Tempulli

Tempulli Informohu për ngjarjet e fundit nga Lugina e Preshevës. Më afër me ju!
(2)

Trajneri 🇲🇩, Cleșcenco para ndeshjes me 🇦🇱: Shqipëria është një befasi, falë punës së trajnerit dhe qëndrueshmërisë së g...
16/11/2023

Trajneri 🇲🇩, Cleșcenco para ndeshjes me 🇦🇱: Shqipëria është një befasi, falë punës së trajnerit dhe qëndrueshmërisë së grupit, ashtu si ne. U pëlqen të zotërojnë topin dhe luajnë shpejt. Këtu duhet të bëjmë kujdes. Ne jemi të motivuar të j*pim gjithçka në fushë.

Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Lisbonë 🇵🇹
16/11/2023

Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Lisbonë 🇵🇹

Të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin “Ismail Kadare”. Atë e lexojnë edhe shqiptarët edhe serbët.Natasha K...
16/11/2023

Të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin “Ismail Kadare”. Atë e lexojnë edhe shqiptarët edhe serbët.

Natasha Kandiq

Avokati serb Çedomir Stojkoviq tha se do donte të kishte pasaportë kosovare, pasi sipas tij, kjo do të ishte më e mira p...
16/11/2023

Avokati serb Çedomir Stojkoviq tha se do donte të kishte pasaportë kosovare, pasi sipas tij, kjo do të ishte më e mira për të ardhmen e tij.

Stojkoviq tha se Serbia ka 33 vite që qëndron në të njëjtin vend, ndërsa Kosova ka përparuar dukshëm, ndaj u shpreh ai, “shanset janë që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian para Serbisë”.

“Ishim në traktor kur ramë në pritë”, Limaj tregon se si e shpëtoi Hashim …
“Njerëzit të cilët aplikojnë për pasaportë kosovare, shikojnë se për 33 vite Serbia nuk ia doli t’i fusë ata në rrugëtimin evropian të paqes. Për 33 vjet, pas luftërave ballkanike, 33 vite më vonë, Beogradi vazhdon të organizojë formacione në veri të Kosovës”.

“Në të ardhmen ka më shumë mundësi që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian më shumë se Serbia, sepse Kosova, vërtet ka dëshirë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, Kosova do të jetë pjesë e NATO-s. Serbia ka 33 vite në të njëjtin vend. Unë do doja ta kisha pasaportën kosovare, do ishte më mirë për të ardhmen time”, tha avokati serb për “Euronews Albania”.

Çedomir Stojkoviq është avokat dhe politikan serb. Dikur anëtar dhe drejtor i shquar i Partisë Demokristiane të Serbisë, ai aktualisht është president i Grupit të Tetorit, i cili avokon për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë nga Serbia. Ai avokon për pranimin e Serbisë në NATO.

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot për ikjen e qytetarëve kosovarë në vendet e BE-së, por sipas tij pavarësisht numri...
16/11/2023

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot për ikjen e qytetarëve kosovarë në vendet e BE-së, por sipas tij pavarësisht numrit të madh, nuk ka zbrazje të vendit.

Ai tha se vendi nuk do të zbrazet as pas 1 janarit, kur pritet të liberalizohen vizat, raporton Zeri.info.

“Unë nuk mendoj se po zbrazet Kosova, ka emigrim, por nuk ka zbrazje të Kosovës, nuk do të ketë as pas 1 janarit. Ju e dini që ata që do të shkojnë pa nevojë për vizë në Zonën Schengen duhet të kthehen, ata nuk shkojnë sikur në vitet ’90 kur kemi qenë të okupuar për azil politik ose ekonomik, ata shkojnë dhe unë jam i bindur se ndihmon komunitetin e biznesit dhe studentet, sepse shkojnë për t’u kthyer”, tha Kurti në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet buxheti i vitit 2024.

Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe Teatri i Qytetit të Preshevës, kanë paralajmëruar fillimin e festivalit tradi...
16/11/2023

Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe Teatri i Qytetit të Preshevës, kanë paralajmëruar fillimin e festivalit tradicional “Ditët e Komedisë Shqiptare”.

Edicioni i 18-të i festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”, më 16 nëntor fillon me shfaqen e Teatrit të Preshevës “Grafitet” në regji të Naser Shatrollit, duke vazhduar me komedi nga teatri i Gjilanit, Gostivarit dhe Podujevës.

"Përqendrimi i energjive dhe mendimeve në një përfaqësim të përbashkët sjell fuqi të pandashme për të përballuar sfidat ...
16/11/2023

"Përqendrimi i energjive dhe mendimeve në një përfaqësim të përbashkët sjell fuqi të pandashme për të përballuar sfidat dhe rezistencën për të mbijetuar dhe avancuar në unitet drejt një të ardhme më të ndritshme për shqiptaret e rrezikuar të Luginës🇦🇱."

