Blic Lugina

Blic Lugina Blic Lugina është portali më i ri i cili do të mundohet t’i sjellë lajmet më ekskluzive.

Urime 28 Nëntori - Dita e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen 🇦🇱
27/11/2023

Urime 28 Nëntori - Dita e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen 🇦🇱

Pas shumë vitesh rikthehet atmosfera festive për 28 nëntor në Bujanoc. Nën patrionatin e Këshillit Kombëtar, nesër në sa...
27/11/2023

Pas shumë vitesh rikthehet atmosfera festive për 28 nëntor në Bujanoc.

Nën patrionatin e Këshillit Kombëtar, nesër në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc me fillim nga ora 13:00 do mbahet manifestim për nder të Ditës së Flamurit me mysafir special grupin Ilirët.

Kujtojmë se këto manifestime kanë munguar për shumë vite në Luginë të Preshevës.

Mesazhi i sontëm nga Lugina në “Air Albania Stadium” 🇦🇱😍
20/11/2023

Mesazhi i sontëm nga Lugina në “Air Albania Stadium” 🇦🇱😍

PADYSHIM QË LUGINA NUK MUND TË MUNGONTE NË STADIUM MBRËMË 🇦🇱Portretet e Komandant Llesh*t dhe Komandant Deltës i dhanë b...
13/10/2023

PADYSHIM QË LUGINA NUK MUND TË MUNGONTE NË STADIUM MBRËMË 🇦🇱

Portretet e Komandant Llesh*t dhe Komandant Deltës i dhanë bukuri tribunave 🇦🇱

Sipas kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, brenda hapësirave të manastirit së Banjskës gje...
24/09/2023

Sipas kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, brenda hapësirave të manastirit së Banjskës gjendet një grup prej 30 personave të cilët dyshohen se janë formacion ushtarako policor serb.

SHEFAT ISUFI SJELL TITULLIN KAMPION NË VENDLINDJEKampioni i WBA Continental Europe Shefat Isufi ka qëndruar sot në vizit...
19/09/2023

SHEFAT ISUFI SJELL TITULLIN KAMPION NË VENDLINDJE

Kampioni i WBA Continental Europe Shefat Isufi ka qëndruar sot në vizitë te kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ku me vete ka sjellur edhe titullim kampion.

Kryetari Arifi çmoi lartë angazhimin e tij në sportin e boksit dhe siguroi mbështetje edhe në të ardhmen për Shefatin, duke i uruar shëndet dhe suksese edhe në të ardhmen me më shumë tituj.

Edhe kampioni Isufi ndjehet krenar me punën që po bënë dhe që përkrahja nuk i ka munguar asnjëherë nga bashkëvendasit e vet.

Një lajm i mirë!Këshilli i shkollës së fshatit Bilaç votoi sot për ndërrimin e emrit të shkollës.Emri i shkrimtarit të m...
15/09/2023

Një lajm i mirë!

Këshilli i shkollës së fshatit Bilaç votoi sot për ndërrimin e emrit të shkollës.
Emri i shkrimtarit të madh Ismail Kadare ishte propozimi që u aprovua nga Këshilli i Shkollës.
Ky propozim do t'i dërgohet Kuvendit Komunal të Bujanocit për aprovim, e në fund shkolla do të kërkoj miratimin e emrit nga Ministria e Arsimit.
Ismail Kadare është ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel.

Kryetari i KKSh, Nevzad Lutfiu ka publikuar kërkesat që i ka paraqitur sot në takimin me ministren e arsimit, Slavica Gj...
15/09/2023

Kryetari i KKSh, Nevzad Lutfiu ka publikuar kërkesat që i ka paraqitur sot në takimin me ministren e arsimit, Slavica Gj. Dejanoviq.

