Zbuloni zonat më të njohura për hulumtime shkencore në Kosovë! 🔬🌍"
Kosova është një vend i pasur me biodiversitet dhe burime natyrore që ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për hulumtime shkencore. 🏞✨
Një nga zonat më të njohura është Parku Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna", një ekosistem i pasur me specie të ndryshme, ku janë bërë zbulime të shumta. Po ashtu, Rrafshi i Dukagjinit, me vegjetacionin dhe biodiversitetin e tij unik, është një tjetër qendër kërkimore. 🌿🌍
Flet profesori universitar, Halil Ibrahimi i cili së bashku me ekipin e tij e kanë zbuluar insektin e ri që e kanë emërtuar "Tinodes Lumbardhi".
#HulumtimeShkencore #Kosova #BjeshketENemuna #Biodiversiteti #Shkenca #Mjedisi #ZonatKërkimore
A po e mbrojmë apo po e shkatërrojmë natyrën tonë? 🌍❌"
Profesori Halil Ibrahimi, udhëheqësi i ekspeditës së zbulimit të insektit të ri në Kosovë, flet për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të biodiversitetit jetësor.
Ai thotë se mjedisi ynë është një pasuri e jashtëzakonshme, por këto vlera po shkatërrohen nga papërgjegjësia e individëve shoqërisë, por edhe moskujdesit institucional, gjë që po i rrezikon speciet e llojllojshme në Kosovë?
#MbrojtjaMjedisit #Biodiversiteti #RuajNatyren #KohaPërVeprim #NdryshimiFillonNgaNe
Jehona botërore e një zbulimi nga Kosova! 🌍🦟"
Insekti i ri i zbuluar në Bjeshkët e Nemuna ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare!
🔬📢 Nga platformat shkencore deri te mediat e njohura, lajmi për këtë krijesë unike u shpërnda gjerësisht, duke vendosur Kosovën në hartën e zbulimeve të rëndësishme biologjike.
Cilat media e raportuan këtë lajm?
Zbuloni më shumë në videon ekskluzive! 🎥👇
Flet për Radio Kosova 2, profesori Halil Ibrahimi, udhëheqësi i ekspeditës.
Intervistoi: Nora Meqa
#ZbulimShkencor #Kosova #InsektiRi #Biodiversiteti #Hulumtim #BjeshketENemuna #HalilIbrahimi
Një ekspeditë, një zbulim, një histori e pabesueshme! 🦟🔬
Profesori Universitar, Halil Ibrahimi thekson se gjithçka nisi si një projekt i Universitetit të Prishtinës, por askush nuk e kishte imagjinuar se do të çonte në një zbulim shkencor të rrallë! 🌍🔎
Duhej të qëndronim dy net diku – dhe vendi me i afërt ishte një bujtinë në në zonën e Bellas. Një vend i qetë, i rrethuar nga natyra e egër... derisa vëzhguam një perroskë që na bëri të ndalemi. Aty filloi gjithçka! 🌿🏔
Por hulumtime të tilla nuk bëhen vetëm – puna ekipore ishte çelësi i suksesit!
👥💡 Si vazhdoi historia? Zbuloni nga intervista ekskluzive e profesorit universitar, Halil Ibrahimi për Radio Kosova 2! 🎥👇
Intervistoi: Nora Meqa
#ZbulimShkencor #UniversitetiPrishtines #BjeshketENemuna #Biodiversiteti #Hulumtim #PunaEkipore #Kosova
Insekti i zbuluar nga profesori Halil Ibrahimi dhe ekipi i tij është emërtuar "Tinodes lumbardhi".
Pse e mori këtë emërtim?
A ka ky insekt një shtrirje të gjerë apo është një specie e rrallë dhe e kërcënuar?
A ishte ky një zbulim i rastësishëm apo rezultat i një kërkimi të gjatë? 🤔🏔
Zbuloni më shumë rreth këtij zbulimi në videon ekskluzive! 🎥👇
Intervistoi: Nora Meqa
#Tinodes lumbardhi #halilibrahimi #Zbulim #insekt
Zbulimi i ri shkencor: Insekti i Bjeshkëve të Nemuna! 🦟🔬 🏔
Profesori universitar Halil Ibrahimi dhe ekipi i tij kanë zbuluar një insekt të ri ujor në zonat e izoluara të Lumbardhit të Deçanit.
