Driton Ismajli

Driton Ismajli “Ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarëve, koha është e maskarenjeve, por atdheu i Shqiptarëve”
(4)

“Jo kushës, po Krushës PADI” Me PDK-në edhe LDK-në jo vetëm që ia kanë ndalur grantin grave të KRUSHËS, por edhe i kanë ...
11/21/2024

“Jo kushës, po Krushës PADI”

Me PDK-në edhe LDK-në jo vetëm që ia kanë ndalur grantin grave të KRUSHËS, por edhe i kanë paditur për kthimin e mjeteve në vlerë 17,875.00 euro."

Më fal ku është ai aktivisti me atë pankartën “jo krushës po kushës” ?

Këta faqezinjë duke qenë në opozitë përdorin secilën shtresë që është e ndjeshme për qytetarin!

Po me qenë në pozitë çka munden me bë këta 🤔

Hajt bacit bone tag naj shok të PDK-së edhe LDK-së e tregoi që ju nuk keni lënë hapësirë për asnjë koment e për kritik!

"Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e strukturuar nën petkun e liderit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nuk ka q...
11/19/2024

"Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e strukturuar nën petkun e liderit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nuk ka qenë në gjendje, për sa vite pushtet të arrijë e të bëjë diçka për nder të familjes dhe veprës së Presidentit. Pas kaq shumë vitesh, është dashur të vijë një kryeministër si Albin Kurti, për ta kthyer në origjinalitet rezidencën e presidentit, e cila ka shumë histori brenda saj dhe e cila po vjetërsohej e po shuhej historia e saj!

Nuk di nëse e keni vërejtur, por LDK-ja, në krye me Lumir Abdixhikun, nuk e përmend më presidentin, sepse duket se edhe këta e kanë kuptuar që të qenurit nën petkun e presidentit nuk është e lehtë."

Albin Kurti

Lumir Abdixhiku

!

Nga 118,000 përfitues të subvencioneve, dhe nga 1,000 përfitues të granteve, një nga ta ishte vëllai i njërës nga depute...
11/18/2024

Nga 118,000 përfitues të subvencioneve, dhe nga 1,000 përfitues të granteve, një nga ta ishte vëllai i njërës nga deputetet e Vetëvendosjes, dhe kjo është bërë kauzë e opozitës dhe eksponentëve të jashtëm politik. Këta aktivistë e anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë pasur 20 vite që kanë qenë cak i pozitave të mëhershme për të mos përfituar asnjë shërbim dhe grant. Tani që Vetëvendosje është në pushtet, të njëjtit duan përsëri që secili që është anëtar i Vetëvendosjes apo familjar i dikujt në qeveri të privohet nga mundësia e fitimit të një mbështetjeje!

Për mua, nuk është skandal një çështje e tillë.

Më poshtë gjeni emrat e mbiemrat e atyre që kanë pozita në institucionet publike dhe të njëjtit i takojnë partive të ndryshme politike. A duhet, sipas jush, që njëri që ka një familjar në qeveri apo ka pasur më herët të vuajë për fatin e tij, që nuk do të ketë mundësi të fitojë diçka për shkak të vëllait apo motrës?

Por hallin ata e kanë diku tjetër, duke e pasur parasysh që Faton Peci ka qenë një nga ministrat më të mirë, dhe që i njëjti ka qenë dhe do të jetë një bazë e fortë për tërheqjen e votës së votuesve. Ata dëshirojnë ta thyejnë këtë shtyllë që qëndroi stoik kundrejt çdo kërcënimi që i bëhej!

Ama edhe +4vite mandat na bëni përhajër, që të ju themi shihemi pas 8 viteve të tjera.




̈rndajeni

A thua për kënd e ka fjalën Fatoni? Për cilin hero, për çfarë vrasje po bëhet fjalë, në çka është përfshirë Behxhet Paco...
11/17/2024

A thua për kënd e ka fjalën Fatoni? Për cilin hero, për çfarë vrasje po bëhet fjalë, në çka është përfshirë Behxhet Pacolli? Ministri më herët ka bërë një lajm që nga nesër do të publikoj gjithçka me emra për vjedhjet dhe keqpërdorimet, përcjellni këto ditë se çka do të dalë në shesh…

Loja po bëhet e nxehtë…

Në një video të prezantuar kam thënë “Patriotizmi sot matet në forma dhe momente të ndryshme” prandaj këtë e tregoi edhe...
11/16/2024

Në një video të prezantuar kam thënë “Patriotizmi sot matet në forma dhe momente të ndryshme” prandaj këtë e tregoi edhe mbrëmë duke qenë konsistent në mbrojtjen e interesit të kombëtares dhe shtetit tonë!

Kosova mbrëmë tregoi lojë të bukur dhe ishte më e mirë në çdo aspekt!

