Pa Rrotlla

Pa Rrotlla Gazeta online www.parrotlla.org medium i pavarur i cili tek ju sjell Lajmet nga vendi, rajoni, bota

Një subjekt politik që synon të përfaqësojë realisht shqiptarët nuk mund të tolerojë paqartësi, lojë të dyfishtë dhe int...
23/04/2025

Një subjekt politik që synon të përfaqësojë realisht shqiptarët nuk mund të tolerojë paqartësi, lojë të dyfishtë dhe interesa personale që rrezikojnë kauzën kolektive.

Nga Astrit Gashi Nga jashtë, kjo mund të duket si një largim i zakonshëm në një realitet politik të fragmentuar. Por kush i njeh mirë zhvillimet e brendshme të koalicionit shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut, e di që Arben Taravari nuk u largua, por ai u përjashtua. Ky nuk ishte një a...

Hisen Berisha "Sot, ndërsa bota përkulet në lutje dhe nderim, kujtojmë jo vetëm Papën, por njeriun që jetoi me thjeshtës...
21/04/2025

Hisen Berisha "Sot, ndërsa bota përkulet në lutje dhe nderim, kujtojmë jo vetëm Papën, por njeriun që jetoi me thjeshtësi dhe vdiq me dinjitet"

Nga; Gjeneral Hisen Berisha (Me ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, bota humbi një figurë të rrallë të paqes, mëshirës dhe frymës së vërtetë të dashurisë ungjillore) I lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ai ishte i pari Papë nga Amerika Latine ....

Ndërsa ishte shtrirë në një pellg gjaku, vëllai i tij ra mbi të, i vrarë. “Gjaku im i shkoi vëllait në duar,” do të shkr...
21/04/2025

Ndërsa ishte shtrirë në një pellg gjaku, vëllai i tij ra mbi të, i vrarë. “Gjaku im i shkoi vëllait në duar,” do të shkruante më vonë në ditarin e mbijetesës. Fjalë që rëndojnë si gur varri mbi ndërgjegjen njerëzore.

Më 21 prill 1999, në një dhomë të ftohtë në Çikatovë të Re, mbi trupin e një fëmije të vrarë, një djalosh 17-vjeçar, i mbuluar me gjak, luante jetën me vdekjen. Emri i tij është Esat Bylykbashi. Historia e tij, rrëfimi i tij, nuk është thjesht një kujtim, është një plag.....

Kosova duhet të reagojë në OKB kundër pasaportave serbe për oligarkët dhe spiunët rusëNga Astrit GashiQë nga fillimi i a...
19/04/2025

Kosova duhet të reagojë në OKB kundër pasaportave serbe për oligarkët dhe spiunët rusë

Nga Astrit Gashi

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, shumica e shteteve demokratike janë pozicionuar me sanksione dhe izolim diplomatik kundër elitës politike, ushtarake dhe financiare të Kremlinit. Në këtë klimë ndëshkuese ndërkombëtare, Serbia ka zgjedhur një kurs të kundërt: në vend se të distancohet nga Moska, ajo ka intensifikuar lidhjet përmes një forme të heshtur tregtie politike duke shpërndarë pasaporta për oligarkë dhe agjentë rusë.

Ky nuk është një veprim teknik administrativ. Bëhet fjalë për një strategji të mirëmenduar gjeopolitike, ku shtetësia serbe përdoret si mjet për të ofruar siguri, legjitimitet dhe qasje në tregje ndërkombëtare për elitën ruse të sanksionuar. Si kundërshpërblim, Serbia merr një nga mbështetjet më të rëndësishme politike në skenën globale sk votën dhe veton e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër anëtarësimit të Kosovës dhe çdo përpjekjeje për njohje ndërkombëtare.