Postimi i plotë i z. Nevzad Lutfiu:
“Sot realizova një takim me Ministren e Arsimit Slavica Gj. Dejanoviq.
-Përmes fotografive ministren e njoftova me gjendjen e shkollave shqipe në Serbi, 5.3 milionë janë investimet që Serbia po i bën tek shkollat me mësim në gjuhën serbe vetëm në Komunën e Bujanocit, ndërsa shkollat shqipe përveç që janë me kushte të vështira, disa nga to paraqesin rrezik pët jetën e nxënësve.
-Kërkova zgjidhje për tekstet në gjuhën shqipe për nxënësit në gjimnaz.
-Kërkova licencimin e mësimdhënësve të Luginës (përmenda premtimin që ministria ia kishte bërë paraardhësit tim në lidhje me këtë temë).
-Përmenda mosnjohjen e diplomave, fenomeni që po i largon të rinjët nga ky vend.
-Kërkova që pozitat e Inspektorit republikan dhe këshilltarit të arsimit të udhëhiqen nga shqiptarët, siç ka qenë më herët.
-Kërkova hapjen e paraleles shqipe tek shkolla
e muzikës në Bujanoc.
-E njoftova se shkolla e Bilaçit ka filluar procedurën e ndërrimit të emrit dhe kërkova që ajo të miratoj emrin e ri të shkollës.”

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë – qytetarët tash e tuje mund të ankohen edhe përmes platformës digjitale ...
14/09/2023

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë – qytetarët tash e tuje mund të ankohen edhe përmes platformës digjitale

Qytetarët e Luginës së Preshevës, nga tash e tutje do të ketë platformën digjitale mbi çështjet e pasivizimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit në Serbi.

Në këtë platformë online, ata/o mund të informohen, të raportojnë, të ankohen dhe të sigurojnë ndihmë juridike falas, mbi çështjet e pasivizimit.

Për këtë nismë, ka folur kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë, Belgzim Kamberi.

Kamberi në një prononcim për Telegrafin ka treguar se qëllimi i hapjes së kësaj platforme është që të sistematizohet dhe sensibilizohet puna rreth çështjes së pasivizimit në Serbi.

“Nëpërmjet krijimit të kësaj hapësire digjitale që i kushtohet enkas çështjes së pasivizimit, qytetarët do të munden tashmë të informohen, të raportojnë, të ankohen dhe të sigurojnë ndihmë juridike falas, mbi çështjet e pasivizimit. Këtë e kemi konsideruar të rëndësishme duke pasur parasysh se në njërën anë kishte shumë paqartësi në mesin e qytetarëve se çfarë nënkupton pasivizimi, sikurse në procedurë paraprake, ashtu edhe pas vendimit të pasivizimit”, ka thënë Kamberi.

Website per raportim:
www.pasivizimi.com

Kamberi: Shqiptarët duhet të kërkojnë vende të garantuara në parlament. Pas ngritjes së opozitës serbe kundër qeverisjes...
08/09/2023

Kamberi: Shqiptarët duhet të kërkojnë vende të garantuara në parlament. Pas ngritjes së opozitës serbe kundër qeverisjes së Vucic, kur edhe pritet rrëzimi i qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, z. Shaip Kamberi ka dalur me një reagim.

Sipas tij shkuarja në zgjedhje të reja do të imponon ndryshimin e sistemit zgjedhorë, i cili duhet patjetër të përfshijë dhe kërkesat dhe nevojat e pakicave.

Sipas tij ka ardhur koha që shqiptarët në Serbi të paraqesin kërkesën për vende të garantuar në parlamentin serb, njëlloj sikur vendet e garantuara për deputetët serb në parlamentin e Republikës së Kosovës.

LUGINA BIKE ORGANIZON EVENT EDUKATIV "ÇIKLO I SIGURTË''🚴 "Çiklo i Sigurtë" 🚴📢 "Ju ftojmë të bashkoheni në një aventurë t...
08/09/2023

LUGINA BIKE ORGANIZON EVENT EDUKATIV "ÇIKLO I SIGURTË''

🚴 "Çiklo i Sigurtë" 🚴

📢 "Ju ftojmë të bashkoheni në një aventurë të vërtetë për fëmijët tuaj në eventin tonë edukativ "Çiklo i Sigurtë"! Ky event është projektuar për fëmijët e moshës 8-11 vjeçare dhe synon të ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre të cilësisë në rrugë dhe të mësojnë rregullat dhe praktikat e sigurisë rrugore gjatë ngasjes së biçikletës në një mënyrë argëtuese dhe interaktive.

📌 Në këtë event, fëmijët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në lojëra, ushtrime praktike dhe prezantime nga çiklist të trajnuar. Ata do të mësojnë se si të përdorin bicikletën e tyre më sigurtë, të njohin rreziqet potenciale në rrugë dhe të kuptojnë pse është e rëndësishme të vënë në praktikë rregullat e sigurisë rrugore.

