prointegra.ch

prointegra.ch Informationsplatform auf Albanisch; Fachstelle für Migrationsfragen; CH-AL Kompetenzzentrum Prointerga bashkëpunon me shoqatat dhe/ose organizatat përkatëse.

Shoqata – Prointegra.ch

Platformë informacioni dhe lajme shqip
Qendër profesionale për migracion
Qendër kompetente shqiptaro-zvicerane

Ne jemi

Gjithmonë të angazhuar për dhe në komunitetin shqiptar si dhe në jetën shoqërore e politike të Zvicrës, ne jemi një ekip ndërdisiplinor me arsim të ndryshëm bazë, me studime të larta si dhe me kualifikime, trajnime dhe përvoja të ndryshme profesionale të

zhvilluara dhe përfunduara në Zvicër …, ndër të tjera nga fusha e punës sociale, socio-pedagogjike, sociologji e informatikë, si dhe trajnime e arsimime shtesë me theksime të ndryshme. Ne kemi gjithashtu edhe dekada përvojë profesionale ndër të tjera në fushën e çështjeve sociale, kulturore, pedagogjike dhe shëndetësore si dhe në punë projektesh (migracioni, integrimi, participimi, përvoja në punën e zhvillim-bashkëpunimit, informatikë e gazetari. Kompetencat tona po rriten dhe ndërkohë po zgjerohen më profesionistë tjerë – gra dhe burra që me kualifikime të tjera profesionale kontribuojnë për zhvillimin e mëtejshëm të prointegra.ch. Ne ofrojmë një platformë për rrjetëzimin, shkëmbimin dhe bashkëpunimin e profesionistëve, shoqatave dhe organizatave të interesuara të bazuara në vullnetarizëm dhe reciprocitet. Këto bashkëpunime rregullohen në mes të marrëveshjeve të bashkëpunimit. Ne gjithashtu mbështesim profesionistët e veçantë në zbatimin e ideve ose projekteve që i shërbejnë të mirës së përbashkët. Inkurajimi dhe zhvillimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me të gjitha vendet e origjinës dhe vendet e tjera ku jetojnë njerëzit shqipfolës, por edhe me grupet dhe komunitetet e tjera emigrante. prointegra.ch synon një bashkëpunim me interes të ndërsjellë me të gjitha institucionet si ato të vendeve të origjinës, ashtu edhe me ato të vendeve nikoqire, ku jetojnë njerëzit shqipfolës. Pra, prointegra.ch është një platformë e hapur komunikuese, informuese dhe transformuese që është e hapur për këdo që është i interesuar për shprehje dhe veprim konstruktiv. Shoqata është e pavarur nga pikëpamja politike dhe konfesionale.

Sami të falënderoj për pikturën që tash e 15 vjet stolisë muret e banesës sime!Për dekada me radhë në shtetin helvetik k...
14/10/2024

Sami të falënderoj për pikturën që tash e 15 vjet stolisë muret e banesës sime!
Për dekada me radhë në shtetin helvetik kam përcjellë punën e krijuesve tanë në fusha të ndryshme arti, përfshi edhe ato të artit pamor, duke shkruar për krijimtarinë dhe ekspozitat e tyre qqoft individuale apo kolektive që kanë josh me të madhe publikun zviceran.
Ndër pikrorët tanë që shquhet me krijimtari, e që është thuaja se ndër të vetmit në Zvicër që burim ekzistence ka artin është Samedin Asllani- Sami, që prej vitesh jeton dhe krijon në Lozanë të Zvicrës.
Në shenjë falënderimi për shkrimet e mija kushtar Samit, ai me 24 Prill 2009, pikërisht 15 vjet më parë më dhuroi një pikturë, në shoqërim edhe me piktorët tanë që krijojnë në Zvicër, ndaj edhe kjo pikturë që stolis murin e banesës sime në Cyrih, për mua paraqet një dhuratë shumë të çmueshme e domethënëse, ndaj edhe në këtë 15 vjetor e falënderoj përzemërsisht Samin.
« Stili Asllani » rrezaton mundim, nostalgji e shpresë
Piktori Samedin Asllani me prejardhje nga Mitrovica, që jeton e vepron prej dekadash në Lozanë është njëri ndër piktorët tanë më të suksesshëm në Zvicër, ndërsa që punimet e tija janë ekspozuar në shumë galeri prestigjioze, ndaj edhe kritika, si ajo në gazetën “Le TEMPS”, “Siluetat e bardha” të tij i krahasohen me ato të personazheve të Giakomettit.-
Suksesi i veçantë për te ishte në Galerin du Prieuré në Pully, e cila u vizitua nga shumë pjesëmarrës, në mesin e tyre edhe figura të njohura të artit nga radhët e vendasve. Këta vizitorë ishin po ashtu të interesuar ta njohin sa më shume stilin e veçantë të punës, ndërsa që disa prej tyre ishin edhe koleksionistë nga Gjeneva dhe Norvegjia.
(Me këtë rast krahas pikturës së dhuruar përzgjodha edhe disa piktura të publikuara në fb e tij, apo foto të më hershme që kam shkrep në ekspozitat e tij. )

