veselaj - Gutaj, na informoi që edhe këtë vit na kanë mundësuar për fëmijët e veteranëve që vijojnë mësimin në shkollat e mesme do të jenë përfitues të bursave, duke mos përcaktuar ndonjë kriter. Ne jemi falënderues ndaj këtij vendimi dhe e vlerësojmë këtë përkujdesje ndaj kësaj kategorie të çmuar të kombit. Dokumentet që duhet të dorëzohen në zyret e OVL e UÇK-së janë:

1. Vërtetimi nga shkolla,

2. Kartelën e prindit që është veteran dhe me afat,

3. Xhirollogaria bankare e nxënësit/nxënëses ose të prindit.", shkruan Berisha në Facebook.

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka identifikuar dhe shkyçur 12 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit në Prizren,...
07/03/2025

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka identifikuar dhe shkyçur 12 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se gjatë aksionit javor të ekipeve të inspektoratit të kompanisë, janë identifikuar dhe shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit 12 lidhje ilegale të realizuara nga konsumatorët e papërgjegjshëm. Nga këto 6 lidhje ilegale janë shkyçur në Prizren, 4 në Suharekë dhe 2 të tjera në Malishevë.

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka bërë të ditur se aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndërkaq, thuhet se ndaj të gjitha rasteve të evidentuara do të merren masat ligjore.

"Apelojmë tek të gjithë konsumatorët të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë.", thekson tutje KRU "Hidroregjioni Jugor".

07/03/2025

Digjet një veturë në lagjen "Arbana" në Prizren

07/03/2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, për të diskutuar rreth

Komuna e Prizrenit filloi përgatitjet për aplikimin në "Qytetin Evropian të Sportit 2026"Komuna e Prizrenit ka njoftuar ...
07/03/2025

Komuna e Prizrenit filloi përgatitjet për aplikimin në "Qytetin Evropian të Sportit 2026"

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot u mbajt takimi i komisionit gjithëpërfshirës i sportit, me qëllim të përgatitjes së dokumentacionit për aplikimin për “Qyteti Evropian i Sportit 2026”, pas pranimit të kandidaturës.

Sipas njoftimit të komunës, ky projekt synon ta pozicionojë Prizrenin si model të organizimeve sportive dhe ta rrisë angazhimin e komunitetit në aktivitete fizike, duke forcuar infrastrukturën dhe zhvilluar mundësi për sportistët e të gjitha moshave.

Të hënën fillojnë punimet për ndërtimin e rreth rrotullimit në lagjen "Bazhdarhane", komuna kërkon nga qytetarët që t'i ...
07/03/2025

Të hënën fillojnë punimet për ndërtimin e rreth rrotullimit në lagjen "Bazhdarhane", komuna kërkon nga qytetarët që t'i largojnë automjetet e parkuara

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të hënën, me datë 10.03.2025, do të fillojnë punimet në kuadër të projektit ‘’Ndërtimi i rreth rrotullimit në rrugën ‘’Adem Jashari’’ (tek ish objekti tashmë i rrënuar i “Lirisë”)” në lagjen "Bazhdarhane" të Prizrenit.

Për shkak se punimet do të zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, komuna ka kërkuar që të hënën nga ora 08:00, qytetarët t’i largojnë automjetet e parkuara tek ish objekti i “Lirisë”.

Totaj: Po vazhdojnë përgatitjet për largimin e shtyllës elektrike të linjës së tensionit të lartë në rrugën e Transitit ...
07/03/2025

Totaj: Po vazhdojnë përgatitjet për largimin e shtyllës elektrike të linjës së tensionit të lartë në rrugën e Transitit të Ri në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se po vazhdojnë përgatitjet për largimin e shtyllës elektrike të linjës së tensionit të lartë në rrugën e Transitit të Ri, e cila ka shkaktuar pengesa për ngasësit e automjeteve. Ai ka bërë të ditur se hapësira ku do të vendoset shtylla e re tashmë është e gatshme. Totaj njofton se ky aksion do të përfshijë gjithashtu disa zona të tjera të qytetit me këtë problematikë, për ta ngritur nivelin e sigurisë në trafik.

