Tempulli

Tempulli Informohu për ngjarjet e fundit! Më afër me ju!

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvodam ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 për skuadrën e Comos. Kalimi i Vojvodës n...
04/02/2025

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvodam ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 për skuadrën e Comos. Kalimi i Vojvodës nga Torino te Como është zytarizuar të hënën. Mbrojtësi i krahut është shprehur krenar për kalimin te Como.

“Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu. Jam i gatshëm ta ndihmoj ekipin. Serie A nuk është ligë e lehtë, por mendoj se skuadra ka cilësi. Kam biseduar me trajnerin dhe jam këtu për të punuar për projektin që ka klubi”, ka thënë Vojvoda për faqen e klubit italian.

Edhe te skuadra e Comos kanë vlerësuar lart transferimin e Vojvodës.

“Mërgimi sjell përvojë, këmbëngulje dhe qëndrueshmëri në mbrojtje në skuadrën tonë. Aftësia e tij për të luajtur në role të shumta dhe përvoja e tij në Serie A, do të na ndihmoj në aspektin defensiv”, ka thënë trajneri i Comos, Cesc Fabregas.

Vojvoda 30-vjeçar në Serie A ka 127 paraqitje. Ka shënuar dy gola dhe 13 asistime.

Ai po ashtu është pjesë e rëndësishme e Kosovës.

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Zubin Potok, përkatsisht në zonën kufitare me Serbinë kanë hasur në një raketahed...
04/02/2025

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Zubin Potok, përkatsisht në zonën kufitare me Serbinë kanë hasur në një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës në veri, Veton Elshani, i cili bën të ditur se fillimisht autoritetet e rendit kishin hasur në një qese najloni për të vërejtur më pas se kishte të bënte me një raketahedhës.

“Sot rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare të Zubin Potokut në afërsi të fshatit Kleqkë në lidhje me informacione për rrugë alternative për kontraband të mallrave, kanë hasur në një qese najloni ngjyrë e zezë në të cilën mund të kishte diqka të dyshimt.

Pasi ka arrit në vend ngjarje edhe forenzika rajonale kemi vërejt se kemi të bëjm me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm”, thekson Elshani për KosovaPress.

Sipas Elshanit deri më tani, nuk ka të dyshimtë dhe as të arrestuar por zona ku është gjendur mjeti është shumë afër kufirit me Serbinë.

Emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, Richard Grenell, i ka quajtur mashtrim deklaratat e kryeministrit Albin Kurti ...
04/02/2025

Emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, Richard Grenell, i ka quajtur mashtrim deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se krahasuar me qeveritë paraprake, kjo aktualja e drejtuar prej tij, ka pasur marrëdhëniet më të mira me Washingtonin.

Madje ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka shkruar në platformën “X” se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Albin Kurtit.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni. “Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri…dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm”.

Ai ka shtuar se kompanitë amerikane po zgjerohen në vendet e rajonit, si Shqipëria dhe Serbia, por jo edhe në Kosovë, për shkak të kryeministrit Kurti, sipas tij.

“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit. Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”, ka shkruar Grenell.

Në qeverinë e Kosovës nuk kanë pranuar të komentojnë mbi deklaratat e Grenellit.
E ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se deklaratat e tilla duhet të merren seriozisht meqë vijnë nga një zyrtar i lartë i administratës aktuale.

“Thënë ndryshe, tani nuk bëhet fjalë për zotin Grenell si një ish-zyrtar që analizonte dhe fliste për Kosovën dhe liderët e saj në emër të mendimit të lirë, por për zotin Grenell që përcjell mesazhin e qartë të kësaj administrate. Për pasojë, kjo duhet marrë shumë seriozisht nga zoti Kurti, liderët e Kosovës dhe nga vetë qytetarët e saj”, ka thënë Hasani.

Arrat kanë dyfishin e antioksidantëve në krahasim me të gjithë arrorët e tjerë dhe e çlirojnë organizmin nga radikalet e...
03/02/2025

Arrat kanë dyfishin e antioksidantëve në krahasim me të gjithë arrorët e tjerë dhe e çlirojnë organizmin nga radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë sëmundje.

