Arti TV

Arti TV Radio Televizioni Shqiptar ne Zvicer-Zurich
(2)

Të dashur bashkatdhetarë,Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, regjistrimi online diasporës, është zgjatur der...
05/08/2024

Të dashur bashkatdhetarë,

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, regjistrimi online diasporës, është zgjatur deri me datën 31 gusht 2024.

Të gjithë bashkatdhetarët që ende nuk kanë arritur të regjistrohen, ju njoftojmë se Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, është e gatshme të ju ndihmoj në çdo kohë gjatë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten nga ora: 09:00 deri në ora 20:00, ndërsa në ditën e shtune nga ora: 10:00 deri më 20:00 deri më 31 gusht 2024, kur edhe do të përfundojë ky proces.
Ju mirpresim!

Me respekt,
Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih

23/06/2024

Në 25-vjetorin e rënies heroike të heroit Agim Ramadani. Akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Tij.

"Çele gur gojën" teksti sipas Azem Shkrelit. Dramatizimi, përshtatja, interpretimi, skenografia dhe regjia Nimon Muçaj. ...
21/09/2023

"Çele gur gojën" teksti sipas Azem Shkrelit. Dramatizimi, përshtatja, interpretimi, skenografia dhe regjia Nimon Muçaj. Ndriçimi dhe rekuizitat Xhemë Fetaj. Efektet e muzikës dhe xhirimi "Open reklama" Pejë. Mbështetur nga MKRS. Kjo shfaqje u punua në kohë pandemie dhe pati disa paraqitje në Deçan, Prizren, Ferizaj dhe Fier etj. Në Festivalin Ndërkombëtar të monodramës mori çmimin special të jurisë! Falenderojmë pronarin e Restorantit "Gryka e Deçanit" në Deçan me pronar naim Kuçi si dhe kryetarin e Komunës, Bashkim Ramosaj për ndihmën e pakursyer. Premiera ishte me 29 tetor 2021 ora 17.30

Radio Televizioni ARTI TV GmbHZvicër-DietikonAdresa: Lerzenstrasse 8 Dietikon 8953 SwitzerlandTel: +4143 317 88 55 ArtiTVTel: +41 76 203 00 01We...

Film Dokumentar kushtuar Heroit të Kosovës - ENVER ALAJ (1975 - 1998)
15/07/2023

Film Dokumentar kushtuar Heroit të Kosovës - ENVER ALAJ (1975 - 1998)

Radio Televizioni ARTI TV GmbHZvicër-DietikonAdresa: Lerzenstrasse 8 Dietikon 8953 SwitzerlandTel: +4143 317 88 55 ArtiTVTel: +41 76 203 00 01We...

LIDHJA SHQIPTARE NË BOTË - PJESA E DYTË
16/04/2023

LIDHJA SHQIPTARE NË BOTË - PJESA E DYTË

Radio Televizioni ARTI TV GmbHZvicër-DietikonAdresa: Lerzenstrasse 8 Dietikon 8953 SwitzerlandTel: +4143 317 88 55 ArtiTVWeb: artitv.chE-Mail: i...

LIDHJA SHQIPTARE NË BOTË
12/04/2023

LIDHJA SHQIPTARE NË BOTË

Radio Televizioni ARTI TV GmbHZvicër-DietikonAdresa: Lerzenstrasse 8 Dietikon 8953 SwitzerlandTel: +4143 317 88 55 ArtiTVWeb: artitv.chE-Mail: i...

22/03/2023

Televizioni Arti Tv, ju uron muajin e bekuar të Ramazanit të gjithë besimtarëve të besim islam!

Programi i tretë gjuhësor Dashamirët e shqipes
17/03/2023

Programi i tretë gjuhësor Dashamirët e shqipes

Radio Televizioni ARTI TV GmbHZvicër-DietikonAdresa: Lerzenstrasse 8 Dietikon 8953 SwitzerlandTel: +4143 317 88 55 ArtiTVTel: +41 76 203 00 01We...

11/03/2023

Programi i dytë gjuhësor Dashamirët e shqipes

04/03/2023

Programi gjuhësor Dashamirët e shqipes

01/03/2023

Promo e programit gjuhësor "Dashamirët e shqipes", që do të jepet për çdo të premte nga ora 20:00 në televizionin shqiptar "ArtiTv" në Dietikon të Zvicrës.
Programi është fryt i bashkëpunimit ndërmjet shoqatës "Dashamirët e Shqipes" dhe televizionit "Arti"

Stano: Liderët e Kosovës dhe Serbisë miratuan propozimin evropianZëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirm...
28/02/2023

Stano: Liderët e Kosovës dhe Serbisë miratuan propozimin evropian

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë e kanë miratuar të hënën propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

“Ajo që u ra dakord në takim është se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për përmbajtjen, për tekstin e propozimit dhe se do të punojmë me palët për zbatimin. Natyrisht, ne si BE do t'i ndihmojmë ata. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona lehtësuese. Ata e miratuan propozimin. Ata ranë dakord që nuk nevojiten diskutime të mëtejshme rreth dokumentit dhe se mund të kalojmë në fazën tjetër”, ka thënë Stano në një konferencë të rregullt për media.

