FIRST Channel

FIRST Channel Televizioni “FIRST Channel” filloi transmetimin më 28 Nëntor 2011 si projekt në vazhdën e aktiviteteve televizive të produksionit “Valiant”.

Televizioni “FIRST Channel” filloi transmetimin më 28 Nëntor 2011 si projekt në vazhdën e aktiviteteve televizive të produksionit “Valiant”, pronar të të cilit janë Valon Maloku dhe Antigona Kotorri. Ky produksion filloi me realizimin e show-ut televiziv “Përrallë me tupan” në vitin 2005 për të vazhduar me emisonin argëtues veror “Vera kah dera”, i cili u ndoq mjaft dhe u prit mirë nga audienca. G

jithashtu, “Valiant” në sirtar ka me dhjetëra programe të Vitit të Ri për DVD, në të cilat u promovuan të gjithë këngëtarët shqiptarë e u shoqëruan me humor. Në “Valiant” janë zhvilluar mbi 50 aktorë, ndërsa rreth 200 biznese kanë qenë partnerë dhe kanë shumëfishuar shërbimet e veta. Pra, me punën dhe përkushimin maksimal, “Valiant”, hapi Televizionin “1st Channel” i cili shfaqet ekskluzivisht në rrjetet kabllore : “Ipko”, “Kujtesa”, Diaspora IPTV, DigitAlb IPtv, TVAlb në Amerikë, në platformën digjitale tokësore dhe satelitore DigitAlb Satelit si dhe në shumë rrjete kabllore të vogla. Pra për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur që kudo qe gjenden kanalet e tjera shqip si Klan Kosova, Rtk, 21 Rtv dhe Ktv, gjendemi edhe ne. Aktualisht, “1st Channel”, moto e të cilit është “JU JENI TË PARËT”, vie tek ju 24 orë në shtatë ditë të javës me prodhim vetanak si:

“ValaMalaShow” (talkshow i cili merret me aktualitetin dhe përditshmërinë. Udhëhiqet nga showman-i Valon Maloku që zhvillon bisedë me të gjitha strukturat e jetës në Kosovë)
“1st Minute” (minuti i parë i ditës (00:00) fillon me këtë emision i cili transmetohet gjatë shtatë ditëve të javës me prezantues të ndryshëm. Shikuesit janë pjesë e rëndësishme e këtij programi, pasiqë përmes telefonit ata japin mendime për temën e caktuar edicionale).
“Kanari” (emision i përditshëm informativ i cili ka për bazë satirën dhe paraqitjen e dukurive negative të vendit. Emisioni bazohet në faktet e shkruara në të përditshmet tona. Udhëhiqet nga Abdullah Gjikokaj – Dulla dhe Fitim Saqipi).
“Përrallë me tupan” (emision humoristik javor, me aktorët të cilët prekin përditshëmërinë kosovare përmes personazheve të tyre komike. Udhëhiqet nga showman-i Valon Maloku).
“Dama” (emision ekskluziv për gruan dhe pozitën e saj në shoqëri. Drama të sfidave të jetës së një femre në Kosovë të cilat rrëfehen në studio me anë të mysafireve.Udhëhiqet nga Antigona Kotorri).
“Top Liga” (emision muzikor i hartuar në idenë e ligës sportive duke i nxjerrë nga liga këngët që bien nga ajo dhe ngritë këngët që votohen më shumë nga shikuesit. Me një transmetim direkt ditor emisioni Top Liga përmes votave të shikuesve i kategorizon këngët më të votuara në pozitat më të mira.Udhëhiqet nga Njomëza Bllaca).
“Specbuk” (emision argëtues i cili merret me çështjet më të diskutuara të Facebook-ut. Cilat janë fotot më të pëlqyera, linqet më të debatueshme vijnë çdo ditë pune në mënyrën e Mark Sheqerbergut. Emisioni prezentohet nga Valon Bujupi ).
“1st Coffe” (emisioni i mëngjesit me të cilin fillojnë ditën e tyre shikuesit e 1st Channel. Dy orë e gjysëm brenda emisionit të mëngjesit teleshikuesit diskutojnë për temën e ditës, informohen për ngjarjet aktuale por edhe argëtohen me rubrikat atraktive. Emisioni udhëhiqet nga Lorik Bakija e Mimoza Cërmjani).
“Dokumentaret” (pjesë e skemës programore të 1st Channel janë edhe dokumentaret e ndryshëm realizuar nga ekipet e 1st Channel si dhe dokumentare të tjera. Ato kanë hapësirë çdo ditë brenda skemës programore deri në një orë).
“1st Show” (emision javor me gjashtë (6) debatues në studion të cilët diskutojnë për fenomene të ndryshme të shoqërisë sonë.Çdo kapitull i diskutimit plotësohet edhe me muzikë live e cila performohet nga grupe të ndryshme muzikore të cilet posa kane hyrë në rrugën e muzikës apo ata që i ka venitur koha. Udhëhiqet nga Driton Siqeca).
“Qumil Aga Show” (emision humoristik i cili në vete përmban ballafaqimin e një të moshuari me rrethanat aktule të jetesës në kohët “moderne”. Me mysafirë në studio përjetohet jeta e një të moshuari brenda një shtëpie.Udhëhiqet nga Sevdai Radogoshi).
“Ordinanca 69” (emision argëtuaes javor i cili sjellë figurat e artit, kulturës,politikës përmes një formati të intervistës së “sinqertë” realizuar në bazë të një pyetsori i cili zbulon jo vetëm anën profesionale por edhe atë private të personave publik.Udhëhiqet nga Virus Shala).
“Sasa’sa” (emision ditor i cili prezenton ngjarjet më të rëndësishme kultuore në vend dhe në botë, “të vërtetat” e yjeve vendor dhe ndërkombëtarë, promovim i videoklpive më të reja si dhe opinione të qytetarëve për njerëzit e artit si dhe dedikuar modës aktuale, këshillave estetike të cilat realizohen në kushte shtëpiake. Udhëhiqet nga Saranda Hoda).
“Kuizi Matu” (Kuiz për matjen e diturisë, dedikuar maturantëve)
“Mirësevjen o vëlla” (Emision dedikuar bashkatdhetarëve)
“Eja dhe ti” (Emision dedikuar më të vegjëlve që përfshin këngë, humor si dhe intervista me fëmijë dhe të rritur që i përkasin botës së artit)