Në këtë kuptim, pasaporta serbe është shndërruar në valutë gjeopolitike. Ajo nuk i shërben më qytetarëve të zakonshëm, por një elite që kërkon të shmangë ndëshkimin ndërkombëtar përmes rrugëve paralele të krijuara nga Beogradi. Emrat si Ivan Sibirev dhe Viktor Shendrik respektivisht një profiter lufte dhe një ish-agjent i FSB-së janë shembuj të drejtpërdrejtë të këtij rrjeti ku bashkohen kapitali rus dhe politika serbe.
Më shumë së 200 pasaporta serbe u janë dhënë individëve me lidhje të ngushta me pushtetin në Moskë, përfshirë oligarkë, ish-agjentë të FSB-së dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të elitës ushtarake ruse.

Përballë kësaj skeme të qartë, Kosova duhet të veprojë. Kjo çështje duhet të ngrihet në çdo forum ndërkombëtar, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit. Duhet bërë pyetja thelbësore: A është Rusia një mbrojtëse e parimeve të Kombeve të Bashkuara, apo një aktor që shfrytëzon mekanizmat e OKB-së për të mbështetur aleatët e saj strategjikë në dëm të stabilitetit ndërkombëtar?

Serbia nuk mund të portretizohet më si një shtet neutral apo i pavarur në pozicionet e saj. Bashkëpunimi i saj me Rusinë përmes skemës së pasaportave e vendos atë në zemër të një projekti të rrezikshëm revizionist euroaziatik. Tolerimi i kësaj praktike nuk është vetëm rrezik për Kosovën është sfidë për gjithë rendin ndërkombëtar që pretendon të mbrojë parimet e sovranitetit, ligjit ndërkombëtar dhe paqes globale.

Prandaj, veprimi i Kosovës duhet të jetë i drejtpërdrejtë, argumentues dhe i padiskutueshëm së pasaportat serbe për elitën ruse janë një akt politik, dhe si i tillë duhet të trajtohet nga komuniteti ndërkombëtar. Heshtja ndaj kësaj praktike do të thotë bashkëpunim i heshtur me një politikë që synon destabilizimin e Ballkanit dhe pengimin e të drejtave legjitime të popullit të Kosovës.

Teatri i pushtetit dhe statistët e opozitësKjo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës nuk është thjesht një proces parlamenta...
18/04/2025

Teatri i pushtetit dhe statistët e opozitës

Kjo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës nuk është thjesht një proces parlamentar, por një provë gjenerale për një dramë politike që, pavarësisht zhurmës, nuk do të ndryshojë epilogun. Albin Kurti, me 61 vota të siguruara në xhep dhe me orën në dorë, nuk po kërkon mbijetesë politike por ai po menaxhon kohën dhe tensionin dramatik për të hyrë në skenë si “lideri që sfidohet”, ndonëse askush nuk po e sfidon realisht.

Në këtë teatër pushteti, Kurti nuk po teston shumicën e tij, por po e shijon atë me luksin e plotë që t’i japë edhe opozitës një rol në skenë. Një rol i vogël, pa tekst, por me shumë zhurmë. Dhe opozita e pranon me kënaqësi.

Sot, opozita është kthyer në trupën e heshtur të një filmi ku askush nuk ua njeh emrin. Deputetët hyjnë në sallë, thërrasin “kundër!” me ton dramatik, dalin për konferenca shtypi që nuk sjellin asgjë të re, dhe pastaj ulen të presin skenarin e radhës të cilin, ironi e fatit, ua shkruan vetë Kurti. Të flasësh për strategji në këtë kontekst është si të kërkosh busullë në një barkë që ka kohë që ka braktisur timonin dhe shpreson se valët do ta shpëtojnë.

Votat? Ato kanë qenë aty: më 15, më 17, dhe do të jenë edhe më 19 prill. Dje logjikë e thjeshtë nga 100 deputet 48 +3‎ = 51 një shumicë e thjeshtë , skena mbaroi. Por !..
Çështja nuk është më te numrat, por te simbolika. Kurti është mjeshtër i saj. Ai nuk po kërkon thjesht miratim qeveritar por ai po kontrollon narrativën dhe spektaklin që e shoqëron atë. Ai po i jep opozitës iluzionin se po ndodh diçka madhore, dhe ajo, e përhumbur në zërin e vet, po e beson.

