Albanian News

Albanian News Platformë mediatike për diasporën shqiptare në Kanada…
(1)

Për herë të parë në Ottawa, vjen artisti i madh, Alban Skënderaj.Për bileta: dolcenoche.event@gmail.com OSE (514) 663 75...
01/16/2025

Për herë të parë në Ottawa, vjen artisti i madh, Alban Skënderaj.

Për bileta: [email protected] OSE (514) 663 7527 OSE DM IG/FB

Njoftim nga Shoqata Shqiptare Kosova- MontrealTë dashur bashkatdhetarë,Ju ftojmë të merrni pjesë në mbrëmjen festive për...
01/16/2025

Njoftim nga Shoqata Shqiptare Kosova- Montreal

Të dashur bashkatdhetarë,
Ju ftojmë të merrni pjesë në mbrëmjen festive për të festuar Pavarësinë e Kosovës!
📅 Data: 15 Shkurt
⏰ Ora: 18:00
📍 Vendndodhja: Plaza Vogue
Adresa: 4371 Des Grandes Prairies, Saint-Léonard, QC, H1R 3G8, Kanada
🎟️ Hyrja me darkë:
• Të rriturit: 120$
• Fëmijët (4-12 vjeç): 60$
📌 Kujdes! Numri i biletave është i limituar. Nuk do të ketë bileta tek hyrja!
🎫 Biletat janë fizike dhe duhet të rezervohen paraprakisht.
Për të siguruar vendin tuaj, kontaktoni një nga anëtarët e kryesisë:
📞 Ilirjana: 514-991-2266
📞 Azemi: 514-295-6143
📞 Ruzhdiu: 438-530-3727
📞 Armendi: 514-944-8302
📞 Blerimi: 438-530-3727
📞 Valbona: 438-826-4300
Mos e humbisni këtë mundësi të veçantë për të festuar së bashku!
Shoqata Shqiptare Kosova Montréal

William Walker❤️
01/16/2025

William Walker❤️

Ballina e gazetës KOHA Ditore, 17 janar 1999.
01/16/2025

Ballina e gazetës KOHA Ditore, 17 janar 1999.

Njoftim nga Rrjetëzimi i Profesionistëve Shqiptarë në BCJeni të ftuar në Eventin e Rrjetëzimit të Profesionistëve Shqipt...
01/15/2025

Njoftim nga Rrjetëzimi i Profesionistëve Shqiptarë në BC

Jeni të ftuar në Eventin e Rrjetëzimit të Profesionistëve Shqiptarë të këtij viti, që do të mbahet më 1 Mars 2025, në UBC Robson Square, në qendër të Vancouver-it!
🕐 Ora: 13:00 - 17:00
📍 Vendndodhja: Teatri në UBC Robson Square (downtown Vancouver)

💼 Çfarë të Prisni:
🎤 Folës të ftuar frymëzues
🎵 Një performancë e shkurtër muzikore
🤝 Mundësi rrjetëzimi për të krijuar kontakte me profesionistë shqiptarë

🎤 Njoftimi për Folësin e Tretë të Ftuar:

Jemi të nderuar të mirëpresim Dr. Ryve Loshaj: Mjeke Familje dhe Asistente Profesore - Departamenti i Mjekësisë Familjare në UBC, si një nga folëset tona të ftuara. Me një udhëtim frymëzues të qëndresës, vendosmërisë dhe përkushtimit të palëkundur ndaj mjekësisë, historia e Dr. Loshaj nga Kosova në Kanada është vërtet e jashtëzakonshme.

🎉 Ky është një event falas, por regjistrimi është i detyrueshëm!

👉 Na kontaktoni për të siguruar vendin tuaj dhe për të mësuar më shumë rreth punës dhe karrierës së Ryves në sektorin e shëndetësisë.
Mos e humbisni këtë mundësi për t’u lidhur, bashkëpunuar dhe festuar arritjet e jashtëzakonshme të profesionistëve shqiptarë!

Në një shtëpi shqiptare në Toronto.
01/15/2025

Në një shtëpi shqiptare në Toronto.

Grupi i Valleve “Albos”, Montreal.
01/15/2025

Grupi i Valleve “Albos”, Montreal.