Ti njohim e nderojmë me mirënjohje personalitetet kontribuese zvicerano- shqiptareFushata për njohjen e figurës dhe kont...
09/10/2024

Ti njohim e nderojmë me mirënjohje personalitetet kontribuese zvicerano- shqiptare

Fushata për njohjen e figurës dhe kontributit e shumashëm të Eugene Pittard për Shqipërinë nga ana e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri do të vijojë me një seri aktivitetesh të tjera përgjatë periudhës 2024-2025, ndër të cilat duhet veçuar edhe ekspozitën me fotografi të kohës, të panjohura e të paparezentuara për publikun e intersuar deri më tani.

Mbetet të shpresohet se edhe Ambasada e Shqipërisë në Zvicër, si shenjë nderimi e mirënjoheje, në një mënyrë apo tjetër, ti bashkangjitet kësaj fushate të simotrës së saj në Shqipëri, për të bërë të njohur këtë kontribut shumë të çmuar dhe të shumanshëm të këtij kolosi zvicerano-shqiptar si për komunitetin shqiptaro-zviceranë që numron rreth 300’000 veta, ashtu edhe për zviceranët e 4 e më shumë gjuhëve e kulturave si dhe homologet e saja në Zvicër.

Osman Osmani, Tiranë, më 8 tetor 2024 Në lokalet e Piramidës në Tiranë, organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, me 8 tetor 2024, u porezantua libri “UDHËTIMI I MBRAMË I HELENE E EUGENE PITTARD NË SHQIPËRI, GJENEVË – TIRANË” të autorit Kudret Isaj. Kjo vepër përmbanë s...

https://prointegra.ch/nje-takim-pune-ne-nevos-ag/
07/10/2024

https://prointegra.ch/nje-takim-pune-ne-nevos-ag/

Kur performanca ka rëndësi: Një takim pune në nevos ag Patrik Gjokaj: nevos ag – një kompani e ndërtimit të rrjeti të telekomunikacionit me cilësi të lartë, e cila ofron qasje inovative në efikasitet dhe cilësi. nevos ag: 5 Vite Suksesi dhe Inovacioni Më 23 gusht 2024, nevos ag shën...

Popullsia  Kalash Buskali, apo: iliro shqiptarët të Afganistanit, Hundëzakët.  Portali ynë prointegra.Ch boton sot një s...
07/10/2024

Popullsia Kalash Buskali, apo: iliro shqiptarët të Afganistanit, Hundëzakët.

Portali ynë prointegra.Ch boton sot një shkrim ekskluziv përgatitur nga Dr. Ornela Radovicka, Drejtore e Qendrës albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe:

Ishte viti 1991, kur së bashku me At Antonio Belluscin takojmë inxhinierin Ernesto Skura. Ishte mik e tij dhe shpesh shkruante tek revista “Lidhja” e themeluar nga At Bellusci. Atë ditë folëm disi mbi udhëtimet e tij dhe u përqëndruam në një artikull që ai e kishte shkruar po tek Revisté rreth viteve 1980. Flitet për një popullsi me origjinë Ilirë Hundëza në Pakistanin e sotëm.

