Gazeta ZEB - Videos

Gazeta ZEB - Videos Gazeta ZEB
Zëri i Egjiptianëve të Ballkanit, është gazetë nacionaliste e Egjiptianëve të Ballkanit

03/02/2025

📌 25 vjet nga m**asakra e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës – Ivanoviq ndër akterët kryesor të v**rasjes, Kurti e kishte shpallur hero👇

29/01/2025

Donika Gërvalla po shkëlqen me dhëmbët e rinj
Ky ka qenë një investim i qëlluar gjatë mandatit të saj në Qeverinë e Kurtit.🥶😉

29/01/2025

29/01/2025

Mediumi gjerman: Lumir Abdixhiku mund të jetë njeriu që e çon Kosovën në një epokë të re

Mediumi gjerman “Capital Beat” i ka kushtuar një artikull të gjatë kandidaturës për kryeministër të Lumir Abdixhikut, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Artikulli trajton vizionin e Abdixhikut për të ardhmen e Kosovës, sfidat që vendi po përjeton, si dhe ndikimin e tij në diasporën kosovare, veçanërisht në Gjermani.
Sipas “Capital Beat”, Abdixhiku po pozicionohet si kandidati i stabilitetit dhe ndryshimit në një kohë kur Kosova po përballet me sfida të shumta politike dhe ekonomike.
“Në një kohë kur Kosova ndodhet në një udhëkryq, një emër po përmendet gjithnjë e më shpesh në bisedat e qytetarëve, politikanëve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë: Lumir Abdixhiku. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është pozicionuar si kandidati i ndryshimit dhe synon të marrë postin e kryeministrit të Kosovës më 9 shkurt 2025.” – shkruan mediumi.
Mediumi e paraqet Abdixhiku si një figurë të re dhe dinamike, që premton stabilitet dhe një qasje të matur ndaj reformave.
Artikulli thekson gjithashtu entuziazmin që fushata e tij “Turneu i Ndryshimit” ka gjeneruar mes qytetarëve, si dhe mes komunitetit kosovar në Nordrhein-Westfalen, ku jetojnë qindra mijëra kosovarë të integruar në shoqërinë gjermane.
“Abdixhiku, një doktor i ekonomisë dhe baba i dy vajzave, nuk sjell vetëm ekspertizë akademike, por edhe një lidhje të thellë me shqetësimet e qytetarëve. Fushata e tij “Turneu i Ndryshimit” e ka çuar atë nëpër të gjithë vendin, ku ka biseduar drejtpërdrejt me qytetarët, ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe ka ofruar zgjidhje konkrete. Slogani i tij “Bëhu Ndryshimi” është më shumë se një parullë elektorale – ai është një thirrje për një fillim të ri, që ka mobilizuar mijëra njerëz dhe ka sjellë një frymë shprese në vend.” – thuhet aty.
Abdixhiku, shkruan mediumi, synon 5 miliardë euro investime dhe 5% rritje ekonomike, si dhe afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.
“Vizioni ekonomik i Abdixhikut është ambicioz, por realist. Ai synon të rrisë buxhetin e Kosovës në 5 miliardë euro dhe të gjenerojë investime shtesë në vlerë prej 5 miliardë eurosh. Qëllimi i tij është një rritje e qëndrueshme ekonomike prej 5% në vit, bazuar në standardet evropiane. Këto plane nuk janë vetëm të rëndësishme për ekonominë e vendit, por edhe për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, i cili mbetet një prioritet strategjik për vendin.” – shkruan Capital Beat.
Mediumi shkruan më tej për rolin që Gjermania luan në zhvillimin e Kosovës dhe se si Abdixhiku synon të forcojë këto lidhje.
“Gjermania, dhe veçanërisht Nordrhein-Westfalen, luan një rol qendror për diasporën kosovare. Qindra mijëra kosovarë jetojnë në këtë land, shumë prej tyre të integruar plotësisht, por pa e humbur lidhjen me atdheun.Për ta, Lumir Abdixhiku nuk është thjesht një politikan, por një simbol i shpresës për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Komuniteti kosovar në NRW ka pritshmëri të mëdha ndaj Abdixhikut. Ata e shohin atë si një ndërtues urash, që mund të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Kosovës.”
Aty thuhet se zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do të jenë një pikë kthese për Kosovën dhe se Lumir Abdixhiku paraqitet si një kandidat me potencial të madh për ta udhëhequr vendin drejt një epoke të re zhvillimi dhe stabiliteti.
“Bota do ta ndjekë me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë – dhe Lumir Abdixhiku mund të jetë njeriu që e çon këtë vend të vogël, por me rëndësi strategjike, në një epokë të re.
Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 mund të shënojnë fillimin e një epoke të re për Kosovën. Lumir Abdixhiku përfaqëson një ndryshim të domosdoshëm. Ekspertiza e tij ekonomike, vizioni i tij politik dhe integriteti i tij personal e bëjnë atë një kandidat të fortë, me potencial për ta udhëhequr vendin më mirë se qeveria aktuale.” – shkruan mediumi gjerman.