Për ju që jetoni në Kanada, dhe në përgjithësi, për qytetarët shqiptarë me banim jashtë Shqipërisë kemi një njoftim nga ...
01/15/2025

Për ju që jetoni në Kanada, dhe në përgjithësi, për qytetarët shqiptarë me banim jashtë Shqipërisë kemi një njoftim nga KQZ në Tiranë. Këtu do të gjeni instruksionet se si të regjistroheni për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë që do të mbahen më 11 maj 2025 (versioni Mobile App).

🇦🇱🗳️ NGA KQZ Mobile APP - Si të hapni një llogari dhe të regjistroheni në Platformën Elektronike të Regjistrimit të Votuesve nga jashtë nëpërmjet Aplikaci...

01/14/2025
Mbahet Takimi i Dytë Formal Shoqatës Shqiptare të Windsor-itTakimi i dytë formal i Kryesise dhe Keshillit Organizativ të...
01/14/2025

Mbahet Takimi i Dytë Formal Shoqatës Shqiptare të Windsor-it

Takimi i dytë formal i Kryesise dhe Keshillit Organizativ të Shoqatës Shqiptare të Windsorit - Albanian Association of Windsor, u zhvillua më 12 janar 2025 në Elite Restaurant, ku morën pjesë mbi 70 pjesëmarrës.
Të arriturat e deritashme:
• Përfundimi i procesit të regjistrimit në CRA si një organizatë jo-fitimprurëse me emrin
Albanian Association of Windsor Inc.

• Shpërndarja e 1000 kartave të biznesit, të pajisura me scancode për regjistrim të lehtë dhe nderlidhje instante me webfaqen tonë

• Zhvillimi i faqes zyrtare të Shoqatës www.shoqatawindsor.ca e cila do të shërbejë si një qendër për regjistrime, blerje biletash, reklamim biznesesh dhe ndarje të njoftimeve.

Statistikat aktuale të Shoqatës:
• 64 anëtarë të Këshillit Organizativ të regjistruar deri tani, përfshirë këtu bordin
• 9 anëtarë në bordin ekzekutiv.
• 400+ individë të regjistruar manualisht dhe online.

Angazhimet dhe objektivat e ardhshme:

• 17 Shkurt, paraqitja e kërkesës për Ceremoninë e ngritjes së flamurit të Kosovës në City Hall me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë, Drew Dilkens. Detajet e dites dhe ores nuk janë përcaktuar akoma.

•Vizita perfaqësuesish te lartë diplomatik të Shqipërisë dhe Kosovës e cila pritet brenda dy muajve të ardhshëm.

•8 mars - Organizim festiv në nder të grave shqiptare.

• Promovimi i traditave shqiptare përmes mësimeve të poezisë dhe krijimit të një grupi vallesh tradicionale, të cilat do të prezantohen në aktivitetet e ardhshme.

Shoqata Shqiptare e Windsor është shembull i krenarisë kombëtare dhe i një vizioni për të ardhmen, ku çdo shqiptar është një forcë për bashkimin dhe mbrojtjen e vlerave tona. Me përkushtimin dhe dashuri le të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të forcojmë ndjenjën e solidaritetit ndaj kombit dhe shqipëtarisë.

Me 4 janar  2024 u mbajt mbledhja e Bordit te Shoqates Shqiptaret ne BC, dhe u diskutua programi aktiviteteve per 2025. ...
01/13/2025

Me 4 janar 2024 u mbajt mbledhja e Bordit te Shoqates Shqiptaret ne BC, dhe u diskutua programi aktiviteteve per 2025. “Nga pikat a axhendes mund te permendim bashkepunimi per Festen e Kosoves, Festa e 8 marsit, mbledhja me biznesmen, shfaqja filmave te tjere, pikniku veror dhe udhetimi me varke, festa e nendorit dhe zgjedhjet e kryesise se re te shoqates ne Nendor 2025”- thuhet ne postimin e shoqates be Facebook.