Të hënën, më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Bruksel për të diskutuar propozimin e BE-së.

Në fund të takimit, pro-planit është shprehur vetëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa Vuçiq – duke iu shmangur deklaratave për planin – ka thënë se është e mundur të arrihen disa kompromise dhe janë duke punuar për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

Nikoqiri i takimit të liderëve, kryediplomati evropian, Josep Borell, kanë thënë në fund të ditës se të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar në zbatimin e marrëveshjes.

Zëdhënësi i Brukselit, Peter Stano, ka përsëritur se diskutimet e mëtejshme për dokumentin evropian nuk janë më të nevojshme, dhe se tani po punohet për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes.

Propozimi evropian u është dorëzuar palëve fillimisht në vjeshtën e vitit 2022.

Ky propozim parashihet t’i drejtojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Propozim-marrëveshja që është bërë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t'i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë.

Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa Vuçiq insiston në themelimin e tij./RTKlive

Rama mirëpret dakordësinë mes Kosovës dhe SerbisëKryeministri Edi Rama e cilësoi sot moment historik dakordësimin mes Ko...
28/02/2023

Rama mirëpret dakordësinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot moment historik dakordësimin mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama tha se “paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe e bashkëpunimit”.

“Mirëpres pëlqimin e dy palëve për Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë nxis fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtare e vendosur dhe një shembull për t’u ndjekur.

“Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën”, shtoi ai.

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë”, shtoi ai/RTKlive

SHBA e shqetësuar nga forcimi i lidhjeve mes Kinës dhe RusisëShtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga përafrimi më i ...
23/02/2023

SHBA e shqetësuar nga forcimi i lidhjeve mes Kinës dhe Rusisë

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga përafrimi më i madh mes Kinës dhe Rusisë, tha të mërkurën Departamenti i Shtetit pasi presidenti rus Vladimir Putin përshëndeti forcimin e lidhjeve me Pekinin dhe sinjalizoi se homologu i tij kinez, Xi Jinping do të vizitojë Rusinë.

Fjala për vizitën e zotit Xi vijnë pasi Uashingtoni tha se Kina po shqyrton mundësinë e dërgimit të armëve për luftën e Rusisë në Ukrainë, një lëvizje që do të kërcënonte të përshkallëzonte konfliktin në një konfrontim midis Rusisë dhe Kinës nga njëra anë dhe Ukrainës dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhequr nga SHBA, nga ana tjetër.

Zoti Putin priti kryediplomatin kinez, Wang Yi, në Kremlin të mërkurën, dhe i tha atij se tregtia dypalëshe mes Pekinit dhe Moskës ka tejkaluar pritshmëritë dhe se së shpejti mund të arrijë në vlerën e 200 miliardë dollarëve në vit, nga 185 miliardë dollarë që ishte më 2022.

“Presim një vizitë të Presidentit të Republikës Popullore të Kinës në Rusi. Kemi rënë dakord për këtë. Gjithçka po përparon, gjithçka po shkon drejt zhvillimit. Ne po arrijmë kufij të rinj”, tha zoti Putin.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price tha se vizita e zotit Wang në Rusi në prag të përvjetorit të parë të luftës ishte një dëshmi e mëtejshme e radhitjes së Pekinit nga ana e Moskës.

"Ne jemi të shqetësuar sepse këto dy vende ndajnë një vizion," tha zoti Price në një konferencë shtypi. "Është një vizion i një epoke në të cilën vendet e mëdha mund të kërcënojnë vendet e vogla, kufijtë mund të ndryshohen me forcë, një epokë në të cilën fuqia vendos," tha ai.

“Nuk kemi parë deri tani që Kina t'i japë Rusisë ndihmë vdekjeprurëse, por as nuk besojmë se e kanë eliminuar si opsion”, shtoi zoti Price.

Agjencia ruse e lajmeve Tass citoi zotin Wang - i cili mbajti një takim të veçantë me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov - të ketë thënë se Kina "do t'i përmbahet në mënyrë të vendosur një pozicioni objektiv dhe të paanshëm dhe do të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen politike të krizës" në Ukrainë .