Kjo krijesë unike, me krahë më të shkurtër se 5 mm, është dëshmi e biodiversitetit të jashtëzakonshëm të Kosovës. 🌱🦟
Çfarë e bën këtë insekt kaq të veçantë? Zbuloni më shumë nga intervista ekskluzive për Radio Kosova 2, me zbuluesin e këtij insekti, Halil Ibrahimin! 🎥👇
Autore: Nora Meqa
#HalilIbrahimi #Zbulim #Insekt #BjeshketeNemuna #Lumbardh #Decan
Pa kufij me Mirvete Uka Tema Mediat dhe sfidat e tyre sot! Në studio Alban Zeneli, Zylyftar Bregu, Xhemazije Rizvani, Dafina Teliqi.
🐾PROMO Episodi i Katërt i Pawcast! 🐾
Të dielën, më 02 shkurt, ora 20:00, bashkohuni me ne për episodin e radhës të emisionit të vetëm dhe unik në vend për qeniet pa zë, Pawcast! 🎙️
Mysafirët tanë të veçantë do të jenë:
🌟 Ardi Salihu - Drejtues i strehimores së qenve dhe aktivist i zjarrtë për mirëqenien e kafshëve. Ai do të ndajë me ne punën e tij të palodhur për të siguruar kushte të denja për qentë që kërkojnë strehim dhe për rëndësinë e bashkëpunimit me komunën.
🌟 Visar Dumani - Veterinar i njohur, i cili do të flasë për shëndetin e kafshëve dhe përkujdesjen që ata kërkojnë, si dhe si mund të kontribuojmë për mirëqenien e tyre.
👉 Mos e humbisni këtë episod të rëndësishëm.
Autore e emisionit: Yllka Asimi
🎧 Pawcast do të transmetohet në:
Radio Kosova 1 - FM: 95.7 | 91.9 | 88.9 | 88.5 | 87.6
Online: https://www.rtklive.com/sq/livestream/radiokosova/
YouTube:
https://www.youtube.com/@RTKRadioOfficial
💬 Na ndihmoni ta bëjmë një ndryshim për mirëqenien e kafshëve dhe shpërndani këtë paralajmërim me miqtë tuaj!
#Pawcast #KujdesiPerKafshët #ArdiSalihu #VisarDumani #MirëqeniaEKafshëve #RadioKosova1
Më 4 shkurt - Ankandi i Pikturave në Zurich!
Ankandi nuk është thjesht një sh*tje pikturash, është një akt dashurie, një dorë e shtrirë drejt grave të guximshme të Kosovës që luftojnë me kancerin.
Le të bëhemi ne ngjyrat e dritës në betejën e tyre, duke treguar se arti mund të shërojë jo vetëm shpirtin, por edhe jetën!
Intervistë me Ermira Murati, drejtoreshë e OJQ “CICAT” (Creative Information, Care and Artivism for Tomorrow)
Moderatore, Laura Kryeziu
📌Intervistë me Shkumbin Gashi, punonjës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bernit në Zvicër.
📌Projekti shkencor për jetën e shqiptarëve në Zvicër “Story Link”, po përkrahet me të madhe. Ky projekt shkencor për jetën e shqiptarëve në Zvicër, ka në focus përkujdesjen ndaj moshave të shtyera.
🎬 Afrim Muçaj flet për cilësitë që e bëjnë një aktor të mirë 🎙️
Në intervistën e tij në Radio Kosova 1, aktori Afrim Muçaj ka ndarë mendimin e tij mbi atë çfarë e bën një aktor të mirë.
Sipas tij, një aktor i mirë duhet të jetë mbi të gjitha njerëzor, jo arrogant, të ketë pasion për artin dhe të jetë i gatshëm për të dhënë gjithçka në çdo rol që luan.
Autore e emisionit: Delvina Haliti
Kliko për të dëgjuar!
#AfrimMuçaj #Aktorët #Metropol #RadioKosova1 #CilësitëEaktorit