Gazeta ZEB

Gazeta ZEB Gazeta ZEB
Zëri i Egjiptianëve të Ballkanit, është gazetë nacionaliste e Egjiptianëve të Ballkanit

06/01/2025

💪

Partia Liberale Egjiptiane-PLE do të mbaj numrin fitues 115✅️ në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Partia Liberale Egjiptiane-PLE do të mbaj numrin fitues 115✅️ në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ❤️😊Urime dhe na pr...
06/01/2025

Partia Liberale Egjiptiane-PLE do të mbaj numrin fitues 115✅️ në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ❤️😊

Urime dhe na prift e mbara!

Pa njohje të reja dhe pa anëtarësim në ndonjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Kështu e përfundoi Kosova vitin 2...
05/01/2025

Pa njohje të reja dhe pa anëtarësim në ndonjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Kështu e përfundoi Kosova vitin 2024. Megjithë mungesën e rezultateve, në partinë në pushtet – Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se kanë punuar në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit, ndërkaq opozita dhe njohësit e marrdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka dështuar në politikën e jashtme.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu thotë se politika e jashtme nën udhëheqjen e kryediplomates Gërvalla është e izoluar në arenën ndërkombëtare dhe sipas saj, është larg partnerëve strategjik si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Për katër vjet të këtij pushteti s’kemi pasur asnjë zhvillim, asnjë anëtarësim të vetëm në ndonjë mekanizëm ndërkombëtarë, asnjë njohje. Kosova ka vazhduar që të jetë e larguar dhe izoluar nga partnerët dhe e vetmuar në kuptimin e një shteti strategjik i cili do të duhej të angazhohet çdo ditë e më shumë për të fuqizuar subjektivitetin ndërkombëtar. Një Kosovë e vetme, e izoluar, larg partnerëve si SHBA-ja dhe BE-ja, por mbi të gjitha me raporte të tensionuara edhe me shtetin amë [Shqipërinë] dhe shtetet përreth”, thotë ajo.
Kritika ndaj Gërvallës adreson edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj.
Sipas saj, për katër vjet në pushtet, Gërvalla s’ka pasur rol thelbësor në fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ajo thotë se Gërvalla si ministre e Punëve të Jashtme do të duhej të ishte më e afërt me aleatët, e jo “të amplifikonte dëmtimin e marrëdhënieve” që sipas saj ka bërë kryeministri Albin Kurti.
“S’kemi asnjë zhvillim në politikën e jashtme. As njohje, as anëtarësime… S’kemi parë një rol instrumental të zonjës Gërvalla apo të ministrisë në dialogun me Serbinë, ndonëse është jo vetëm ministre por zëvendëskryeministre. S’kemi parë as ndonjë veprim diplomatik të avancuar nga qeveritë e kaluara. Madje kjo ka amplifikuar shpeshherë dëmtimin e marrëdhënieve që ka bërë kryeministri Kurti ndaj aleatëve. Tani unë mendoj se qeveria ka bërë gabim se të gjithë qeverisjen, asaj të politikës së jashtme, e ka reduktuar në proces politik në dialog. Kur e bën një gjë të tillë, atëherë edhe integrimi evropian, edhe avancimi i subjektivitetit tënd ndërkombëtar, varet nga zhvillimet e dialogut. Këtu është bërë gabimi. Kosova është dashur te vazhdojë binarin institucional me aleatët, pavarësisht se çka ndodh në dialog”, thekson ish-ministrja Haradinaj.
Ndërkaq, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë për kp se për katër vjet të qeverisë Kurti ka pasur ngecje të raporteve me aleatët kyç të Kosovës.
Sipas tij, ministrja Gërvalla ka abstenuar nga politika e jashtme andaj “rezultatet janë zero”.
“Kur ne kemi ngecje të raporteve dhe të marrëdhënieve, sidomos me BE-në dhe SHBA-në apo mos avancim të tyre në politikë të jashtme, atëherë rezultati është zero…Ne kemi abstenuar nga politika e jashtme. S’kemi anëtarësime, as njohje dhe asgjë. S’ka asnjë lëvizje, të paktën minimale, që kishte dëshmuar dhe fuqizuar subjektivitetin tonë në arenën ndërkombëtare. Duke parë lëvizjet dhe ndryshimet që po ndodhin në gjeopolitikën globale, pa ndihmën e fuqive perëndimore Kosova s’mundet të lëvizë as deri në Shkup”, thekson Arifi për kp.
Por, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu thotë se Kosova s’ka qenë ndonjëherë më mirë e përfaqësuar në arenën ndërkombëtare.
Ajo përmend kalimin e dy fazave për anëtarësim në Këshill të Evropës, aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa thekson se vazhdimisht po punohet për sigurimin e njohjeve të reja.
“Nëse bazohemi në atë se çka thotë opozita si kritikë. për mua nuk është fare relevante pasi në realitet qëndron krejtësisht e kundërta e asaj. Unë e di se njëra prej kritikave të vazhdueshme përgjatë gjithë kësaj periudhe qeverisjeje katër-vjeçare, ka qenë mosofrimi i njohjeve të reja, por ne kur kemi ofruar programin tonë qeverisës në zgjedhjet e vitit 2021, ne asnjëherë s’kemi premtuar njohje të reja. Nuk është se nuk kemi qenë të angazhuar në këtë drejtim, por kemi qenë të fokusuar që të ndërtojmë raporte të mira bilaterale me shtete që s’kanë pasur raporte me Kosovën. Të njëjtën kohë, të forcojmë raportet bilaterale me shtetet njohëse. Kjo është bërë në mënyrë intensive gjatë këtij mandati katër-vjeçar…Nuk besoj se ndonjëherë Kosova ka qenë më mirë e përfaqësuar në arenën ndërkombëtare”, thekson Kryeziu-Hyseni.
Kosova, e cila e ka shpallur pavarësinë më 2008, vazhdon të mos njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian – Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro.
Shtetin e kanë njohur 117 vende. Njohja e fundit ka ardhur nga Izraeli, tri vjet më parë – si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Kosova gjatë periudhës 2023-2024 ka kaluar dy faza për anëtarësim në Këshill të Evropës, mirëpo nuk u përfshi në agjendë në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të KiE-së, ku vendoset për anëtarësim.
Krahas kësaj, aplikimi i vitit 2022 për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është shqyrtuar ende.