Ministria e jashtme ruse tha se mirëpret një rol më aktiv të Kinës në zgjidhjen e konfliktit dhe se vlerëson "qasjen e balancuar" të Kinës. Por në një deklaratë të veçantë, ministria tha se zoti Lavrov dhe zoti Wang nuk kishin diskutuar për një plan të supozuar kinez paqeje.

Mbështetja e fuqisë së madhe të Kinës në mes të konfrontimit më të madh me Perëndimin që nga kulmi i Luftës së Ftohtë, mund t’i jape mundësi presidentit rus që ta paraqesë izolimin e Rusisë në Perëndim si një anim të Moskës drejt Azisë.

Zoti Wang i tha Presidentit Putinit se marrëdhëniet midis dy vendeve i kishin rezistuar një situate të paqëndrueshme ndërkombëtare.

Marrëdhënia midis Kinës dhe Rusisë, tha zoti Wang përmes një përkthyesi, nuk ishte e drejtuar kundër asnjë pale të tretë, por po ashtu "nuk do t'i nënshtrohej presionit të palëve të treta" - një referencë e qartë ndaj Shteteve të Bashkuara.

"Së bashku ne mbështesim multipolaritetin dhe demokratizimin në marrëdhëniet ndërkombëtare," i tha zoti Wang Presidentit rus.

Kur Presidentit Xi dhe Putin u takiuan pak para se Rusia të dërgonte trupa në Ukrainë në shkurt 2022, ata nënshkruan një partneritet "pa kufij" që shkaktoi ankth në Perëndim.

XI DHE PUTIN

Rusia tani është më e varur nga Pekini se kurrë dhe është një partner i vogël i Kinës së rigjallëruar e cila tashmë kryeson në shumë teknologji të shekullit të 21-të.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të shtunën e paralajmëroi zotin Wang për pasojat nëse Kina ofron mbështetje me armë për agresionin e Rusisë, diçka që Pekini ka mohuar se po e bën.

Pas paralajmërimeve të zotit Blinken, Kina tha se Shtetet e Bashkuara nuk ishin në kushtet të bënin kërkesa.

Zoti Xi ka qëndruar pranë zotit Putin gjatë konfliktit në Ukrainë, duke i rezistuar presionit perëndimor për të izoluar Moskën. Tregtia kinezo-ruse është rritur që nga fillimi i agresionit dhe Kina është blerësi më i madh i naftës në Rusi, një nga burimet kryesore të të ardhurave për arkën e shtetit të Moskës./Zeri Amerikës

Së shpejti dërgimi i tankeve luftarake në Ukrainë?Pas debatit për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë, ministrja e J...
23/01/2023

Së shpejti dërgimi i tankeve luftarake në Ukrainë?

Pas debatit për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock është shprehur, se Gjermania nuk do të bllokojë dërgimin e tankeve luftarake, Leopard nga shtete të treta.

Ka disa ditë që Gjermania debaton për dërgimin e tankeve luftarake, Leopard në Ukrainë. Në një intervistë në televizionin francez, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock u shpreh, se Gjermania nuk do të bllokojë dërgimin e tankeve luftarake nga shtete të treta. "Në këtrë moment pyetja nuk është shtruar ende, por nëse pyetemi, ne nuk do të pengojmë", tha Baerbock të dielën për televizionin LCI.

Politikanja e gjelbër iu përgjigj pyetjes, se si do të vepronte Gjermania nëse Polonia do t'i ofronte Ukrainës tanket Leopard. Në këtë rast duhej një leje e qeverisë gjermane. Ndërkohë që të dielën kryeministri p***k, Mateusz Morawiecki deklaroi, se "ne nuk do të shohim duarkryq, se si përgjaket Ukraina. Ukraina dhe Europa do ta fitojnë këtë luftë, me ose pa Gjermaninë. "Nëse nuk kemi një ujdi të shpejtë me Gjermaninë, Polonia dhe vendet e tjera do të krijojnë 'një koalicion të vogël'. Këto vende do të dërgojnë tanket Leopard në Ukrainë edhe pa miratimin gjerman."

Pistorius: Dërgimi i tankeve Leopard vendoset në zyrën e kancelarit

Vendimi, nëse Gjermania do të dërgojë tanket Leopard, sipas të dhënave të ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius është ende i hapur. "Por procesi i vendimmarrjes po lëviz, dhe këtë ne duhet ta presim", tha Pistorius në televizionin e parë gjerman, ARD. Gjithkush e kupton, se në çfarë gjendjeje është Ukraina, dhe për këtë do të ketë "shpejt një vendim, sido që të jetë." Sipas Pistorius kjo varet nga shumë faktorë dhe "vendoset në zyrën e kancelarit."

