Bayern Munich
Bayern Munich, zakonisht i njohur si FC Bayern München, FC Bayern Munich ose FC Bayern, është klub futbollistik gjerman me seli në Munih, Bavari. Është ekipi parë më i mbështetur në Gjermani dhe ndër klubet me më së shumti tifozë në botë. Edhe pse Bayerni e fitoi kampionatin e parë kombëtar në vitin 1932, klubi nuk mori pjesë në Bundesliga gjermane deri në vitin 1963, pasi që vendi
ishte i ndarë në dy shtete, përkatësisht në Gjermaninë Perëndimore dhe atë Lindore. Bavarezët suksesin më të madh e kanë arritur gjatë vitit 2013 dhe 2020, kohë kur ishte lojtar edhe mesfushor me tipare sulmuese si shqiptari, Xherdan Shaqiri (2013). Gjatë kësaj kohe, Bayerni ka fituar gjashtë tituj duke përfshirë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën gjermane, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës si dhe Kupën Botërore për Klube. Bavarezët kanë fituar 57 trofe vendore duke përfshirë 30 tituj të Bundesligas, 20 trofe të Kupës së Gjermanisë dhe shtatë tituj të Superkupës gjermane. Bayerni e ka fituar gjashtë herë garën më të madhe evropiane për klube. Njëherazi, klubi i ka fituar një Kupë të UEFA-s dhe një Kupë të Botës për Klube. Trofetë kryesore
Vendore
Bundesliga (31):1931–32, 1968–69, 1971–72, 1972–73, 1973–74, 1979–80, 1980–81, 1984–85, 1985–86, 1986–87, 1988–89, 1989–90, 1993–94, 1996–97, 1998–99, 1999–2000, 2000–01, 2002–03, 2004–05, 2005–06, 2007–08, 2009–10, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18, 2018–19, 2019-20, 2020-21. Kupa e Gjermanisë (20): 1956–57, 1965–66, 1966–67, 1968–69, 1970–71, 1981–82, 1983–84, 1985–86, 1997–98, 1999–2000, 2002–03, 2004–05, 2005–06, 2007–08, 2009–10, 2012–13, 2013–14, 2015–16, 2018–19, 2019-20. Superkupa e Gjermanisë (7): 1987, 1990, 2010, 2012, 2016, 2017, 2018, 2020, 2021. Evropiane
Liga e Kampionëve (6): 1973–74, 1974–75, 1975–76, 2000–01, 2012–13, 2019-2020. Kupa UEFA (2): 1995-1996
Botërore
Kupa e Botës për Klube (2): 2013, 2020(2021)
Kupa Interkontinentale (2): 1976, 2001.