Për çdo dalje dramatike të deputetëve opozitarë, për çdo fjalim të “zjarrtë” që ngjan më shumë me recitim të sforcuar sesa me analizë politike, Kurti buzëqesh në heshtje. Sepse skena po ecën sipas planit. Opozita nuk është më as sfidë, as alternativë. Ajo është bërë njëkohësisht pjesë e skenës dhe audiencë e vetvetes një audiencë e ngazëllyer që duartroket lojën, pa e kuptuar se është kthyer në reklamën më të mirë të Kryeministrit.

Por spektakli nuk do të ishte i plotë pa një kastë të veçantë: disa gazetarë entuziastë, shpesh pa përvojë në raportimin parlamentar, por me talent të spikatur për hiperbolën dramatike. Me mikrofon në dorë dhe me fjalor analitik të varfër, ata raportojnë nga Kuvendi si nga një reality show: Big Brother, “krizë!”, “ngërç!”, “tronditje!”, “drama në seancë!”. E në fakt, po është teatër. Por jo ai që ata mendojnë. Sepse skenarin, regjinë dhe rolet, i ka përcaktuar që në fillim një njeri e ky është Albin Kurti i cili po tallet me opozitën sepse këtë po i mundsojnë duke qendruar si statistë në Parlamentin e Kosovës.

17/04/2025
Ndryshimi vazhdon, mesazhi i Izet Mexhitit për frymën e re politike, Ahmetin, Grubin, Taravarin i fitoi. Kush e ka radhë...
17/04/2025

Ndryshimi vazhdon, mesazhi i Izet Mexhitit për frymën e re politike, Ahmetin, Grubin, Taravarin i fitoi. Kush e ka radhën?

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, duke theksuar se procesi i ndryshimit është i pandalshëm dhe i mbështetur nga qytetarët e zakonshëm, aktivistët e drejtë dhe militantët e ndershëm.

“Në fillim është i vështirë, në mes i ngatërruar, por në fund i jashtëzakonshëm,” shkruan Mexhiti, duke përshkruar rrugëtimin e transformimit politik në vend. Sipas tij, ndryshimi nuk mund të ndalet, pavarësisht përpjekjeve të oportunistëve, demagogëve, politikanëve të varur apo oligarkëve që synojnë të mbajnë peng politikën.

“Ndryshimi është thirrja e popullit. Dhe kur populli bashkohet, ndryshimi ndodh,” vijon ai, duke ritheksuar se kjo frymë është motorri i vërtetë i proceseve demokratike që po ndodhin në shoqërinë shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Me një ton të qartë mobilizues dhe afirmues, Mexhiti e mbyll mesazhin me një thirrje për unitet dhe vazhdimësi: “Fryma e ndryshimit bashkon. Sepse ndryshimi VLEN.”

Ky postim vjen në një kohë të rëndësishme për skenën politike shqiptare në vend, ku koalicioni opozitar VLEN, në të cilin Mexhiti është një nga figurat kryesore, po synon të sjellë një alternativë të re përfaqësimi dhe qeverisjeje.

JO FJALË, VEPRA!

Ky është postimi i plotë:

Ndryshimi është i vështirë në fillim, i ngatërruar në mes, dhe i jashtëzakonshëm në fund.

Por askush s’e ndal dot.

As oportunistët, as demagogët që refuzojnë të ndryshojnë.
As politikanët e varur, as oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën.

Sepse ndryshimi është thirrja e popullit.
Dhe kur populli bashkohet, ndryshimi ndodh.

Ndryshimi vazhdon.
Bashkë me qytetarin e ndershëm.
Bashkë me aktivistin e drejtë.
Bashkë me militantin e sinqertë.

Fryma e ndryshimit bashkon. Sepse ndryshimi VLEN.

Paçit një ditë të bukur të gjithë!