Nga opozita gjermane e CDU/CSU ka pasur kritika për qëndrimin hezitues të kancelarit, por edhe nga partnerët e koalicionit, Të Gjelbër dhe FDP. Kreu i partisë konservatore, CDU, Friedrich Merz tha se ai priste që në festimet e përbashkët të Marrëveshjes së Elysée-së, Scholz së bashku me Macron do të bënin një deklaratë të përbashkët për dërgimin e tankeve luftarake. Kreu i të Gjelbërve, Omid Nouripour u shpreh, se duhet një vendim i shpejtë. Kryetarja e komisionit të mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP), e cilësoi stilin e komunikimit të kancelarit në këtë çështje një "katastrofë"./DW

Sistemet e pensioneve në Europë - kudo rreziqeNë vështrim të parë sistemet e pensioneve në Europë janë shumë të ndryshme...
23/01/2023

Sistemet e pensioneve në Europë - kudo rreziqe

Në vështrim të parë sistemet e pensioneve në Europë janë shumë të ndryshme. Por një gjë ato e kanë të përbashkët: përqindja e lartë e plakjes së popullsisë po bëhet një sfidë e vështirë për të gjitha shtetet.
Farid Borsali është rrugës për në lokalin e sindikatave, "Café des Syndicats". Ai është 56 vjeç dhe punon në fabrikën e prodhimit të automjeteve Peugeot afër Parisit. Në lokal takohen kolegët që duan të dalin në protestë kundër reformës franceze të pensioneve. "Ne bëjmë punë me turne, punojmë natën. Prandaj është e pamundur që të punojmë deri në moshën 64 vjeçare", thotë Farid. Ai është sindikalist mjaft i angazhuar. Me të dalin këto ditë në protesta më shumë se 1 milionë francezë.

Punë deri në moshën 64 vjeç, në vend të daljes në pension me 62 si dikur, - këtë e parashikon reforma, që sindikatat franceze nuk duan ta pranojnë. Në Gjermani po rritet mosha e pensionit deri në vitin 2030 - dalja në pension fillon në moshën 67 vjeçare. E për francezët mosha 64 vjeç është e papërfytyrueshme? Ajo që për francezët duket tmerr, është ëndërr për gjermanët.
Sisteme të ndryshme, hall i përbashkët

Sipas ekspertes për pensionet, Monika Queisser nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim, OCED sistemet e pensioneve janë shumë të ndryshme. Por një gjë ato e kanë të përbashkët. "Së pari ka rënë përqindja e lindjeve dhe e dyta është rritur jetëgjatësia. E tani duhet parë, se si duhet të veprojmë me këtë barrë shtesë, si mund ta shpëndajmë mes shumë supeve të fortë që të mos rëndohen vetëm të rinjtë. Por kjo duhet të jetë e financueshme." Krahasimi europian i pensioneve ka të metat e veta. Shumë krahasime nuk janë të sakta, por për një këndvështrim të përgjithshëm ai mund të bëhet. Tre kritere kanë rëndësi: shpenzimet publike për to, sa i shtrenjtë është një sistem i tillë? Sa pension merr, dhe kur del në pension?
Holandezët punojnë më gjatë. Pensioni shtetëror tek ta fillon me 66 vjeç. Megjithatë shumica ndal më herët së punuari, aty tek mosha 63. Edhe shumë gjermanët aktualisht ndalin së punuari rreth moshës 63 vjeç. Aktualisht kufiri shtetëror është me 64 vjeç, dhe po rritet vit pas viti. Italianët mesatarisht dalin në pension rreth moshës 63 vjeç, grekët me 60, francezet me rreth 61 vjeç.

Por për shkak të kontratave të ndryshme të punës dhe degëve të caktuara mund të ketë dallime të mëdha. Mosha reale dhe e zakonshme për daljen në pension nuk kanë ndonjë dallim të madh, e shumë vende po e rrisin gradualisht moshën e daljes në pension në vitet e ardhshme. Në Francë ajo është ende e ulët, por edhe aty duhet të kesh paguar rreth 45 vite kontribute pensioni për të dalë në moshën 62 vjeç në pension.

Sa përqind merret nga rroga në pension?

Sa pension marrin në fund pensionistët në BE? Ekspertët e OECD-së, bëjnë krahasimin me përqindjen e rrogës neto të fundit. Holandezët mund të dalin në pension me 89% të rrogës neto të fundit. Grekët me 84% të saj. Francezët me 74%. Pensionistët gjermanë dalin me pak më shumë se gjysma e rrogës neto të fundit. Lituanezët marrin më pak.