Fëmijët kanë nevojë për një doracak të tillë, por nuk kanë nevojë as për lëndën seksuale e as për doracakët që mësojnë s...
11/15/2024

Fëmijët kanë nevojë për një doracak të tillë, por nuk kanë nevojë as për lëndën seksuale e as për doracakët që mësojnë sjelljet seksuale. Ministria duhet ta anulojë medoemos vendimin e tillë; ai, përveç se është i panevojshëm, është edhe fyese për kulturën dhe edukatën tonë si shoqëri!

Fëmijët tanë duhet t’i mësojmë:

Si të sillen me prindërit, mësuesit, komshinjtë dhe shokët apo shoqet!

Dhe asesi gjëra të tilla mbi raportin seksual, sepse kemi çka t’u mësojmë gjëra të tjera nga lëndët që janë elementare dhe të obligueshme për ta. Ngase në testet e PISA-së po mposhtemi edhe nga shtetet që nuk kanë as tabelë për shënime, pra këtu duhet të jetë orientimi ynë nëse duam një shoqëri vitale dhe të edukuar!

̈rndajeni dhe ju lumtë atyre komunave që kanë vendosur të mos lejojne një gjë e tillë!

11/14/2024

"Unë nuk them që Sistemi Prokurorial është i kapur; këtë e ka treguar vetë koha, sidomos qysh nga koha e Aleksandër Lumezit, dhe rasti Pronto kur Adem Grabovci deklaronte: “Duhet me shti aty dikund se na vyn neve.” A thu për çka ju ka vyten atë kohë?"

11/11/2024

9 shkurti po ofrohet, dhe bashkë me të po ofrohet edhe fitorja më e madhe në historinë e Kosovës. Mërgata e Kosovës ka vendosur masivisht t’i japë epilogun e kësaj çështjeje të zgjedhjeve, zgjedhje të cilat dihen ende pa filluar se kush është në vendin e parë! Pra, me fjalë të tjera, gara për vendin e dytë është e nxehtë!

Ndonëse vitet po ecin, në mes viteve rritet dashuria dhe rritet familja. Në jetë, njeriu udhëheqet nga ndjenja interesan...
11/10/2024

Ndonëse vitet po ecin, në mes viteve rritet dashuria dhe rritet familja. Në jetë, njeriu udhëheqet nga ndjenja interesante; ishim të vegjël dhe dëshironim të rritemi, tani që jemi rritur, dëshirojmë të mbesim në këtë moshë që jemi!

Sot i mbusha 28 vite, dhe dëshira për t'u ndalur në këtë moshë mbetet vetëm dëshirë e pa realizueshme!

E për juve, shëndet edhe shumë dashuri për secilin nga ju 🫶.

**Periskopi vetëm brenda 24 orëve 11 postime për PDK-në, paramendo me “ardhë” në pushtet PDK-ja, qysh kthehet fuqishëm b...
11/09/2024

**Periskopi vetëm brenda 24 orëve 11 postime për PDK-në, paramendo me “ardhë” në pushtet PDK-ja, qysh kthehet fuqishëm buzëqeshja e mediave në Kosovë!**

**Veç çka nuk pe shkruajnë O Bedri o llokummm përtej Llokumiii….**

Ama përnime nuk i ka hije as me thirrë në tubime

Bedri Hamza, Bedri Hamza!

Sa bukur tingëllon kjo

Albin Kurtiii, Albin Kurtiii…..

Lider lind nuk bëhesh!

Derisa qytetarët e Ferizajt merren me çështjen dhe investimet nga qeveria, a thua a i kanë pyetur ndonjë ditë fëmijët se...
11/08/2024

Derisa qytetarët e Ferizajt merren me çështjen dhe investimet nga qeveria, a thua a i kanë pyetur ndonjë ditë fëmijët se a e kanë ngrohtë në shkollat ku mësojnë? A e dini se Komuna e Ferizajt ende nuk i ka furnizuar disa shkolla me dru dhe si pasojë e kësaj tani e tutje disa shkolla do të punojnë me orar të shkurtuar!

Ku është opozita në Ferizaj ?



Me u kthy mbrapa në kohë, mund të shohim komplet një situatë të pakëndshme për Amerikën dhe demokracinë e saj. Nëse keni...
11/07/2024

Me u kthy mbrapa në kohë, mund të shohim komplet një situatë të pakëndshme për Amerikën dhe demokracinë e saj. Nëse keni harruar, këto fotografi tregojnë më së miri si ishte gjendja e Shtëpisë së Bardhë në kohën kur Donald Trump nuk dëshironte ta lironte atë; madje ajo dukej si një kryengritje për thyerje të çdo sistemi e demokracie!