Mbahet edicioni i pestë i artistëve shqiptarë në Kanada25 artistë do të flasin me gjuhën e tyre universale në ekspozitën...
01/13/2025

Mbahet edicioni i pestë i artistëve shqiptarë në Kanada

25 artistë do të flasin me gjuhën e tyre universale në ekspozitën "Silent Poetry," që do të qëndrojë e hapur për 20 ditë, nga 12 Shkurti deri në 9 Mars në Todmorden Mills Heritage Site, Toronto.
Ekspozita do të shfaqë 110 vepra, duke ofruar një rrëfim vizual unik që komunikon përtej fjalëve. Ajo do të përfshijë:
• Vepra artistike të zhanreve dhe mediave të ndryshme që shfaqin traditat dhe kulturën shqiptaro-kanadeze.
• Seancë pikture (life) me një modele të veshur me kostume tradicionale shqiptare.
• Kurs interaktiv pikture për fëmijë të moshës 10-15 vjeç (maksimumi 20 fëmijë).
• Mundësi shkëmbimi kulturor.

Ekspozita "Silent Poetry" shënon edicionin e pestë të ekspozitës së Artistëve Shqiptaro-Kanadezë, duke u mbështetur në një histori të pasur ngjarjesh kulturore që daton që nga viti 2012.

Më poshtë është lista e 25 artistëve të talentuar nga Toronto, York Region, Montreal, Halifax, si dhe pertej oqeanit:
(1)Albana Canga, (2) Alba Feinaj, (3) Altin Muçiqi, (4) Ardian Radovicka, (5)Dhurata Sahatçija, (6) Dritan Gavane, (7) Edlira Efovi, (8) Emma Radovicka, (9) Entela Konomi, (10) Elis Tarelli,(11) Ermal Xhixha, (12) Frida Vokshi, (13) Genti Hali, (14) Ilir Butka, (15) Imelda Prifti, (16) Jasmina Ujkani, (17) Kristaq Turtulli, (18) Rrapi Sota, (19) Robert Simoni, (20) Petro Dhimitri, (21) Victoria Xhixha, (22) Vilma Saraci Mebelli, (23)Viola Ilia, (24) Zeqirja Rexhepi dhe (25) Ylli Radovicka.

Kjo ngjarje është një përpjekje bashkëpunimi midis organizatave të njohura të angazhuara për zhvillimin e komunitetit shqiptar, me një histori të mbështetjes së promovimit kulturor dhe nismave të shkëmbimit.
Sukseset e mëparshme të ACDA dhe MGT janë një garanci që bashkëpunimi ynë me ta do të na mundësojë realizimin e misionit tonë të përbashkët: ruajtjen e traditës dhe kulturës sonë kombëtare dhe përcjelljen e saj tek të rinjtë.

Rishkrimi i historisë si dëshmi njerëzish të lirëFaruk MyrtajTorontoNë parim, s’ka të keqe, teksa je në pushtet, bën fte...
01/12/2025

Rishkrimi i historisë si dëshmi njerëzish të lirë

Faruk Myrtaj
Toronto

Në parim, s’ka të keqe, teksa je në pushtet, bën ftesë për ta rishikuar historinë, por bën mirë të kujtohesh se këtë e kanë bërë gjithë paraardhësit. Veçanërisht të zellshëm kanë qenë ata që më vonë e kanë keqpërdorur atë.
Sepse ajo që ka ndodhur, shpesh, është më pak e rrezikshme se ajo që është shkruar. Ngaqë, pasi shkruhet, historia mbetet si e ndodhur e tillë. Ngaqë kur ri-shkruhet zor se zëvendësohet me të ngjashmen.

Ngaqë i kemi parë gjërat pa lidhjen reciproke, mbetëm truall i të kundërtave. Deri edhe për një “institucion shpirtëror” si Nënë Tereza, mbetemi të paqëndrueshëm. Merrnim përsipër të bënim sikur s’e dinim kur ajo shpërblehej me Nobel-in e respektohej në botë. Bëmë sikur e pranuam vetëm pas ’90-ës, kur kërkuam të na njihnin si bashkatdhetarë të saj. Së fundi, pas publikimit të ca letrave private të saj, po provojmë që s’e kemi çmuar dot: për dobësinë tonë dhe jo vetëm prej përmasës së saj njerëzore.

Sepse, na kanë mësuar të respektojmë heronjtë që nxitonin ta jepnin jetën, pa ditur ç’ishte jeta, të nderonim njerëz pa mëdyshjen e njeriut ekzistencial.

Në po këtë kah, duhet të qartësohemi se kur mëtojmë të rishikojmë historinë e artit, s’është e njëjta me rishikimin e qëndrimit të artistëve ndaj njeri-tjetrit dhe shoqërisë, e aq më pak me rileximin e veprës së tyre artistike.

