Televizioni Opoja

Televizioni Opoja Televizionit OPOJA është mediumi i vetëm televiziv nga Komuna e Dragash*t (Sharrit)

TV OPOJA nisi zyrtarisht transmetimet më 22 dhjetor 2014, një vit më vonë në kuadër të televizionit u themelua edhe portali informativ www.opoja.tv

Televizionit Opoja synon të ketë një program që i dedikohet të gjitha shtresave të shoqërisë dhe të gjitha moshave. Ekrani i Televizionit Opoja kërkon t’u ofrojë shikuesve një program ku ata do gjejn qetësi, çlodhje, kënaqësi dhe jo presion, zhurmë, alarm e stres.

Zgjedhjet e 9 Shkurtit po afrojnë dhe zyrtarisht nesër po fillon edhe fushata zgjedhore, ndaj jemi të lumtur t'ju ofrojm...
10/01/2025

Zgjedhjet e 9 Shkurtit po afrojnë dhe zyrtarisht nesër po fillon edhe fushata zgjedhore, ndaj jemi të lumtur t'ju ofrojmë mundësinë për të reklamuar artikujt tuaj në mediumin tonë si dhe në rrjetet tona sociale.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shpalosur planprogramet tuaja dhe për të arritur një audiencë më të gjerë. Mos hezitoni të na kontaktoni për më shumë informacion apo për të rezervuar paketën tuaj të reklamimit.

Pas zhvillimit të të gjitha procedurave të rregullta të konkursit, kryetari i Komunës së Dragash*t, z.Bexhet Xheladini, ...
08/01/2025

Pas zhvillimit të të gjitha procedurave të rregullta të konkursit, kryetari i Komunës së Dragash*t, z.Bexhet Xheladini, ka emëruar Kryeinfermier të QKMF-së në Dragash, z.Mervan Salihu.

Kryetari Xheladini e ka uruar Kryeinfermierin Salihu për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese dhe duke kërkuar përkushtim maksimal në ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më cilësore për qytetarët e Komunës sonë.

05/01/2025

Elezi: Të hënën hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

Shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit do të hidhet të hënën duke filluar nga ora 11:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka thënë Elezi.

Përditësim - Sipas Institutit të Gjeoshkencave në Tiranë, termeti i dëgjuar rreth orës 00:15 ka pasur epiqendren brenda ...
31/12/2024

Përditësim - Sipas Institutit të Gjeoshkencave në Tiranë, termeti i dëgjuar rreth orës 00:15 ka pasur epiqendren brenda teritorit të Kosovës në afërsi të Vermicës me një magnitudë prej 3.1 shkallë të Rihterit dhe thellësi prej 15km!
_____________________

Postimi: E nisim vitin 2025 me një tërmet të magnitudës 3.3, i cili goditi zonën kufitare Dragash-Kukës saktesish në ora 00:15:26, dhe u degjua leht edhe në fshatrat e Opojës.

Një tërmet me magnitudë 3.3 në shkallën Rihter ka goditur zonën kufitare midis Dragash*t në Kosovë dhe Kukësit në Shqipëri. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 23 kilometra larg Prizrenit dhe 15km larg Dragash*t, u lokalizua në zonën e Domaj, Kukës, në një thellësi prej 5 kilometrash.

Burimi i informacionit: Euro-Mediterranean Seismological Centre

30/12/2024

Organizata e Veteranëve të Luftës, Dega në Sharr, uron Ditën e Veteranëve të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi.

Kjo ditë na kujton guximin dhe vendosmërinë e atyre që qëndruan në vijën e parë për të mbrojtur atdheun dhe dinjitetin kombëtar.

Veteranët janë gurthemel i historisë sonë, simbol i krenarisë dhe qëndresës, dhe përjetësisht do të mbeten në zemrat e kombit tonë.

Me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, i falënderojmë për sakrificën e tyre sublime dhe për lirinë që sot e gëzojmë.

Lavdi dhe nderim për të gjithë ata që shërbyen dhe u flijuan për atdheun!

28/12/2024

TV Opoja, në bashkëpunim me SHKA Bresana, ka përgatitur një film dokumentar që tregon në mënyrë kronologjike rrugëtimin dhe sukseset brenda dhe jashtë Kosovës.

Promovuesi më i madh i trevës së Opojës, simboli i ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, nesër feston 25 vj...
27/12/2024

Promovuesi më i madh i trevës së Opojës, simboli i ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, nesër feston 25 vjetorin e riaktivizimit si ansambël. Që nga vitet e '70-ta, SHKA Bresana ka qenë promotori i komunës së Dragash*t në skena kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ditën e nesërme, do të manifestojmë arritjet dhe do të kujtojmë rrugëtimin e lavdishëm të shoqërisë, duke përshkuar një udhëtim të ri drejt së ardhmes. TV Opoja, në bashkëpunim me SHKA Bresana, ka përgatitur një film dokumentar që tregon në mënyrë kronologjike rrugëtimin dhe sukseset brenda dhe jashtë Kosovës.