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku ...
16/11/2023

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina. Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas të enjten gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga Afrika, shkruan “Novinite”.

“Sot, të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç thashë më parë, sinqerisht, nuk është problem i djeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron t'i j*pë fund sepse është i përshtatshëm. Pas shpërthimit në Lindjen e Mesme qëndron Rusia, ne jemi të sigurt, me aleatin e saj Iranin”, ka thënë ai.

“Kini kujdes Ballkanin. Më besoni, po marrim informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, pastaj të paktën do të jetë Ballkani, nëse vendet e botës nuk bëjnë asgjë tani. Do të ketë një tjetër shpërthim të tillë”, ka thënë Zelensky.

Sipas tij, Rusia është e interesuar që ndihma e vendeve perëndimore të shkojë në shumë drejtime.

“Kur doni të ndihmoni një vend ose filloni ta ndani atë ndihmë dhe vëmendje për shumë vende, pastaj ka shumë sfida, shumë sfida humanitare. Tani ata kanë filluar të minojnë situatën në Moldavi për të treguar se ka diçka që nuk shkon atje gjatë zgjedhjeve. Të shpallen zgjedhjet jokushtetuese. Të rrëzohet sërish qeveria aktuale. Të rrëzohet qeveria pro-evropiane", ka thënë Zelensky.

Fjalët e Zelenskyt mund të jenë të vërteta. Vetë presidenti i etnitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, prej kohësh synon dhe i ka deklaruar planet shkëputëse që do të çonin në destabilizim të Bosnjës dhe gjithë rajonit. Udhëtimet e tij gjithnjë e më të shpeshta në Moskë tregojnë se ka mbështetje për politikat e tij. Përveç lojës me integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës, Dodiku së fundmi përmendi edhe Malin e Zi.

“Serbët në këtë shekull duhet të formojnë një shtet të vetëm të përbërë nga Serbia, Republika Srpska dhe Mali i Zi”, ka thënë Dodik.

Në fund të shtatorit pati një sulm të armatosur në Banjskë të Zveçanit, në pjesën veriore të Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Autoritetet e Kosovës parandaluan sulmin dhe konfiskuan një arsenal të tërë armësh. Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se pjesëtarët e grupit paraushtarak serb që sulmuan në Banjskë kishin për qëllim aneksimin e veriut.

16/11/2023

Paradës së madhe të shqiptarëve më 28 Nëntor në Tiranë do t’i bashkohen edhe qindra shqiptarë nga Presheva. Përmes një videomesazhi të postuar nga kryebashkiaku Veliaj, kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi bën thirrje për pjesëmarrje masive.

“Këtë vit, më 28 Nëntor, familja e madhe e Unionit të bashkive shqiptare në rajon feston ndryshe.

Qyteti i Preshevës, këtë 28 Nëntor, për festën e madhe kombëtare do të jetë pjesë e spektaklit kuq e zi, të traditës e trashëgimisë sonë kulturore. Bashkë me vëllezërit dhe motrat nga të gjithë qytetet shqipfolëse, për të festuar për flamur, si asnjëherë më parë, në paradën dedikuar kulturës dhe historisë sonë të përbashkët.

U bëj thirrje qytetarëve të Preshevës kudo janë dhe gjithë shqiptarëve të marrin me vete pak nga vendi e të tubohemi në tokën amë, në manifestimin e madh mbarëkombëtar, ku do të prezantohen vlerat kulturore të qyteteve tona. Në bulevardin “Dëshmorët kombit”, shihemi në Tiranë, më 28 Nëntor. Mos mungoni!”, thekson Arifi./tvklan.al

Kyretari i Këshillit për të drejtat e njeriut në Preshevë, Belgzim Kamberi i ftuar në emisionin Rubikon me Adriatik Kelm...
16/11/2023

Kyretari i Këshillit për të drejtat e njeriut në Preshevë, Belgzim Kamberi i ftuar në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, tha se Serbia po tregohet shumë efikase në pasivizimin e adresave të qytetarëve të Luginës.

“Në periudhën 29 nëntor 2011 deri më 12 mars 2020, vetëm në komunën e Medvegjës janë pasivizuar 4174 qytetarë”, tha Kamberi, duke iu referuar disa të dhënave, sipas tij, nga një zyrtar i Policisë të Leskovcit.

“Listat zgjedhore dëshmojnë një gjë shumë interesante, listat zgjedhore dëshmojnë që në komunën e Medvegjës, në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2015 kanë qenë 10456 votues, ndërsa në prill të vitit 2022, 6147votues. Pra, nënkupton që janë larguar nga lista zgjedhore mbi 4309 votues gjatë periudhës 2015-2022, pjesa dërmuese shqiptarë”, shtoi Kamberi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot në Bruksel pritet të takohet me negociatorin serb, Petar Petkoviq.Si...
16/11/2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot në Bruksel pritet të takohet me negociatorin serb, Petar Petkoviq.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, në takim do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

“Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të të marrëveshjeve”, thuhet në njoftim.

