Preshevarja.com

Preshevarja.com Portal i pavarur i themeluar në dhjetor të vitit 2020

KUJDES‼️Çeki  rrugët e pa pastruara
05/01/2025

KUJDES‼️

Çeki rrugët e pa pastruara

Kolona të Gjata mbi 5 Kilometra në Kufirin Serbi-Hungari: Udhëtarët Përballen me Pritje të GjatëPreshevë – Udhëtarët që ...
05/01/2025

Kolona të Gjata mbi 5 Kilometra në Kufirin Serbi-Hungari: Udhëtarët Përballen me Pritje të Gjatë

Preshevë – Udhëtarët që kalojnë kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë po përballen me pritje të gjata dhe kolona që shtrihen mbi 5 kilometra në pikën kufitare Horgosh-Röszke. Fluksi i lartë i automjeteve dhe kontrollet e shtuara nga autoritetet kufitare po shkaktojnë vonesa të konsiderueshme.

Sipas raportimeve nga terreni, shumë prej udhëtarëve janë emigrantë që kthehen nga pushimet dimërore, por ka edhe një numër të madh të kamionëve dhe autobusëve që kontribuojnë në trafikun e rënduar.

Pritjet Kalojnë 3-5 Orë

Shumë shoferë raportojnë se pritjet për të kaluar kufirin po zgjasin nga 3 deri në 5 orë. “Jemi në kolonë prej më shumë se 4 orësh dhe nuk ka lëvizje të dukshme. Është shumë e vështirë, sidomos për familjet me fëmijë të vegjël,” tha një udhëtar nga Presheva.

Preshevarja.com do të vazhdojë të ndjekë situatën dhe të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri. Nëse jeni duke udhëtuar, na dërgoni përvojën tuaj

31/12/2024

Preshevari drejtuar Kosovës

Presheva me sistem të ri parkingjesh: Fillon nga 1 janari 2025Qyteti i Preshevës do të hyjë në vitin 2025 me një ndryshi...
31/12/2024

Presheva me sistem të ri parkingjesh: Fillon nga 1 janari 2025

Qyteti i Preshevës do të hyjë në vitin 2025 me një ndryshim të rëndësishëm në menaxhimin urban – sistematizimin dhe pagesën e parkingjeve në rrugën kryesore të qytetit. Ky proces do të nisë më 1 janar 2025, duke përfshirë një fazë eksperimentale prej 15 ditësh, për të lehtësuar adaptimin e qytetarëve dhe për të vlerësuar efektivitetin e sistemit.

Rregullimi i kaosit urban

Vendimi për të vendosur sistemin e parkingjeve ka ardhur si një nevojë për të rregulluar kaosin urban dhe për të çliruar hapësirat publike të zëna shpesh nga parkimet e parregulluara. Sistemi do të menaxhohet nga Ndërmarrja Publike “Moravica”.

Çmimet dhe zonat e parkingut

Parkingjet do të ndahen në dy zona kryesore:
• Zona e parë: Çmimi prej 40 RSD për një orë.
• Zona e dytë: Çmimi prej 35 RSD për një orë.

Përveç pagesës për orë, qytetarët do të kenë mundësi të përdorin tiketa dhe tarifa ditore, mujore, si dhe tarifa të veçanta për banorët që jetojnë në afërsi të zonave të parkingut.

Faza e dytë

Pas përfundimit të fazës eksperimentale, sistemi i parkingjeve do të zgjerohet për të përfshirë edhe rrugë të tjera të qytetit.

Reagimet e qytetarëve

Si çdo ndryshim i madh, edhe ky sistem pritet të ketë përkrahës dhe kundërshtues. Megjithatë, përvoja nga qytete të tjera me rrethana të ngjashme ka treguar se, në fund, këto sisteme rezultojnë të pëlqyera dhe të dobishme për të gjithë.

Ndërmarrja Publike “Moravica” ka premtuar që qytetarët do të informohen rregullisht për çdo veprim në lidhje me këtë proces, për të siguruar një tranzicion të suksesshëm.

Ky hap shihet si një përpjekje e rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytet dhe për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e hapësirave publike.