24/01/2025

Albiosi - "Kena filtru me Shkurten, eshte e bukur"

24/01/2025

Arditi - "Me kon Shkurta ktu nuk ma kish prish lojen"

24/01/2025

Elmedina perlahet me Kreshnikun - "I ke shti krejt familjen me votu kunder meje"

24/01/2025

Shkurta rrefen per here te pare jashte shtepise se It's My HOME, cka ka ndodhe me jeten e saj?

24/01/2025

Buxhetin e keni 60%, nese rrini edhe 3 jave kemi me ju pru xhakuzi

24/01/2025

Bashkohen prap ne It's My Home pas nje kohe Arditi dhe Shkurta, ajo i bene suprize

24/01/2025

"Ti s'je i paqt jaran" - Elmedina-Kreshnikut

24/01/2025

"Nese duheni pernime, heqni dore nga cmimi sonte" - Valoni per Albionen e Kenin

24/01/2025

Mergimi:" E kom keshillu Albionen mos me lujt edhe me mu edhe me Kenin kur jena kon pa kamera"

24/01/2025

Mbushet me lot Katerina...Valon: "Niko nuk ka bo kurr kurgjo per Katerinen. NUK e don"

24/01/2025

Magi: "Juvi e ka gjakin e omel... Mergimi ka pelqim per ta nime"

24/01/2025

"T'ka ra shi n'kollomoq" - Kreshniku i gjun kungja Grekut, e qart krejt

24/01/2025

Keni: "Une me Albionen jena cifti i vetem qe kena me vazhdu jashte shtepise"

23/01/2025

Katerina tregon cka ndodhi pernime mes Albiones e Mergimit ne mungesen e kamerave

23/01/2025

Katerina shperthen ne lot, merr surprize nga Nena e saj

Adresse

Sierenzerstrasse 41
Basel
4055

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von FIRST Channel erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an FIRST Channel senden:

