Firdeus Channel

Firdeus Channel Dokumentarë, kuriozitete, video shkencore dhe motivuese do gjeni në këtë kanal!
(1)

Gjest i bukur,😊Valoni eci për disa kilometra për të shpëtuar nga përmbytjet këto dy qenushë
12/01/2026

Gjest i bukur,😊
Valoni eci për disa kilometra për të shpëtuar nga përmbytjet këto dy qenushë

“Ajo rri 24 orë në Tiktok, lekët unë ia j*p, ajo bën qerpikët” Flet ish vjehrra e nënës së tre fëmijëve në DurrësIsh vje...
12/01/2026

“Ajo rri 24 orë në Tiktok, lekët unë ia j*p, ajo bën qerpikët” Flet ish vjehrra e nënës së tre fëmijëve në Durrës

Ish vjehhra e 33 vjeçares e cila akuzohet për keqtrajtim të tre fëmijëve të saj të mitur, ka thënë se i gjeti nipërit e mbesën në gjendje të mjerueshme. Ndaj ajo vendosi të xhirojë pamjet e shtëpisë me qira ku rrinin e më pas ta denoncojë në polici të renë.
Ajo tha se fëmijët po mjekohen për zgjebe për shkak të kushteve të rënda higjeno sanitare që i kishte lënë e ëma.

“Nga zhuli vjen zgjebja. E pashë unë që ishin me plagë, se kishte si gjak çuni në këmbë. Më pushoi zemra. Pse ça jam unë? Po të ishte për t’ia bërë me qëllim… më parë i dashuri i saj na dhunoi djalin dhe prapë nuk bëra denoncim, dhe gabimi i imi është dhe nuk ia fal vetes se fëmijët ashtu. Më djalin tim ajo ka 5 vite që është ndarë. Nusja ime e di që ka qenë në Kosovë, për Dubai nuk e di. Rri 24 orë live në Tik Tok”, tha ajo.

Gruaja shtoi më tutje se muaj për muaj është ajo që dërgon paratë tek ish nusja, por sipas saj 33 vjeçarja i harxhonte paratë për veten e jo fëmijët.

“Me dokumente, dhe prindërit e saj e dinë, sa herë i çoj lekë ajo i mohon. I kam arkivë të gjitha dokumentet që i kemi dhënë lekë çdo muaj, i kam dhënë dhe unë. Kam unë detyrim t’i j*p lekë që të bëjë qerpikët ajo dhe flokët kaçurrela?!
Ne nuk e dinim që fëmijët kanë tre muaj pa vajtur në shkollë. Videon e bërë se gjithmonë ka gënjyer. Fola dhe me krushkën, dhe i thash se nuk është e mirë që nipërit e mi dhe të tutë të rriten kështu, dhe tha ke të drejtë, madje kanë thënë familjarët e saj që dhe në gjykatë do j*pin firmë që fëmijët t’i marrim ne. Ne do e ndjekim në gjykatë që të marrim kujdestarinë e fëmijëve.”-tha gjyshja.

I bëri like e koment motrës së policit në FB, oficeri rreh emigrantin 46 vjeçar, bën për spital dhe babain e tij të mosh...
12/01/2026

I bëri like e koment motrës së policit në FB, oficeri rreh emigrantin 46 vjeçar, bën për spital dhe babain e tij të moshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vjosë të Fierit, atje ku një like në rrjetet sociale është bërë shkas që një oficer i policisë të rrahë barbarisht babë e bir. Emigranti 46 vjeçar nga Gjermania i quajtur Altin Meçaj i ka bërë një like e koment në rrjetin social facebook motrës së një oficeri policie. Ky i fundit i ka shkuar në banesë 46 vjeçarit mbrëmjen e djeshme dhe e ka rrahur. Babai i emigrantit, 76 vjeçar, ka tentuar të ndihmojë të birin por është goditur nga oficeri.
Babë e bir kanë përfunduar në spital. Emigranti ka dhënë këtë version para hetuesve:
“Mbrëmë në orën 11 të natës kam qenë te një lokal dhe kam arritur ë shtëpi. Kur isha te lokali më erdhi një mesazh kërcënues nga një like në facebook. Ai është një bashkëfshatar i imi që sot është komandant grupi diçka e tillë me forcat RENEA. Like i bëra motrës së tij në facebook.
Kur shkova në shtëpi janë fikur dritat vetëm të shtëpisë time dhe jam thirrur në emër për të dalë jashtë. Ai më ka thirrur nga porta e shtëpisë. Mesazhi thonte ‘nuk e di me kë je mpleksur’. Sa dal në derë më qëllojnë direkt dhe më përsërit mesazhin. Ishin të paktën 3 persona. Vetëm atë kam njohur nga zëri. Më kanë rrëzuar për tokë pa ndjenja. Në qoftë për një liken ë facebook apo një koment ka dhe falje, por që të arrijë në këtë fazë që të më bëjnë mua për spital ose babain tim. Si ka mundësi një person i tillë që është komandant grupi e vjen me shokët. Mund të ishim ulur ta kishim sqaruar. Mund të kishim pirë një kafe ta kishim sqaruar. Njihemi kemi pasur marrëdhënie të mira. Nuk ka asnjë tjetër. Fredi Astrit Lamaj e ka emrin.
Më ka thënë të njëjtat gjëra si në mesazh ‘nuk e di me kë je mpleksur’ dhe diçka tjetër që nuk mund ta them. Unë kërkoj që kjo mos të përsëritet dhe dua të drejtën time. Më është shkelur prona. Këtë person e kam dalluar vetëm nga zëri kur kam dalë jashtë. Unë i thashë që motra jote është e madhe nuk është e vogël, mund të më thotë ‘Altin boll se po më bezdis’. Komenti ka qenë ‘je bërë shumë e bukur’, një kompliment”, deklaroi 46-vjeçari Altin Meçaj.

