ZËRAT Podcast

ZËRAT Podcast Podcasti Zërat është një platformë diskutimi, shkëmbimi idesh, reflektimi dhe propozimi idesh!

Në episodin e pestë kishim të ftuar Anëtarin e Kryesisë së PD dhe ish Zv/Ministrin e Brendshëm Gent Strazimiri me të cil...
05/01/2025

Në episodin e pestë kishim të ftuar Anëtarin e Kryesisë së PD dhe ish Zv/Ministrin e Brendshëm Gent Strazimiri me të cilin diskutuam për situatën e rëndë të rendit dhe sigurisë në vend. Shqipëria është kthyer në një skenë atentatesh mafioze, në të cilën sundojnë bandat dhe krimi i organizuar. Qytetarët hera-herës janë kthyer në dëm koletaral të larjes së hesapeve mes bandave. Ndërsa qeveria duket e pafuqishme në këtë situatë, lind pyetja nëse bandat dhe qeveria veprojnë sëbashku si një simbiozë? A është Edi Rama koka e kësaj simbioze? A po e bën punën SPAK ashtu sic duhet - duke qenë se një nga detyrat kryesore të saj është dhe lufta ndaj krimit të organizuar?

Na ndiqni sot në orën 18:00!

10/12/2024
28/11/2024

Të dashur motra dhe vëllezër të gjithë Trojeve Shqiptare dhe Diasporës! 🇦🇱
Urimet më të përzemërta për Festën e Flamurit!
Përulemi përballë heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, i cili 581 vjet më parë ngriti në Krujë flamurin më të bukur në botë. ⚔️
Përulemi përballë 40 delegatëve të Kuvendit të Vlorës me në krye Ismail Qemalin, themeluesin e shtetit modern Shqiptar të cilët në një akt patriotizmi historik, shpallën pavarësinë e trojeve tona. 🖋️📃
Përulemi përballë mijëra patriotëve, të cilët me vetëmohim dhe trimëri luftuan për çlirimin e Shqipërisë nga pushtimi nazist. 👨🏻‍✈️
Përulemi përballë te gjithë burrave dhe grave të cilët në historinë mijvjeçare të kombit tonë, me shpatë dhe pushkë, me penë dhe fjalë, i rezistuan çdo pushtuesi dhe mbajtën gjallë frymën e Shqiptarisë.
Keta burra dhe gra na bëjnë krenar të jemi Shqiptarë.
Gëzuar 🇦🇱👐

07/11/2024

Në Episodin e 2️⃣ folëm për zgjedhjet në SHBA 🇺🇸
Krah Klea dhe Besa kishim të ftuar Kordinatorin për Marrëdhëniet me Jashtë pranë Sekretariatit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Alfred Pllumbi. ✌🙌
Si fillim analizuam fitoren e Donald Trump dhe të Partisë Republikane në Senat. Biseduam temat kryesore të këtyre zgjedhjeve, ekonominë amerikane, influencën kineze, por edhe temat që prekin Europën - Luftën në Ukrainë 🇺🇦, NATO 👨‍✈️ dhe Konfliktet në Lindjen e Mesme.
Last but not least, folëm për dy temat kryesore për kombin shqiptar - Integriteti territorial dhe paqja në Kosovë 🇽🇰 si dhe lufta e brendëshme politike në Shqipëri 🇦🇱.
A do të ndryshojë qasja e Departamentit të Shtetit në politikën e brendëshme shqiptare? Linku në komente 👇👇👇

07/11/2024

2 janë cështje me rëndësi për ne si Europianë dhe Shqiptarë ku duhet të ndërhyjë Administrata Trump.

01/11/2024

Na ndiqni LIVE me Doktorin! ✌️✌️✌️

Nisim sezonin e dytë fuqishëm 💪 me një bisedë me Kryetarin e PD dhe Liderin e Opozitës Prof. Dr. Sali Berisha 🙌Na ndiqni...
01/11/2024

Nisim sezonin e dytë fuqishëm 💪 me një bisedë me Kryetarin e PD dhe Liderin e Opozitës Prof. Dr. Sali Berisha 🙌
Na ndiqni në orën 18:00 🕕

Linku në komente ⬇️⬇️⬇️Në episodin e rradhës të ZËRAT Podcast kishim të ftuar keshilltarin ligjor te Grupit Parlamentar ...
27/05/2024

Linku në komente ⬇️⬇️⬇️
Në episodin e rradhës të ZËRAT Podcast kishim të ftuar keshilltarin ligjor te Grupit Parlamentar Demokrat dhe perfagësuesin e PD në shumë beteja ligjore, Avokat Franci Nuri.
Me Francin biseduam çeshtjet më të nxehta të momentit - gjyqin e vulës me datë 11 qershor si dhe farsen e SPAK dhe GJKKO me liderin e opozites.
Gjithashtu komentuam problemet që hasin perfaqësuesit e opozites ne sallën e giyqit dhe njeanshmerine e organeve te drejtesisë.
❗️A po instrumentalizohet drejtesia për të goditur opoziten?
‼️ A po mbështet drejtësia e financuar nga taksapaguesit Europiane dhe Amerikane ngritjen e nje shteti njepartiak per llogari te Edi Ramës?

