Fakte presii

Fakte presii Ketu do gjeni te gjitha filmet qe kam luajtur

16/06/2024
16/06/2024

Pamja e para Faljes së Kurban Bajramit në Tiran!

Gëzim e shëndet, Paqe e urime,
Zemra ju thotë.
Gëzuar Kurban Bajramin lumturohu sot!

Bajrami eshte Falje!
Kurbani mbjell në shoqëri shpirtin vëllazëror dhe bashkëpunimin!

15/06/2024

Nxënësi kosovar Gerti Kida fitues i 3 medaljeve në garën “Neo Science Olympic” në SHBA 🇽🇰🇺🇸👏🥇

Nxënësit nga Kosova kanë shkëlqyer në garat e mbajtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 25 vjetorin e çlirimit, ku kanë rrëmbyer plot medalje në matematikë, shkencë dhe robotikë. Në mesin tyre ishte edhe Gerti Kida – që arriti të fitojë 3 medalje, raporton Gazeta Sinjali.

Nxënësi Kida mori medalje në Olimpiadën NEO Science Olympiad Grand Final, e cila u mbajt në New Jersey Institute of Technology.

Gerti është nxënës i shkëlqyer i jCoders, që korri sukses në 3 kategori, duke treguar aftësitë e jashtëzakonshme, inteligjencën dhe përkushtimin e madh.

“🥇 1. Kodim – GOLD Aëard Best of the Best 1st place (grades 9-10-11)

🥉 2. Shkencë – Medalje e bronzët.

🏅 3. Matematikë – Honourable Mention”
/GazetaSinjali/

14/06/2024

Mijëra kosovarë ia myësyejnë detit për Bajram, imami Maliqi: Veprim i tillë është mosrespektim ndaj festave fetare👇

Besimtarë islam të dielën do të festojnë festën e Kurban Bajramit.

Imami, Labinot Maliqi, me një mesazh të veçantë ka uruar besimtarët islamë, duke shpresuar që kjo festë t’i gjejë shqiptarët më të bashkuar dhe të devotshëm më njëri-tjetrin.

“Shfrytëzojë rastin që t’i urojë të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Bajramit të Kurbanit, qoftë ky një festë e një sakrificë për zotin, një festë që i rifreskon raportet mes krijesave por njëkohësisht dashurinë, mbështetjen dhe përuljen ndaj zotit të plotfuqishëm. Shpresojë që kjo festë të na gjej më të devotshëm dhe të jemi më të përkushtuar në rrugën e Zotit, më të sjellshëm e më solidarë me njëri tjetrin”, ka thënë Imami Maliqi.

Temperaturat e larta kanë bëre që shumë qytetarë të bëjnë rezervime në bregdetin shqiptarë për të kaluar kështu ditën e festës së Kurban Bajramit pranë plazhit.

Imami Maliqi e konsideron një veprim të tillë si mosrespektim ndaj festave fetare dhe e vlerëson si tregues të qartë të besimit të dobët.

Ai u ka rekomanduar besimtarëve që ditën e parë të festës të festojnë në shtëpinë e tyre, e më pastaj të marrin udhë drejt bregdetit.

“Nuk është në rregull që besimtarët t’i bëjnë rezervimet pikërisht në kohë feste. Përr të shkuar për pushimet e tyre verore, në nuk jemi kundër pushimeve, deti është krijesë e Zotit dhe duhet të shijohet maksimalisht, por ne i rekomandojmë të gjithë besimtarët myslimanë që së paku ditën e parë të Bajramit ta presin në shtëpi, të shkëmbejnë dhurata e vizita reciproke tek familjarët e më pastaj udha e mbarë e le të shijojnë njësitë e Zotit kudo që kanë mundësi. Nuk është në rregull që besimtari t’i shmangët festës së Bajramit në shtëpinë e tij, rezervimi i pushimeve pikërisht në kohë festë është tregues i mungesës së respektit për festat tona fetare dhe një tregues i qartë i besimit të dobët të tyre”, tha Maliqi./IndeksOnline/

14/06/2024

Presidentja Vjosa Osmani
me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi 🇽🇰🇲🇰

13/06/2024
13/06/2024

Në moshën 17-vjeçare, ajo u refuzua nga kolegji per te studiuar.
Në moshën 25-vjeçare, i vdes nëna nga nje semundje e rend .
Në moshën 26-vjeçare, ajo u transferua në Portugali për të mësuar anglisht.
Në moshën 27-vjeçare, ajo u martua.
Burri i saj e keqtrajtone dhe dhunonte. Pavarësisht kësaj, vajza e saj lindi.
Në moshën 28-vjeçare, ajo u divorcua dhe u diagnostikua me depresion të rëndë.
Në moshën 29-vjeçare, ajo ishte një nënë e veteme beqare që jetonte me ndihmë sociale.
Në moshën 30-vjeçare, ajo tentoi te beje vetevrasje .
Por ne nje moment ajo e mdryshoj mendjendhe e drejtoi të gjithë pasionin e saj për të bërë të vetmen gjë që mund ta bënte më mirë se kushdo tjetër.
Dhe kjo ishte shkrimi.
Në moshën 31-vjeçare, ajo më në fund botoi librin e saj të parë.
Në moshën 35-vjeçare, ajo kishte nxjerrë 4 libra dhe u shpall Autorja e Vitit.
Në moshën 42-vjeçare, ajo sh*ti 11 milionë kopje të librit të saj të ri, në ditën e parë të publikimit.
Kjo grua është J.K. Rowling. E mbani mend se si ajo e mendoi vetëvrasjen në moshën 30-vjeçare?
Sot, Harry Potter është një markë globale me vlerë më shumë se 15 miliardë dollarë.
Mos u dorëzo kurrë. Besoni në veten tuaj. Jini të pasionuar. Punoni shumë. Asnjeher nuk eshte von.
Ajo është J.K. Rowling