Të nderuar motra dhe vëllezër shqiptarë,Sot, kur marr këtë detyrë të lartë si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ndi...
27/12/2024

Të nderuar motra dhe vëllezër shqiptarë,

Sot, kur marr këtë detyrë të lartë si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ndiej thellësisht përgjegjësinë dhe krenarinë që më keni besuar. Ky është një moment i veçantë jo vetëm për mua, por për gjithë shqiptarët kudo që janë, sepse ky këshill është zëri i Luginës tonë – zëri i bashkimit, i përparimit dhe i identitetit tonë të përbashkët.

Unë vij sot para jush me një vizion të qartë: të forcojmë bashkëpunimin, të mbrojmë të drejtat tona kombëtare dhe të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për çdo shqiptar. Ky këshill duhet të jetë jo vetëm një forum diskutimesh, por një motor ndryshimesh, një udhërrëfyes drejt unitetit dhe zhvillimit.

Në një botë që ndryshon me ritme të shpejta, shqiptarët duhet të jenë gjithmonë të bashkuar dhe të gatshëm për sfida të reja. Detyra jonë nuk është vetëm të ruajmë trashëgiminë tonë kulturore dhe gjuhën tonë të lashtë, por ta forcojmë atë në zemrat dhe mendjet e brezave të rinj. Të jemi gardianë të kulturës sonë dhe ndërkohë, liderë në arsim, ekonomi dhe teknologji.

Sot, unë ju premtoj se si kryetar i KKSh:
Do të luftoj pa u lodhur për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e çdo shqiptari, kudo ku ndodhet.
Do të punoj për të forcuar lidhjet tona kombëtare, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe diasporë.
Për më shumë Shqipëri dhe Kosovë në Luginë.

Do të angazhohem që çdo vendim i këtij këshilli të jetë në shërbim të kombit tonë, duke vendosur interesin kombëtar mbi gjithçka tjetër.

Shqiptarët kanë dëshmuar ndër shekuj se janë një komb i fuqishëm, një popull që i tejkalon vështirësitë duke u ngritur më i fortë. Tani është koha që të marrim fatin tonë në dorë, të vendosim themele të qëndrueshme për një të ardhme që fëmijët tanë do ta trashëgojnë me krenari.

Ju falënderoj nga zemra për besimin tuaj. Ky është një besim që nuk do ta tradhtoj. Së bashku, do të tregojmë se shqiptarët mund të jenë gjithmonë shembull i unitetit, përparimit dhe dinjitetit kombëtar.

Zoti e bekoftë Luginën e Preshevës!
Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar!🇦🇱

Me respekt dhe përkushtim,
Enkel Rexhepi
Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Preshevës, Armend Aliu, pritet në Kryeministri nga Ministri Taulant BallaZëvendëskryetari...
27/12/2024

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Preshevës, Armend Aliu, pritet në Kryeministri nga Ministri Taulant Balla

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Preshevës, Armend Aliu, së bashku me bashkëpunëtorin e tij dhe anëtarin e Këshillit Inicues të Aleancës për Luginën, zhvilluan një takim të rëndësishëm në Kryeministri me Ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla

Gjatë këtij takimi, u diskutuan çështje kyçe që prekin Luginën e Preshevës, duke përfshirë planet për projekte konkrete dhe bashkëpunim të qëndrueshëm institucional.

Ministri Balla theksoi angazhimin e tij për të mbështetur iniciativat që synojnë përmirësimin e kushteve socio-ekonomike në rajon.

Armend Aliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivave për Luginën.

Ai shprehu bindjen se viti 2025 do të jetë një vit i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit, falë bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët.

Ky takim shënon një tjetër përpjekje për të adresuar sfidat e rajonit dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Luginës së Preshevës.

26/12/2024
04/12/2024

Edhe një klient tjetër që ka përfunduar me sukses procesin e vizës me ndihmën e Westbal Consulting! ✅

Falë përkushtimit tonë, klienti ynë tashmë ka nisur një kapitull të ri duke filluar punën e tij në Gjermani. Ne kujdesemi për çdo hap të procesit, nga aplikimi për vizë deri te integrimi i plotë në vendin e ri të punës.