Hajrije Zeka, nëna Li nëna e lirisë që na mungon të gjithëvëNga Astrit GashiNuk ka dhimbje më universale se ajo e një në...
12/04/2025

Hajrije Zeka, nëna Li nëna e lirisë që na mungon të gjithëvë

Nga Astrit Gashi

Nuk ka dhimbje më universale se ajo e një nëne që zhduket pa varr, pa lajm, pa zë. Por kur kjo nënë është Hajrije Zeka Nana Li ajo dhimbje nuk është më private. Ajo është dhimbja jonë kolektive. Sepse Nana Hajrije nuk është vetëm nëna e Milaim Zekës. Ajo është nëna jonë. Nëna e të gjithëve.

Nëna që nuk u pajtua me pushtimin, por qëndroi. Nëna që nuk pati pushkë, por pati guxim. Nëna që nuk shkroi histori, por u bë histori. Ajo është simboli më i heshtur dhe më i zëshëm i të vërtetës sonë të mohuar se liria jonë ka pasur çmim të tmerrshëm, dhe ky çmim shpeshherë nuk është paguar me armë, por me heshtje, me gjak të pafajshëm, me nënat që u flijuan në shtëpitë e tyre.

Kur paramilitarët serbë hynë në Sofali, me 12 prill ata nuk panë luftëtarë. Panë një çift pleqsh që nuk kishin asgjë, përveç kujtimeve dhe një album me fotografi të djalit të tyre, gazetarit që bënte luftën me kamerë, me fjalë, me të vërtetë. Dhe prapë ata nuk kursyen asgjë. Dogjën shtëpinë. Dogjën gjithçka. Dogjën edhe mundësinë që ajo të ketë një varr.

E megjithatë, ajo nuk u zhduk asnjhereë nga zemrat tona! Sepse për aq kohë sa një popull i kujton nënat e veta ato jetojnë. Nana Hajrije është e gjallë në çdo zemër që nuk e pranon harresën si kompromis. Ajo është pranë nesh kur e thërrasim të vërtetën me emër dhe mbiemër. Është me ne kur kërkojmë drejtësi për të zhdukurit, kur i kërkojmë institucionet që nuk guxojnë më të rrinë indiferente.

Sepse një shoqëri që e lejon një nënë të digjet në një prag pa kthim, dhe të mos dijë as sot se ku prehet është një shoqëri që ka harruar nderin e vet.

Në kohë paqeje, nuk ka justifikim për heshtje. Të gjithë jemi përgjegjës jo vetëm për të kërkuar drejtësi për Nanën Li, por për të gjithë nënat si ajo. Nuk ka liri të vërtetë pa kthyer nderin e atyre që u flijuan për të. Nuk ka demokraci të qëndrueshme pa ndriçuar errësirën e zhdukjeve. Nuk ka paqe pa varre të njohura.

E prandaj, sot, duhet ta themi me zë të lartë: Nana Hajrije Zeka është monumenti i sakrificës sonë sublime për lirinë tonë kolektive. Ajo është nëna e Lirisë. Nëna e së vërtetës. Nëna që na mungon të gjithëve.

Dhe për aq kohë sa ne nuk dimë ku prehen eshtrat e saj, nuk kemi të drejtë të flasim për mbyllje të kapitujve të historisë. Sepse pa të zhdukurit tanë, historia jonë është një faqe e grisur.
Sepse pa Nënën, asnjë komb nuk është i plotë.

Tani është koha që të mos mbajmë më vetëm përkujtim. Por të kërkojmë me këmbëngulje. Të zbulojmë. Të shkruajmë. Të mos harrojmë. Sepse nuk kërkojmë hakmarrje kërkojmë dinjitet. Kërkojmë vend për një tufë lule. Kërkojmë paqe për shpirtin e saj.

Për Nanën Li. Për të gjitha nënat tona. Për të vërtetën që na bën njerëz që duhet të luftojmë për drejtesi për të sjell eshtrat e nënës Hajrije aty ku e kanë vendin në tokën tonë!