Ankesat e qytetarëve ndaj Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) për problemet me furnizimin me e...
05/01/2025

Ankesat e qytetarëve ndaj Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) për problemet me furnizimin me energji elektrike vazhdojnë të rriten.

Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, Shqipron Krasniqi nga fshati Medvec, ka raportuar për mungesë të energjisë elektrike që nga 23 dhjetori 2024.

Në një mesazh drejtuar Telegrafit, Krasniqi ka shprehur shqetësimin për mungesën e reagimit nga KEDS, pavarësisht se ka dërguar një ankesë përmes emailit më 25 dhjetor.

“Dëshiroj të ndaj me ju një shqetësim lidhur me mos-përgjigjen e KEDS ndaj ankesës time për mungesën e energjisë elektrike që ka ndodhur që nga data 23 dhjetor 2024. Pavarësisht se kam dërguar një email më datë 25 dhjetor, KEDS nuk ka marrë mundimin të më përgjigjet. Ky injorim ndaj kërkesave të qytetarëve është një problem serioz dhe dëshiroj që kjo çështje të trajtohet me përgjegjshmëri,” ka deklaruar Krasniqi.

Po ashtu ankesë për ndërprerje të rrymës ka pasur edhe në disa fshatra të rajonit të Klinës si fshati Carravikë apo Gllarevë.

Nga ana tjetër, KEDS ka bërë thirrje për kursimin e energjisë elektrike, duke theksuar se pesë komuna – Ferizaj, Gjakova, Rahoveci, Prizreni dhe Gjilani – po përballen me probleme për shkak të mbingarkesave.

Në një komunikatë për media, KEDS ka njoftuar se janë angazhuar mbi 1,000 punëtorë për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm.

Kina ka këmbëngulur se është e sigurt për të vizituar vendin mes shqetësimeve për një rritje të sëmundjes së frymëmarrje...
04/01/2025

Kina ka këmbëngulur se është e sigurt për të vizituar vendin mes shqetësimeve për një rritje të sëmundjes së frymëmarrjes njerëzore metapneumovirus (HMPV).