Ernesto Scura\ Skura, sot i ka kaluar të 90- tat. Ai ka lindur në Coriliano\ Koriliano, Kalabri, me origjinë prindër arbëresh nga Vaccarizo-s \ Kalabri, dhe ka qenë frekuentues në seminaret e gjuhës shqipe në Prishtinë, dhe si rrjedhojë është edhe njohës i gjuhës shqipe.

Gjashtëqind kilometra në veri të Islamabadit, në zemër të maleve të mëdha Karakorum gjenden edhe iliro shqiptarët të Afganistanit, Hundëzakët. Lugina e madhe e Hunzës, në kufirin pakistanez me Kinën, duket se noton në qiell, një amfiteatër guri i ruajtur nga roje gjigante më shumë se 7000 metra i lartë. Në mes të këtyre gjigantëve të shkëmbinjve dhe borës jetojnë malësorë të fortë dhe jetëgjatë. Në anën e pjerrët të shpateve gjigandeve të thepisura me dëborë, janë kasollet prej balte të vendosura si gurët e një forte përgjatë mureve me ngjyrë kanelle të luginës.

50,000 Hunza kanë sy blu, jeshilë ose gri dhe flokë që variojnë nga e verdha e misrit në e zeza jetojnë në këto shtëpiza që ngjajnë prej qerpiçi . Disa djem gjithashtu kanë flokë të kuqërremtë dhe pikalosha në fytyrë.
Por edhe më tej në male, ka një fis tjetër, Kalashët, po edhe këta ngjashmëria me paraardhësit e supozuar evropianë dhe flitet për një popull ilir.
Këto territore zonë plot pisha, lisa, arra. Lumenjtë e fryrë nga ujërat dhe shkarkimi i borës së himalajeve. Ekzistenca e tyre është një enigmë antropologjike, një mrekulli mbijetese në një mjedis ekstrem dhe shembulli i vetëm i rezistencës, por edhe fitimtare etnike kundër planeve të teokracisë ushtarako-fetare që sundon Pakistanin.
Pakistani ka 97 për qind myslimanë (mysliman do të thotë besimtar) dhe vetëm 3 për qind populli kafira\ kalesh .Midis tyre janë Parsi, të mbijetuarit e fundit të komunitetit të fuqishëm Zoroastrian; dhe katolikët, por Kafirët Kalash e shpallin veten "ushtarët e fundit të Aleksandërtit të madh".

Në vitin 1913 Karfistani \ Kaleshi i cili deri atëherë kishte qenë i pavarur, i kalon Afganistanit dhe me mijëra njerëz të Kafirit nuk u konvertuan në islam, kjo popullsi e “Kafir” u quajtën "të pafe", dhe është një nga bashkësitë më të vogla dhe më luftarake në tokë.

Më gjerësisht në portalin tonë : ptointegra.ch)

https://prointegra.ch/popullsia-kalash-buskali
07/10/2024

https://prointegra.ch/popullsia-kalash-buskali

  ( Apo: Një popullsi me origjinë Ilirë Hundëza në Pakistanin e sotëm)   Ishte viti 1991, kur së bashku me At Antonio Belluscin takojmë inxhinierin Ernesto Skura. Ishte mik e tij dhe shpesh shkruante tek revista “Lidhja” e themeluar nga At Bellusci. Atë ditë folëm disi mbi udhëtime...

Kërkohet nderimi i meritueshëm i njerëzve që dhanë gjithçka që patën për atdheun dhe kombin tonëËshtë e padrejtë që të l...
05/10/2024

Kërkohet nderimi i meritueshëm i njerëzve që dhanë gjithçka që patën për atdheun dhe kombin tonë

Është e padrejtë që të lihet në harresë veprimtaria e bujshme atdhetare e çlirimtare e Halil Alidemës. Andaj, përpos ndriçimit të jetës e krijimtarisë letrare e historike, sportive (si hendbollist i dalluar i “Normales” së Prishtinës) e posaçërisht veprimtarisë atdhetare e çlirimtare të Mr. Halil Alidema dhe Teuta Alidema Kryeziu, në ketë manifestim, nga të pranishmit, njerëzi u morr edhe një vendim me kërkesë institucioneve shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë për nderimin e meritueshëm, të këtyre dy figurave intelektuale e atdhetare, eshtrat e të cilëve pushojnë qe mbi 25 vite në varreza e “Sharrës” në Tiranë, të barten me ceremoni shtetërore në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Më 28.11.2021, me rastin e Festave të Nëntorit, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, u përuruan veprat dhe monografia kushtuar Mr. Halil Alidema nga autor Prof. Dr. Hysen Matoshi. Veprimtarit i mirënjohur atdhetar, intelektuali prirës, i burgosuri politik e nismëtari i celul...