Monika Queisser nga OECD mendon se "nëse vendos kriterin e 'pensionit më të mirë', atëherë sigurisht që ka disa vende europiane jugore që ende paguajnë përqindje më të larta." Janë këto vende që për krahasim japin një përqindje të madhe të kapacitetit të tyre ekonomik për pensionet. Para që mungon diku tjetër. Italia dhe Greqia japin 16% të vëllimit ekonomik për pensionet. Franca 13,4%. Gjermania 10.4%. Kurse Holanda përkundër kësaj jep 5%, irlandezët 3%. Megjithatë në Holandë kush banon apo punon në vend nga mosha 15 vjeç merr një pension minimal 1218 euro. Disa degë janë të detyruara të japin pensione pune. Por edhe në Holandë po rritet mosha e pensionit./DW

Gjermani: Në mars pritet ligji i ri migracionitSipas ministrit federal të Punës, projektligji i ri për migrimin e fuqisë...
21/01/2023

Gjermani: Në mars pritet ligji i ri migracionit

Sipas ministrit federal të Punës, projektligji i ri për migrimin e fuqisë punëtore do të jetë gati në mars. Ndër të tjera, ai parashikon rritjen e kontingjentit të migracionit me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor.

Gjermania ka një problem të madh me mungesën e fuqisë punëtore. Dhe këtë e tha sërish të premten në Bundestag ministri gjerman i Punës dhe Çështjeve Sociale Hubertus Heil, gjatë promovimit të strategjisë së re për daljen nga kriza e fuqisë punëtore.

"Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i prosperitetit," tha Hubertus Heil (SPD) të premten (20.01.2023) në Bundestag. "Nëse nuk i heqim tani pengesat, deri në vitin 2035 do të na mungojnë shtatë milionë punëtorë të kualifikuar."

Strategjia e re qeverisë, e cila iu kalua për shqyrtim komisioneve përkatëse në Bundestag, parashikon shfrytëzimin e potencialit të fuqisë punëtore brenda vendit, duke rritur ofertat e trajnimeve profesionale për të rinjtë që lënë shkollën, përmirësuar kushtet e punës për nënat me fëmijë, apo duke rritur shanset për punësimin e refugjatëve apo azilkërkuesve të refuzuar.

Por sipas Heil shfrytëzimi i potencialit të brendshëm nuk mjafton për ta zgjidhur problemin: pa migracion, nuk dalim dot nga kjo krizë, tha ministri. Ai njoftoi se qeveria do të parashtrojë qysh në mars një projektligj të ri për migracionin.

Karta e shanseve bazuar në një sistem pikësh

Deutsche Welle e ka një draft paraprak të këtij projektligji, që synon lehtësimin e mërgimit të fuqisë punëtore nga vendet e treta. Risia kryesore e këtij projektligji është e ashtuquajtura “kartë shansesh”, që do të thotë një vizë njëvjeçare për të kërkuar punë në Gjermani. Viza jepet në bazë të një sistemi pikësh, që mund të mblidhen, bazuar në katër kritere: njohja e gjuhës, përvoja profesionale, mosha dhe lidhja me Gjermaninë.

Kështu për shembull, sipas draftit aktual, gjashtë pikë mjaftojnë për të marrë një vizë njëvjeçare për të kërkuar punë në Gjermani. Katër pikë i merr nëse ke një kualifikim profesional, tri pikë nëse ke së paku tre vjet përvojë pune, tre pikë për njohuri të mira të gjermanishtes.

Për njohuri të mjaftueshme të gjuhës merren dy pikë, dy pikë jepen edhe për moshat nën 35 vjeçare ose për ata që kanë vetëm dy vjet përvojë pune.

Një pikë e merr për lidhjen me Gjermaninë, pra, nëse më parë ke banuar në mënyrë të rregullt për së paku gjashtë muaj në Gjermani.

Rritet kontingjenti i imigrantëve sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor

Një tjetër element i projektligjit të ri është rritja e kontingjentit të punëtorëve që vijnë me rregulloren e Ballkanit Perëndimor. Sipas draftit që ka DW është parashikuar, që ky kontingjent të dyfishohet, nga 25 000 që është aktualisht në maksimumi 50 mijë në vit. Heil tha (20.012023) në Bundestag se ka plane që kjo rregullore të zgjerohet edhe për vende të tjera.