Takimi i së enjtes mes Bislimit e Petkoviqit e pason prezantimin e propozimit të ri evropian, që përveç marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të zbatimit të tij, e përmban edhe draftin e statutit të Asociacionit, përmbajtjen e të cilit kryeministri ka shprehur gatishmëri që ta pranojë.

Opinionisti i zhvillimeve politike, Ermal Sadiku është shprehur se në Luginë të Preshevës po ndodhë spastrim i pastër et...
15/11/2023

Opinionisti i zhvillimeve politike, Ermal Sadiku është shprehur se në Luginë të Preshevës po ndodhë spastrim i pastër etnik të cilin thotë se është vështirë të dokumentohet.

Sadiku, i ftuar në Rubikon në Klan Kosova, tha se nuk po e sheh një përqendrim të madh të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në këtë problem.

“Kryeministri Rama kohëve të fundit është marrë shumë me veriun e Kosovës, e shumë pak me Luginën. Ndoshta me pas dhënë tërë atë vullnet që e ka pas për veriun e Kosovës në Luginë, kishte me qenë pak më mirë, por më duket se aty po i ka poenat më të mëdha ndërkombëtare”, tha Sadiku.

I pyetur se a i takon më tepër kryeministrit Rama se sa kryeministrave të Kosovës tash e njëzet vite të merren me çështjen e Luginës, ai u përgjigj duke thënë se Ramës “i takon me Kushtetutë, dhe është gjëja më patriotike që mundet kryeministri Rama ta bëjë”.

Reagimi i plotë:“U rrita në Prishtinë me ëndrrën që një ditë do të luajë për Kombëtaren time.Edhe pse deri sa e krijuam ...
15/11/2023

Reagimi i plotë:

“U rrita në Prishtinë me ëndrrën që një ditë do të luajë për Kombëtaren time.Edhe pse deri sa e krijuam Kombëtaren e Kosovës, mua mu ofruan shumë oferta, shumë joshje të jem diku tjetër, por për mua ishte vetëm një ëndërr, të luajë për atdheun tim, për Kosovën. Me muaj të tërë më kanë joshur tjerët me lloj-lloj oferte, ndërsa për Kosovën kam vendosur për 1 minutë bisedë me të ndjerin Fadil Vokrri, sepse e kam dëgjuar zemrën. Të dashur tifozë, ditët e fundit erdha në pikëpyetje të luajë apo mos të luajë nga njerëz brenda kombëtares, ata që vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare. Të them të vërtetën, shumë herë isha pengesë e disa personave në kombëtare dhe thashethemet ishin drjetuar kundrejt meje shpesh por nuk kam folur asnjëherë vetëm të mos e prishi harmoninë e kombëtares, sepse kombëtarja është mbi të gjithë, mbi intrigat e thashethemet e njerëzve amatorë kundrejt meje. Ndeshjen e fundit nuk pata mundësi të jem pjesë e Kosovës për arsye tashmë të njohura pavarësisht dëshirës time të madhe. Ua kam bërë të ditur që për ndeshjet tjera dua të jem aty të ndihmojë kombëtaren me vullnetin maksimal por përgjigja e tyre ishte: Nëse nuk vjen këtë ndeshje, harroji edhe ndeshjet tjera, nuk po na duhesh. E çuditshme, sepse jam në formën më të mirë dhe dua të kontribuoj dhe të sakrifikojë gjithçka për Kombëtaren time. Njerëzit në kombëtare e dinë, që unë shpesh kam luajtur i lënduar dhe kam sakrifikuar edhe karrierën për fanellën e Kosovës. Ndaj Rumanisë, kam ardhur, kam luajtur ‘me një këmbë’, dhe asnjëherë nuk jam ankuar sepse këtë e bëj për nderin e shtetit dhe popullit dhe jo për njerëzit injorantë që bëjnë kalkulime dhe nuk ja duan të mirën e vendit! Shumë njerëz dhe dashamirë të mi më shkruajtën dhe më pyetën prandaj desha të j*p këtë sqarim. Dhe asnjëherë nuk do të heshti ndaj padrejtësive. Unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë ‘Biri yt, Kosovë’. I juaji, Edon Zhegrova”

15/11/2023

Super lajm!

Pas dakordimit që kishim jav më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës sot në mbledhjen e mbajtur ka aprovuar kërkesën tonë për financimin e sallës sportive të Shkollës fillore Naim Frashëri Bujanoc!

Shumë mirënjohës për kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj ,kryetaren e Këshillit bashkiak Romina Kuko dhe gjithë këshilltarët e Këshillit Bashkiak Tiranë për mbështetjen e dhënë per këtë projekt tejet të rëndësishëm per qytetin tonë!

U jemi mirënjohës dhe ju falënderojmë për mbështetjen e dhënë!