Të marten zyrtare,  koalicioni Kurti - LimajFormimi i qeverisë së re duket të jetë tashmë një çështje e kryer në kuptimi...
10/04/2025

Të marten zyrtare, koalicioni Kurti - Limaj

Formimi i qeverisë së re duket të jetë tashmë një çështje e kryer në kuptimin politik të fjalës. Në qendër të këtij konfigurimi qëndrojnë Albin Kurti dhe Fatmir Limaj, të cilët pritet të sigurojnë numrat e nevojshëm për ndërtimin e një shumice parlamentare funksionale. Në këtë formulë, përfshihet gjithashtu edhe presidentja Vjosa Osmani, përmes partisë së saj politike, e cila pritet të ketë një rol të garantuar në legjislaturën e ardhshme, ndërkohë që përflitet se një mandat i dytë presidencial është i sigurt përmes mbështetjes së liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Megjithëse Lëvizja Vetëvendosje mbetet forca më e madhe parlamentare, një zhvillim interesant dhe politikisht simbolik është se ajo nuk do ta ketë kryetarin e Kuvendit, pozitë që, sipas burimeve politike, do t’i takojë Fatmir Limajt – një rikthim me peshë në skenën institucionale.
Në këtë riorganizim të brendshëm, po ashtu shihet një ndryshim në udhëheqjen e Grupit Parlamentar të VV-së, ku Mimoza Kusari-Lila nuk do ta mbajë më pozicionin e shefes së grupit; vendin e saj pritet ta zërë Glauk Konjufca, një figurë me profil më institucional dhe më të lidhur me thelbin ideologjik të partisë. Nese nuk e drejton Ministrinë e Puneve të Jashtme!
Në anën tjetër të spektrit politik, opozita pritet të përballet me vështirësi serioze për të ushtruar funksionin kritik dhe përfaqësues që i takon. Struktura aktuale opozitare në Kuvend përbëhet nga figura që shpesh mungojnë në oratori, profil publik dhe kapacitet për artikulim të qartë të alternativës politike. Liderë si Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi ndonëse mbajnë pozita formale udhëheqjeje përballen me mungesë autoriteti të brendshëm në parti, gjë që e dobëson kohezionin opozitar.
Një tjetër zhvillim që ilustron fragmentimin e mëtejshëm të opozitës është situata në AAK, e cila, nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt, duket se po shndërrohet në një parti me bazë lokale, përqendruar kryesisht në zonën e Gllogjanit dhe Jabllanicës, dhe me gjithnjë e më pak ndikim real në politikën kombëtare.
Astrit Gashi

Izet Mexhiti, lideri që arratisi krimin nga pushteti, është lideri që duhet të drejtojë VLEN-in për të siguruar fitoren ...
08/04/2025

Izet Mexhiti, lideri që arratisi krimin nga pushteti, është lideri që duhet të drejtojë VLEN-in për të siguruar fitoren në zgjedhjet lokale. Krahasuar me liderët e tjerë shqiptarë, ai ka treguar vizion, guxim dhe përkushtim të palëkundur ndaj elektoratit shqiptar.
Udhëheqja e tij nuk është vetëm e nevojshme, por e domosdoshme për realizimin e aspiratave të koalicionit dhe të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Si lider unifikues, Mexhiti po hap një front të ri politik, duke ftuar të gjithë, pa dallime partiake, të bashkohen në ekipin e fitores.

Kosova duhet të ketë një qeveri kalimtare të pozitës dhe opozitësNë klimën e pasigurisë politike që ka përfshirë vendin,...
02/04/2025

Kosova duhet të ketë një qeveri kalimtare të pozitës dhe opozitës

Në klimën e pasigurisë politike që ka përfshirë vendin, zvarritja e konstituimit të Kuvendit e ka futur shtetin në një rrugë pa krye. Fjalët e Ramiz Lladrovcit, kryetar i Kuvendit të Drenasit, se “ligji është si llastiku, sa më shumë të zgjatet, aq më shumë mund të interpretohet sipas dëshirave”, nuk janë thjesht një deklaratë e rastësishme, por një pasqyrim i saktë i realitetit politik në Kosovë.
Procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë po zvarritet në mënyrë të qëllimshme, duke e çuar vendin drejt një boshllëku funksional. Zgjedhjet e 9 shkurtit krijuan një realitet të ri politik, por ky realitet nuk po konkretizohet për shkak të keqpërdorimit të boshllëqeve juridike në Kushtetutë. Kjo vonesë nuk është e rastësishme ajo shërben për të mbajtur pushtetin në mënyrë të pacaktuar. Procesi i numërimit të votave për kandidatët është kontestuar nga të gjitha partitë, ndërsa manipulimet e brendshme janë aq evidente, saqë nuk dihet më nëse ka vendosur populli apo komisionerët.