Sipas ekspertëve, arrorët janë përgjithësisht të pasur me acide yndyrore, vitamina dhe proteina.

Megjithatë ekspertët e ushqimit shpjegojnë se njerëzit nuk hanë arrorë mjaftueshëm.

Një studim doli në përfundimin se njerëzit duhet të hanë të paktën tetë arrra në ditë.

Sipas të dhënave, konsumi i arrorëve parandalon sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe pandalon radikalet e lira.

Në veçanti, ngrënia e tetë arrave në ditë ju mbron nga sëmundjet e zemrës.

Ndaj ato konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme për njeriun.

Përveç të pasurit shumë antioksidantë, arrat përmbajnë fibër, proteinë, vitamina dhe minerale.

Shëndeti mendor, antioksidantët dhe arrat

Një nga aspektet më interesante të arrave, është roli i tyre në përmirësimin e shëndetit mendor.

Arrat ndezin plot tridhjetë transmetues nervorë për trurin.

Një studim amerikan, analizoi përmbajtjen e antioksidantëve të 10 arrorëve të ndryshme.

Nga të dhënat, autorët e studimit zbuluan se arrat ishin më të pasur se kikirikët, bajamet, fistikët dhe arrorë të tjerë.

Sipas tyre, antioksidantët që gjenden tek arrat janë 15 herë më të fuqishëm se vitamina E.

Njerëzit i shmangin arrat me idenë se ato përmbajnë yndyra.

Por këto yndyra janë polio-të-pangopura dhe mono-të-pangopura të cilat mbrojnë enët e gjakut.

Shkencëtarët amerikanë shpjeguan se mjaftojnë tetë arra në ditë për të marrë përfitimet maksimale.

Sipas tyre, duke ngrënë tetë arra para buke, njeriu mund të humbë peshën e tepërt, sepse arrat nxisin ndjesinë e ngopjes afatgjatë.

Duke konsumuar tetë arra çdo ditë me stomak bosh, pra para ngrënies, njeriu do të përfitojë proteinë dhe minerale të nevojshme.

Arrat janë të pasura me kalium, magnez, fosfor, hekur, vitaminë C dhe B, të cilat e mbajnë organizmin të fortë e të shëndetshëm./agroweb

Rritja e numrit të të papunëve është tipike për muajin e parë të vitit. Por në janar 2025 në Gjermani u shënua numri më ...
03/02/2025

Rritja e numrit të të papunëve është tipike për muajin e parë të vitit. Por në janar 2025 në Gjermani u shënua numri më i lartë i të papunëve në dekadën e fundit.

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunëve në Gjermani arriti në rreth tre milionë vetë.

Rritja e numrit të të papunëve është tipike për muajin e parë të vitit, sepse shumë kontrata për punë sezonale përfundojnë pas festimeve të Vitit të Ri dhe punë që varen nga moti, si p.sh. në ndërtim, pezullohen gjatë dimrit. Megjithatë shifra e vitit 2025 është më e larta që nga janari i vitit 2015.

Punëdhënësit fajësojnë zhvillime dhe prije të ndryshme kundërvajtëse që kanë penguar rritjen ekonomike gjermane.

Të dhënat në shifra

Që nga dhjetori 2024 shkalla e papunësisë është rritur me 0.4% duke arritur në 6.4%. Kjo do të thotë se në janar 2025 numri i të papunëve në Gjermani është 187,000 më i lartë se në janar 2024.

Numri i përgjithshëm i të papunëve është 2.993 milionë vetë, njoftoi Agjencia Federale e Punësimit.

Numri më i lartë i të papunëve i regjistruar për herë të fundit në Gjermani ishte ai i janarit të vitit 2015, me 3.032 milionë vetë.

Sinjal alarmi

“Shifrat e tregut të punës janë sinjal alarmi,” tha presidenti i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger.

“Dobësia ekonomike dhe strukturore e ekonomisë gjermane po e godet tregun e punës me të gjithë fuqinë. Koha nuk pret.”

Dulger tha se nevojiten reduktimi i burokracisë, reforma për kostot shtësë të punës dhe çmime më të ulëta për energjinë.