DURRËS/ Shtëpia ku jetonin 3 fëmijë e mbuluar në plehra e rroba, gjyshja denoncon ish nusen, fëmijët rezultojnë me zgjeb...
12/01/2026

DURRËS/ Shtëpia ku jetonin 3 fëmijë e mbuluar në plehra e rroba, gjyshja denoncon ish nusen, fëmijët rezultojnë me zgjebe

Një gjyshe nga Durrësi ka denoncuar ish nusen, nënë e tre fëmijëve, e cila i linte të vetëm kalamajtë në apartamentin me qira ku jetonte. Gjyshja ka filmuar një video ku duket sesi apartamenti është i tejmbushur në plehra, rroba e pisllëqe në çdo cep të tij, ndërsa fëmijët qëndronin mbuluar me batanije në krevat.
Policia ka shoqëruar nënën e tre fëmijëve, një 33 vjeçare e cila thotë se punon si banakiere dhe nuk ia del dot të mbulojë shpenzimet mujore (qiranë dhe ushqimet për fëmijët). Fëmijët ndërkohë janë dërguar në spital, pasi rezulton se janë prekur nga zgjebja, një sëmundje që godet lëkurën dhe shkaktohet nga rriqrat. Fëmijët po mbahen të izoluar. Ata kishin mbi 1 muaj që nuk shkonin në shkollë.
Nëna nga ana tjetër ka thënë se prej kohësh kishte konflikt me ish vjehrrën, ndërsa ish burri që më parë kishte qenë në burg, i jepte vetëm 180 mijë lekë të vjetra për fëmijët.
“Punoj banakiere dhe të tre fëmijët i lë së bashku kur iki në punë. Paguhem 400 mijë në muaj dhe paguaj 300 mijë qiranë. E kam të pamundur që të rri me fëmijët, se s’kam të ardhura me çfarë të paguaj qiranë dhe t’i ushqej. Ky është kurth nga ish-vjehrra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Si mund ta bëj këtë kur unë vetë punoj?
Më ka hyrë pa leje në shtëpi, ka mësuar fëmijët të flasin keq kundër meje. Nuk e di, por kjo është e patolerueshme: si vjen në shtëpinë time pa leje dhe më denoncon në polici? Do t’i mbroj fëmijët, se babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet. Doli nga burgu dhe ka paguar për fëmijët 180 mijë lekë të vjetra. Si mund t’i ushqej fëmijët me 180 mijë të vjetra në muaj?”, ka dëshmuar nëna.

“Jemi përmbytur 4 herë brenda 1 muaji” Banorët e Dimalit në protestëBanorë të fshatrave Çiflik, Arrëz, Banaj dhe Sheq, k...
12/01/2026

“Jemi përmbytur 4 herë brenda 1 muaji” Banorët e Dimalit në protestë

Banorë të fshatrave Çiflik, Arrëz, Banaj dhe Sheq, kanë dalë në protestë përpara bashkisë së Dimalit. Shumë prej tyre thonë se janë përmbytur 4 herë brenda një muaji dhe dëmet e shkaktuara janë kolosale.

Sa shumë ngjarje të dhimbshme ndodhën vitin e kaluar... dashtë Zoti,🤲 sivjet nuk dëgjojmë më për fëmijë që përleshen mes...
12/01/2026

Sa shumë ngjarje të dhimbshme ndodhën vitin e kaluar... dashtë Zoti,🤲 sivjet nuk dëgjojmë më për fëmijë që përleshen mes tyre e adoleshentë që humbin jetën

Një lutje për Mein e vogël,🤲❤Foshnja 1 muajshe ka mbërritur në Itali. Gjithçka falë shqiptarëve që ia mundësuan udhëtimi...
11/01/2026

Një lutje për Mein e vogël,🤲❤

Foshnja 1 muajshe ka mbërritur në Itali. Gjithçka falë shqiptarëve që ia mundësuan udhëtimin dhe qëndrimin në spitalin e Romës.

I lutemi Zotit që gjithçka të shkojë mirë dhe mbarë.