13/06/2024

Urime dita e çlirimit Kosova jonë 🇦🇱❤️

12/06/2024

Imami Labinot Maliqi uron ditën e çlirimit me logon e UÇK-së në kostum🇦🇱.

12/06/2024

Aktorja Eliona Pitarka në mbrojtje të FAMILJES TRADICIONALE!
“Martesa është ndërmjet një burri dhe një gruaje”👇

12/06/2024

1500 ushtarë të FSK-së dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të parakalojnë në shesh me rastin e Ditës së Çlirimit

Sot shënohet 25-vjetori i Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Në 25-vjetorit, përveç një seance të Kuvendit të Kosovës, është paraparë edhe një parakalim i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në Ditën e Çlirimit raportohet se do të parakalojnë 1.500 ushtarë të FSK-së dhe Policia e Kosovës.

Në këtë parakalim marrin pjsë krerët e shtetit, deputet e ministria, si dhe personalitete të ftuar.

“1500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit” – thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

11/06/2024

Respekt per nenat tona❤️🤲🏼💎🥰

10/06/2024

Në dasmën e djalit te Bekim Jasharit shihet në sytë e bacës Rifat gëzimi i madhë për martesën e stërnipit ku e demostron Lulzim Jashari (Djali Adem Jasharit)me një valle të paparë deri në sot.
Respekt për pasëardhësit e Jasharajve.

09/06/2024

Rahovec, qershor 2024🇽🇰🥔

08/06/2024

Taulant Seferi 🇦🇱🤾‍♂️⚽️💎🐐

07/06/2024

UÇK,
mbetet ajka e shqiptarizmës,
pa çka që ka shpirt‘sh*tur
që duan ta damkosin!💎❤️💎

Nga:Baki Shala

07/06/2024

Sot jipet lamtumira e fundit Arlind Gash*t nga Atmaxha, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti ditë më parë👇👇

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Të dashur familjarë, miq e dashamirë, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot u nda nga jeta Djali jon i Shtrejti jon Arlind Gashi, varrimi i të ndjerit bëhet me datë 07.06.2024 në orën 14:30 ne varrezat e fshatit Atmaxh.

Zoti të shpërbleftë me Xhehnet, shpirtbardhë 🤍!” shkruan në postimin e Kompanisë Turistike Atmaxha, pronë e familjes së ndjerit Arlind Gashi.

07/06/2024

Ish-komandanti i FSK-së: Situata në veri e brishtë, përtej kufirit Serbia po stërvit qytetarët serbë

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka vlerësuar se situata e sigurisë në veri të vendit është e brishtë dhe se vetëm sipërfaqësisht duket e qetë.

Kastrati ka thënë se Serbia po i stërvit qytetarët serbë të veriut përtej kufirit në bazat stërvitore të ushtrisë dhe policisë serbe.

Sipas tij, pavarësisht lëvizjeve brenda territorit serb, apo edhe në drejtim të Kosovës, “ne nuk i frikësohemi asnjëherë forcave militare serbe”.

“Situata sipërfaqësisht është e qetë por unë mendoj që situata është e brishtë sepse Serbia nëpërmjet grupeve terroriste edhe pse kanë dështuar më 24 shtator të vitit të kaluar, ata po i stërvitin qytetarët serbë të veriut përtej kufirit në bazat stërvitore të ushtrisë dhe policisë serbe. Serbia po lëviz apo manovruar me ato brigadat e veta në territor të Kosovës. Çdo lëvizje e forcave serbe në një mënyrë apo tjetër deklarojnë që kinse ata po lëvizin, ata lëvizin në territorin e vet, ne nuk i frikësohemi asnjëherë forcave militare dhe policore serbe qoftë lëvizjes së tyre në territorin e vet, qoftë nëse ia mësyjnë Kosovës, ne jemi të gatshëm që të kryejmë detyrat tona… Serbia asnjëherë nuk e ka atë guxim që t’ia japë vetit atë komoditet që t’ia mësyjë Kosovës…”, tha ai në Dukagjini.

Kastrati është shprehur se rreziku më i madh për territorin e Kosovës janë grupet terroriste në krye me Radoiçiq dhe njerëzit e tjerë të përfshirë direkt në financimin, mbështetjen e këtyre terroristëve.