Na ndiqni 🎧

05/05/2024

Fondacioni “Bujar Nishani” uron të gjithë bashkëkombasit 🇦🇱 e besimit ortodoks ☦️ Gëzuar Pashkën 🐣, këtë ditë të shenjtë të ringjalljes 👼.
Shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja! 🙏🏻

Në këtë ditë të shenjtë për të krishterët ortodoks i urojmë popullit trim të Ukrainës forcë dhe bashkim në luftën e tyre kundër së keqes! 🇺🇦 💙💛

LINKU NË KOMENTE! 👇👇👇Shqipëria 🇦🇱 është një nga vendet me diasporën më të madhe në proporcion me popullsinë e saj por ed...
01/05/2024

LINKU NË KOMENTE! 👇👇👇

Shqipëria 🇦🇱 është një nga vendet me diasporën më të madhe në proporcion me popullsinë e saj por edhe nga vendet e vetme në Europë 🇪🇺 që nuk i mundëson diasporës shprehjen e vullnetit me votë në zgjedhjet parlamentare. Ajo që në fillim argumentohej si një problem i natyrës teknike, tashmë qartazi është një mungesë vullneti e regjimit të Rilindjes për të shmangur ndëshkimin me votë nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe e kanë më të vështirë të bien pre e provokimeve🫰, shantazheve 🤐 apo metodave të tjera 💰 të tjetërsimit të vullnetit të votës, të cilat Rilindja i praktikon te bashkëkombasit që jetojnë në Shqipëri. 💰🗳
Këto problematika dhe zgjidhjet e mundshme ishin temë e episodit të ri të Podcastit ku të ftuar kishim Z. Florian Haçkaj, bashkëthemelues i organizatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë, e cila arriti të fitonte padinë në Gjykatën Kushtetuese për votën e diasporës. Gjithashtu shtjelluam mënyrat si mund të realizohet vota e diasporës dhe problematikat e propagandës së Rilindjes edhe jashtë vendit. 📺
Për këto dhe shumë tema të tjera si potencialet e diasporës shqiptare na ndiqni në këtë episod shumë interesant! 🔈

Ersilio Nishani

Linku në komente 👇🏻👇🏻👇🏻Në episodin e rradhës të Podcastit   kishim të ftuar drejtuesin politik të qarkut të Tiranës dhe ...
24/04/2024

Linku në komente 👇🏻👇🏻👇🏻
Në episodin e rradhës të Podcastit kishim të ftuar drejtuesin politik të qarkut të Tiranës dhe ish-kandidatin e së djathtës për Kryetar Bashkie Z. Belind Këlliçi.
Me Belindin folëm për skandalet 🤯 e njëpasnjëshme të Erion Veliajt dhe bashkëpuntorëve të tij të ngushtë 🤝 dhe modelin e keq të korrupsionit 💰, arrogancës dhe fallcitetit që ka ngritur Erion Veliaj.
Belindi solli në memorie gjithashtu momente personale nga fushata elektorale e 2021 dhe sulmet personale që u desh të marrë. Mosreagimi i SPAK dhe reagimi i dyshimtë i disa përfaqësive ndërkombëtare ishin gjithashtu temë.
Na ndiqni në këtë bisedë interesante! 🎧

01/04/2024

Në episodin e 1️⃣6️⃣ të Podcastit 🎙 kishim të ftuar ish-Ministrin e Mbrojtjes dhe kryetarin e Partisë Republikane, Z. Fatmir Mediu.
Z. Mediu përcolli kujtime për punën e bërë në integrimin e Shqipërisë 🇦🇱 në NATO gjatë qeverisjes së djathtë ne vitet 2005-2009, që nga vizita e Presidentit George W. Bush 🇺🇸 ne 2007 dhe deri në anëtarësimin zyrtar në samitin e Strasbourg/Kehl/Baden-Baden 15 vjet më parë. Gjithashtu komentuam rrugëtimin frymëzues së Forcave të Armatosura 🧑‍✈️👩‍✈️ drejt një ushtrie moderne me vokacion perëndimor, por u ndalëm dhe tek problematikat e 12 vjet qeverisje të Partisë Socialiste, nga sjellja patronazhiste ndaj Kosovës 🇽🇰 në arenën ndërkombëtare deri tek afërsia e Edi Ramës me Serbinë dhe rreziku që kjo mbart në balancat gjeopolitike në rajon apo dhe ndikimet ruse. ⛔
Komentuam gjithashtu zhvillimet në kampin opozitar, domosdoshmërinë e bashkimit të të gjitha fraksioneve, reformimin e sistemit zgjedhor duke kthyer koalicionet parazgjedhore por dhe zhvillimin e një gare të barabartë brenda së djathtës për evidentimin e ideve dhe kandidatëve më të mirë. 🗳
Na ndiqni! 🎧

Linku ne komente 👇👇👇Në episodin e 1️⃣4️⃣ kishim të ftuar politologun dhe analistin Shpend Gashi.  Folëm për mundësitë dh...
27/03/2024

Linku ne komente 👇👇👇

Në episodin e 1️⃣4️⃣ kishim të ftuar politologun dhe analistin Shpend Gashi.

Folëm për mundësitë dhe pamundësitë e opozitës, sfidat dhe prioritetet që duhet të ketë. A frymëzon dhe a ka kjo opozitë kapacitetet për tu rigjeneruar dhe për të përmbysur instalimin gradual të autokracisë?

Na ndiqni në këtë episodë ku ndamë disa ide për rrugëdaljen nga kriza që ka mbërthyer Shqipërinë. Ramë dakort për gravitetin e krizës por jo gjithmonë për zgjidhjen.

26/03/2024

Edita Tahiri: Biseda me Gjeneralin Clark dhe vendimi për ndërhyrjen e NATO-s.

Adresse

Berlin

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von ZËRAT Podcast erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an ZËRAT Podcast senden:

Videos

Teilen