Kjo situatë i shkon më së shumti për shtati kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili për disa muaj do të mbajë njëkohësisht dy funksione atë të kryeministrit dhe të deputetit. Në vend që të kërkojë ndërtimin e një shumice të re parlamentare, ai po e shfrytëzon këtë vakum institucional për të qeverisur pa qenë nën trysninë e menjëhershme të një votëbesimi në Kuvend. Ky dualitet i pushtetit nuk është një problem thjesht teknik, por një strategji për të siguruar kontrollin politik. Në këtë kaos institucional, opozita dhe organizatat joqeveritare vazhdojnë të heshtin në mënyrë të pakuptueshme, duke mos ofruar asnjë alternativë apo reagim të fuqishëm.

Kushtetuta e përcakton se mbledhja e parë e Kuvendit duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga certifikimi i zgjedhjeve që në këtë rast mbledhja e caktuar me 15 prilli kap afatet maksimale. Megjithatë, nuk ka një afat të qartë për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë. Kjo hapësirë ligjore po përdoret për të zvarritur procesin dhe për të ruajtur pushtetin, në vend që të shfrytëzohet për ndërtimin e institucioneve të reja.

A mund të shkojë Kuvendi në pushime verore pa një qeveri të zgjedhur, ndërkohë që në vjeshtë e presin zgjedhjet lokale? Në një demokraci funksionale, një vonesë e tillë do të ishte e papranueshme. Por kur ligji interpretohet sipas interesave të pushtetit dhe jo sipas frymës së tij, gjithçka bëhet e mundshme sikur të mos ishim në një republikë parlamentare, por në një gjendje të vazhdueshme anarkie.

Nëse filozofia e “llastikut” vazhdon të dominojë funksionimin e shtetit, Kosova do të përballet jo vetëm me një krizë të zgjatur politike, por edhe me humbjen e besimit ndërkombëtar si një vend me stabilitet institucional.
Në këtë situatë, nuk është për t’u habitur që qytetarët po zgjedhin të largohen nga vendi kushdo që zgjohet më herët, ikën i pari.

Realiteti politik është i qartë së asnjëra palë nuk ka shumicën parlamentare të nevojshme për të formuar një qeveri stabile. Në këto kushte, zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhja e duhur, pasi ato do të thellonin edhe më shumë krizën dhe ndarjet politike. Kosovës i duhet një qeveri teknike kalimtare, e cila të ketë mandatin për të përmbyllur procesin e dialogut me Serbinë dhe për të organizuar një reformë të plotë të sistemit zgjedhor. Pa këtë hap, vendi rrezikon të mbetet i bllokuar në ciklin e njëpasnjëshëm të krizave politike, me institucione të paralizuara dhe me një demokraci gjithnjë e më të brishtë.

Nëna Nazife – Personifikimi i pastër i Nënës ShqiptareNëna Nazife Berisha nuk ishte thjesht një grua e një patrioti, por...
01/04/2025

Nëna Nazife – Personifikimi i pastër i Nënës Shqiptare

Nëna Nazife Berisha nuk ishte thjesht një grua e një patrioti, por një monument i gjallë i sakrificës dhe qëndresës kombëtare. Në sofrën e saj nuk shtronte vetëm bukën, por edhe shpirtin e një kombi që luftonte për lirinë. Duart e saj të arta nuk ushqyen vetëm të uriturit, por mbajtën gjallë shpresën, duke e kthyer pragun e shtëpisë së saj në një kështjellë të rezistencës.

Ajo ndau jetën me Selman Elez Berishën, një nga patriotët më të mëdhenj të Prugovcit dhe Kosovës, një shok besnik dhe bashkëveprimtar i Adem Demaçit dhe shumë veprimtarëve të tjerë. Në vitin 2008, kur ai u përjetësua si simbol i qëndresës, ai la një amanet që jehon ende sot qe të përcillej në përjetësi me këngën “Plot pesë shekuj nëna priti”, një këngë që ishte himni i lirisë.