💎 Kjo është një mundësi e shkëlqyer për fëmijët tuaj të mësojnë diçka të re dhe të kalojnë kohë të këndshme në një mjedis të sigurtë. Ndaj, shfrytëzojeni këtë rast që fëmia juaj të marrë pjesë në eventin "Çiklo i Sigurtë".

📜Çdo pjesëmarrës do të marrë nga një broshurë me rregulla të çiklimit dhe në fund do të pajisen me një Certifikatë për kryerjen e këtij trajnimi!!

Data: 09.09.2023
Ora: 11:00
Vendndodhja: Parku i qytetit Bujanoc

Ky projekt është financuar nga Komuna e Bujanocit.

Aksion simbolik para stacionit policor në BujanocPak ditë pas një aksioni para shtëpive të shëndetit në Preshevë dhe Buj...
08/09/2023

Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc

Pak ditë pas një aksioni para shtëpive të shëndetit në Preshevë dhe Bujanoc si lloj proteste kundër diskriminimit që po u bëhet në punësim shqiptarëve në këto institucione, LPD sod ka ndërmarrë një aksion të ngjashëm edhe para stacionit policor në Bujanoc.

Postimi i plotë i kryetarit të KKSh, Nevzad Lutfiut njëherit anëtar i LPD-së:

"Respektojeni kushtetutën" ishte thirrja që i bëmë sot Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Neni 77 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë thotë: “Lidhur me punësimin në organet shtetërore, në ndërmarrjet publike, organet e krahinës, vetëqeverisjes lokale duhet të kihet parasysh përbërja nacionale dhe përfaqësimi proporcional i pakicave nacionale".
Numri i policëve shqiptarë është tejet i vogël, madje shumë prej tyre janë afër pensionit.
As edhe një polic i pranuar në vitet e fundit nga komuniteti shqiptar.
I bëjmë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që ta kenë vëmendjen tek gjendja e shqiptarëve në Serbi, sepse diskriminimini ka prekur kufinjtë e racizmit.

LETOVICA ME RRUGË TË REJA TË ASFALTUARAAshtu siç është planifikuar, pas asfaltimeve në vendbanimet tjera, edhe Letovica ...
08/09/2023

LETOVICA ME RRUGË TË REJA TË ASFALTUARA

Ashtu siç është planifikuar, pas asfaltimeve në vendbanimet tjera, edhe Letovica ka përfituar nga buxheti komunal projekte infrastrukturore.

Dje dhe sot është punuar në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në fshatin Letovicë, me ç'rast disa lagje në këtë fshat janë bërë me rrugë të asfaltuara.

Për të vëzhguar ecjen e punimeve, në teren ishte edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i cili u sigurua që asfaltimet të realizohen sipas projektit.

Sipas dinamikës së paraparë, investime do të ketë edhe në vendbanime tjera.

NJOFTIM NGA DREJTORATI PËR INVESTIME DHE ZHVILLIMJu njoftojmë që rruga qarkore BUJANOC - TËRNOC për shkak të punimeve në...
07/09/2023

NJOFTIM NGA DREJTORATI PËR INVESTIME DHE ZHVILLIM

Ju njoftojmë që rruga qarkore BUJANOC - TËRNOC për shkak të punimeve në rrjetin e kanalizimit do të ndryshojë qarkullimi i trafikut, ku rruga do të jetë njëkahore nga drejtimi i rrugës së Gjilanit në drejtim të Tërnocit, ndërsa do të jetë i ndaluar qarkullimi i automjeteve nga Tërnoci në drejtim të rrugës së Gjilanit.

Nuk është stadiumi i ndonjë klubi që garon në Evropë, por stadiumi i KF Tërrnocit 😍Ka përfunduar faza e parë e ndriçimit...
29/07/2023

Nuk është stadiumi i ndonjë klubi që garon në Evropë, por stadiumi i KF Tërrnocit 😍

Ka përfunduar faza e parë e ndriçimit të stadiumit në Tërrnoc, kjo i mundëson tërrnocasve zhvillimin e ndeshjeve edhe gjatë natës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në kudër të ditëve të diasporës në mes të KF Tërrnocit dhe ekipit të përbërë nga bashkëatdhetarët që jetojnë në diasporë.

Nga nesër fillojnë ditët e diasporës të organizuara nga Komuna e Bujanocit.
29/07/2023

Nga nesër fillojnë ditët e diasporës të organizuara nga Komuna e Bujanocit.