“Vetëm atëherë Gjermania do të kthehet në rrugën e rritjes dhe kthesa në tregun e punës do të jetë e suksesshme.” – tha Dulger./DW

Regjimi i Aleksandër Vuçiqit në Serbi zhvilloi një oktapod monstruoz të korruptuar që gëlltiti të gjithë vendin, dhe një...
03/02/2025

Regjimi i Aleksandër Vuçiqit në Serbi zhvilloi një oktapod monstruoz të korruptuar që gëlltiti të gjithë vendin, dhe një nga mënyrat e kontrollit të qytetarëve është narrativa për mbrojtjen e Kosovës, që në fakt është vetëm një mbulesë për vjedhje të organizuar dhe korrupsion, thotë avokati serb Aleksandar Olenik.

Olenik, i cili është edhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV), thekson se Lista Serbe është e padobishme politikisht pas ngjarjeve në Banjskë.

“Por, Vuçiq nuk ka operator tjetër në Kosovë përveç Kishës Ortodokse Serbe dhe po mundohen ta ringjallin Listën Serbe për zgjedhjet në Kosovë sepse janë të detyruar ta bëjnë këtë”, thotë ai në një intervistë për The Geopost, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, është koha që serbët e Kosovës të “ndahen politikisht nga Beogradi, të formojnë një ose më shumë parti që do të përfaqësojnë interesat e serbëve të Kosovës dhe jo interesat e regjimit të korruptuar të Aleksandër Vuçiqit”.

Lidhur me protestat masive që po ndodhin në Serbi, Olenik tha se dëshmojnë procesin e defuqizimit të Vuçiqit.

“Çdo ditë që kalon presioni ndaj Vuçiqit dhe regjimit të tij po rritet dhe çdo ditë që kalon aftësia e tij për t’u mbrojtur nga ky presion po zvogëlohet”, vlerësoi Olenik.

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në Siçili. Ekipet e zjarrfikëses kanë kryer mbi 100 operacione për të shpëtuar qytetar...
03/02/2025

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në Siçili. Ekipet e zjarrfikëses kanë kryer mbi 100 operacione për të shpëtuar qytetarët e bllokuar në banesat e tyre.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytjeve në shumë zona, duke marrë para edhe automjetet e parkuara të cilët u fshinë nga uji i vrullshëm.

Moti i keq goditi edhe Kalabrinë, në pjesën jugore, ku kryetari i bashkisë së Catanzaro, Nicola Fiorita, i bëri thirrje qytetarëve që të shmangnin daljen nga shtëpia.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vendosë tarifa edhe ndaj Bashkimit EvropianKët...
03/02/2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vendosë tarifa edhe ndaj Bashkimit Evropian

Këtë deklaratë ai e dha pak para se liderët e BE-së të zhvillojnë një takim në Bruksel, raportoi BBC-ja.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do të bashkohet me udhëheqësit e BE-së të hënën në Samitin BE-MB për ta rregulluar këtë çështje në pranverë.

Shtetet e Bashkuara kanë një deficit tregtar me Bashkimin Evropian, që do të thotë se importojnë më shumë nga vendet evropiane sesa u shesin atyre.

Vitin e kaluar, SHBA-ja pati deficit prej 213 miliardë dollarësh – të cilin Trumpi e ka përshkruar si “mizori”.

Ndër eksportet kryesore evropiane në Amerikë janë produktet farmaceutike, makinat dhe llojet e tjera të makinerive të avancuara. Ndërkohë, SHBA-ja shet naftë, gaz dhe shërbime financiare në Evropë.

Vende të ndryshme do të preken në mënyra të ndryshme nga tarifat e SHBA-së. Irlanda, për shembull, është deri tani më e varura nga tregu amerikan - gati gjysma e eksporteve të saj jashtë BE-së janë të destinuara për në Amerikë.

Vendet që blejnë shumë nga SHBA përfshijnë Holandën dhe Gjermaninë – edhe pse kjo e fundit eksporton vëllim të madh automjetesh në këmbim.

Megjithatë, BE-ja thotë se do të veprojë me përgjigje “të vendosur" kolektive kur të hyjnë tarifat.