Herbert Brücker, profesor në Universitetin Humboldt të Berlinit, e përshëndet si ngritjen e kontingjentit ashtu edhe zgjerimin e modelit me vende të tjera. Instituti i tij merret me hulumtime në fushën e mërgimit dhe është marrë në mënyrë të hollësishme me migrantët që vijnë në bazë të Rregullores së Ballkanit Perëndimor (BP). Në një intervistë me DW shqip, ai tha se kjo rregullore ka rezultuar shumë e suksesshme. “Shkalla e punësimit është shumë e lartë, dhe vetëm 2 për qind e imigrantëve të ardhur me këtë rregullore marrin ndihma sociale”. Pra, është një model i sigurt që ka një impakt pozitiv jo vetëm për ekonominë, por edhe për shtetin social. Edhe pagat e punëtorëve të ardhur me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor, janë po aq të larta sa pagat fillestare të vendasve, dhe madje pak më të larta se ato të punëtorëve që vijnë nga vendet tjera të BE-së, i tha Brücker DW.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor: Migracion pa kualifikim

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ekziston që nga viti 2015 dhe u mundëson shtetasve të gjashtë vendeve të BP (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia) qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës, pavarësisht nga kualifikimi që kanë. Parakusht për të marrë vizën e punës është një kontratë pune e rregullt në Gjermani. Nuk nevojiten as njohuri të veçanta të gjuhës gjermane.

Siç tha për DW një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, deri më 31 dhjetor 2022, në Regjistrin Qendror të të Huajve, (AZR) figuronin rreth 62 000 imigrantë me leje qëndrimi në bazë kësaj rregulloreje. Sipas zëdhënësit, mendohet që numri faktik të jetë më i lartë, sepse evidentimi statistikor i imigrantëve nga Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ka filluar të bëhet që nga viti 2020.

Rregullorja e BP: Kontingjenti i vizave është shteruar

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor është në fuqi deri në fund të vitit 2023, por në draftin e ri të ligjit të migracionit është parashikuar që ajo të bëhet pa afat. Si rritja e kontingjentit ashtu edhe heqja e afatit janë dy masa që përputhen jo vetëm me nevojën e tregut gjerman për fuqi punëtore, por edhe me dëshirën e shtetasve të këtyre vendeve për të emigruar në Gjermani.

Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, konsullatat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë dhënë në vitin 2022, 25 000 viza sipas kësaj rregulloreje, duke shteruar kështu kontingjentin e përcaktuar nga ligji. Numri i kërkesave për vizë sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor është shumë më i lartë, i tha DW një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Aktualisht 2 milionë vende pune të pazëna

Sipas projektligjit të ri të migracionit, përllogaritet që në bazë të këtyre ndryshimeve në Gjermani të vijnë mesatarisht deri në 65 000 fuqi punëtore të reja në vit. Për shumë ekspertë kjo nuk e plotëson aspak nevojën e Gjermanisë për fuqi punëtore, Siç del në pah nga një studim i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë që u prezantua në mes të janarit në Berlin, Gjermania që tani ka 2 milionë vende pune të pazëna. Nga kjo mungesë punëtorësh ekonomia më e madhe e Evropës ka 100 miliardë euro më pak të ardhura kombëtare në vit. Situata përkeqësohet nga viti në vit:

Nga njëra anë për shkak të hartës demografike të vendit: Në 15 vjetët e ardhshëm një e treta e të punësuarve aktualë do të dalin në pension. Por edhe për shkak të ndryshimeve strukturore të shkaktuara nga digjitalizimi, si dhe ndryshimeve për shkak të pandemisë së Koronës dhe luftës në Ukrainë.

Ekspertët përllogarisin se Gjermanisë i duhen 400 000 imigrantë të kualifikuar në vit. Prandaj edhe shumë syresh ndër ta edhe Herbert Brücker propozojnë që rregullorja aq e suksesshme e Ballkanit Perëndimor të zgjerohet për të gjitha vendet dhe të mos ketë fare kufizime në kontingjent./DW

Çka bleu e sh*ti më së shumti Kosova – 10 produktet më të importuara e eksportuaraInstituti GAP ka publikuar një infogra...
21/01/2023

Çka bleu e sh*ti më së shumti Kosova – 10 produktet më të importuara e eksportuara

Instituti GAP ka publikuar një infografike, përmes së cilës ka treguar se çka ka eksportuar dhe importuar Kosova më së shumti gjatë vitit 2022. Të dhënat janë marrë nga Dogana e Kosovës.

Sipas kësaj infografike, Kosova më së shumti ka eksportuar dyshekë, që përbëjnë 15 përqind të eksportit.
Pas dyshekëve, më së shumti ka eksportuar dyer e dritare, apo 7.8 përqind.

Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka eksportuar edhe energji elektrike në vlerë 63 milionë euro.

Më pas renditen tubat prej çeliku ose hekuri, mbetje dhe skrap hekuri, pllaka dhe shirita prej plastike, mobilje, pije freskuese dhe në fund produktet ndërtimore.