KOMUNIKATË NGA SHTABI PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME I KOMUNËS SË BUJANOCIT  Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i kom...
26/07/2023

KOMUNIKATË NGA SHTABI PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME I KOMUNËS SË BUJANOCIT

Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në mbledhjen e mbajtur më 26.07.2023 sjell këtë komunikatë:

- Rreptësisht ndalohet ndezja e zjarreve në ambiente të hapura (ndezja e barit të thatë dhe shkurreve në afërsi të sipërfaqeve të pyllëzuara) me qëllim të mbrojtjes parandaluese nga zjarret.

- Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme i paralajmëron qytetarët se me nenin 50. të Ligjit për mbrojtjen nga zjarret është përcaktuar gjoba për shkaktarët e qëllimshëm apo zjarrëvënësit në shumë prej 10.000 - 50.000 dinarë.

- Nga ana e inspektorit të Drejtoratit për situata të jashtëzakonshme në Vranjë do të bëhen vizita të rregullta në teren në teritorin e komunave të Vranjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe secili person që haset në vendin e ndezjes së mbetjeve në arat e korrura nga drithërat do të dënohet me gjobë në shumë prej së paku 10.000 dinarë.

- Luten qytetarët, që nëse vërejnë ndonjë zjarrë ose ndonjë zjarrëvënës menjëherë rastin ta paraqesin në Qendrën operacionale në Bujanoc në numrin telefonik 193 të njësisë zjarrëfikëse në Bujanoc.

- Me këtë secili qytetar e jep kontributin e tij në ruajtjen e mjedisit jetësor të komunës sonë.

KOMUNA E BUJANOCIT NDALON SH*TJEN  NË RRUGË TË TREGTARËVE AMBULANT TEK TREGU I GJELBËRTDrejtoria e inspekcionit paraleli...
25/07/2023

KOMUNA E BUJANOCIT NDALON SH*TJEN NË RRUGË TË TREGTARËVE AMBULANT TEK TREGU I GJELBËRT

Drejtoria e inspekcionit paralelisht me aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe largimin e tregtarëve ambulantë nga trotuaret në rrugën Kralja Milutina dhe rruga 4 Korriku, në bashkëpunim me NP Komunalia është duke punuar për krijimin e kushteve për vijimësinë e punës së tregtarëve.

Një hapësirë e pashfrytëzuar brenda Tregut të Gjelbërt është pastruar, sistemuar dhe nga sot është në funksion të tregtarëve ambulantë, të cilët nuk do të lejohen më të zënë trotuaret apo hapësira të tjera publike.

Çdo uzurpim i rrugëve dhe trotuarëve gjatë ditës së tregut në rrugën Kralja Milutia dhe 4 Korriku do të pasojë me gjoba.

Me këtë rast, apelohen të gjithë tregtarët ambulantë që për nevojat e tregtisë t'i shfytëzojnë hapësirat tashmë të siguruara brenda Tregut të Gjelbërt, duke liruar rrugët dhe trotuaret.

NËNSHKRUHET KONTRATA PREJ 13.330.000,00 DINARË PËR SANIMIN ENERGJETIK Kryeshefja e Drejtoratit për Investime dhe Zhvilli...
20/07/2023

NËNSHKRUHET KONTRATA PREJ 13.330.000,00 DINARË PËR SANIMIN ENERGJETIK

Kryeshefja e Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim Fazila Azemoviq, e autorizuar nga komuna e Bujanocit ka nënshkruar kontratën me ministren e Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës Dubravka Gjedoviq për financimin e programit të efikasitetit energjetik.

Vlera e kontratës së nënshkruar është 13.330.000,00 dinarë, ku pjesa e Ministrisë është 9.330.000,00 dinarë, kurse komuna e Bujanocit participon me 4.000.000,00 dinarë.

Masat që do të financohen nga kjo kontratë janë: ndërrimi i zdrukthtarisë, ndërtimi i fasadave, ndërrimi i kaldajave dhe rrjetave të tubacioneve, vendosja e paneleve diellore për ngrohjen e ujit të amvisërisë, montimi i paneleve solare për prodhimin e energjisë elektrike.