Tirana ❤️❤️🇦🇱🇦🇱
Bashkëpunimi i patjetërsueshëm!
🇦🇱🇦🇱🤝🤝

Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë ka karakteristikat e veta në çdo shtet ku zhvillohet. Ka shtete që e kanë në sistemin...
15/11/2023

Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë ka karakteristikat e veta në çdo shtet ku zhvillohet. Ka shtete që e kanë në sistemin shkollor dhe shtete që e mundësojnë nëpërmjet kurseve të varura nga shoqatat kulturore, si; Italia, Greqia, Turqia, etj…

Funksionimi i këtyre kurseve(shkollave) në Itali bëhet krejtësisht mbi baza vullnetare dhe mundësohet nga këto shoqata, bazë materiale dhe ambiente, gjë që bëjnë të mundur edhe afrimin e mësimdhënësve pa pagesë (pjesa dërrmuese). Në të njëjtën kohë që të jetë sa më funksionale dhe e suksesshme kërkohet një kombinim dhe bashkëpunim i ndërsjellë dhe i shëndoshë, raporton Dijasot.com

Duke u bazuar në kushtet dhe sistemin italian (duke mos pasur një marrëveshje ndërshtetërore), si dhe për një mënyrë më të mirë të funksionimit u hodh ideja e krijimit të një lidhje të shkollave me njëra-tjetrën.

Shkolla e shoqatës dhe mësuesit e shkollës, çelës që hap derën e një komuniteti të ngushtë, kurse shumë shkolla me shoqata dhe shumë mësues të kualifikuar dhe përditësuar, të bashkuar, që komunikojnë, ndajnë eksperiencat e bashkëpunojnë, formojnë një çelës të madh për të hapur një derë të madhe për një komunitet më të gjerë. Lidhja e shkollave të gjuhës shqipe në Itali do të mundësojë ngritjen e nivelit mësimor mbi bazën e bashkëpunimit të trekëndësh*t: shkollë-shoqatë-mësues, ngritjes professionale të mësuesve dhe ruajtjes së dinjitetit të tyre, si dhe një komunikimin e bashkëpunim mbi baza të shëndosha me institucionet e shteteve amë.

Lidhja e shkollave të gjuhës shqipe në Itali u krijua me vullnetin dhe bashkëpunimin e 17 shoqatave dhe shkollave të tyre, si dhe 2 shkolla të pavarura, ku prej tyre 2 nuk ishin të pranishëm(distanca e largët), por që përshëndetën me mesazh urimi dhe bashkëpunimi. Gjithashtu, u zgjodh një kryesi prej 7 vetash (mësues), gjë që përbën një hapësirë më të madhe idesh, territoriale dhe vendimmarrjeje

Në kanalin e saj zyrtar, UEFA i ka dedikuar një reportazh të veçantë Kombëtares Shqiptare dhe trajnerit Sylvio Mendes Ca...
15/11/2023

Në kanalin e saj zyrtar, UEFA i ka dedikuar një reportazh të veçantë Kombëtares Shqiptare dhe trajnerit Sylvio Mendes Campos Junior. Momenti dhe edicioni kualifikues shumë i mirë i Kombëtares kuqezi, por edhe puna fantastike e teknikut brazilian, nuk ka kaluar pa u vënë re, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se reportazhi në faqen zyrtare të UEFA-s nis me një përshkrim të karrierës së Sylvinho si lojtar dhe trajner që ka kontribuar në disa vende të Evropës dhe në Brazil, vendlindjen e tij.

Trajneri Silvinjo tregon në kanalin zyrtar të UEFA-s ndjesitë si timonier i Shqipërisë dhe shton se të përfaqësosh një komb është shumë speciale për lojtarët dhe trajnerin.

“Lojtarët duhet ta shijojnë dhe të jenë krenarë që përfaqësojnë vendin e tyre, kjo është mënyra e të punuarit. Megjithatë, kur përfaqëson vendin, gjërat ndryshojnë dhe nuk është e njëjta mënyrë tradicionale e të punuarit. Ti e di që ke shumë përgjegjësi për të luajtur dhe gjithçka duhet të bëhet me zemër, sepse përfaqëson kombin. Kjo është diçka speciale për lojtarët dhe për trajnerin”.

Reportazhi i Uefa-s vijon me organizimin e punës nga trajneri Sylvinho dhe stafi i tij, ndërtimi i programit stërvitor, diskutime me lojtarët ku gjithmonë mbizotëron atmosfera pozitive.

Në vijim UEFA vlerëson Shqipërinë dhe e cilëson rrugëtimin e saj në këtë edicion kualifikues shumë të mirë. Ndeshja e radhës me Moldavinë shihet si një finale, pasi Shqipëria mund të sigurojë për herë të dytë në histori finalet e një turne madhor, Evropianin “Gjermani 2024”.