Por nëna Nazife nuk ishte vetëm bashkëshortja e një patrioti, por ishte vetë nëna e idealit kombëtar. Në këtë shtëpi nuk u pritën vetëm veprimtarët e Kosovës, por patriotë nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Aty gjetën strehë dhe mbështetje idealistë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe viset e tjera ku frymonte shqip. Pragu i saj ishte derë e hapur për burrat e idealeve të mëdha. Nuk pyeste kush ishin, nga vinin apo ku po shkonin, sepse dinte vetëm një gjë se ata ishin bijtë e kombit dhe duhej t’i priste, t’i ushqente, t’i bekojë.

Ajo kujton Remzi Hoxhën, veprimtarin e zhdukur, kujton netët kur ai dhe shokët e tij ndanin bukën, kripën dhe zemrën në sofrën e saj. Aty, ku çdo kafshatë kishte shijen e sakrificës dhe ku çdo gotë uji ishte betim për lirinë. Aty ku idealet nuk kishin kufij gjeografikë, por vetëm një qëllim të shenjtë Shqipërinë e bashkuar ashtu siq porositi shoku i saj i jetës të dizajnohet banesa e tij e fundit me hartë të Shqiperisë Etnike.

Në momentin kur e vizituam, ajo ishte duke ngrënë bukë, por sapo na pa, e la ushqimin mënjanë dhe tha me zërin e një nëne që ka jetuar e ka parë shumë:

“O unë një javë nuk ha bukë, veç të dëgjoj një fjalë, një kujtim, një ditë nga historia e jonë e lavdishme .”

Kjo fjali nuk ishte thjesht një shprehje emocionale por ishte një testament i gjallë i një jete të kaluar mes njerëzve që e kishin vënë atdheun mbi gjithçka, edhe mbi bukën e gojës.

Sot, në pleqërinë e saj, kjo nënë e qëndresës ende nuk i mbyll portat e shtëpisë së saj, ende nuk lodhet së shtruar sofrën për ata që vijnë ta takojnë. Edhe sot e shtroi sofrën e saj për mua, Agimin dhe Sonilën. Sot, ajo falënderon kunatin, Ademin, që i ka mundësuar një jetë solide, por sytë e saj presin ende ata që dikur ushqeu dhe përkrahu, ata që sot mbajnë pushtetin, por që ndoshta e kanë harruar pragun ku dikur u strehuan.

Nëna Nazife nuk kërkon lavdi, nuk kërkon shpërblim. Ajo qëndron si një stoike, e palëkundur nga koha, duke ruajtur kujtimin e atyre që kaluan nëpër këtë shtëpi, me ëndrrat dhe sakrificat e tyre. Dhe ndoshta, edhe kur kjo botë të harrojë, fryma e saj do të mbetet përgjithmonë në atë sofër, aty ku Shqipëria natyrale nuk ishte thjesht një ide, por një betim i përjetshëm i të gjithë atyre që jetuan dhe sakrifikuan për të.

Astrit Gashi

31/03/2025

Tingujt Burimor! Në një ditë feste si kjo keta tinguj të pushojne shpirtin! (L.A)

VV-PDK opsioni më i mirë sepse pozita dhe opozita s’i kanë numrat!Pas certifikimit të zgjedhjeve në prill, Kosova do të ...
29/03/2025

VV-PDK opsioni më i mirë sepse pozita dhe opozita s’i kanë numrat!

Pas certifikimit të zgjedhjeve në prill, Kosova do të hyjë në fazën vendimtare të krijimit të qeverisë së re. Lëvizja Vetëvendosje (VV), si partia më e madhe, do të ketë përgjegjësinë kryesore për formimin e ekzekutivit, por numrat në Kuvend tregojnë se rruga drejt një shumice të qëndrueshme nuk është e lehtë. Albin Kurti nuk do të lëshojë kryeministrin me asnjë çmim, por ky është realiteti ynë politik.