Me Britaninë e Madhe gjërat janë pak më ndryshe. SHBA-ja nuk ka deficit tregtar aq të lartë me këtë vend, andaj siç ka thënë Trumpi, Britania e Madhe është "jashtë linjës" dhe se mund të arrihet një marrëveshje.

“Patjetër që do të ndodhë me Bashkimin Evropian. Mund t'ju them këtë, sepse ata kanë përfituar me të vërtetë, thashë, e dini, ne kemi mbi 300 miliardë dollarë deficit. Ata nuk i marrin veturat tona, nuk i marrin produktet tona bujqësore.

Ata nuk marrin pothuajse asgjë, dhe ne marrim gjithçka nga miliona makina, sasi të jashtëzakonshme ushqimesh dhe produkte bujqësore. Nuk do të thosha se ka një afat kohor, por do të jetë shumë shpejt", ka paralajmëruar Trumpi.

Gjithnjë e më shumë njerëz në Serbi po kërkojnë ndryshime. Vuçiqi ka hedhur poshtë kërkesat për dorëheqje. Aktivistët po...
03/02/2025

Gjithnjë e më shumë njerëz në Serbi po kërkojnë ndryshime. Vuçiqi ka hedhur poshtë kërkesat për dorëheqje. Aktivistët po përgjohen me pajisje nga Zvicra.

Kriza politike në Serbi po thellohet. Të martën e kaluar kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq dha dorëheqjen. Ndërsa në fudjavë janë mbledhur dhjetëra mijëra demonstrues në Novi Sad, për të shënuar tremujorin e vdekjes së 15 personave nga shembja e një kulmi në një stacion të trenit në këtë qytet.

Kryeministri dha dorëheqje pas protestave të shumta, por kjo nuk ka gjasa të kënaqë lëvizjen e protestës, studentët dhe qindra mijëra njerëz të tjerë që po protestojnë prej tre muajsh. Studentët dhe demonstruesit kërkojnë më shumë - ata kërkojnë reforma të thella dhe shpresojnë ndryshimin e politikës në Serbi, e cila është e afërt me Rusinë, shkruan Fabian Eberhard, kryeredaktor i edicionit javor të gazetës zvicerane Blik.

Përgjimet e regjimit të Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është kapur pas pushtetit dhe po përdor metoda jashtëzakonisht të diskutueshme në përpjekje për të ndalur protestat dhe evituar rënien e tij. Në fund të vitit 2024, organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International dhe rrjeti investigativ BIRN njoftuan se qeveria e tij po monitoronte aktivistët dhe gazetarët. Sipas analizës së të dhënave, autoritetet serbe kanë instaluar ilegalisht spyware në dhjetëra telefona të kritikëve të regjimit, shkruan gazeta. Programet e vëzhgimit shkarkonin foto dhe mesazhe me tekst, dhe përgjonin mikrofonat e shikonin kamerat e kundërshtarëve të Vuçiqit.

Ministria e Brendshme e Serbisë dhe shërbimi inteligjent (BIA) i kanë hedhur poshtë akuzat si "të pakuptimta" dhe "të pasakta". Por dyshimet kanë mbetur.

Teknologji spiunazhi me vlerë dy milionë franga

Hulumtimet e fundit tregojnë se qeveria serbe po mbështetet edhe tek teknologjitë zvicerane për operacionet e saj të spiunimit.

Në vitin 2023, autoritetet zvicerane miratuan dërgimin në Serbi të të ashtuquajturave IMSI-catchers, me një vlerë prej gati dy milionë franga.

Këto pajisje shumë të sofistikuara mundësojnë zbulimin e vendndodhjes, përgjimin dhe monitorimin e telefonave celularë. /DW

Nga vera "Riesling", rakia "Schnapps" e deri tek sasitë e panumërta të birrës, gjermanët e kanë dashur gjithmonë alkooli...
03/02/2025

Nga vera "Riesling", rakia "Schnapps" e deri tek sasitë e panumërta të birrës, gjermanët e kanë dashur gjithmonë alkoolin. Por tani po pihet gjithnjë e më pak.

Janari iku dhe mbase ata që e respektuan muajin e parë të vitit esëll, mezi pritën datën 1 shkurt. Ose të tjerët po e mendojnë më mirë marrëdhënien e tyre me alkoolin edhe në muajt në vijim.