Në karrierën e tij si lojtar, Sylvinho ka luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe Arsen Wenger, dy nga trajnerët më të mirë të historisë. Në reportazhin e UEFA-s Sylvinho i cilëson ata si të jashtëzakonshëm.

“Guardiola dhe Wenger janë të jashtëzakonshëm. Nuk pretendoj të bëhem si ata. Bëj punën time si e mendoj unë. Futbolli ka ndryshuar shumë, por unë besoj tek organizimi i një ekipi”.

Pjesë e reportazhit të UEFA-s është edhe Elseid Hysaj. Fillimisht mbrojtësi kuqezi jep mendimin e tij për Sylvinho, duke e cilësuar si një nga trajnerët e tij të preferuar.

“E ndjek shumë, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për një trajner si Sylvinho për të kaluar momentin e vështirë. Tani është pa dyshim një nga trajnerët e mi të preferuar”, shprehet Hysaj.

Gjatë një bashkëbisedimi me trajnerin Sylvinho, Elseid Hysaj pyet trajnerin për evolucionin e rolit të mbrojtësit të krahut, por edhe për ndryshimin mes tyre.

“Ka ndryshuar disi, pasi dikur nuk ishte aq taktik. Sot ka shumë taktikë në mënyrën e interpretimit të këtij roli. Lëviz, futu brenda, largoje topin jashtë zonës, mos e lër të afrohet këtu, e të tjera këshilla taktike. Sigurisht taktika është e rëndësishme, por atëherë ishte më shumë një lojë kombinimesh. Ti je shumë më agresiv dhe shumë më i fortë fizikisht. Në duelet një kundër një je shumë më mirë, pasi unë nuk i preferoja shumë”, shprehet Sylvinho.

Reportazhi i UEFA-s dedikuar ecurisë fantastike të Shqipërisë dhe trajnerit të saj Sylvinho mbyllet me fjalën e këtij të fundit, i cili thotë se në Kombëtare çdo gjë bëhet me zemër, pasi prezantojnë vendin në arenën evropiane dhe atë botërore. Në fund mesazhi i Sylvinhos është i qartë: Gjithmonë besoni te lojtarët.

LINKU:

https://youtu.be/WSw7AY9pZ6g

Mediat gjermane shkruajnë se vetëm dhjetë ditë para se të binte skela me shqiptarët në kantierin e Hamburgut, zyra përka...
15/11/2023

Mediat gjermane shkruajnë se vetëm dhjetë ditë para se të binte skela me shqiptarët në kantierin e Hamburgut, zyra përkatëse e qytetit pati konstatuar defekte, transmeton albinfo.ch.

Tutje thuhet se në fund të tetorit, një skelë u shemb në Hafencity të Hamburgut, duke vrarë pesë persona me origjinë shqiptare. Autoritetet e kishin ekzaminuar nga afër vendin vetëm disa ditë më parë – dhe patën konstatuar defekte.

Referuar një informacioni të televizionit publik NDR, në disa pjesë të kantierit të madh të ndërtimit në vendin e quajtur Überseequartier, mungonte mbrojtja nga rënia. Pajisjet mbrojtëse personale të disa punëtorëve nuk ishin kontrolluar. Dhe: kantieri nuk ishte i sigurt kudo, që të mos dëmtohej askush në rast të rënies së objekteve. Këto janë vetëm disa nga defektet e vërejtura në kantierin e dëmtuar të ndërtimit në Überseequartier nga Zyra e Rregulloreve të Ndërtimit dhe Inxhinjerisë Strukturore e Hamburgut. Dhe këto qenë konstatuar saktësisht dhjetë ditë para se një skelë e madhe të rrëzohej në një pus ashensori. Kjo del nga përgjigjja e Senatit për një pyetje të kreut tö grupit parlamentar të CDU-së në, Dennis Thering, në Parlamentin e landit.

Senati nuk thotë nëse – dhe nëse po, çfarë përfundimesh nxorën autoritetet nga defektet në kantierin e ndërtimit. Thering shpjegon se siguria në kantieret e ndërtimit në Hamburg duhet të jetë përparësi kryesore. Procedura penale në vazhdim duhet ta sqarojë çështjen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Skela me punëtorë ra në boshllëk

Aksidenti, i cili u kushtoi jetën pesë punëtorëve të ndërtimit nga Shqipëria, ndodhi mëngjesin e 30 tetorit në kantierin e madh të ndërtimit në Überseequartier. Një skelë që mbante disa punëtorë ndërtimi ra nga kati i tetë brenda një boshllëku ashensori. Rreth 150 vetë nga ekipet e shpëtimit u mobilizuan për t’i shpëtuar punëtorët. Sipas informacioneve të siguruara, puna e shpëtimit ishte e ndërlikuar. Nuk është ende e qartë pse u shemb skela.

Njerëzit që marrin bileta për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm në Gjermani duhet të jenë në gjendje të udhëtojn...
15/11/2023

Njerëzit që marrin bileta për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm në Gjermani duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë me tren në turne për vetëm 30 euro, ka njoftuar UEFA, transmeton albinfo.ch.