Ndërkohë, ka importuar më së shumti naftë dhe vajra. Përgjatë vitit të kaluar, Kosova ka blerë naftë dhe vajra në blerë 687 milionë euro.

Pas naftës, renditen veturat, importi i së cilave sillet rreth 300 milionë euro.

Edhe te importi, energjia elektrike renditet e treta. Më pas te produktet më të importuara më së shumti renditen shufrat e hekurit apo çelikut, cigaret, pijet freskuese, medikamentet, mishi, biskotat dhe produktet e tjera të bukës dhe në fund gjedhet.

GAP kishte publikuar edhe infografikë edhe dhjetë partnerët tregtarë të Kosovës.

Sipas infografikës, vendi ku Kosova eksporton më së shumti janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përbëjnë 15.09 për qind të eksportit të përgjithshëm në një vit.

Ndërkaq, Kosova importon më së shumti nga Turqia, sipas të dhënave të Doganës. Përgjatë vitit 2022, Kosova ka importuar në vlerën prej 839.2 milionë eurove prej Turqisë./Insajderi

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Lambrecht jep dorëheqjenChristine Lambrecht, ministrja gjermane e Mbrojtjes dha dorëheqj...
16/01/2023

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Lambrecht jep dorëheqjen

Christine Lambrecht, ministrja gjermane e Mbrojtjes dha dorëheqjen. Sipas raportimit të dpa, Lambrecht, e cila ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave, i bëri kërkesë kancelarit Scholz për largimin nga posti.
Që në fundjavë disa media gjermane raportuan, se ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht do të japë dorëheqjen. Të hënën agjencia e lajmeve dpa, njoftoi për dorëheqjen e Lambrecht, duke iu referuar kërkesës që ajo i drejton kancelarit Scholz për largimin nga posti, kërkesë që dpa e ka në dorë.

Lambrecht u ndodh disa herë në qendër të kritikave. Së fundmi një video Natën e Vitit të Ri shkaktoi reagime e kritika të forta. Lambrecht postoi në mediat sociale një video, ku në sfondin e zhurmën e fishekzjarreve që hidheshin në Berlin, ajo fliste për përvojën gjatë vitit, duke theksuar, se ky vit ka qenë me "shumë impresione të veçanta, takime me njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm". Deklarata e saj para luftës në Ukrainë me shumë të vdekur, u konsiderua e pavend. Opozita e CDU/CSU kërkoi dorëheqjen e Lambrecht pas videos. Por kritika ka pasur edhe për problemet në furnizimin e Bundeswehrit apo shfaqjen e saj publike.

Edhe ARD i kushtoi vëmendje dorëheqjes së ministres së Mbrojtjes në fundjavë. Kancelari Scholz do të humbiste një ministre besnike, sipas korrespondentit të ARD, Stephan Stuchlik. Pasuesin e pret një detyrë shumë e vështirë, sepse Ministria e Mbrojtjes ndodhet para ndryshimeve të mëdha, kjo në lidhje me jetësimin e fondit gjigand prej 100 miliardë eurosh të vënë në dispozicion për mbrojtjen pas fillimit të luftës në Ukrainë. Sipas "Süddeutscher Zeitung" shanse për këtë post do të kishte Eva Högl e SPD-së, aktualisht e ngarkuara për ushtrinë e Bundestagut.

Të shtunën ishte gazeta gjermane "Süddeutscher Zeitung" e cila shkroi, se Christine Lambrecht do të dorëzojë detyrën javën e ardhshme. Po të shtunën, sipas gazetës "Bild" iniciativa për dorëzimin e postit nga vetë politikanja socialdemokrate. Sipas mediave arsye për dorëzimin e detyrës nga ministrja e Mbrojtjes është krijimi i bindjes tek Lambrecht, se nevojitet një fillim i ri në Ministrinë e Mbrojtjes./DW

Diplomacia kosovare demanton Serbinë për “çnjohjet”Pretendimet e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosov...
16/01/2023

Diplomacia kosovare demanton Serbinë për “çnjohjet”

Pretendimet e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga nëntë shtete, po cilësohen të pavërteta nga Ministria e Jashtme e Kosovës. Ambasadorë kosovarë kanë zhvilluar disa takime me diplomatë të shteteve që Serbia thotë se e kanë çnjohur Kosovën. Në këtë situatë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare kërkojnë angazhim më të madh të diplomacisë kosovare te shtet njohëse dhe jo njohëse.

Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbudosi, Saint Lucia dhe Maldivet, janë nëntë shtete që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, thotë se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këto pretendime janë mohuar nga autoritetet kosovare.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në një njoftim për media ka thënë se nuk ka pranuar asnjë njoftim në ministri apo në misionet e Republikës së Kosovës, rreth pretendimeve për tërheqjen e njohjeve.