29/01/2025

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila gjatë një tubimi elektoral në Deçan e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”.
Jashari e akuzoi Gërvallën për shpifje dhe deponim të dokumenteve të rrejshme kundër UÇK-së, duke e quajtur atë “fundërrinë” dhe duke kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti si “anti-UÇK”.

“Kemi një ministre e cila ka shpifur, ka deponuar dokumente të rrejshme kundër luftës së UÇK-së dhe krerëve të saj. Me keqardhje e them se e kemi toleruar mjaftueshëm, duke respektuar gjithmonë vlerën dhe kontributin e Jusuf Gërvallës. Por, kjo ministre me deklaratat e saj është një fundërrinë. Ndoshta përgjigjja më e mirë për të është ajo që thuhet në filozofinë popullore: ‘Prej skënderi beteri’. Dhe kjo po paraqitet si një beter,” deklaroi Jashari.

Ai shtoi se deklaratat e Gërvallës nuk janë vetëm fyerje ndaj Ramush Haradinajt, por ndaj vetë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kjo nuk e fyen Ramush Haradinajn, por luftën e UÇK-së. Nëse ka një komandant të devotshëm dhe të merituar, ai është Ramush Haradinaj. Lufta, sakrifica dhe kontributi i tij si komandant dhe si familje kanë respektin e gjithë shqiptarëve,” tha Jashari.

Deklarata e ministres Gërvalla ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, duke nxitur debat për vlerësimin e figurave të UÇK-së dhe trajtimin e trashëgimisë së saj.

29/01/2025

Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Paraprakisht, më 24 janar ambasadorët e BE-së kishin konfirmuar Sorensenin në këtë post.
Politikani nga Danimarka u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë post.

Pasi ka marrë pëlqimin nga ambasadorët dhe kryediplomatët, Sorensen do të nisë mandatin më 1 shkurt.
Emisarit aktual, Lajçak, i skadon mandati më 31 janar.
Para nisjes së takimit në Bruksel të kryediplomatëve, ku Sorensen u konfirmua, ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se me zgjedhjen si emisar të diplomatit nga Danimarka, po dërgohet mesazhi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet lart në agjendën e bllokut evropian.

25/01/2025

I dështuan tubimet Albin Kurtit në Klinë dhe Malishev

25/01/2025

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga ministri Elbert Krasniqi. Kjo parti është dënuar për pjesëmarrjen e fëmijëve në fushatë.

23/01/2025

Për Egjiptianët ka shpresë me gjeneratat e reja

VOTO Partinë Liberale Egjiptiane-PLE me numër 1️⃣1️⃣5️⃣✅️



Dy djem të rinj nga gjiri i egjiptianëve që mburren me etnin e tyre dhe premtojn që do të jenë zëri i egjiptianëve duke ja treguar mu në ftyr të ashtuquajturës partisë tjetër oponente që me marrjen e pushtetit në vitin 2021 , pas 3 muajve u shëndërrua në vegël e çdo etnije tjetër por jo edhe të egjiptinëve që ishte në pushtet për 4 vite.

IRDK pushtetin e morri me 99% nga votuesit egjiptian në 2021 , kurse prap votat i kërkon tek egjiptianët por punëson dhe investon të te tjerët.Kon e ka myt mrrja!

*Për 4 vite nuk e organizuan as një aktivitet për Ditën Nacionale 24 qershorin,që është festa me e rëndësishme e egjiptianëve në Ballkan.