Biletat buxhetore të trenit janë rezultat i një marrëveshjeje midis UEFA-s dhe Deutsche Bahn, pasi organizatorët e turneut kërkojnë mënyra për ta bërë Euro 2024 një çështje më miqësore me klimën dhe të qëndrueshme.

Ata do t’i lejojnë mbajtësit e biletave të bëjnë një udhëtim të vetëm me një tren ICE në një nga qytetet pritëse të Euros për 30 €, pavarësisht se nga janë duke udhëtuar.

Biletat më të lira të Interrail duhet të jenë gjithashtu të disponueshme për njerëzit që udhëtojnë nga vende të tjera në Evropë, megjithëse detajet e kësaj ende nuk janë finalizuar.

Ekspertët e mjedisit dhe aktivistët kanë përshëndetur biletat prej 30 € si një nxitje efektive për të udhëtuar me transport publik dhe jo me makinë.

Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Protugali, ka thënë se përmbyllja e procesit të dialogut me nj...
15/11/2023

Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Protugali, ka thënë se përmbyllja e procesit të dialogut me njohje reciproke është e vetmja rrugë për paqe afatgjatë në rajon.

Në takimin që ajo e ka zhvilluar me homologun e saj portugez Marcelo Rebelo de Sousa, Osmani ka thënë se Kosova është palë konstruktive në këtë proces.

“Presidentja po ashtu potencoi se në procesin e dialogut me Serbinë, Kosova është palë konstruktive dhe se përmbyllja e këtij procesi përmes njohjes së ndërsjellë është e vetmja rrugë që do të sjellë paqe afatgjate në rajon”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Në komunikatë thuhet se në takim Osmani ka folur edhe për sulmin në Banjskë.

“Presidentja Osmani e informoi homologun De Sousa dhe për zhvillimet e fundit në vend, si dhe mbi aktin e agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës më 24 shtator, me ç’rast, potencoi rëndësinë e sjelljes para drejtësisë në Kosovë të grupit paramilitar serb dhe adresimin e përgjegjësisë së Serbisë në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim thuhet se Osmani dhe De Sousa kanë diskutuar edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të sfera të interesit të dyanshëm.

“Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se e sheh Portugalinë si një shtet mik brenda Bashkimit Evropian dhe më gjerë, ndaj tha se shpreson në mbështetje të mëtejme për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në këtë kontekst Presidentja ka falënderuar Portugalinë për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave dhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe ka shfaqur shpresën se Portugalia do të përkrahë edhe dhënien e statusit kandidat në BE për Republikën tonë”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i Kuvendit Enver Ramadani tha se askush nuk e konteston madhështinë e poetes serbe, por se nuk ka logjikë që nj...
15/11/2023

Kryetari i Kuvendit Enver Ramadani tha se askush nuk e konteston madhështinë e poetes serbe, por se nuk ka logjikë që një shkollë ku nuk ka më nxënës serbë të mbajë ende emrin e saj.

Shumica shqiptare në Kuvendin e Bujanocit sot ka votuar pro ndryshimit të emrit të Shkollës Fillore “Desanka Maksimoviq”...
15/11/2023

Shumica shqiptare në Kuvendin e Bujanocit sot ka votuar pro ndryshimit të emrit të Shkollës Fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaç.

Kryetari i Kuvendit Enver Ramadani tha se askush nuk e konteston madhështinë e poetes serbe, por se nuk ka logjikë që një shkollë ku nuk ka më nxënës serbë të mbajë ende emrin e saj.

Sipas propozimit që u miratua, shkolla në Bilaç duhet të mbajë emrin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.

- Emri i ri nuk është provokim. Nuk ka tendencë për të rritur tensionet me këtë propozim. Besojmë se synimi i shkollës dhe i Këshillit Kombëtar Shqiptarë është me vend – tha Ramadani.

Këshilltarët serbë ishin kundër ndryshimit të emrit të shkollës dhe kërkuan tërheqjen e kësaj pike nga rendi i ditës.

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq,  duke komentuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ...
15/11/2023

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke komentuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se beson duhet të përpiqen për pajtim.

“Kjo është gjëja që ata nuk e kanë provuar, kanë provuar gjithçka tjetër. Kjo vlen edhe për ne të tjerët. Ky është mesazhi im për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Abazaoviq për gazeten serbe Nova.

Abazoviq ka folur për një takim që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili i kishte treguar për disa grupe kriminale që ndodhen në veri të Kosovës. Sipas tij, negociatat në mes të Kosovës e Serbisë ishin mjaft të sforcuara dhe shumica e tyre theksuan se faji ishte i Kurtit.