Çuditërisht, një numër gjithnjë e më i madh njerëzish në Gjermani po shfaqin një qasje më të ndërgjegjshme ndaj konsumit të pijeve alkoolike.

Birra dhe vera kanë qenë për një kohë të gjatë pjesë e pandashme e kulturës në vendin e Oktoberfest (festa e birrës në Bavari).

Në Gjermani jo vetëm lejohet që të pish alkool në hapësirat publike por vendi lejon edhe adoleshentët e moshës 14-vjeçare që të konsumojnë alkool në praninë e prindërve. Gjermanët konsumojnë dyfish më shumë alkool se mesatarja botërore.

Në të gjithë vendin, baret, birraritë dhe restorantet mbeten vende të rëndësishme të ndërveprimit shoqëror, kontakt i cili ka në bazë alkoolin.

Birra mbetet pija e preferuar në mjedise të tilla. Gjermania prodhon mbi 5 mijë lloje në 1500 birrari, shumica prej tyre me një historik të gjatë.

Konsumi i alkoolit në rënie
Megjithatëbirra dhe vera po pihen më pak në Gjermani.

Konsumi vetjak i birrës është pakësuar me thuajse çerekun e sasisë së dikurshme. Në vitin 2013 një person konsumonte mesatarisht 107 litra në vit, ndërsa në vitin 2023 rreth 88 litra.

Konsumi i verës shënoi gjithashtu rënie. Në vitin 2023 një person konsumoi mesatarisht një litër më pak verë se viti paraardhës.

Gjermanët e çdo grupmoshe duan t'i shmangin kaloritë dhe sëmundjet që kanë si burim alkoolin. Sh*tja e birrës pa alkool është dyfishuar në 10 vitet e fundit.

Birra dhe vera mund të jenë pjesë e identitetit kulturor të Gjermanisë, megjithatë 1.6 milionë vetë janë të varur ndaj alkoolit dhe ky problem nuk duhet nënvlerësuar. /DW

Galatasaray lëshoi ​​një deklaratë duke dhënë detaje të sakta financiare të marrëveshjes së tyre me Milanin për transfer...
03/02/2025

Galatasaray lëshoi ​​një deklaratë duke dhënë detaje të sakta financiare të marrëveshjes së tyre me Milanin për transferimin e Alvaro Morata, i cili do luajë në Turqi si huazim me opsion blerje.

Reprezentuesi spanjoll fluturoi për në Stamboll këtë mëngjes dhe u prit në aeroport nga tifozët përpara se të përfundonte transferimin.

Sipas protokollit, klubi turk publikoi detajet e plota financiare të transferimet, pasi kishte dyshime se cilat ishin shifrat e sakta.

Galatasaray ka konfirmuar se ata do të paguajnë 6 milionë euro për transferimin e Moratas në huazim deri në janar 2026.

Nuk kemi marrë ftesë nga RMV për një festë të përbashkët të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit. Nuk kemi një ftesë...
03/02/2025

Nuk kemi marrë ftesë nga RMV për një festë të përbashkët të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit. Nuk kemi një ftesë tani për tani, tha ministri i ri i jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një prononcim për mediat bullgare ai ka diskutuar si për propozimin francez ashtu edhe për të gjithë mosmarrëveshjen me Maqedoninë.

“Qëndrimi jo vetëm i Bullgarisë për RMV-në, por edhe për propozimin francez është mes gjithë BE-së dhe RMV-së.

Bëhet fjalë për detyrime që tejkalojnë një mosmarrëveshje dypalëshe. Nëse nuk përmbushen detyrimet, RMV-ja nuk do të mund të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE. Aktualisht marrëdhëniet tona me Shkupin janë specifike”, theksoi Georgiev në një deklaratë për “BTV”.

Në lidhje me takimin e mundshëm të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe homologut të tij bullgar Rosen Zheljazkov, Georgiev tha se nëse një takim i tillë kërkohet sipas praktikës së vendosur protokollare, do të shqyrtohet për sa i përket seriozitetit.