👉 Nëse ëndrra juaj është të punoni në Gjermani, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar me procedura të shpejta, profesionale dhe të sigurta.

💼 Westbal Consulting - Adresa juaj për sukses në punësim:
📍 Kassel, Gjermani
📩 Na kontaktoni për këshilla dhe asistencë për viza.

🌐 Vizitoni: www.westbal.com
📞 Telefononi: +49 163 7323 580



Mos e humbisni mundësinë për të punuar dhe jetuar në Gjermani – na kontaktoni tani!

04/12/2024

Tashmë edhe një klient tjetër i kënaqur me shërbimet tona! ✅
Me ndihmën e Westbal Consulting, klienti ynë ka përfunduar me sukses procesin e marrjes së vizës dhe tashmë ka filluar punën në Gjermani. Ne jemi duke përfunduar edhe hapat e fundit të procedurave për një integrim të plotë dhe të suksesshëm në vendin e ri të punës.

👉 Adresa jonë për këshillim dhe asistencë për viza:
Westbal Consulting
Kassel, Gjermani

Nëse edhe ju dëshironi të përfitoni nga mundësitë e punësimit në Gjermani me një proces të shpejtë dhe të sigurt, na kontaktoni tani! 💼

📩 Na shkruani për më shumë detaje!
🌐 Vizitoni: www.westbal.com
📞+49 163 7323 580

Reklam e sponsorizuar
29/11/2024

Reklam e sponsorizuar

Urime për suksesin e klientit nga Kumanova! Shumë mirë kur puna e palodhur dhe profesionalizmi sjellin rezultate pozitive.

“Westbal Consulting” po dëshmon cilësi dhe përkushtim.

Suksese të mëtejshme dhe mirë se vini në
Gjermani për hapat e radhës!

Westbal Consulting
27/11/2024

Westbal Consulting

“Klienti nga Peja sapo siguroi vizën gjermane në Prishtinë, një proces i përfunduar me sukses dhe shpejtësi. Ta gëzojë dhe e presim me kënaqësi në Gjermani!

Mos të harrojmë se sfidat fillestare, si pritja në stacionin e autobusëve, sigurimi i vendbanimit dhe të tjera, janë përgjegjësi jonë kontraktuese.”

Ku tjetër përveç Westbal Consulting

BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në LuginëBashkimi Evropian ka thënë se është në ...
21/11/2024

BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

Bashkimi Evropian ka thënë se është në dijeni për shqetësimet e shqiptarëve në jug të Serbisë në lidhje me pasivizimit të adresave të tyre, dhe i ka bërë thirrje përsëri Beogradit zyrtar ta sqarojë këtë çështje, tha të enjten zëdhënësja për zgjerim në Komisionin Evropian, Ana Pisonero.

Gjatë kësaj jave Gjykata Kushtetuese e Serbisë ia hodhi poshtë ankesën një banori shqiptar nga Medvegja për kthimin e adresës së tij, duke nxitur reagime.

Pisonero nuk deshi t’i komentojë vendimet e gjyqësorit serb për rastet e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, por e përsëriti shqetësim që BE-ja e kishte shprehur edhe në Raportin e Progresit për Serbinë muajin e kaluar, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Ne kemi marrë në dijeni shqetësimet për pasivizimin e adresave të pjesëtarëve të komunitetit shqiptarë në Serbi. Jemi duke ndjekur këto zhvillime në frymën e obligimeve që ka marrë Serbia në kuadër të negociatave të anëtarësimit, sidomos ato që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave”, tha Pisonero.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë ngritur zërin kundër diskriminimit që ata thonë se e përjetojnë çdo ditë në Serbe, duke mbajtur disa protesta në muajt e fundit.

Pisonero tha se BE-ja e ka bërë të qartë se ka nevojë që autoritetet e Serbisë të sqarojnë për publikun se si janë kryer kontrollet e vendbanimeve që kanë rezultuar me pasivizimin e adresave dhe nëse jugu i Serbisë është vënë në shënjestër veçanërisht.