*Me qindra raste të vdekjeve të fëmijëve,të rrahjeve,të ofendimeve ,të diskriminimeve e abuzimeve e çka jo tjetër.por as edhe një reagim ose veprim nga ta.

*Punësimin e mbi 300 shqiptareve,Romeve,Turqeve e të tjerëve, dhe afro 20 egjiptian.

*Ndërtimin dhe Renovimin e shtëpive,prap 90% etnive tjera e sidomos atyre rom.

*Pjesëmarrja dhe financimi i organizatave armike të egjiptianëve që punëojn që të na fusin në një obrell me rome,e sidomos me organizatën vorae nga Graçanica e cila e ka mision dhe vizion në terë ballkanin që egjiptianët të bëhën pjesë e "Strategjisë Antigjypsizmi" , ku pas një kohë në BE dhe Ballkan egjiptianët të quhen "GJYPSI' siç i quajn romt anglisht folësit, ku edhe për romet është term diskriminues,por ministri me këshilltar janë të rregulltë në ato takime dhe seminare madje duke u dakurtuar në janar të çdo fillim viti.Marrje edhe një mandati nga irdk i jepet të drejtë irdk-së që këtë ta bëjë realitet dhe normal si miratim nga populli egjiptian.

*Kërcnime dhe shantazhime të çdo egjiptiani që mendon ndryshe.

*Keqëpërdorime në çdo grand dhe financim,për organizata lojale,renovime,konkurse,investime të rrethit të ngusht : hapja e renta car,biznese,prona,banesa,darka,pije e qka jo tjetër.

*Në kohë fushatë po jep grande,premtime e genjështra të fukarat e mejere.Por ,kjo botë është e keqë dhe zotërohet nga njerez të kqinjë.

*Në çdo qytet në Kosovë egjiptianët kanë probleme me prona, që nuk i posedojn me letër kadastrale, tani e kishim mundësin që ti ndihmojm ku kishte këshilltar në MD , por asgjë.

*Nesë, fiton nuk bëhët kiameti, por të gjitha këto të lartë cekura do të fuqizohen edhe më shumë.

21/01/2025

Joseph për Haradinajn në Uashington: Po takon zyrtarë kyç, Kosova, NATO dhe angazhimi i SHBA në Ballkan temë diskutimi

21/01/2025

⭕Kurti pushon pak nga fushtata me piskamë: Udhëton për në forumin e Davosit

21/01/2025

21/01/2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të hënën, i cili pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së për 90 ditë, derisa të shqyrtohen nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.

Ende nuk është e qartë se si do të ndikojë ky vendim te programet aktuale të SHBA-së për ndihma, pasi financimi për shumë programe tashmë është miratuar nga Kongresi amerikan dhe duhet të shpenzohet, nëse nuk është shpenzuar ende.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ambasadën e SHBA-së dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), nëse ky vendim do të ndikojë në ndonjë mënyrë në ndihmat e parapara për Kosovën, por deri më tani, nuk ka marrë përgjigje.
Në uebfaqen e USAID-it thuhet se, që nga viti 1999, mbi një miliard dollarë janë shpenzuar për zhvillimin e Kosovës.

Në tetor të vitit të kaluar, USAID-i shënoi 25-vjetorin e themelimit në Kosovë, ku ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Në gusht të vitit 2024, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e nënshkroi një grant me USAID-in, i cili ofronte ndihmë shtesë për institucionet e Kosovës në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.
Granti ishte pjesë e marrëveshjes së arritur më parë në vlerë prej rreth 146 milionë dollarësh, që synonte ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, rritjen e përgjegjësisë së institucioneve dhe menaxhimin më efikas.
Aktualisht, USAID-i në Kosovë është duke financuar një mori aktivitetesh. Ndër to janë:

ndihma mbi 12 milionë dollarëshe për mbështetjen e reformave legjislative dhe ngritjen e Gjykatës Komerciale;

ndihma 15 milionë dollarëshe për të përmirësuar gjithëpërfshirjen dhe llogaridhënien në qeverisje;

ndihma mbi 13 milionë dollarëshe për të adresuar sfidat e korrupsionit dhe qeverisjes së mirë në komuna;

ndihma gati 12 milionë dollarëshe për përmirësimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe prioritizmit të nevojave të qytetarëve gjatë proceseve gjyqësore;

ndihma mbi 16 milionë dollarëshe për të promovuar konkurrencën e mirë në tregjet vendore dhe ndërkombëtare;

ndihma mbi 13 milionë dollarëshe për pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisjen lokale;

ndihma gati 12 milionë dollarëshe për të rritur kapacitetet institucionale për zhvillimin e tregut të energjisë.