“Nuk ka asnjë vend tjetër, më shumë se Bullgaria, që dëshiron që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së”, shtoi ministri i Jashtëm bullgar.

Më 3 shkurt 1889 në Uashington përfundoi instalimi i dritave në Shtëpinë e Bardhë.Megjithatë, thuhet se presidenti i asa...
03/02/2025

Më 3 shkurt 1889 në Uashington përfundoi instalimi i dritave në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, thuhet se presidenti i asaj kohe Benjamin Harrison dhe familja e tij nuk i preknin me dorë çelësat për të ndezur dhe fikur dritat, nga frika se mos goditeshin nga korrenti.

Kjo ishte një frikë e arsyeshme, duke pasur parasysh se sa të papërpunuara mund të ishin instalimet elektrike shtëpiake në atë kohë.
Kështu, punonjësit e Shtëpisë së Bardhë, para se të shkonin në shtëpi, çdo mbrëmje i fiknin dritat dhe i ndiznin ato kur vinin për të punuar në mëngjes.

Disa burime thonë se ai dhe gruaja e tij ndonjëherë flinin me dritat ndezur, megjithëse kjo duket e pamundur. Shumica e burimeve pohojnë se stafi i tij vendas do të përdorte ekskluzivisht çelësat e dritës.

Pak njerëz në atë kohë kishin besim të mjaftueshëm në ndriçimin elektrik për ta përdorur atë ekskluzivisht - përdorimi i tij ishte mezi një dekadë i vjetër.
Puna elektrike në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar si pjesë e një projekti të mirëfinancuar për instalimin e instalimeve elektrike të ndërtesës së Shtetit, Luftës dhe Marinës në vendin fqinj.

Kompania Edison instaloi një gjenerator për të dy ndërtesat, i cili u vendos në bodrumin e Shtetit, Luftës dhe Marinës, me telat e lidhur nëpër lëndinë dhe futur në Shtëpinë e Bardhë nën konservator.

Metoda relativisht e re e ndriçimit fillimisht synohej të ishte vetëm një shtesë e dritës së gazit. Telat u varrosën në suva, me çelësa të rrumbullakët të instaluar në çdo dhomë për ndezjen dhe fikjen e rrymës.

Gjatë natës, Familja e Parë e Shteteve të Bashkuara vazhdonte të përdorte qirinj, gaz natyror dhe fenerë, të cilat ishin përdorur para elektrifikimit të Shtëpisë së Bardhë./KosovaPress/

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha‎, i ka quajtur absurde deklarimet e presidentit rus, Vladimir Putin, se presi...
03/02/2025

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha‎, i ka quajtur absurde deklarimet e presidentit rus, Vladimir Putin, se presidenti Volodymyr Zelensky, s'ka legjitimitet për të udhëhequr. Sybiha ka thënë të dielën se Putini ka uzurpuar pushtetin dhe i ka vrarë ose burgosur kundërshtarët, e sipas tij, presidenti rus po i jep leksione botës.

“Vërejtjet e Putinit për legjitimitetin e presidentit të Ukrainës janë absurde. Gjatë qëndrimit të tij çerekshekullor në Kremlin, Ukraina pa tre presidentë që ndërroheshin në zgjedhje të ndershme; presidenti Trump u rikthye për një mandat të dytë pas një fitoreje mbresëlënëse. Kjo është demokraci dhe legjitimitet. Putin uzurpoi pushtetin duke grisur kushtetutën ruse, duke vrarë ose burgosur kundërshtarë, duke shkatërruar mediat e lira, duke organizuar një votim të rremë për veten e tij dhe duke qëndruar në pushtet tashmë më gjatë se Stalini. Tani ky person po i jep leksione botës mbi legjitimitetin”, ka deklaruar ministri ukrainas.

Ai ka thënë se deklarimet e Putinit mbi legjitimitetin e Zelenskyt janë gënjeshtra “që synojnë t’i mashtrojnë liderët dhe publikun e huaj”.

“...Vetëm budallenjtë mund t'u besojnë atyre. Nëse legjitimiteti i dikujt vihet në pikëpyetje, është ai i diktatorit të Moskës, i cili krijon mish topash nga burrat në të njëzetat e lindur ndërsa ishte tashmë në pushtet”, ka shtuar ai.