https://prointegra.ch/endrit-sadiku-me-nje-film-dokumentar/
01/10/2024

https://prointegra.ch/endrit-sadiku-me-nje-film-dokumentar/

Premiera e filmit dokumentar të Endrit Sadikut në Stadtkino Basel, hapet me fjalimin e ministrit të Brendshëm z. Beat Jans Nga Halil Rrustemaj Në kinemanë “Stadtkino Basel” u shfaq dokumentari i regjisorit dhe kandidatit për Parlamentin Kantonal të Baselit, z. Endrit Sadiku. Ky film, ës...

https://prointegra.ch/deshqiptarizimi-i-shqiptareve-te-kosoves/
29/09/2024

https://prointegra.ch/deshqiptarizimi-i-shqiptareve-te-kosoves/

Dikush po punon për deshqiptarizimin e shqiptarëve të Kosovës: „patatja shqiptare dhe patatja kosovare!“ Xhevat Hasani, 26 shtator 2024 Kanë kaluar rreth 25 vjet nga çlirimi i Kosovës në vitin1999, që në mediat tona të shkruara dhe audiovizuale e kemi dëgjuar rrallë e më rrallë fj...

29/09/2024
28/09/2024
Katër librat e Tahir Z. Berishës, një thesar i vërtetë jo vetëm për mësuesit shqiptarë.Nga vizita në Kosovë, javën e kal...
27/09/2024

Katër librat e Tahir Z. Berishës, një thesar i vërtetë jo vetëm për mësuesit shqiptarë.