Librat e punët janë aty, siç janë shkruar, vënë në skenë apo shfaqur në kohë. Nëse themi se kemi qenë nën diktaturë, provat për këtë diktaturë duhet t’i gjejmë në librat dhe artin e kohës. Si nënshtrim a si nëntekst, tek dikush më shumë apo më pak, si rezistencë për ekzistencë apo si zulm për karrierë artistike në kohë aspak të tillë, gjithnjë brenda krijimtarisë.

Rishikimi, rishkruarja, ribotimi, pastaj edhe rileximi e rivlerësimi i tyre, kanë të bëjnë me qëndrimin ndaj artit, jo më pak se ndaj realiteteve historikë.

Të pranosh atë që ka ndodhur, do të thotë të jesh gati ta “lexosh” historinë e shkruar sa më objektivisht. Të përpiqesh të rrëfesh si të ndodhur atë që tani dëshiron të kishte ndodhur (siç të duhet sot), është jo vetëm naivitet, fyerje ndaj të tjerëve, dashamirësve e konkurrenteve, por edhe shenjë se historia rrezikon të vazhdojë të përdoret si “pushtet”.
2 / 3
Duket se i vetmi mësim që nxirret nga historia mbetet po ai shfajësuesi: “historinë e shkruajnë fitimtarët!”
Ironia është shkurajuese, vrasëse, kurrë e vërtetë. Pranojmë që komunistët marrin çdo kala dhe vazhdojmë ta shkruajmë historinë si veprimtari të tyre!
Nuk do prishnin punë më librat apo filmat e asaj kohe; nuk do merreshin seriozisht as lamtumirat a dekorimet presidenciale për viktimat “liberale” të asaj kohe, nëse do dinim dhe argumentonim limontinë dhe kotësinë e tyre. Ato mund të përshëndeteshin vetëm si lehtësim e memories së ish Partisë së Punës, por jo si përparim i tërë shoqërisë shqiptare.

Rishikimi e rishkrimi i historisë është mirë të mëtohet si harmoni e dëshmive të dhëna dje në robëri dhe sot nën liri. Dëshmitë e ndryshuara, edhe pa qëllim përfitimi të sotëm, mund të merren në konsideratë për ngjyrimin e historisë në tërësi, por jo për të ndryshuar atë që ka ndodhur apo për glorifikimin e figurën së protagonistëve të djeshëm që të mbeten sërish.

Nuk i kërkohet shkrimtarit të sillej dje siç do ta dëshironim tani por, në të njëjtën kohë, ia vlenë të bëjmë kujdes kur i premtojmë njërit-tjetrit vend nderi në historinë e asaj kohe për të cilin ka paguar shtrenjtë, deri në mos-shkruarje, deri në privime jetësore, dikush tjetër.

Gjithnjë nëse flasim për historinë e artit, pra të rolit të artistëve, jo për artin. Për artin janë prova librat, filmat, shfaqjet. Dikush që i është gëzuar këtyre punëve, lëshimeve ideologjike, përfitimeve dhe privilegjimeve prej tyre, s’bën mirë tek zgjatë duart drejtë fryteve të pemëve që janë rritur mbi mundin e jetët e të tjerëve, të individëve e shtresave që e kundërshtuan komunizmin qysh në ngjizjen e tij, atyre që bënë zgjedhje ndryshe, ose të tjerëve të cilët nuk i lanë fare të zgjidhnin.

Shkruhet me lehtësi fyese se “filani” e shkroi këtë vepër si “taksë për diktaturën”. Mirë pra mirë, si detyrim e shkroi, por në emër të kujt u shlye kjo taksë?! Kush u dëmtua prej saj? A përfitoi ndokush?