Ju ftojmë të na ndiqni nesër nga ora 20:00 live në TV Opoja dhe në YouTube!

Komuna e Dragash*t fituese e grantit të performancës me 435,564.82€Komuna e Dragash*t, për herë të tretë me radhë është ...
26/12/2024

Komuna e Dragash*t fituese e grantit të performancës me 435,564.82€

Komuna e Dragash*t, për herë të tretë me radhë është fituese e Grantit të Performancës. Nga këto para do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Komunës sonë.

Takimi Publik me Ekzekutivin në Komunën e Dragash*tNë komunën tonë çdo vit po përsëritet fenomeni i njëjtë kur vjen fjal...
26/12/2024

Takimi Publik me Ekzekutivin në Komunën e Dragash*t

Në komunën tonë çdo vit po përsëritet fenomeni i njëjtë kur vjen fjala te takimi publik që organizohet për të parashtruar pyetje dhe për t'u informuar nga afër për çdo projekt brenda komunës sonë. Edhe sot, në takimin e dytë për këtë vit, në sallë ishin të pranishëm një numër i vogël qytetarësh dhe thuajse asnjë pyetje nuk u drejtua ekzekutivit, përveç një kërkese nga komuniteti shumic dhe dy pyetje nga minoritetet.

Këto takime janë shumë të rëndësishme pasi qytetarëve u lejohet që të kërkojnë përgjigje nga kryetari i komunës dhe drejtorët për çdo shqetësim apo projekt që i intereson. Por, siç duket, në Komunën e Dragash*t gjithçka është në rregull dhe askush nuk ka guximin të bëjë ndonjë pyetje!

Ndërsa nga ana tjetër, kryetari i komunës, në pjesën e parë të takimit, informoi të pranishmit dhe opinionin publik nëpërmjet mediave për çdo projekt që është organizuar gjatë këtij viti, si dhe për investimet kapitale.

Por për çudi, kur vjen fjala te guximi, atëherë qytetarët e komunës sonë sillen ndryshe në rrjetet sociale. Ata kanë pyetje, kritika dhe shumë më tepër nëpër komente dhe postime të ndryshme! Praktika dhe "mosinteresimi" i qytetarëve të komunës sonë është për t'u shqetësuar!

25/12/2024

Njoftim.
Njoftojmë qytetarët që sot ka qenë dasht të iu kryhet shërbimi për mbeturina sipas planit operativ të KRM Ekoregjionit, për shkak te kushteve atmosferike nuk kemi mund të dalim në teren.
Duke shpresuar se nesër do të bije intesiteti i reshjeve, fshatrat që sot është dashur te ju kryhet shërbimi, neser dhe ne ditët në vijim do tua kryejm shërbimin.
Qytetar të nderuar fillimisht ju falemenderojmë për mirëkuptim dhe do të ju informojmë me kohë kur te dalim ne teren qe ta zavendësojmë ditën e sodit.

Me respekt Nazim Dauti
Menaxher në KRM Ekoregjioni
Nj.O. Dragash

25/12/2024

Në tremujorin e parë të vitit 2025, planifikohen investime për komunën e Dragash*t me qëllim të zgjidhjeve afatgjata për furnizimin e qëndrueshëm me energji.

Zakonisht kohët e festave të fundvitit karakterizohen me rritje të madhe të konsumit të energjisë elektrike, prandaj janë kritike sa i përket sigurisë së furnizimit.

Përgjatë javës në vijim, për të ndihmuar sistemin elektro-energjetik, lusim qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm në konsumin e energjisë, sidomos gjatë orëve të paradites nga ora 09:00-12.00 dhe pasdites nga ora 18:00-00:00. Kursimi i energjisë në këto orë është thelbësor për të shmangur mbingarkesat dhe për të ruajtur funksionalitetin e sistemit për të gjithë.
Lusim qytetarët që aty ku është e mundur të përdorin burime alternative për ngrohje si druri ose peleti, si dhe të zhvendosin konsumin e energjisë elektrike pas mesnatës, thuhet në njofim e Ministrisë së Ekonomisë, KOSTT dhe KEDS .

Komuna e Dragash*t, pas mbledhjes së Këshillit të Komunës për Siguri në Bashkësi, nëpërmjet kryetarit të komunës, ka pub...
24/12/2024

Komuna e Dragash*t, pas mbledhjes së Këshillit të Komunës për Siguri në Bashkësi, nëpërmjet kryetarit të komunës, ka publikuar një urdhëresë me të cilën ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike.

Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike nga data 27.12.2024 deri më 10.01.2025, me përjashtim të datës 31.12.2024, nga ora 23:00 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2025! Nëse ky vendim nuk respektohet, atëherë do të merren masa sipas ligjeve në fuqi.

Probleme serioze me energjinë elektrike në të gjithë komunën!Prodhojmë afër 20 megavat energji elektrike, më shumë se sa...
24/12/2024

Probleme serioze me energjinë elektrike në të gjithë komunën!

Prodhojmë afër 20 megavat energji elektrike, më shumë se sa konsumojnë qytetarët tanë. Megjithatë, ende ballafaqohemi me tension shumë të ulët të rrymës (50-150V), gjë që po shkakton dëmtime të pajisjeve të amvisërisë dhe pajisjeve të punës së bizneseve.

KKSB apelon tek të gjitha palët përgjegjëse, KEDS, KEK dhe Qeveria e Kosovës që të angazhohen në përmirësimin e kushteve dhe të ofrojnë zgjidhje afatgjate për këtë situatë të krijuar. Ne kërkojmë që për këtë çështje të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mos vijë deri te ndonjë përkeqësim i mundshëm i situatës së sigurisë nga qytetarë të pakënaqur.

Sot gjatë përurimit të rrugës Dragash-Brod, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e këtij projekti për ...
24/12/2024

Sot gjatë përurimit të rrugës Dragash-Brod, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e këtij projekti për banorët, ekonominë dhe turizmin. Ai shprehu entuziazmin e tij duke thënë se kjo rrugë është një lajm i mirë për të gjithë dhe për vendin në përgjithësi. Kurti nënvizoi se investimet në infrastrukturë janë kyçe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Kryeministri gjithashtu ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës të vizitojnë këto vise të bukura, të cilat tani janë më të arritshme falë rrugës së re. Ai vlerësoi bashkëpunimin dhe angazhimin e të gjithë atyre që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti, duke theksuar se përurime të tilla nxisin turizmin dhe forcojnë lidhjet mes komuniteteve.

Pas 42 viteve përvojë pune në arsim, pensionohet arsimtari i matematikës i SHFMU "28 Nëntori", nga Bresana, Sejdi Neshat...
23/12/2024

Pas 42 viteve përvojë pune në arsim, pensionohet arsimtari i matematikës i SHFMU "28 Nëntori", nga Bresana, Sejdi Neshati.

Dimri në Bjeshkët e Sharrit/Restelica!Një pamje magjepëse me borë e rrugës për Restelicë, kapur nga droni dhe realizuar ...
22/12/2024

Dimri në Bjeshkët e Sharrit/Restelica!

Një pamje magjepëse me borë e rrugës për Restelicë, kapur nga droni dhe realizuar nga fotografi Besmir Sylejmani . Një super fotografi që të lë pa fjalë!

Adresse

Neuer Wall 50
Hamburg
D-20354

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Televizioni Opoja erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Televizioni Opoja senden:

Videos

Teilen

Kategorie

Faqja zyrtare e Televizionit Opoja

Komuna e Dragash*t (Sharrit) ishte dhe vazhdon të mbetët njëra ndër komunat më të izoluara në Republikën e Kosovës, një komunë e cila numron rreth 35 mijë banorë nuk e pati mundësin të promovohej në mediat vendore kjo për shkak se kësaj komune i mungonte një medium lokal ose një dritare për promovim.

Komuna me historikun, kulturën dhe natyrën më të pasur në Kosovë nga viti 2014 do të ketë mundësin e promovimit në ekranët televizive për shkak se një staf me grup mosha të reja, filluan një rrugëtim mjaftë të vështirë. Duke e parë mungesën e një mediumi në vendin e tyre, pra në Komunen e Dragash*t (Sharrit), ata morën përsipër këtë rrugëtim për të hapur një medium i cili kohë pas kohë do ti plotësoj të gjitha nevojat e mediumit në rajonin e Dragash*t edhe më gjërë.

Kjo rrugë juve do të ju drejtojë në kanalin e “Televizionit OPOJA”, televizioni i parë i kësaj komune.

TV OPOJA është mediumi televiziv i vetëm nga Komuna e Dragash*t i cili synon të ketë një program cilësor, që t’i argëtojë shikuësit e ta promovoj treven e Opojës në përgjithsi, nisi zyrtarisht transmetimet më 22 dhjetor të vitit 2014 dhe sot transmetohët në më shumë se 30 platforma televizive, nga një televizion, në start me paisje teknike tejet modeste, me investime tërësisht vetanake, për një kohë të shkurtër arriti në një shkallë lakmuese si medium lokal.