Nga vizita në Kosovë, javën e kaluar u ktheva ma tri libra të rrallë, të kolosit të arsimit shqip, Tahir Z. Berishës, të cilat mi përcolli kushëriri i tij Mujë S. Berisha përmes dy miqve të mi po ashtu të mirë: Hamaza Halabakut dhe Nusret Dërgutit.
Ndaj edhe që të tretë i falënderoj përzemërsisht me këtë rast, aq më parë që këto janë librat e një arsimbërsi dhe arsimdashësi të madh, por edhe të një miku tim të hershëm me të cilin pata një bashkëpunim të ngushtë deri në frymën e tij të fundit.
Tahir Z. Berisha, duke nxjerr në dritë këto tri vëllime të mëdha librash, kushtuar pishtarëve të arsimit në trojet etnike, si dhe vëllimin e IV-të të librit "Emra që nuk harrohen - Arsimtarët shqiptarë në diasporë", Tahir Z. Berisha (këtë të fundit me Hamza Halabakun e Çerkin Bytyçin), bëri të pavdekshëm mijëra emra mësuesish të shkollës shqipe, që si fanarë ndriçuan edhe skutat më të thella të trojeve shqiptare. Shtjellimi i rreth dy mijë e sa faqeve, me të dhëna biografike te rreth tremijë mësuesve në trojet etnike e në mërgatë, ishte një punë e tij prej sizifi
Ndonëse i shtyrë në moshë, ai nuk prajti së punuari për mësuesit dhe shkollën shqipe, qoftë si inspektor i lartë arsimi, përfaqësues institucionesh apo edhe pas kalimit në pension. Dashuria e tij për shkollën dhe mësuesit ishte e pakufishme. E ndoqi dhe shoqëroi kudo. Përpiqej në çdo formë të afirmonte e popullarizonte shkollën dhe përgjithësisht gjuhën shqipe. Sidomos këtu në mërgatë. Sa e sa herë në adresë time dërgoi artikuj të ndryshëm për shtypin shqip që botohej në Perëndim.
Vetëm një njeri me shpirt dhe zemër të madhe e fisnike, si Tahir Z. Berisha mund të ketë pas aq shumë dashuri për brezin e tij, kombin përgjithësish, por edhe për kulturën, traditën dhe gjuhen e tij. I tillë ishte deri në momentet e fundit, derisa e mbajti në jetë fryma e shëndeti. Bëri, një punë kolosale sidomos në avancimin e procesit edukativo-arsimor të shkollës shqipe, ndaj edhe me plot të drejt mund të thirret edhe KOLOSI I SHKOLLES SHQIPE.
Gjithsesi do theksuar se ai deri në fund të jetës ishte një figurë mbresëlënëse dhe një personalitet shumëdimensional. Kënaqësi e veçantë ishte të rrije me te, sidomos në oda burrash: të dëgjosh se me ç ‘stil e shije fliste për ndodhitë e ndryshme. Si për periudha të më hershme apo aktuale, qoftë në Kosovë e trojet tjera shqiptare.
Më ka rastis të jem disa herë në takime e ndeja ku ishte i ftuar, Tahiri, qoftë si mysafir shtëpie apo edhe nderi. Ishte njëherësh tregimtar dhe hokatar i mrekullueshëm. Kudo dëgjohej me interesim e vëmendje si në oda ashtu edhe kuvende. Aq më parë, pasi nuk u ngjante shumë të tjerëve. Ishte shumë origjinal. Veti e tij ishte se nuk dinte të rëndonte e therte me fjalë, ndaj edhe adhurohej dhe ishte i mirëpritur në çdo mes. Kudo që ishte, të kthente në sy e veshë!
Sa e sa herë unë nga Cyrihu e ai nga Londra komunikuam me telefon apo postë elektronike, duke u përqendruar më tepër tek problemet me të cilat përballet mërgata, veçmas në sferën e arsimit shqip. Tematikë tjetër, që e preokuponte Tahirin, pos mësimit plotësues, ishte ruajtja e traditës dhe gjuhës. Shpesh ishte pjesëmarrës në evenimente kulturore të grupeve artistike, qoftë në Londër e gjetiu në Angli.
Vizitat në Kosovë nuk i kalonte vetëm brenda rrethit të familjes së gjerë Berisha, apo edhe në fshatin e lindjes Vërban, që aq shumë e donte, pasi një pjesë të mirë të pushimit ia kushtonte edhe evenimenteve dhe ngjarjeve kulturo-arsimore në Kosovë. E ndiente veten mirë, vetëm kur rrethohej më sa më shumë miq. Si duket këtë dëshirë e pasion e kishte trashëguar që në fëmijëri: në odën e babës Zeqë, një mikpritësi shembullor të kohës së tij.
Krejt në fund, vlerësoj se zotëri Tahir Z. Berisha edhe si njeri edhe si pedagog meriton një respekt dhe notë të lartë. Tërë kjo punë e madhe, pos si vlerë pedagogjike, dokumentare e historike, do shikuar edhe si kapital i kulturës së përbotshme shqiptare. Këtu qëndron edhe figura prej një atdhetari të devotshëm e Tahir Berishës.
Në fund dua të vlerësoj mbështetjen e familjes, gjatë punës shumëvjeçare të Tahir Berishës, sidomos gjatë publikimit dhe botimit të veprave të tij. A gjatë tërë kohës , siç më thoshte, dorë të djathtë në këtë punë kishte djalin e tij Gazmendin, ndaj edhe me këtë rast këtë shkrim e bëra me shumë kënaqësi, nisur nga miqësia e madhe që më lidhte me Tahirin, por edhe interesimin që tregojnë pasardhësit e tij për të ndriçuar jetën dhe veprën e kryefamiljarit që edhe në dhe të huaj punoi shumë për gjuhen, kombin dhe vendin e tij. U preftë në paqe në dheun e Kosovës që e pati mall dhe e donte aq shumë.
Kënaqësia tjetër është se po nga dera e madhe e familjes së Tahir Z. Berishës është edhe udhëheqësi i misionit konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, i cili pos tjerash interesim ka edhe krijuesit në mërgatë dhe librin, ndaj edhe i mbetem borxh si “kompensim” për 4 librat e Tahirit ti dhuroj për konsullatën tonë që drejton një numër të konsiderueshëm të librave të autorëve qüe krijojnë në mërgatë.
( Me këtë rast dy nga fotot e shkrepura në Prishtinë me 14 Gusht 2007 me Tahir Berishën dhe Hamza Halabaku, si dhe një foto me të madhen Vaçe Zela që i dhurova librin “"Emra që nuk harrohen - Arsimtarët shqiptarë në diasporë", gjë që kjo e gëzoj shumë si dhe fotot nga librat e fundit që mu dhuruan në Kosovë).