“Kurti u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare se nuk ishte bashkëpunues. Ai ka shprehur qëndrimet e tij gjatë gjithë kohës, ai ka qenë i qartë më mua në një mbledhje, se në veri mblidhen disa grupe kriminale, se kryhen disa veprimtari kriminale dhe se kanë probleme me njerëzit që pastrojnë para. Ai nuk foli për emra konkretë, por tha se kishte diçka dhe më pas ndodhi sulmi i 24 shtatorit”, ka thënë ai

Ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, sulmin e armatosur në Banjskë e cilësoi si një ngjarje që dëmtoi besueshmërinë e Serbisë.

“Nuk hezitoj ta them këtë, por më duhet të theksoj se ajo që ndodhi në Banjskë, i shkaktoi dëmin më të madh autoriteteve në Serbi. Unë thjesht nuk e shoh logjikën në këtë, sepse ai akt krijoi një problem të madh për Beogradin. Pikërisht atëherë e kam fjalën për pasojat politike dhe kemi pasur edhe pasoja tragjike, sepse aty janë vrarë njerëz”, ka theksuar Abazoviq.

pranoi integritetin territorial të Kosovës, tash edhe veçoritë kombëtare të Kosovës. Ai pranoi gjithçka që bie në kundër...
15/11/2023

pranoi integritetin territorial të Kosovës, tash edhe veçoritë kombëtare të Kosovës. Ai pranoi gjithçka që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, ka deklaruar Trajkoviq për N1.

Trajokiviq ka kërkuar sqarime nga ekspertët për përputhjen e Asociacionit me dokumentin më të lartë juridik në Serbi.

“Si do të përshtatet ai komunitet (serb) në Kushtetutën e Serbisë, ku janë ekspertët për të na shpjeguar se çfarë po ndodh me Kushtetutën e Serbisë. Ku është kushtetuta e Serbisë? Nën betimin e (presidentit serb Aleksandar) Vuçiq, si do ta pranojë Kushtetuta e Serbisë Asociacionin, si do të integrohet institucionalisht dhe nëse do të integrohet”, ka pyetur Trajkoviq. Sipas saj, Asociacioni pritet të jetë në koordinim me Kushtetutën e Kosovës.

Trajkoviq, njëherit këshilltare e ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kq thënë se për veprimet e tij, Vuçiqi do të duhej t’i bartte pasojat. Për procesin dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, politikania serbe ka thdeklaruar se s’pret të ketë njohje de jure apo nënshkrim të marrëveshjes.

15/11/2023

LIVE: Kuvendi Komunal i Bujanocit

Përmes programit “Paga ime e parë”, më shumë se 50 të rinj në komunën e Bujanocit mund të punësohen përkohësisht. Punëdh...
15/11/2023

Përmes programit “Paga ime e parë”, më shumë se 50 të rinj në komunën e Bujanocit mund të punësohen përkohësisht.

Punëdhënësit e Bujanocit nga sektori publik dhe privat kërkojnë mjekë, farmacistë, kuzhinierë, kamerierë, dhe kandidatë për profesione të ndryshme.

Për ata me diplomë të shkollës së mesme parashihet kompensim mujor prej 28.000 dinarë, kurse për ata me arsim universitar 34.000 dinarë.

Faqja e NSZ-së ka publikuar oferta nga rreth 30 kompani dhe institucione të Bujanocit që ofrojnë punësim. Në mesin e punëdhënësve është edhe Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, e cili ofron punë për tetë të rinj dhe kërkon doktorë të stomatologjisë dhe infermiere.

Të rinjtë e papunë, pa përvojë pune, tashmë mund të aplikojnë për punë deri më 6 dhjetor dhe më pas punëdhënësit do të zgjedhin se kë do të punësojnë. Angazhimi përmes këtij programi zgjat nëntë muaj.

Kushtet më të detajuara të Programit mund t'i shikoni në këtë LINK - chrome-extensio://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://moj*prvaplata.gov.rs/Dokumenta/JavniPoziv.pdf

Më shumë rreth regjistrimit dhe aplikimit të kandidatëve mund të shihni në këtë LINK - chrome-extensio://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://moj*prvaplata.gov.rs/Dokumenta/Uputstvo%20za%20prijavu%20kandidata%20na%20portal%20Moja%20prva%20plata%202.0.pdf

Ministrja e Arsimit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq tha se e konsideron gabim të madh propozimin që shkolla fillor...
15/11/2023

Ministrja e Arsimit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq tha se e konsideron gabim të madh propozimin që shkolla fillore në Biljaç komuna e Bujanocit të mos mbajë më emrin e poetes serbe “Desanka Maksimoviq” por të shkrimtarit shqiptar “Ismail Kadare”, transmeton Titulli.com.

“Besoj se iniciativa e shkollës që të mos quhet më “Desanka Maksimoviq” është më se e gabuar për shkak të vlerës që ka në mesazhet e saj. Mesazhet e saj, që ka shkruar vetëm “Përrallë e përgjakur”, janë mesazhe paqeje. dhe një të ardhme më të mirë. Besoj se ajo është e madhe, është gabim të kërkosh që asnjë shkollë të mos i vihet emri i saj”, ka theksuar Gjukiq Dejanoviq për Tanjug, përcejllë Titulli.com.