Ndërkohë, edhe ambasadorë të shtetit tonë, ditëve të fundit kanë zhvilluar takime me diplomat nga Libia, Gaboni, Somalia e Maldivet, ku është diskutuar për thellim të bashkëpunimit me këto vende.

Megjithatë analistët mendojnë që shteti i Kosovës duhet të këtë më shumë dinamikë në diplomacinë e jashtme.

Angazhimet e Serbisë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës nuk janë befasuese, thotë profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj. Tutje, ai thotë për Radio Kosovën se si kundërpërgjigje duhet një angazhim më i madh diplomatik i institucioneve të Kosovës te shtete njohëse e jo njohëse.

“Njohja e një shteti nuk është një akt momental. Në këtë aspekt, Kosova duhet të jetë e kujdesshme që të mirëmbajë marrëdhëniet, e pastaj të ofrojë bashkëpunim e sidomos me disa vende që kanë nevojë për projektet që vijnë nga jashtë, si vende të varfra”, thotë Murtezaj për Radio Kosovën. “Kosova duhet të punojë e të bëjë diplomaci të mençur në këtë kontest”, thotë ai. “Kjo pastaj do të pengonte influencën e Serbisë në vende të ndryshme”.

Në lidhje me sigurimin e njohjeve të reja, Murtezaj pohon se Qeveria e Kosovës duhet të ketë një strategji mirëfilli të veprimit diplomatik.

Ndërkaq, profesori universitar, Arben Fetoshi, thotë se procesi i njohjeve është stagnuar edhe si pasojë e dialogut me Serbinë.

“Dialogu, duke qenë agjenda kryesore ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor, natyrisht që të gjitha shtetet hezituese presin të shohin përparim, përkatësisht një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, në mënyrë që ato pastaj të lëvizin me njohjen e Kosovës”, thotë Fetoshi për Radio Kosovën.

Sipas të dhënëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Izraeli është vendi i fundit në listën e 117 shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës./RTKlive

Organizohet turneu më i madh i futbollit në diasporë `Lika Cup`Në St. Gallen të Zvicrës po mbahet turneu tashmë tradicio...
15/01/2023

Organizohet turneu më i madh i futbollit në diasporë `Lika Cup`

Në St. Gallen të Zvicrës po mbahet turneu tashmë tradicional në futboll, “Lika Cup” i organizuar nga klubi shqiptar atje, “KF Dardania SG”.

Turneu ka nisur dje ku janë luajtur tashmë plot 66 ndeshje, ndërsa do të vazhdojë edhe sot, derisa ky organizim konsiderohet mjaft i madh dhe atraktiv për futbollin në diasporë.

Në këtë turne po marrin pjesë 64 skuadra që vijnë nga e gjithë Evropa, ndërsa turneu është tradicional që mbahet nga viti 2012, por që kjo është hera e parë që rikthehet pas periudhës së pandemisë.

Në lidhje me këtë organizim ka folur kryetari i klubit “KF Dardania SG”, Eduard Oroshi, i cili tha se organizimi është i një niveli të lartë.

"Kryesia e klubit ka bërë punë shumë të mirë dhe organizim fenomenal. Janë 64 ekipe që po marrin pjesë nga e gjithë Evropa, përfshirë edhe ato që vijnë nga Gjermania, Çekia dhe shtete tjera. Jemi duke punuar që çdoherë të bëhemi më të suksesshëm, në mënyrë që të arrijmë të konkurrojmë me sa më shumë klube. Padyshim që ka shumë punë të organizohet një turne i tillë, por jemi të kënaqur që kemi arritur të bëjmë një organizim kaq të madh", u shpreh i pari i klubit “KF Dardania SG”.

Turneu “Lika Cup” do të vazhdojë sot, me ndeshje interesante.

Padyshim që ky është një organizim mjaft i madh i bërë nga një klub shqiptar në diasporë, dhe njëherësh është një promovim për kulturën sportive nga diaspora, në këtë rast ajo në shtetin e Zvicrës./RTKlive

Adresse

Lerzenstrasse 8
Dietikon
8953

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 21:00
Dienstag 09:00 - 21:00
Mittwoch 09:00 - 21:00
Donnerstag 09:00 - 21:00
Freitag 09:00 - 21:00
Samstag 09:00 - 21:00
Sonntag 09:00 - 21:00

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Arti TV erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Arti TV senden:

Videos

Teilen

Kategorie


Andere Medienfirmen in Dietikon

Alles Anzeigen

Sie können auch mögen