VERA KULTURORE NË BUJANOC
19/07/2023

VERA KULTURORE NË BUJANOC

FILLON RENOVIMI I HAPËSIRAVE TË ÇERDHES SË FËMIJËVE, PARALELJA TE SH.F.''NAIM FRASHËRI'' NË BUJANOC  Hapësirat e Çerdhes...
11/07/2023

FILLON RENOVIMI I HAPËSIRAVE TË ÇERDHES SË FËMIJËVE, PARALELJA TE SH.F.''NAIM FRASHËRI'' NË BUJANOC

Hapësirat e Çerdhes së Fëmijëve, paralelja në gjuhën shqipe që gjendet në Sh.F ''Naim Frashëri'' në Bujanoc së shpejti do të marrë pamje të re, ngase sot ka filluar renovimi i saj.

Punimet përfshijnë rregullimin e dyshemes, dyerve të brendshme, gëlqerosjen e brendshme, nyjet sanitare, si dhe punë të ndryshme në inventaret brenda hapësirave.

Punët do t'i kryejë kompania ''Saba Bellça'', kurse punimet do të kushtojnë 2.967.900,00 pa TVSh.

INSPEKCIONI KOMUNAL URDHËRON NDËRMARRJEN PUBLIKE "KOMUNALIA" PËR PASTRIMIN E QYTETITInspekcioni komunal në zbatim të det...
11/07/2023

INSPEKCIONI KOMUNAL URDHËRON NDËRMARRJEN PUBLIKE "KOMUNALIA" PËR PASTRIMIN E QYTETIT

Inspekcioni komunal në zbatim të detyrave të saj ka urdhëruar Ndërmarrjen publike "Komunalia" të bëj pastrimin e qytetit, dhe zbrazjen e konteinerëve në gjithë qytetin e komunës së Bujanocit.

Si pasojë, Drejtorati për punët e inspekcionit ka marrë masa administrative për cdo subjekt afarist, qytetar që hidhnin mbeturina jashtë vendgrumbullimeve të përcaktuara🗑.

♻️Të mbash pastër është një detyrë qytetare, për të cilën duhet të kontribojmë të gjithë.

Po ashtu Inspekcioni komunal në bashkpunim me Policinë e trafikut ka filluar pastrimin e trotuareve nga parkimet ilegale dhe ka mbikëqyrë ekspozimin e mallrave jashtë tregut, ndalimin e shfrytëzimit (vendosjes) pa leje të hapësirave publike, me qëllim që të lirohen të gjitha hapësirat publike për qarkullim të lirë të qytetarëve, me ç’rast janë larguar të gjitha mallrat e ekspozuara nëpër trotuare, para barnatores dhe postës së qytetit.

Ramadani: Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet të mbeten adresat e fundit  kordinuese për shqiptarët e LuginësGjatë ...
10/07/2023

Ramadani: Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet të mbeten adresat e fundit kordinuese për shqiptarët e Luginës

Gjatë ditës së sotme në Bujanoc ka qëndruar ambasadori i Rep. së Kosovës në Beograd, z. Jetish Jashari. Ai ka zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit Komunal, z. Enver Ramadani. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ramadani përmes një postimi në rrjetet sociale. Në këtë takim është diskutuar rreth situatës politike në Luginë të Preshevës dhe diskriminit që u bëhet shqiptarëve nga shteti serb. Gjithashtu u cek rëndësia që ka koordinimi me Qeverinë e Kosovës e Shqipërisë për tejkalimin e këtyre problemeve.

Postimi i plotë i Enver Ramadanit:
“Sot mirëprita në takim Ambasadorin e R. Kosovës në Beograd z.Jetish Jasharin me të cilin diskutuam për situatën politike në Luginë të Preshevës dhe angazhimin e përbashkët për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve dhe diskriminimit qe po ju bëhet.

Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet të mbeten adresat e fundit kordinuese për shqiptarët e Luginës, dhe bashkërendimi i problemeve të jetë i patjetërsueshëm për avancimin e të drejtave tona individuale e kolektive.

🇽🇰🇦🇱”

KKSh ORGANIZON NJË TJETËR KONCERT NË BUJANOCPas koncertit të mbajtur më 22 qershor ku morrën pjesë Ansambli shtetëror sh...
07/07/2023

KKSh ORGANIZON NJË TJETËR KONCERT NË BUJANOC

Pas koncertit të mbajtur më 22 qershor ku morrën pjesë Ansambli shtetëror shqiptar i këngëve dhe valleve nga Maqedonia e Veriut, KKSh në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc ka organizuar edhe një koncert tjetër për datën 10 korrik.