Në Raportin e Progresit për Serbinë, në pjesën ku flitet për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, është përmendur edhe çështja e pasivizimit të adresave të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Pjesëtarë të komunitetit pakicë shqiptar kanë ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si policia ka bërë kontrolle të statusit të banorëve në jug të Serbisë, që ka rezultuar me pasivizimin e disa adresave. Ekziston nevoja që autoritetet e Serbisë të sqarojnë më mirë publikut se si janë kryer këto kontrolle. Zbatimi i planit të veprimit për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione duhet të avancohet dhe të sjellë përmirësime të prekshme”, sipas raportit.

Në BE nuk janë përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse kjo çështjen mund të jetë pjesë e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, por kanë thënë disa herë se ajo është pjesë e detyrimeve të Serbisë në procesin e integrimeve në BE, prandaj reflektohet edhe në raportet vjetore të progresit.

Kosova ka ngritur disa herë në procesin e dialogut si çështje edhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke kërkuar që edhe kjo të jetë pjesë në dialog.

Të mërkurën, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë se po legjitimon, siç tha ai, praktikat e diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë, pasi Gjykatës Kushtetuese serbe ia refuzoi ankesën qytetarit nga Medvegja, Safet Demiri, për kthimin e adresës së banimit.

Të enjten, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare t’i bëjë trysni Serbisë për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në jug të vendit.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar.

Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.

Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar.

Nëse vërtetohet që një banor nuk jeton në atë adresë, merret vendimi për pasivizimin e saj, dhe banori obligohet që të regjistrojë adresën e re brenda tetë ditëve, pas pranimit të vendimit.

Ndonëse ligji parasheh të drejtën për apel, qytetarët kanë thënë se, në disa raste, as nuk kanë mundur të ankohen ndaj vendimit, pasi nuk janë informuar me kohë për pasivizimin.

21/11/2024

Procesi për marrjen e vizës gjermane nga Westbal Consulting ka qenë i suksesshëm për një klient nga Kosova, i cili ka shprehur kënaqësi të madhe me cilësinë e shërbimit tonë.

Me një përkushtim maksimal dhe profesionalizëm, arritëm të finalizojmë procesin brenda një periudhe rekord prej jo më shumë se 5 javësh.

Falënderojmë klientin për besimin e dhënë dhe jemi të lumtur që ndihmuam në realizimin e këtij qëllimi!

14/11/2024

🇩🇪 Vizë Gjermane në Afat Rekord - Vetëm Brenda 30 Ditësh! 🇩🇪

Kompania Westbal Consulting është krenare që ka ndihmuar një tjetër klient të arrijë ëndrrën e tij për të marrë vizën gjermane me sukses dhe në kohë rekord – brenda vetëm 30 ditësh! 🕒

🔹 Kënaqësia e klientëve tanë është prioriteti ynë. Kur klientët janë të lumtur dhe të kënaqur me shërbimet tona, çdo hap në proces bëhet më i lehtë dhe më i suksesshëm për të gjithë.

✅ Pse të zgjedhësh Westbal Consulting?
• Shpejtësi dhe Efikasitet: Ne ndjekim çdo hap të procesit të vizës për t’u siguruar që gjithçka ecën pa vonesa.
• Eksperiencë dhe Profesionalizëm: Me vite eksperiencë, e njohim procesin në çdo detaj.
• Përkushtim ndaj Klientit: Çdo klient është i rëndësishëm për ne dhe çdo rast trajtohet me kujdes të veçantë.

Nëse edhe ti ke plane për udhëtim në Gjermani, kontakto Westbal Consulting dhe realizo ëndrrën tënde me një proces të shpejtë dhe të sigurt!

📞 Na kontakto sot për më shumë informacione dhe për të nisur aplikimin tënd.

👉 Me Westbal Consulting, çdo hap është më i lehtë!