“Kam informacione të sakta që presidenti Putin ka thënë disa herë presidentit Vuçiq mos u ngutuni, nuk është momenti, të presim si është situata në Ukrainë dhe nëse atje Rusia nëse ia arrin një fitore atëherë Rusia do të ishte e interesuar që Ballkanin Perëndimor mos ta lë të hapur në njërën anë…”, tha ai.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se plani i Serbisë ishte që ta nxiste FSK-në që të reagonte në veri, Kastrati thotë se qëllimi final i Serbisë është që ta nxisë një konflikt të armatosur.

“Nuk ka të bëjë me nxitjen e FSK-së që të duronte në rastin e 24 shtatorit kur ishte sulmi terrorist në veri. Qëllimi i tyre dihet tashmë qartë cili ka qenë dhe në vazhdimësi Serbia po punon që ta arrijë qëllimin e vet final që pjesën veriore ta nxisë një konflikt të armatosur dhe përmes këtij konflikti të arrijë qëllimin e vet që pjesën veriore të Kosovës t’ia aneksojë Serbisë. FSK e ka misionin e vet, detyrat dhe qëllimet që i mbron bazuar në ligjet që janë aprovuar… Misioni i FSK-së është që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, të kryejë detyrimin dhe urdhrat e institucioneve të Kosovës… nuk ka nevojë askush ta nxisë ushtrinë e Kosovës që t’i kryejë detyrimet e veta bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e veta”. Shtoi ai.

Kastrati ka folur edhe mbi misionin që FSK- ka dhe katër detyrat kryesore të saj.

“FSK bazuar në misionin që e ka, i ka katër detyrat kryesore: mbrojtja e sovranitetin dhe integritetit territorial, zbatimi i të gjitha detyrimeve që dalin nga institucionet qendrore të Kosovës, pjesëmarrje në operacione paqeruajtëse dhe operacione humanitare në kuadër të NATO-s… dhe e katërta është mbrojtja e jetëve dhe pronave të qytetarëve të Kosovës. Kjo nënkupton që tri nga këto detyrat kanë të bëjnë me mbrojtjen, ruajtjen e pronave, jetëve të qytetarëve, kufijve të Kosovës dhe këtu nuk ka absolutisht asgjë që nuk është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”.

07/06/2024
06/06/2024

𝐊𝐔𝐑𝐁𝐀𝐍𝐈 𝟐𝟎𝟐𝟒 𝐭𝐞𝐤 "𝐉𝐞𝐭𝐢𝐦𝐚𝐭 𝐞 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢𝐭"

Xhirollogaritë ku mund ta bëni pagesën për kurban!

◾Ndihmo jetimin, ti ndihmon vetvetën!

🔹PayPal:
www.paypal.me/jetimateballkanit

🔹GoFundMe:
https://www.gofundme.com/f/jetimateballkanit

🔹Angli:
Shoqata Bemirese Jetimat E Ballkanit
Natwest Bank
Sort Code: 54-41-51
Account Number: 57887241
IBAN:GB21NWBK54415157887241
SWIFT: NWBKGB2L
73 High Street | Walton On Thames | Surrey |KT12 1DW

🔹Zvicërr:
IBAN: CH25 8080 8004 7835 1827 9
SHOQATA BËMIRSE JETIMAT E BALLKANIT
GIGONWEG 17
3027 BERN

🔹Gjermani:
Stadtsparkasse München
IBAN: DE 667015000010055651 95
BIC: SSKMDEMM###
Verwendungszweck: Spende

🔹Kosovë/ProCredit Bank:
Account Holder: SHOQATA BEMIRESE JETIMAT E BALLKANIT SHBJB
Address: RKS - Kosovo; Prizren; 20000; Prizren; BEKIM MUHAXHIRI; nr. 18
Account No (IBAN): XK051110318280000140
Name of Beneficiary Bank: ProCredit Bank Kosovo J.S.C
Bank address: Boulevard Mother Teresa No. 16, Prishtina, Kosova
SWIFT (BIC) CODE: MBKOXKPR###

🔹Kosovë/Banka Ekonomike:
Përfituesi: SHBJB
Numri i llogarisë: 1401000000556862
SWIFT Code: DEUTDEFF
(Intermediary bank)

🔹 Vala:
Dërgo SMS në 55333 ose 55444 me tekst "Jetimat e Ballkanit", vetëm në VALA.
*një sms kushton 1 euro.
*****
Bamirës, Zoti ju shpërbleftë!
--------------------
jetimat.com

13/01/2024

“Dajë a po kanë Gjermanka hala për ty”( Liberalizimi)

10/01/2024

"Daj qa punon ti atje... mi ka dhan qelsat shefi qaq ka fitu besim, veq ja kontrolloj punen"😂

dajen qe livdohet

10/01/2024

Prapaskena

09/01/2024

Thirrje kujdesi për mashtrimet që po bëhen në emër të shoqatës "Jetimat e Ballkanit"!

Adresse

Ismaninger Str. 8
Munich
81675

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Fakte presii erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Fakte presii senden:

Teilen

Medienfirmen in der Nähe


Andere Medien- und Nachrichtenunternehmen in Munich

Alles Anzeigen