Edhe organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk e ka quajtur situatën si një emergjencë globale shëndetësore dhe duket se nuk ka informacion të mjaftueshëm mbi shtrirjen dhe ashpërsinë e një shpërthimi të mundshëm HMPV në Kinë për të parashikuar me saktësi rrezikun e një pandemie.
Ministria e Jashtme kineze ka minimizuar spekulimet për prevalencën e sëmundjes pas imazheve të publikuara në mediat sociale që tregojnë spitalet që përballen me një fluks pacientësh me sëmundje të ngjashme me gripin.

Raportimet e mediave në vende të tjera aziatike si India, Indonezia dhe Japonia kanë paralajmëruar njerëzit që të jenë vigjilentë dhe të rishikojnë vizitën në Kinë, shkruan newsweek.

Kjo pason një rritje të rasteve të sëmundjeve të frymëmarrjes në të gjithë Kinën, e cila ka jehonë të rritjes gjatë pandemisë COVID-19.

Ndryshe, HMPV është një shkak kryesor i infeksionit akut respirator dhe, ngjashëm me gripin, përhapet nga kontakti i ngushtë me një individ të infektuar.

Shkakton simptoma afër ftohjes së zakonshme që zakonisht zgjasin dy deri në pesë ditë.

Fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar janë më të rrezikuar nga zhvillimi i komplikimeve të mëtejshme si pneumonia. /Telegrafi/

Kina ka këmbëngulur se është e sigurt për të vizituar vendin mes shqetësimeve për një rritje të sëmundjes së frymëmarrje...
04/01/2025

Kina ka këmbëngulur se është e sigurt për të vizituar vendin mes shqetësimeve për një rritje të sëmundjes së frymëmarrjes njerëzore metapneumovirus (HMPV).

Ministria e Jashtme kineze ka minimizuar spekulimet për prevalencën e sëmundjes pas imazheve të publikuara në mediat sociale që tregojnë spitalet që përballen me një fluks pacientësh me sëmundje të ngjashme me gripin.

Kjo pason një rritje të rasteve të sëmundjeve të frymëmarrjes në të gjithë Kinën, e cila ka jehonë të rritjes gjatë pandemisë COVID-19.

https://youtu.be/kbqFil7TiIE?si=s_hHPHn35ZlY576h

HMPV është shkaktar kryesor i infeksionit akut respirator dhe, ngjashëm me gripin, përhapet nga kontakti i ngushtë me një individ të infektuar.

Shkakton simptoma afër ftohjes së zakonshme që zakonisht zgjasin dy deri në pesë ditë, shkruan newsweek.

Fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar janë më të rrezikuar nga zhvillimi i komplikimeve të mëtejshme si pneumonia.

Ndryshe, HMPV u identifikua për herë të parë në vitin 2001 dhe që atëherë nuk është zbuluar asnjë vaksinë ndërsa është trajtuar si një grip sezonal.



04/01/2025
04/01/2025
04/01/2025

⭕️Paparaci: Këshilltari i Kurtit i përfshirë në aferën 37 milionëshe korruptive të KEK-ut

Detajet i gjeni në linkun në koment

04/01/2025

Njohësi i zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor ‘godet’ Kurtin 👇

04/01/2025

🔴 Lirim Mehmetaj: “A po e shihni o njerëz në çka na shkojnë paret e taksave”

Mendimi juaj 👇✍️

Adres

Avenue Louise 54
Brussels
1050

Meldingen

Wees de eerste die het weet en laat ons u een e-mail sturen wanneer Gazeta ZEB nieuws en promoties plaatst. Uw e-mailadres wordt niet voor andere doeleinden gebruikt en u kunt zich op elk gewenst moment afmelden.

Contact

Stuur een bericht naar Gazeta ZEB:

Video's

Delen

ZEB tv a Connected Television

Connected Television

Blogspot : https://zebmediatv.blogspot.com/

Youtube :ZEB TV

(URL ; https://www.youtube.com/channel/UCLNUegBwfT3KZR3KeNLBedg?view_as=subscriber)