Aleanca për Luginën i bashkohet kualicionit qeverisës në Preshevë
04/11/2024

Aleanca për Luginën i bashkohet kualicionit qeverisës në Preshevë

Deklaratë PublikeNë emrin tim personal dhe të familjes Sadriu, dëshiroj të sqaroj dhe komentoj lidhur me shkrimet e publ...
04/09/2024

Deklaratë Publike

Në emrin tim personal dhe të familjes Sadriu, dëshiroj të sqaroj dhe komentoj lidhur me shkrimet e publikuara që nga data 17 gusht 2024 në disa portale në Kosovë, veçanërisht në portalin “Nacionale,” në pronësi të z. Berat Buzhala. Duke ndjerë një obligim moral dhe njerëzor për të informuar qytetarët e Republikës së Kosovës, Luginës së Preshevës dhe më gjerë, unë, Ilir Sadriu, djali i të ndjerit Sadri Sadriu, i ekzekutuar më 16 gusht 2024, deklaroj si më poshtë:

Akti i ulët dhe barbar i ekzekutimit të babait tim, Sadri Sadriu, një ish-mësues i përkushtuar me 42 vite përvojë në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave në Luginën e Preshevës dhe më gjerë, ndodhi pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë shenjë paraprake që një akt i tillë mund të ndodhte.

Pavarësisht shkrimeve të disa portaleve në Prishtinë, veçanërisht atyre të portalit “Nacionale” dhe pronarit të tij, z. Berat Buzhala, që pretendojnë të shpjegojnë arsyet e ekzekutimit të babait tim, e vërteta është shumë më e thjeshtë: dorasi dhe organizatorët kishin për synim përfitimin financiar dhe përpjekjen për të denigruar reputacionin e familjes Sadriu.

Kjo përpjekje e dorasit, asistentit të tij dhe porositësve të këtij akti barbar, ndoshta edhe e sponsorizuar nga entitete të caktuara private dhe publike, filloi përmes një denoncimi të bërë nga T.M., vajza e dajës, më 8 dhjetor 2021, pranë autoriteteve të Serbisë në Preshevë.

Pas hetimeve nga autoritetet relevante në Serbi, Prokuroria e lartë publike në Vrajë ka hedhur poshtë këto pretendime si të pabazuara.

Fatkeqësisht, vendimi i Prokurorisë së Serbisë nuk arriti të ndalë presionet për përfitime financiare, të cilat duket se ishin pjesë e një plani të menduar mirë për të denigruar familjen tonë. Fakti që rasti nuk u denoncua para gjykatave të Republikës së Kosovës, por para atyre të Serbisë, dhe duke marrë parasysh lidhjet e ngushta të Berat Buzhalës me aktorë të tjerë kriminalë në Serbi, vetëm sa e forcon dyshimin për përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në vrasjen e babait tonë.

Presionet dhe kërcënimet që ky grup ushtronte ndaj familjes sonë ishin të paqarta dhe të papritura, gjë që më krijoi përshtypjen se grupi po vepronte me udhëzime nga entitete të tjera, private ose publike. Dyshimi im bazohet në faktin se këto presione nuk përmbanin asnjë element emocional, që normalisht do të ishin të pranishme nëse pretendimet e tyre do të ishin të vërteta. Në vend të kësaj, ato kishin një natyrë pothuajse kontraktuale dhe teknike.

Jam i bindur se nëse do të kishim pranuar kërkesën financiare të grupit për "mbylljen e çështjes," kjo do të përbënte një pranim të heshtur të fajësisë dhe do të hapte rrugën për denigrimin e mëtejshëm të familjes Sadriu.

Refuzimi ynë për të lejuar çfarëdo përfitimi financiar, fatkeqësisht, nxiti një seri veprimesh të tjera nga pretendimet e sajuara, të cilat, përmes vëllezërve të tyre, dorasit F.R. dhe asistentit të tij J.M., rezultuan në ekzekutimin e babait tim.

Në ditët dhe javët në vijim, presim që hetuesit e Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj të hetojnë posaçërisht komunikimet që mund të kenë ndodhur midis grupit të vrasësve , dhe z. Berat Buzhala, duke marrë parasysh pretendimet publike të tij se ka qenë në kontakt me grupin dhe ka pasur njohuri për pretendimet e tyre.

Jam i bindur në kapacitetet dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës dhe Inspektorati policor të Kosovës për të gjurmuar provat kibernetike, të cilat, besoj se do të konfirmojnë frikën time se z. Buzhala është përfshirë në komunikimet me anëtarët e grupit ose mund të jetë i implikuar në dhënien e direktivave dhe sponsorizimin e grupit.