Videos

Teilen

Kategorie

Our Story

Televizioni “FIRST Channel” filloi transmetimin më 28 Nëntor 2011 si projekt në vazhdën e aktiviteteve televizive të produksionit “Valiant”, pronar të të cilit janë Valon Maloku dhe Antigona Kotorri. Ky produksion filloi me realizimin e show-ut televiziv “Përrallë me tupan” në vitin 2005 për të vazhduar me emisonin argëtues veror “Vera kah dera”, i cili u ndoq mjaft dhe u prit mirë nga audienca. Gjithashtu, “Valiant” në sirtar ka me dhjetëra programe të Vitit të Ri për DVD, në të cilat u promovuan të gjithë këngëtarët shqiptarë e u shoqëruan me humor. Në “Valiant” janë zhvilluar mbi 50 aktorë, ndërsa rreth 200 biznese kanë qenë partnerë dhe kanë shumëfishuar shërbimet e veta. Pra, me punën dhe përkushimin maksimal, “Valiant”, hapi Televizionin “1st Channel” i cili shfaqet ekskluzivisht në rrjetet kabllore : “Ipko”, “Kujtesa”, Diaspora IPTV, DigitAlb IPtv, TVAlb në Amerikë, në platformën digjitale tokësore dhe satelitore DigitAlb Satelit si dhe në shumë rrjete kabllore të vogla. Pra për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur që kudo qe gjenden kanalet e tjera shqip si Klan Kosova, Rtk, 21 Rtv dhe Ktv, gjendemi edhe ne. Aktualisht, “1st Channel”, moto e të cilit është “JU JENI TË PARËT”, vie tek ju 24 orë në shtatë ditë të javës me prodhim vetanak si: “ValaMalaShow” (talkshow i cili merret me aktualitetin dhe përditshmërinë. Udhëhiqet nga showman-i Valon Maloku që zhvillon bisedë me të gjitha strukturat e jetës në Kosovë) “1st Minute” (minuti i parë i ditës (00:00) fillon me këtë emision i cili transmetohet gjatë shtatë ditëve të javës me prezantues të ndryshëm. Shikuesit janë pjesë e rëndësishme e këtij programi, pasiqë përmes telefonit ata japin mendime për temën e caktuar edicionale). “Kanari” (emision i përditshëm informativ i cili ka për bazë satirën dhe paraqitjen e dukurive negative të vendit. Emisioni bazohet në faktet e shkruara në të përditshmet tona. Udhëhiqet nga Abdullah Gjikokaj – Dulla dhe Fitim Saqipi). “Përrallë me tupan” (emision humoristik javor, me aktorët të cilët prekin përditshëmërinë kosovare përmes personazheve të tyre komike. Udhëhiqet nga showman-i Valon Maloku). “Dama” (emision ekskluziv për gruan dhe pozitën e saj në shoqëri. Drama të sfidave të jetës së një femre në Kosovë të cilat rrëfehen në studio me anë të mysafireve.Udhëhiqet nga Antigona Kotorri). “Top Liga” (emision muzikor i hartuar në idenë e ligës sportive duke i nxjerrë nga liga këngët që bien nga ajo dhe ngritë këngët që votohen më shumë nga shikuesit. Me një transmetim direkt ditor emisioni Top Liga përmes votave të shikuesve i kategorizon këngët më të votuara në pozitat më të mira.Udhëhiqet nga Njomëza Bllaca). “Specbuk” (emision argëtues i cili merret me çështjet më të diskutuara të Facebook-ut. Cilat janë fotot më të pëlqyera, linqet më të debatueshme vijnë çdo ditë pune në mënyrën e Mark Sheqerbergut. Emisioni prezentohet nga Valon Bujupi ). “1st Coffe” (emisioni i mëngjesit me të cilin fillojnë ditën e tyre shikuesit e 1st Channel. Dy orë e gjysëm brenda emisionit të mëngjesit teleshikuesit diskutojnë për temën e ditës, informohen për ngjarjet aktuale por edhe argëtohen me rubrikat atraktive. Emisioni udhëhiqet nga Lorik Bakija e Mimoza Cërmjani). “Dokumentaret” (pjesë e skemës programore të 1st Channel janë edhe dokumentaret e ndryshëm realizuar nga ekipet e 1st Channel si dhe dokumentare të tjera. Ato kanë hapësirë çdo ditë brenda skemës programore deri në një orë). “1st Show” (emision javor me gjashtë (6) debatues në studion të cilët diskutojnë për fenomene të ndryshme të shoqërisë sonë.Çdo kapitull i diskutimit plotësohet edhe me muzikë live e cila performohet nga grupe të ndryshme muzikore të cilet posa kane hyrë në rrugën e muzikës apo ata që i ka venitur koha. Udhëhiqet nga Driton Siqeca). “Qumil Aga Show” (emision humoristik i cili në vete përmban ballafaqimin e një të moshuari me rrethanat aktule të jetesës në kohët “moderne”. Me mysafirë në studio përjetohet jeta e një të moshuari brenda një shtëpie.Udhëhiqet nga Sevdai Radogoshi). “Ordinanca 69” (emision argëtuaes javor i cili sjellë figurat e artit, kulturës,politikës përmes një formati të intervistës së “sinqertë” realizuar në bazë të një pyetsori i cili zbulon jo vetëm anën profesionale por edhe atë private të personave publik.Udhëhiqet nga Virus Shala). “Sasa’sa” (emision ditor i cili prezenton ngjarjet më të rëndësishme kultuore në vend dhe në botë, “të vërtetat” e yjeve vendor dhe ndërkombëtarë, promovim i videoklpive më të reja si dhe opinione të qytetarëve për njerëzit e artit si dhe dedikuar modës aktuale, këshillave estetike të cilat realizohen në kushte shtëpiake. Udhëhiqet nga Saranda Hoda). “Kuizi Matu” (Kuiz për matjen e diturisë, dedikuar maturantëve) “Mirësevjen o vëlla” (Emision dedikuar bashkatdhetarëve) “Eja dhe ti” (Emision dedikuar më të vegjëlve që përfshin këngë, humor si dhe intervista me fëmijë dhe të rritur që i përkasin botës së artit)