Një monografi kushtuar një misionari paqeje, diturie e atdhedashurie(Një vështrim i Dr. Ornela Radovickës për librin e H...
26/09/2024

Një monografi kushtuar një misionari paqeje, diturie e atdhedashurie

(Një vështrim i Dr. Ornela Radovickës për librin e Hanëmshahe Ilazit: “Asim Luzha, Misionar i paqes, diturisë dhe martir i Kosovës (1889 – 1945)” )

Shpesh lihen në kujtesën e harresës ata njerëz që janë gjigand në shpirt, e të mëdhenj në kontribut. Por siç thotë edhe Nietzsche; Një popull nuk dallohet se sa njerëz të mëdhenj ka nxjerrë, por se sa i vlerëson ata.
Në botën e sotme një shoqëri “ liquida” jo solide (dekadente) siç thotë Bauman, si ç’do vlerë dekadente dhe besimi është kthyer në tendencë religjioze, njerëz fetar steril, apo fanatik, mohues të gjuhës dhe të kulturës, dhe vështirë është t’iu tregosh brezave të sotëm që ka njerëz që kishin një formë e besimi në Zot, që shërbente në shërbim të kombit, të gjuhës të kulturës së tij.
Këta njerëz sa “profan” aq edhe të Perëndisë, ishin ajo shtresa që përhapnin dituri, paqe dhe atdhedashuri, një prej tyre ishte edhe Asim Efendi Luzha.

Libri Asim Efendi Luzha, iu bë dhuratë Bibliotekës “Antonio Bellusci”në muajin korrik kur themeluesi i kësaj biblioteke kishte vetëm pak kohe që kishte ndërruar jetë.
Libri është shkruar nga Zonja. Hanëmshahe Ilazi, që është edhe autore e disa veprave, përmend njërën prej tyre “A vriten Engjëjt”, vepër kjo, për rëndësinë që ka, mendoj se çdo bibliotekë duhet ta ketë. Zonja Hanëmshahe është edhe një mësuese, aktiviste e luftës në Kosovë, por dhe një kërkuese dhe shfletuese shumë e mirë e arkivave të botës shqiptare, veprat e së cilës mbajnë atë tonin historik e kombëtar.
Këtë radhë, siç iu thash më sipër autorja vjen me një monografi, kushtuar martirit Asim Efendi Luzha që ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij kombit

Ky libër, lindi si ide nga familjarët e Asim Efendi Luzhës.
Nipërit dhe mbesat, e tij ishin njohur me kontributin e madh që kishte dhënë gjyshi i tyre dhe dëshironin ti ri-jepnin vendin dhe dinjitetin e vet kësaj figure sa i penës, kulturës si dhe patriotizmit.

Një prej mbesave të tij është edhe një mikja ime e dashur, z Atifet Luzha Karakashi. Një grua tipike gjakovare Dardane, sa e mirë aq edhe fisnike, me një komunikim që karakterizon njerëzit e kulturuar, ku butësia e pranisë së saj ruan një tonalitet të lehtë si krahëzat e një fluture, por që shpirti i saj merr ato dimensione të forta të një luaneshe sa herë që padrejtësia pllakos mbi mirësinë.