Ky shqetësim bazohet në retorikën e tij publike, e cila u intensifikua menjëherë pas ekzekutimit të babait tim, si dhe në deklaratat e tij publike për njohuritë që ka pasur për pretendimet e tyre dhe kërcënimet ndaj vëllait tim.

Jemi thellësisht të tronditur nga përpjekjet e vazhdueshme të z. Buzhala për të shtrembëruar të vërtetën, duke e paraqitur këtë krim të tmerrshëm si një akt hakmarrjeje të motivuar nga pretendime të pavërteta, të sajuara dhe të shpifura. Po ashtu, jemi jashtëzakonisht të shqetësuar se shkrimet dhe komentet publike të z. Buzhala synojnë të pengojnë hetimet e policisë, Inspektoratit të policisë së Kosovës si dhe prokurorisë, ndoshta për të fshehur diçka shumë më të errët dhe më të rrezikshme sesa mundësia e përfshirjes së tij në këtë krim.

Të bindur në profesionalizmin dhe integritetin e Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor te Kosovës si dhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe gjyqësorit, presim që pa humbur kohë të përfundojnë hetimet e plota, të pavarura dhe transparente, të cilat pa dyshim do të zbardhin të vërtetën dhe do të sjellin para drejtësisë jo vetëm dorasin dhe asistentin e tij, por edhe porositësit, ndihmësit dhe sponsorizuesit e këtij akti kriminal.

Familja është në fazat përfundimtare të përgatitjes së padisë kundër pronarit të Nacionale-s, Berat Buzhala, për shkak të veprimeve të tij të papërgjegjshme dhe shpifjeve. Kjo padi do të dorëzohet së shpejti në gjykatat e Kosovës.

Në fund, në emër të familjes sonë, kërkojmë që të respektohet privatësia jonë gjatë kësaj kohe të vështirë dhe të ndalohen spekulimet apo çfarëdo veprimi që mund të minojë punën e autoriteteve përkatëse.

Me respekt,

Ilir Sadriu
Në emër të familjes Sadriu

I riu nga Presheva, Enis Rexhepi pjesë e kombëtares shqiptare U17, i cili do të luaj më 4 shtator në ndeshjen me Luksemb...
02/09/2024

I riu nga Presheva, Enis Rexhepi pjesë e kombëtares shqiptare U17, i cili do të luaj më 4 shtator në ndeshjen me Luksemburgun.

Kujtojmë se motra e Enisit Dafina Rexhepi edhe ajo është një futbolliste e suksesshme në Gjermani.

NjoftimShqiptarët bëjnë të pamundurën, për vetëm 72 orë mblidhen  mbi 150.000 Chf për Ervin Halimin.Për hirë të transpar...
29/08/2024

Njoftim
Shqiptarët bëjnë të pamundurën, për vetëm 72 orë mblidhen mbi 150.000 Chf për Ervin Halimin.

Për hirë të transparences ndaj personave që kanë ndihmuar, tek Konto e Fondit Humanitar kanë hyrë 107.195 Chf kurse pjesa tjetër është mbledhur nga Konto e Familjes Halimi.

Fondi Humanitar në koordinim me Familjen Halimi njofton të gjithë Shqiptarët kudo që janë, se janë mbledhur të hollat për operacionin e Ervin Halimit i cili do të realizohet në Turqi.

Me këtë rastë sot e enjte më 29.08.2024 ora 21:00 e shpallim të mbyllur aksionin për mbledhjen e të hollave për Ervinin, dhe falemnderojmë gjithë kontribuesit nga të gjitha trevat Shqiptare, sidomos Diasporën për ndihmën e ofruar.

Shpresojmë dhe besojmë se Ervini do ta kaloj me sukses Operacionin dhe do të kthehet në mesin tonë plotësisht i shëruar.



Me rrespekt



Fondi Humanitar për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë dhe Familja Halimi.

Address

Presevo
17523

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Preshevarja.com posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Preshevarja.com:

Videos

Share