Foshnja 1 muajshe niset për kurim në Itali,❤ lutemi për ty Meili🤲Zemrat e bashkuara të shqiptarëve😊 ia bënë të mundur ku...
11/01/2026

Foshnja 1 muajshe niset për kurim në Itali,❤ lutemi për ty Meili🤲

Zemrat e bashkuara të shqiptarëve😊 ia bënë të mundur kurimin vogëlushes që prej 1 muaji jetonte në inkubator. Meili u nis më në fund drejt Italisë fqinje për t’ju nënshtruar ndërhyrjes që do t’i shpëtojë jetën.🙏
I lutemi Zotit❤🤲 që gjithçka të shkojë mirë për Mein e vogël dhe shpresojmë shumë se nuk do të jetë e largët dita, që ëngjëlli bukur do të rikthehet jashtë nga ky inkubator, në krahë të nënës së saj.
Zoti i bekoftë bamirësit në familjet e fëmijët e tyre.❤❤❤

“Dal nga reanimacioni e kur kthehem tmerrohem se mos nuk e gjej më gjallë vajzën”Sa e fortë është zemra🤲❤️ e nënës? Mbas...
10/01/2026

“Dal nga reanimacioni e kur kthehem tmerrohem se mos nuk e gjej më gjallë vajzën”

Sa e fortë është zemra🤲❤️ e nënës? Mbase më e forta e zemrave mes njerëzve të kësaj bote.
Si zemra e kësaj nëne, Megit. E bija lindi më 8 dhjetor dhe prej mëse 1 muaji, ajo e sheh vajzën në inkubator. Sa herë hyn në repartin e reanimacionit, zemra e saj sa nuk i del prej gjoksit. Sepse ka frikë.💔 Sa herë Megi është pranë derës që e çon tek e bija, bën të njëjtën pyetje.

“A do ta gjej vajzën gjallë?” 🥺

Megi jeton kështu prej mëse 1 muaji...😞 Ajo i lutet kujtdo që ka mundësinë, i lutet nënave e prindërve si ajo, që ta ndihmojnë t’i shpëtojë jetën Meilit duke e dërguar jashtë shtetit për kurim.

𝐆𝐨𝐅𝐮𝐧𝐝𝐌𝐞: https://gofund.me/2d8500ef3

I kam blerë vajzës fustane e fjongo, por ajo është e intubuar😢💔Prej 1 muaji e shikon të bijën prej xhamit të inkubatorit...
10/01/2026

I kam blerë vajzës fustane e fjongo, por ajo është e intubuar😢💔

Prej 1 muaji e shikon të bijën prej xhamit të inkubatorit ky baba. Bleu me gjithë shpirt e gëzim fustane, rroba, fjongo e plot tjera për Meilin, por sot duart i ka bosh.🥺 Rrobat kanë mbetur në shtëpi, ndërsa ai me të shoqen qëndrojnë natë e ditë në spital pranë Meilit të vogël.🤲
E nëse Meili nuk niset për kurim jashtë shtetit, ato rroba do të jenë i vetmi kujtim...😭
“Ne i kemi blerë rroba, fustane, i kemi blerë sandale e shumë gjëra të bukura, por vajza për fat të keq nuk ka veshur asgjë deri tani.... ufff, nuk di çfarë të them”-thotë babai i Meilit.😞
Të bëhemi bashkë për foshnjen 1 muajshe: https://gofund.me/7c4861829

“O shpirti mamit të lutem hapi sytë e bukur, unë s’mund të jetoj dot pa ty”💔😔Një nënë që prej 1 muaji qëndron përballë i...
10/01/2026

“O shpirti mamit të lutem hapi sytë e bukur, unë s’mund të jetoj dot pa ty”💔😔

Një nënë që prej 1 muaji qëndron përballë inkubatorit ku e bija lufton për jetën. Një nënë që ka vetëm lutjet drejtuar Zotit🤲🙏 dhe shpresën se zemrat e shqiptarëve bëhen bashkë për t’ja mundësuar të bijës kurimin jashtë shtetit.

“Shpirti mamait, jeta ime që mezi të prita. Të lutem hapi sytë e bukur. Shtrëngoja dorën mamit, më trego që je e fortë dhe do t’ja dalësh Mei. Ne nuk mundemi pa ty, të lutem o shpirti mamit”- i thotë Megi të bijës.

Të bëhemi bashkë për t’i dhënë shërim Meilit: https://gofund.me/25b9af123

Sa herë i flet nëna, ❤zemra vogël hap sytë...😢Meili prej 1 muaji ndodhet në inkubator. Po lufton për jetën. Një problem ...
09/01/2026

Sa herë i flet nëna, ❤zemra vogël hap sytë...😢

Meili prej 1 muaji ndodhet në inkubator. Po lufton për jetën. Një problem në lindje në ezofagun e saj ia çon ushqimin në mushkëri. Meili po jeton përmes serumeve dhe duhet dërguar sa më urgjentisht jashtë shtetit.🤲

Zoti i dha vend të lartë nënës... e sa herë nëna e Meilit i flet të bijës, vogëlushja hap menjëherë sytë.❤

Në këtë të premte, një nënë u lutet me shpirt të gjithë shqiptarëve për t’i shpëtuar jetën vajzës.
Link për të ndihmuar Meilin 1 muajshe përmes donacioneve: https://gofund.me/7b800c9e5

Adresse

828 Schwarzenburgstrasse 828
Bern

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Firdeus Channel erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen

Kategorie