Ajo tha se, në momentin në të cilin ndodhet vendi ynë dhe duke pasur parasysh situatën aktuale në botë “mesazhet paqeje dhe shqetësimi për të rinjtë janë mesazhe që presim thjesht të vijnë nga të gjithë individët dhe institucionet me qëllime të mira”.

Siç theksoi ajo, ideja e heqjes së emrit të Desanka Maksimoviqit nga lista e emrave të shkollave në çdo mjedis është ideja e mohimit të rëndësisë së saj në shkrimin e "Përrallës së përgjakur", në të cilën ajo shkruan për martirizimin e Studentëve në një ditë.

Siç shkruan “Veçernje Novosti”, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Nevzad Ljutfiju, ka nisur një iniciativë për ndryshimin e emrit të shkollës, duke thënë se është “fyerje e madhe” për shqiptarët që shkolla në Biljaçë mban emrin e shkollës. Poeteshë serbe, sepse është fshati i dytë më i madh i banuar me shqiptarë në komunën e Bujanocit.

Siç kanë raportuar, bordi i shkollës ka pranuar iniciativën për ndryshimin e emrit dhe për këtë të mërkurën duhet të vendosin këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Bujanocit./Titulli.com/

Ndezja e ngrohësit është gjëja e parë që mund të mendoni kur vijnë ditët e ftohta të dimrit. Por ky veprim mund të ndiko...
15/11/2023

Ndezja e ngrohësit është gjëja e parë që mund të mendoni kur vijnë ditët e ftohta të dimrit. Por ky veprim mund të ndikojë keq në sistemin imunitar.

Nëse flini me ngrohës ndezur gjatë gjithë natës, do të jeni më të prirë për t’u prekur nga infeksionet dhe sëmundje të tjera.

Fikja e ngrohësit gjatë natës, jo vetëm që do të mbrojë sistemin tuaj imunitar, por do t’ju kursejë edhe para, sepse nuk do të harxhoni energji elektrike. Ka disa efekte negative që mund të ketë ky veprim në shëndetin tuaj.

Mund të prishë cilësinë e gjumit

Në mbrëmje, trupat tanë përjetojnë ulje të lehtë të temperaturës, duke sinjalizuar trupin se është koha për të fjetur. Megjithatë, kur temperatura e dhomës është e lartë, mund të pengoni procesin e termorregullimit të trupit dhe të përjetoni lodhje, siklet dhe shqetësim.

Kjo jo vetëm që do t’ju bëjë të ndiheni të mërzitur të nesërmen, por gjithashtu mund të ndikojë në rikuperimin trupor, konsolidimin e kujtesës, të mësuarit dhe procese të tjera. Kjo është arsyeja pse shtimi i një batanije më shumë në vend të ndezjes së ngrohësit mund të jetë një zgjidhje më e mirë, pasi mund ta hiqni lehtësisht një shtresë kur filloni të keni vapë.

Mund të shkaktojë dhimbje në kraharor dhe probleme me zemrën

Ngrohësit krijojnë shumë nxehtësi, e cila rrit nivelin e monoksidit të karbonit brenda dhomës. Kjo është arsyeja pse nuk rekomandohet ta mbani atë për një kohë të gjatë, pasi nxehtësia do të rrisë CO2 mbi nivelet e sigurta që mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë.

Nëse e mbani ngrohësin ndezur në dhomë gjatë natës për një periudhë të gjatë kohore, mund të përjetoni dhimbje gjoksi dhe probleme të tjera të zemrës. Në këtë rast, personat që kanë sëmundje të zemrës dhe pacientët me astmë duhet të jenë tepër të kujdesshëm, pasi janë veçanërisht të rrezikuar.

Mund të thajë lëkurën tuaj

Fjetja me ngrohës ndezur gjatë gjithë natës mund të shkaktojë tharjen e lëkurës për shkak të mungesës së lagështirës. Kjo mund të bëjë që lëkura të acarohet, të djersijë dhe të kruhet.

Mund ta bëjë ajrin në dhomë të dëmshëm

Nëse dhoma juaj nuk është e ajrosur siç duhet, i nxehti mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ajrit të brendshëm. Kjo mund të provokojë pasoja shëndetësore në afat të gjatë dhe mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes si astma, mund të shkaktojë alergji dhe disa sëmundje të tjera serioze.

Mund të dëmtojë sistemin tuaj imunitar

Bakteret mbijetojnë më gjatë në ajër të thatë. Kjo është arsyeja pse zakonisht sëmuremi dhe gripi na zë më shpesh gjatë dimrit, kur ajri në dhomat tona është shumë më i thatë. /tch

Address

Bujanovc

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tempulli posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share


Other News & Media Websites in Bujanovc

Show All

You may also like