Në këtë koncert do performohen këngë nga Grupi i këngëtarëve nga Presheva si dhe si mysafir special është i ftuar aktori i mirënjohur nga Gjakova, Edi Kastrati.

Koncerti do mbahet në Çarshinë e vjetër të Bujanocit, të hënën me fillim nga ora 20:30.

Njoftim për trajtimin për kontrollin e larvave të mushkonjave në territorin e komunës së Bujanocit Administrata komunale...
07/07/2023

Njoftim për trajtimin për kontrollin e larvave të mushkonjave në territorin e komunës së Bujanocit

Administrata komunale e Bujanocit njofton qytetarët se sod gjatë ditës, kompania EKOZAŠTITA d.o.o. nga Beogradi ka kryer trajtimin e kontrollit të larvave të mushkonjave në territorin e komunës.

Trajtimi është kryer me preparatin për kontrollin e larvave të mushkonjave LARVASTOP PIRIPROX 0.5 ZG.

Koordinimin e punës e kanë mbikqyrë Drejtorati për punët e inspekcionit dhe shefi i ekipit operativ profesional të kontraktorit.

KBI VAZHDON TRADITËN E SHPËRNDARJES SË ËMBËLSIRAVE PËR BAJRAMSi çdo vit edhe këtë herë Këshilli i Bashkësisë Islame në B...
29/06/2023

KBI VAZHDON TRADITËN E SHPËRNDARJES SË ËMBËLSIRAVE PËR BAJRAM

Si çdo vit edhe këtë herë Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc ka bërë shpërndarjen e ëmbëlsirave falas për qytetarët e kësaj komunë. Ky manifestim paraqet më së miri atë që përfaqësojnë festat në islam, solidarizimin me të tjerët.

“Pamje nga manifestimi tradicional per nder te festes se Kurban Bajramit!

Gjate dites se djeshme Keshilli i bashkesise islame ne Bujanoc se bashku me Departamentin e Gruas -Bujanoc organizon tryezen tradicionale me embelsira te shperndara falas per hir te festes se Kurban Bajramit ne qytetin e Bujanocit.” - thuhet në postimin e KBI-së.

SHPËRBLIME PËR NXËNËSIT MË TË MIRË NË SHKOLLAT E KOMUNËS SË BUJANOCITSot kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka...
29/06/2023

SHPËRBLIME PËR NXËNËSIT MË TË MIRË NË SHKOLLAT E KOMUNËS SË BUJANOCIT

Sot kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur në takim nxënësit më të dalluar të gjeneratave në shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Bujanocit për t’i dhuruar atyre një shpërblim financiar prej 24.000 dinarëve. Arifi përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se kjo është vetëm një motivim për nxënësit që të vazhdojnë me suksese edhe në të ardhmen.

Postimi i plotë:
“Sot pata kënaqësinë që në kabinetin tim të mirëpres nxënësit më të mirë të gjeneratës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit.

Duke i falemnderuar ata për suksesin e arritur gjatë shkollimit të tyre dhe drejtorët e tyre për kujdesin që nxënësit të arrijnë sa më shumë rezultate, i ndajta shpërblime në formë financiare prej 24.000 dinarëve për secilin nxënës të dalluar.

Kjo është vetëm një vazhdimësi e asaj që komuna jonë po bënë për t'i motivuar nxënësit tanë që të vazhdojnë me mësimnxënie edhe në të ardhmen.”

KRYETARI ARIFI VIZITON KBI-në ME RASTIN E FESTËS SË BAJRAMITGjatë ditës së sotme, delegacioni i komunës së Bujanocit i p...
29/06/2023

KRYETARI ARIFI VIZITON KBI-në ME RASTIN E FESTËS SË BAJRAMIT

Gjatë ditës së sotme, delegacioni i komunës së Bujanocit i prirë nga kryetari Nagip Arifi vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Bujanoc për nderë të festës së Kurban Bajramit.

Me kryetarin e KBI-së Ragmi ef. Destani u bisedua rreth rëndësisë që ka kjo festë, për solidaritetin dhe mirëkuptimin që duhen të kenë njerëzit mes vete.

Urimet për Kurban Bajram nga figurat politike në Luginë të Preshevës
28/06/2023

Urimet për Kurban Bajram nga figurat politike në Luginë të Preshevës

Address

Bujanoc
Bujanovc
17520

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Blic Lugina posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Blic Lugina:

Videos

Share