VV ka 48 deputetë. Minoritetet jo-serbe kanë 10 deputetë, të cilët tradicionalisht mbështesin qeverinë. Nenad Rashiq, një përfaqësues i moderuar serb, mund t’i bashkohet shumicës, duke e çuar numrin në 59 deputetë. Megjithatë, për të formuar qeverinë duhen 61 vota, që do të thotë se VV duhet të gjejë të paktën dy deputetë të tjerë për të siguruar shumicën. Mundësia që Nisma me tre deputetët e saj të kalojë te VV nuk duket në horizont, me arsyen që lideri i tyre mund të jetë “qortuar” nga partneri i tij i koalicionit.

Nga ana tjetër, opozita e përbërë nga PDK (24 deputetë), LDK (20 deputetë), AAK-NISMA (8 deputetë) dhe minoritetet jo-serbe (10 deputetë) formalisht i ka 62 vota, por ky nuk është një koalicion funksional. Deputetë si Emilia Rexhepi dhe Elbert Krasniqi nuk do ta mbështesnin, duke e bërë këtë shumicë joreale. Pra, pavarësisht numrave në letër, opozita nuk mund ta formojë qeverinë. Edhe në teori nuk do të mund të marrin mandatarin, sepse nuk do kenë 61 mandate për të dëshmuar se mund të qeverisin.

Duke qenë se një qeveri vetëm me minoritetet do të ishte e brishtë dhe e pasigurt, VV ka dy opsione reale për një shumicë të qëndrueshme: një koalicion me PDK, që do të siguronte 72 deputetë dhe një qeveri të fortë, ose një koalicion me LDK, që do të kishte 68 deputetë dhe do të ishte më i pranueshëm ndërkombëtarisht.

Në këtë situatë, partitë politike duhet të gjejnë zgjidhje, sepse zgjedhjet e reja nuk janë opsion. Një palë zgjedhje të reja nuk do të sillnin ndryshim të madh në strukturën aktuale politike, përkundrazi, do ta thellonin edhe më shumë krizën institucionale dhe do ta shtonin pasigurinë. Për më tepër, me përbërjen e tanishme, ky do të jetë parlamenti më i dobët në historinë e shtetit të Kosovës.

Duke analizuar situatën, një qeveri VV-PDK duket si opsioni më stabil, sepse siguron një shumicë të gjerë dhe shmang brishtësinë e një qeverie me vetëm 61-62 vota. Megjithatë, vendimi do të varet nga negociatat politike dhe vullneti i liderëve për të kapërcyer ndarjet e së kaluarës në emër të stabilitetit dhe qeverisjes efektive të Kosovës, të cilat do të jenë të vështira!
Astrit Gashi

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexiti e mban fjalën!
26/03/2025

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexiti e mban fjalën!

Mustafa Imeri nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit është emëruar sot drejtor i Filharmonisë, me firmën e ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov. Emri i Imerit ishte përmendur muaj më parë për këtë post, ndërkohë që kishte pasur kundërshtime nga punonjësit e Filharmonisë, të cil....

Kështu KQZ i njoftoi partitë politike se nesër certifikon rezultatet
26/03/2025

Kështu KQZ i njoftoi partitë politike se nesër certifikon rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ka pranuar e Gjykatës Supreme, gjë që kishin vonuar këtë certifikim. Kështu KQZ i njoftoi partitë politike se ...

Kryeministri Hristijan Mickoski dje deklaroi se procedura për shkarkimin e prokurorit publik Kocevski do të ndërpritet.
26/03/2025

Kryeministri Hristijan Mickoski dje deklaroi se procedura për shkarkimin e prokurorit publik Kocevski do të ndërpritet.

Është shtyrë seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë, e cila duhej të shqyrtonte propozimin për shkarkim nga pozita e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, të paraqitur nga Qeveria. Seanca, siç informoi kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska, ...

Adresse

Feldstr . 70
Offenbach Am Main
63071

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Pa Rrotlla erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Pa Rrotlla senden:

Teilen

Kategorie