Atifeti, ka trashëguar nga gjyshi i saj atë dozë atdhedashurie të fort. Zonja Atifet së bashku me vajzën dhe mbesat e saj na erdhën dhe na gjetën tek arbëreshët e Kalabrisë, kur ishte ende gjallë At Bellusci ,dhe që nga ai moment kjo zonjë nuk është ndarë kurrë botës arbëreshe me përkrahjen e saj.
( Më gjersisht në portalin tonë : prointegra.ch )

26/09/2024

📍Selia e BE, New York - Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor🇦🇱🇽🇰❤️🇪🇺

❤️🦅
➡️🇪🇺
🇦🇱

Gjatë evenimentit kushtuar kolosëve shqiptaro-arbëresh , libri im dhuratë disa personaliteteve Gjatë ngjarjes shumëdomet...
25/09/2024

Gjatë evenimentit kushtuar kolosëve shqiptaro-arbëresh , libri im dhuratë disa personaliteteve
Gjatë ngjarjes shumëdomethënëse kulturore në Lugao, librin tim : “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim” ia dhurova disa personaliteteve që ishin prezent në këtë eveniment: nipit të At Antonio Belush*t - Michele Bellusci; poetit arbëresh Gaetano Blaiotta dhe që të dy nga Frasnita me banim Milano, sopranos Feride Istogu Gillesberg, që jeton e vepron në Danimarkë, Shpresë Mujaj – Pacollit (motra e piktorit Sylë Mujaj) , poetes Saliha Kodra-Rama me banim në Gjermani e të tjerë.

(Nga Hilmi Gashi, Bernë)Emsale Selamni ka vite që angazhohet në politikën komunale në Ostermundigen. Si anëtare e partis...
24/09/2024

(Nga Hilmi Gashi, Bernë)
Emsale Selamni ka vite që angazhohet në politikën komunale në Ostermundigen. Si anëtare e partisë Socialdemokrate ajo ka vite që politizon në parlamentin e komunës, të cilin sivjet edhe e udhëheqë në rolin e kryetares së parlamentit. Prej vitit të ardhshëm Emsalja së bashku me 6 anëtarë të tjerë të këshillit komunal, do të udhëheqë me komunën. Sipas të gjitha gjasave si përgjegjëse kryesore për departamentin e ndërtimit të lartë.

Në zgjedhjet për ekzekutivin e ri në Ostermundigen, avokatja 31 vjeçare Emsale Selmani i merr mbi 1579 vota. Rezultat ky shumë i mirë, i cili ia siguron një vend në qeverinë e komunës Ostermundigen të kantonit të Bernës. Nga Hilmi Gashi Emasle Selmani fiton zgjedhjet në Komunën Osterm...

Gëzuar gjysmëshekullorin Dan Morina me Skënderbeun e Plisin që aq shumë u solle gëzim arbëreshëve! Vështirë është të gje...
24/09/2024

Gëzuar gjysmëshekullorin Dan Morina me Skënderbeun e Plisin që aq shumë u solle gëzim arbëreshëve!

Vështirë është të gjesh një shok e mik aq dinamik sa Ramadan Morina (që si aktor është edhe Dan Sakica), i cili është i pranishëm thuaja se në çdo eveniment në Zvicër, duke udhëtoar me qindra kilometra nga Gjermania. Por sot nuk do të flas për te as si aktor e moderator, por si njeri tashmë i lidhur shumë me vëllezërit arbëresh, të cilët zakonisht i gëzon me dhuratën e plisit të bardh aq shumë të adhuruar tek «gjaku ynë i shprishur», por edhe me dërgimin e shtatores impozante në Horen e Arbëreshëve , duke qenë në krye të shoqatës «Hora e Skënderbeut» bashkë veprimtarë aktiv, që realizoi këtë projekt në saje të donacioneve të kurbetçinjve tanë fisnik e bujar!
Ndaj edhe me plot të drejtë Shoqata e Krijuesve Shqiptar në Mërgatë kësaj të shtune atë e shpërbleu me një mirënjohje të merituar!

23/09/2024

Krahas ekspozitës tejet vlerësuese të Sylë Mujajt u mbajt një orë letrare në organizim të LKSHM-së kushtuar: Aleksander Moisiut, Ibrahim Kodrës dhe At Antonio Bellush*t, të cilët i ka lidh me këtë vend edhe veprimtaria e tyre krijuese Teksti Rexhep Rifati & fotot e Afrim Nevzadit Një ...

23/09/2024

Adresse

Prointegra. Ch, , Im Guet 1, Niederglatt ZH
Niederglatt
8972

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von prointegra.ch erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an prointegra.ch senden:

Videos

Teilen