RTV PRESHEVA

RTV PRESHEVA www.presheva.tv Preshevë.

Radiotelevizioni i Preshevës është mediumi i parë publik, në gjuhën shqipe në Republikën e Serbisë, i cili për një kohë të gjatë (nga 2002 e deri më 2020) veproi, fillimisht në kuadër të Shtëpisë së kulturës "Abdulla Krashnica" e më pas (nga viti 2009) në kuadër të Ndërmarrjes Informative Publike “Presheva” në Preshevë. Fillimisht, nga 20 shkurti 2001, filloi punën me programin eksperimental Radio

Presheva, të cilës në fillim i jepej leja vetëm për program muzikor, edukativ, komercial, por jo edhe informativ. Me vendimin e ndarjes së frekuencave, ministritë e atëhershme përkatëse të Qeverisë Federative e Republikane, kishin ndaluar emetimin e programeve informative. Më vonë, me kërkesë të Drejtorisë së Shtëpisë së Kulturës dhe të Redaksisë së Radio Preshevës, Departamenti për Media i Misionit të OSBE-së me seli në Beograd, intervenoi dhe me sukses arriti të bind Ministrinë Federative për Telekomunikacion, e cila dha lejen për emetimin e programeve informative. Pas marrjes së lejes, Redaksia e Radio Preshevës, startoi me programin e saj të rregulltë, më 11 maj 2001 me skemë programore dhe me program informativ, ndaj edhe kjo datë konsiderohet si ditë e themelimit të Radio Preshevës, të cilën e ndihmuan Kuvendi i Komunës së Preshevës, Qeveria e Republikës së Serbisë, Departamenti për Media i Misionit të OSBE-së me seli në Beograd dhe Organizata Qeveritare Amerikane USAID. Më vonë, saktësisht më 31 tetor 2002 përfunduan punimet në rregullimin dhe lidhjen e aparaturës si dhe lëshimin e sinjalit në etër, ndërsa më 01.11.2002 filloi punën me programin e saj eksperimental Televizioni Presheva. E tërë teknika televizive ishte donacion i Televizionit BK të Beogradit, ekspertët e të cilit për gati tri javë, kanë përgatitur, instaluar teknikën dhe kanë aftësuar punëtorët e profileve të ndryshme teknike të Televizionit Presheva. Televizioni Presheva startoi në tërësi me teknikë të sistemit analog, por në ndërkohë me ndihmën e pushtetit lokal dhe të donacioneve të tjera, gradualisht është pajisur me teknikën digjitale. Pas procesit të privatizimit në Serbi, të mediave ku themelues ishin pushtetet lokale ndër të cilat ishte edhe RTV Presheva si dhe proceseve të shumta gjyqësore, më 23.07.2020 me vendimin e Agjensionit të Regjistrave Ekonomik, pronësia e këtij mediumi kalohet në pronësi private të Ardita Saqipit, punëtores së këtij mediumi, me emërtim të ri RTV PRESHEVA sh.p.k. Programet e RTV PRESHEVA transmetohen përmes multipleksit në Besna Kobillë, përmes internetit në platforma të ndryshme në rajon, Europë, Amerikë e Australi, ndërsa një pjesë e informacioneve dhe programeve të prodhuara editohen edhe përmes Facebook profilit RTV PRESHEVA dhe kanalit në youtube.com

Address

Presevo

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RTV PRESHEVA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to RTV PRESHEVA:

Share

Category