Putin ka thënë ditë më parë se Zelensky është i paligjshëm dhe ai s'ka të drejtë të nënshkruajë asnjë dokument për negociata paqeje.

“Negociatat mund të zhvillohen me këdo. Por, për shkak të paligjshmërisë (të Zelenskyt v.j.) ai nuk ka të drejtë të nënshkruajë asgjë. Nëse (Zelensky) dëshiron të marrë pjesë në bisedime, unë do të delegoj njerëz që do të zhvillojnë bisedime të tilla. Por çështja është nënshkrimi përfundimtar i dokumenteve”, ka deklaruar ai për mediumin rus, Rossiya 1.

Kremlini ka vazhduar gjuhën propaganduese ndaj Zelenskyt, me qëllim që të diskreditohet qeveria ukrainase.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm të japë dorëheqje pavarësisht situatës aktuale në Serbi, thotë kry...
03/02/2025

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm të japë dorëheqje pavarësisht situatës aktuale në Serbi, thotë kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ragmi Mustafa. Sipas tij, kjo mund të çojë vendin në një luftë civile.

Po bëhen gati tre muaj që Serbia po përballet me protesta masive të studentëve, që nisën pas shembjes së kulmit të stacionit në Novi Sad që la të vdekur 15 persona.

Protestat, që vazhdojnë ende, kanë mbledhur dhjetëra mijëra njerëz, duke bllokuar rrugët në Beograd.

Studentët po kërkojnë përgjegjësi dhe publikimin e dokumentacionit të rindërtimit. Dorëheqjet erdhën vetëm pas më shumë se dy muajsh protesta, kur postet i lanë kryeministri Millosh Vuçeviq dhe kryetari i Komunës së Novi Sadit, Millan Gjurgjiq.

Por, dorëheqja e tyre u tha se është bërë vetëm që Aleksandër Vuçiq ta zgjasë pushtetin dhe të heqë përgjegjësinë prej vetes.

"Protestat sigurisht që do të vazhdojnë akoma më shumë. Tani ka filluar një aktivitet paralel, Aleksandër Vuçiq nëpër qytete të ndryshme të Serbisë duke mbledhur ithtarë të partisë së tij dhe duke mbajtur fjalime dhe duke shpjeguar në mënyrë të bindshme se ‘nuk do të ketë zgjedhje të reja’, ‘nuk do të ketë një qeveri teknike që do të udhëhiqet nga opozita’... Kjo këmbëngulje e tij, pa asnjë dyshim mund të çojë deri tek radikalizimi i protestave, nëse këto zgjasin një, dy apo tre muaj të tjerë.

Në këtë rast mund të ndodhë edhe më e keqja një luftë qytetare mes vetë serbëve në Serbi.

Tani për tani Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm të ofrojë një dorëheqje njëlloj sikurse kryeministri serb", thotë Mustafa në intervistën për KosovaPress.

Pas dorëheqjes së Vuçeviqit, Serbisë i kanë mbetur një muaj kohë për qeverinë e re, ndryshe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kreu i PDSH-së, Ragmi Mustafa përjashton mundësinë që protesta të ketë edhe në Luginë.

Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, sipas tij, do ta ndihmonte pushtetin aktual në Serbi për të sulmuar studentët dhe të gjithë protestuesit e tjerë.

Sot mbushen 25 vjet nga masakra mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, me ç’rast ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqip...
03/02/2025

Sot mbushen 25 vjet nga masakra mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, me ç’rast ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.

KMLDNj e kishte thënë se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe të policisë ndërkombëtare.

Ndryshe, në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit janë vrarë Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.

Po atë natë u plagosen rëndë 25 shqiptarë, kurse u keqtrajtuan rëndë fizikisht 93 të tjerë. Në të njëjtën kohë filluan përndjekjet e shqiptarëve nga banesat dhe shtëpitë e tyre, me qëllim të spastrimit etnik të kësaj pjesë të qytetit.

Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MPB-ja e Serbisë, në krye me ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë.

Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviq dhe e kishte dënuar me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë. /KosovaPress/

Zgjedhjet e 9 Shkurtit: Gara për Kryeministrin e Kosovës, kush do të udheheqë të ardhmen e vendit?Në prag të zgjedhjeve ...
01/02/2025

Zgjedhjet e 9 Shkurtit: Gara për Kryeministrin e Kosovës, kush do të udheheqë të ardhmen e vendit?

Në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, partitë kryesore janë duke zhvilluar fushatat për të siguruar mbështetje nga qytetarët. Albin Kurti, kryeministri aktual nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), është njëri nga kandidatët kryesorë, duke mbështetur një program qeverisës të fokusuara në luftimin e korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor. Ai ka pasur mbështetje të gjerë për politikat e tij reformuese dhe angazhimin për një Kosovë më të drejtë dhe të barabartë.

Nga ana tjetër, Lumir Abdixhiku, lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), po kërkon të rikthejë besimin tek qytetarët me një program që përqendrohet në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kushteve sociale për qytetarët e Kosovës. Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përmirësimin e administratës publike.

Po ashtu, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë gjithashtu në garë për t’u bërë liderët e ardhshëm të vendit. Hamza, me eksperiencën e tij në sektorin ekonomik, synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ndërsa Haradinaj, një figurë kyçe e pasluftës, mbështet fuqizimin e institucioneve dhe zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë të rëndësishme për të përcaktuar kursin e ardhshëm të Kosovës.

Në Kosovë është paralajmëruar pjesëmarrja në fushatën që filloi në Kroaci kundër abuzimeve me çmimet në marketet e mëdha...
01/02/2025

Në Kosovë është paralajmëruar pjesëmarrja në fushatën që filloi në Kroaci kundër abuzimeve me çmimet në marketet e mëdha. Selatin Kaçaniku, drejtuesi i Shoqatës “Konsumatori”, ka theksuar se veprime konkrete do të ndërmirren menjëherë pas zgjedhjeve nacionale, nëse bizneset nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre deri atëherë.

Përfaqësues të konsumatorëve kanë paralajmëruar se edhe në Kosovë do të niset një fushate e ngjashme me atë të Kroacisë, e cila tashmë është përhapur në vende të tjera të rajonit, duke përfshirë Sllovenin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën, si dhe Serbinë. Kjo fushate synon bojkotimin e dyqaneve të mëdha që abuzojnë me çmimet.

Kaçaniku ka sqaruar se bizneset, pavarësisht nëse janë prodhuese, shërbyese apo tregtare, duhet të reflektojnë dhe të përgjigjen deri më 10 shkurt. Nëse kjo nuk ndodh, do të organizohen proteste në sheshet kryesore të Prishtinës, si “Nëna Terezë”, “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti”.

Qytetarët në Prishtinë kanë shprehur shqetësimin e tyre për luhatjet e çmimeve dhe kanë kërkuar masa për të vendosur një tavan të çmimeve. Arif Arifi ka thënë: “Ka luhatje të çmimeve sipas pronarëve të marketeve. Duhet të vendoset një tavan i çmimeve që të jetë i njëjtë në të gjitha marketet, pasi ka ndryshime të mëdha nga një market në tjetrin.”

Musli Xhemajli ka shtuar se qytetarët duhet të jenë më të vetëdijshëm dhe të refuzojnë marketet dhe institucionet që abuzojnë me çmimet pa të drejtë.

Bekim Krasniqi, aktivist i shoqërisë civile, ka vënë në dukje mungesën e aktivizmit qytetar në Kosovë. Ai ka thënë: “Nëse bisedon individualisht me qytetarë, ata shprehin pakënaqësi ndaj çdo ngritje të çmimeve, sidomos pasi vitin e kaluar pati rritje të konsiderueshme të çmimeve dhe rritje të çmimeve të energjisë elektrike. Megjithatë, këto pakënaqësi shprehen në mënyrë individuale dhe jo në formë protestash të organizuara.”

Fushata kundër abuzimeve me çmimet është një përgjigje ndaj presioneve që qytetarët po ndjejnë në përditshmëri, dhe synon të detyrojë bizneset të jenë më transparente dhe të ndërmarrin masa për të ulur çmimet.

Adresse

Munich

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Tempulli erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Videos

Teilen