A nuk jemi të detyruar, përballë historisë, që pluralizmin e ’90-ës të mos e quajmë si të ndodhur “për herë të parë” në historinë e shqiptarëve, përderisa është katërcipërisht e provuar se ka ndodhur edhe në vitet ’30?
Dhe, përderisa flitet për historinë e artit dhe të artistëve, edhe si ushtrim lirie, pse s’jemi gati të pranojnë inferioritetin ndaj homologëve të asaj periudhe? Pse nuk marrim në konsideratë, kur analizojmë sukseset e trumbetuara të kohës izolacioniste të para ’90-ës: a ka qenë diktaturë, izolacionste për të gjithë? Si ka mundësi që disa pak individë të përfitonin prej saj, gjoja duke
3 / 3
ia hedhur asaj, teksa të tjerëve u imponohej censura brutale e imtë? Ajo letërsi apo kinematografi që ishte përfaqësuese zyrtare e artit të kohës, si mund të nderohet edhe pas “përmbysjes” po aq e virtytshme?!

Më së fundi, a jemi gati ta shkruajmë historinë e pas ’90-ës?!
Është barrë e rëndë të shkruhet qysh sot historia e pluralizmit shqiptar. Sepse tranzicioni po zgjat. Dhe, se vetëm pasi të kemi më shumë drita e ujë, pasi të shihemi më qartë e të pastrohemi ca më shumë, pra të kemi ca nge të tëharrim historinë e së shkuarës, do mund të jemi gati të mos na mbetet e dyshimtë edhe e sotmja.
Nuk do mund të jemi në atë moment ë pritur, nëse nuk bëjmë të prehen në paqë eshtrat e atyre që kanë shkruar historinë e vërtetë të shqiptarëve, pra edhe të artit të tyre.

Nuk është e vështirë të fillohet. Mund të mos jemi vërtetë të lirë, por për lirinë tashmë flitet. Më parë ndëshkoheshe edhe për fjalën. Ftesa për rishikim e rishkrim të historisë mund të shihet edhe si ftesë për të provuar lirinë. Vetëm dëshmitë në liri, vetëm dëshmitarët e lirë. Historisë nuk i hyjnë në punë dëshmitë e sajuara. Në të kundërtën do mungonin lidhjet me pjesët e tjera të organizmit; siç ndjehet boshi I madh midis letërsive të viteve ’30 dhe të pas viteve ’90.

Letërsia e artet e viteve ’30, si pasues cilësorë të Rilindjes nuk janë ende të njohur në përmasën dhe pamjen reale në historinë e artit. Ajo që është shkruar, u ka shërbyer më shumë prurësve se lexuesve të duhur.
Është histori e pa shkruar, s’mund ta neglizhojmë më tej.
Ia vlen të shqetësohemi, se rrezikojmë të mbetemi pa histori, pra që secilit, në çdo kohë, t’i mundësohet të rishkruajë historinë.

Faton Bislimi merr një nderim të veçantë nga Presidenti Amerikan, Joe BidenAktivisti dhe profesori shqiptar në Edmonton,...
01/11/2025

Faton Bislimi merr një nderim të veçantë nga Presidenti Amerikan, Joe Biden

Aktivisti dhe profesori shqiptar në Edmonton, Faton Bislimi ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si falëmnderim për artikullin e tij mbi kontributin e jashtëzakonshëm të presidentit amerikan për Kosovën (të botuar nga Harvard Kennedy School Policy Review në nëntor 2024).
"Ekipi im ka ndarë me mua artikullin tuaj, dhe unë deshta t'ju them që deri sa po përfundoj mandatin tim, ju jam mirënjohës juve dhe të tjerëve si ju anekënd për mbështetjen tuaj gjatë katër viteve të kaluara..." shkruan Presidenti Biden në letrën e tij.
Duke iu referuar angazhimit për një të ardhme të bazuar në liri, ndër të tjera, Presidenti Biden shton: "Mbetem optimist sepse njerëz si ju luftojnë për atë të ardhme çdo ditë, të nxitur nga flaka e lirisë që ndez shpirtrat e njerëzve të lirë kudo." Presidenti e përfundon letrën e tij për mua duke thënë "Zoti ju bekoftë juve dhe familjen tuaj."
“Këto fjalë të Presidentit të SHBA-ve janë vlerësimi më domethënës për mua dhe punën time; një inkurajim i pashoq që do ngulitet thellë në mbamendjen time si fanar që ndriçon rrugën time të mëtutjeshme në shërbim të kombit dhe shtetit tim”- shkruan Bislimi në profilin e tij në Facebook.
🇺🇸 🤝 🇽🇰

Address

4930 Mayfield Road Caledon, Ontario
Toronto, ON
L7C0Z4

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share