Ndihmat e tilla kanë vazhduar edhe gjatë periudhës kur SHBA-ja dhe BE-ja kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendime që kryesisht kanë të bëjnë me jetesën e serbëve në katër komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, si heqja nga përdorimi e dinarit serb, shpronësimi në veri të Kosovës për ndërtimin e bazave policore, mbyllja e institucioneve paralele që funksionojnë sipas sistemit serb, etj.
Ndihmësadministratorja në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID, Erin Elizabeth McKee – pjesë e administratës së ish-presidentit amerikan, Joe Bien – kishte thënë gjatë vizitës së saj në Kosovë vitin e kaluar se fokusi i USAID-it në të ardhmen do të jetë mbështetja e realizimit të reformave në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
“Kjo është një mundësi reale për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që të ecin përpara në anëtarësimin në BE dhe të jenë në gjendje jo vetëm t’i kalojnë reformat, por t’i zbatojnë ato në një mënyrë kuptimplote”, kishte thënë ajo.
Por, urdhri, ndër shumë të tjerë që Trumpi nënshkroi në ditën e tij të parë pas kthimit në detyrë, tha se “industria dhe burokracia e ndihmës ndërkombëtare nuk janë në përputhje me interesat amerikane dhe në shumë raste janë të kundërta me vlerat amerikane”.
Tutje, aty thuhet se këto ndihma “shërbejnë për të destabilizuar paqen botërore duke promovuar ide në shtetet e huaja që janë drejtpërdrejt të kundërta me marrëdhëniet harmonike dhe stabile brenda dhe midis shteteve”.
Si pasojë, Trump shpalli se “nuk do të shpërndahen më ndihma ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara në një mënyrë që nuk është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara”.
Llogaritja e fundit zyrtare e ndihmës ndërkombëtare në administratën e Bidenit tregon se 68 miliardë dollarë janë angazhuar për programe jashtë shtetit që shtrihen nga ndihmat për katastrofa deri te shëndeti dhe iniciativa pro demokracisë në 204 shtete dhe rajone.
Disa nga marrësit më të mëdhenj të ndihmës amerikane, Izraeli me 3.3 miliardë dollarë në vit, Egjipti me 1.5 miliard dollarë në vit dhe Jordania me 1.7 miliard në vit besohet se do të shohin ulje dramatike në financim, pasi këto shuma janë të përfshira në pako afatgjata që datojnë nga dekada më parë dhe në disa raste janë të rregulluara nga obligime traktatesh.
Financimi për agjencitë e OKB-së, përfshirë agjencitë për ruajtjen e paqes, të drejtat e njeriut dhe refugjatët, kanë qenë tradicionalisht shënjestra për administratat republikane. Administrata e parë e Trumpit e nisi reduktimin e shpenzimeve për ndihmën ndërkombëtare, duke pezulluar pagesat për disa agjenci të OKB-së, përfshirë Fondin e Popullsisë të OKB-së dhe financimin për Autoritetin Palestinez.

21/01/2025

Dejona, si kryeministre e fsheht e Kosovës bënë thirrjë që militantet femra të bartin kapele të kuqe që simbolizon komunizmin.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Me propagandë komuniste,Dejona Mihali tenton ta ri sjell kulturën sllave në Kosovë. Zoti e bekoftë Kosovën dhe e ruajtë nga fryma komuniste.

21/01/2025

Haradinaj nga Amerika: Nëse nuk ndërrohet qeveria, do të kemi probleme me administratën Trump

Adres

Avenue Louise 54
Brussels
1050

Meldingen

Wees de eerste die het weet en laat ons u een e-mail sturen wanneer Gazeta ZEB - Videos nieuws en promoties plaatst. Uw e-mailadres wordt niet voor andere doeleinden gebruikt en u kunt zich op elk gewenst moment afmelden.

Contact

Stuur een bericht naar Gazeta ZEB - Videos:

Video's

Delen