Për mua, fitorja e Trump është një tregues i një sistemi të dështuar gjyqësor në Amerikë, një president i cili bëri që një histori e keqe të shkruhet për SHBA-në për herë të parë në historinë e saj, me plotë aferat dhe aktakuzat e ngritura, dhe t’i lejohet përsëri kandidimi për president të shtetit madje edhe të votohet për president është jo vetëm absurde, por edhe e paimagjinueshme!

Ndoshta edhe të tjerët mendojnë si unë, por nuk shprehen sepse mendojnë që Amerika ua ndalon bukën. Ama unë personalisht shprehem për atë që mendoj se nuk është se Amerika merret me ne aq sa ne mendojmë. Madje disa fanatikë mendojnë se krejt fokusi i saj është se si t'ia bëjë çështjes së Kosovës dhe Serbisë; madje edhe tema bëhen në studiot televizive se si e shohin fitoren e Trumpit!

Nëjse, mos harroni: Trump mendon se Kosova është një shtet në Lindjen e Mesme!

Amerika merret me politika Globale lladika, analista e pseudoanalista!

"Vjeshta pa gjethe 🍁🍂 është si Pranvera pa lule 🌸🌷 apo Dimri pa bore ❄️."
11/07/2024

"Vjeshta pa gjethe 🍁🍂 është si Pranvera pa lule 🌸🌷 apo Dimri pa bore ❄️."

"Kurgjo nuk po çuditem prej kësaj gazete, se tek e fundit e dimë të gjithë se çfarë niveli i kemi, ama kqyri bre komente...
11/06/2024

"Kurgjo nuk po çuditem prej kësaj gazete, se tek e fundit e dimë të gjithë se çfarë niveli i kemi, ama kqyri bre komentet, 975 komente për një temë që pak kujt i intereson ti çka mendon për Shkurten apo Hoxhë Shefqetin; madje krahasimi bëhet mes dy personave me profesion krejt tjeter!

Po popull që jetojmë kot jemi bre!"

Nime e ju cka mendoni 😂😂

"E keni sfidë nga unë, kush mundet me gjetë në Super Vive një punëtor përveç atij që punon te arka!Me ju thënë të drejtë...
11/06/2024

"E keni sfidë nga unë, kush mundet me gjetë në Super Vive një punëtor përveç atij që punon te arka!

Me ju thënë të drejtën, kput jam duke u sjellë deri sa i gjeta gjërat që kisha nevojë!"

Te kisha qene mbipeshe, e kisha marre me sportivitet këtë çështje ama qajo qe nuk jam e konsiderojsha qe po humbi kohë kot!

Nejse ne fund pak para se me dal e gjeta një punëtor, por ishte ai i parkingut dhe jo brenda Vivës 😂

11/05/2024

Për opozitën, keq që janë kryer këto çështje, sepse tani nuk do të kenë çka të premtojnë në programin e tyre zgjedhor:

1. Liberalizimi i Vizave
2. Shtesat për fëmijë
3. Shtesat për lehona
4. Aplikimi për anëtar në BE
5. Kthimin e pronave
6. Çlirimin e Mitrovicës
7. Luftën ndaj korrupsionit
8. Rikonstruktimin e reparteve mjekësore
9. Kthimin e qytetarëve të Mitrovicës në tokat e tyre
10. Kthimin e terminaleve doganore, në pronësi të shtetit!
11. Funksionalizimin e sistemit dixhital (Ekosova)
12. Rikonstruktimin e monumenteve kulturore
13. Rikthimin e ndërmarrjeve publike për të operuar pa humbje!
14. Rritjen e pagave!
15. Rritjen e pensioneve për kategoritë e ndryshme!
16. Armatosjen e FSK-së!
17. Anëtarësimin në EFTA

Edhe shumë gjëra të tjera….

, dhe gjithashtu shto në koment dicka cka mund ta kem harruar 🔽

Cka mendoni ju per kete temë? Unë them qe as nuk ia vlen te diskutohet!
11/02/2024

Cka mendoni ju per kete temë?

Unë them qe as nuk ia vlen te diskutohet!

Unë personalisht do të isha në gjendje të paguaj 10-20 euro më shtrenjtë secilin tatim, me qëllimin e vetëm që të rritet...
11/01/2024

Unë personalisht do të isha në gjendje të paguaj 10-20 euro më shtrenjtë secilin tatim, me qëllimin e vetëm që të rritet mirëqenia dhe shërbimet për qytetarët, sepse ne jemi një shtet i dalë frike nga lufta dhe përderisa na mungon prodhimi, ne nuk kemi mundësi të tjera për t’u zhvilluar!

Prandaj le të jetë gjithçka për vendin dhe sigurinë e saj, sepse ne populli jemi për shtet, dhe shteti është për ne!

Më mirë ta paguajmë ne liri, se sa të na kërkohet të mbledhim fonde siç ka qenë 3%-shi!

Address

Inman, South Caroline
Spartanburg, SC

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Driton Ismajli posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Nearby media companies


Other Spartanburg media companies

Show All