07/03/2025

HAJRIJE KOLGECI, SHEMBULL I MËSIMDHËNËSES SË RESPEKTUAR NGA TË GJITHË

Mësimdhënësja, Hajrije Kolgeci, për 41 vite është pjesë e punës me nxënës, si mësimdhënëse e gjuhës shqipe. Ajo ndjehet krenare për këtë, ndërsa nxënësit e saj në shkollën “ Gani Saramati” e vlerësojnë punën dhe përkushtimin e mësimdhënëses së tyre gjatë angazhimeve të saj në këtë vatër mësimore. Mësimdhënësja, Hajrije Kolgeci, prej 41 vitesh është e punësuar mësimdhënëse. Ajo ka nisur punën në moshën 19 vjeçare, duke dhënë kontribut në arsimin dhe edukimin e brezave. Ajo me plotë përkushtim është e angazhuar në mësimdhënie me nxënësit e saj, nga të cilët gëzon respekt të jashtëzakonshëm. Ne, për nder të Ditës së Mësuesit, zgjodhem këtë mësimdhënëse të gjuhës shqipe në shkollën “ Gani Saramati”, për ta realizuar një intervistë, e cila na priti me ngrohtësi, bashkë me nxënësit e saj, të cilët i kishin sjellur lule asaj për nder të festës. Për punën e saj, përplot me dashamirësi në Ditën e Mësuesit, flasin edhe nxënëset e saja, Lejla, Urejsa, Rumejsa dhe Jara.

07/03/2025

NË PRIZREN U MBAJT MANIFESTIM SOLEMN KUSHTUAR 7 MARSIT- DITËS SË MËSUESIT

Të premten në shtëpinë e kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren u shënua dita e mësuesit nën organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme të vendit, mësimdhënës, nxënës e veteranë të arsimit. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në një fjalë rasti theksoi rëndësinë dhe kontributin e paçmuar të mësimdhënësve në edukimin e brezave të rinj. Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj - Gutaj, gjatë fjalimit të saj, falënderoi mësimdhënësit për angazhimin dhe punën e tyre të palodhur.Ndërkaq, veterani i arsimit, mësimdhënësi tashmë i pensionuar, Ilam Berisha, theksoi se mundi dhe djersa e mësuesve është e vështirë të shpërblehet aq sa e meritojnë ata. 7 Marsi - Dita e mësuesit u shoqërua me një program të pasur artistik, ndërsa në fund u ndanë edhe disa dekorata dhe mirënjohje për veteranët e arsimit.

07/03/2025

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se ka pranuar informata se në Shtetin e Hungarisë ka shpërthyer

Diplomoi gjenerata e 45-të e Zyrtarëve KorrektuesKryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren ...
07/03/2025

Diplomoi gjenerata e 45-të e Zyrtarëve Korrektues

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe zëvendësministrin, Blerim Sallahu, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 45-të të Zyrtarëve Korrektues. Në këtë ditë të veçantë kryeministri Kurti tha se, sot, diplomimi i 111 kadetëve është dëshmi e angazhimit tonë për një sistem korrektues të fuqishëm, të sigurt dhe të drejtë, përveç se thjesht një ceremoni.“Me diplomimin e gjeneratës së 45-të të Zyrtarëve Korrektues, ne forcojmë edhe më shumë sistemin tonë korrektues dhe i shtojmë radhët me profesionistë të përgatitur. Ata e ato do të jenë garantues të drejtësisë dhe rregullit në institucionet tona korrektuese”, u shpreh ai.

Marrëveshje mes Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Komunës së Rahovecit për praktikën me pagesë të studentëveSot, U...
07/03/2025

Marrëveshje mes Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Komunës së Rahovecit për praktikën me pagesë të studentëve

Sot, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Rahovecit, e cila mundëson punën praktike me pagesë për studentët e universitetit në institucionet komunale të Rahovecit. Marrëveshja është nënshkruar nga Rektori Alishani dhe Kryetari Latifi.
Në këtë takim të rëndësishëm ishin të pranishëm prof. Isuf Lushi, anëtar i Këshillit Drejtues të universitetit, dhe sekretari i përgjithshëm, z. Nexhmedin Krasniqi.
Kjo marrëveshje synon të krijojë mundësi të reja për studentët, duke u ofruar atyre eksperiencë praktike të vlefshme dhe mbështetje financiare gjatë angazhimit të tyre profesional. Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren e vlerëson këtë si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe për përgatitjen më të mirë të studentëve për tregun e punës.

Universiteti falënderon Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, për mbështetjen dhe gatishmërinë për të investuar në të ardhmen e të rinjve dhe në përmirësimin e arsimit praktik në nivel lokal.
Ky bashkëpunim i ri pritet të sjellë përfitime të ndërsjella, duke krijuar një model të suksesshëm të integrimit të studentëve në tregun e punës dhe zhvillimit profesional të tyre.

07/03/2025

Instituti GAP ka publikuar shifrat e investimeve të qytetarëve të Kosovës në Shqipëri, për periudhën nga viti 2015 deri në

07/03/2025

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren përmes një komunikate për media ka njoftuar se zyrtarët policor nga Stacioni Policor "Prizren",

07/03/2025

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të angazhimeve për hartimin dhe zbatimin e projekteve për mbrojtjen dhe

07/03/2025

Në kuadër të shënimeve të aktiviteteve të shumta të manifestimit “Epopeja e UÇK-së” dhe 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, sot

07/03/2025

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë,

Adresse

Wiesbaden
65195

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von TV Prizreni erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an TV Prizreni senden:

Videos

Teilen