JoJa Kitchen

JoJa Kitchen JoJa Kitchen - Easy to Make Home Recipes. Pasioni per kuzhinen dhe dashuria per gatimet, solli si i

Makaronat i ziejm per 7-8 minuta, nderkohe ne nje tas perziejm gjizen, spinaqin, kripe, piper, vezet dhe 2-3 luge gjelle...
08/10/2020

Makaronat i ziejm per 7-8 minuta, nderkohe ne nje tas perziejm gjizen, spinaqin, kripe, piper, vezet dhe 2-3 luge gjelle me vaj ulliri.

Marrim taven e lyejme me vaj ulliri dhe shtrojme nje shtrese me domate te grira dhe mozarela, makaronat e ziera i mbushim me perzirjen e pergatitur dhe i shtrojme ne tave,

Siper i hedhim perseri domate dhe mozarela dhe i pjekim ne furre me temperature 180 grade per 40-45 minuta.

Copave te pules i hedhim kripe dhe piper nga te dyja anet dhe i veme per te skuqur nga ana e lekures ne nje tenxhere ku ...
08/10/2020

Copave te pules i hedhim kripe dhe piper nga te dyja anet dhe i veme per te skuqur nga ana e lekures ne nje tenxhere ku kemi hedhur 2 luge gjalp dhe 3 luge vaj ulliri.

Mbasi i skuqim per disa minuta nga te dyja anet, i heqim dhe i leme ne nje ane, po ne ate tenxhere hedhim qepen, hudhrat dhe perimet e tjera, i perziejme per rreth 5 minuta, i shtojme veren e bardhe, i leme edhe per 2 minuta te tjera.

Perimet dhe copat e pules i vendosim ne nje tave ku i fusim ne furre per 1 ore e gjysem ne temperature 200 grade C.

Te gjithe perberesit i perzien me mixer, i hedh neper forma dhe i pjek ne temperature 170 grade per 20-25 minuta.
08/10/2020

Te gjithe perberesit i perzien me mixer, i hedh neper forma dhe i pjek ne temperature 170 grade per 20-25 minuta.

Ne fillim rrahim vezet me sheqerin, shtojme gjalpin e shkrire, vaniljen, kripen ,arrat, çokollaten, mjaltin, pastaj shto...
07/10/2020

Ne fillim rrahim vezet me sheqerin, shtojme gjalpin e shkrire, vaniljen, kripen ,arrat, çokollaten, mjaltin, pastaj shtojme miellin e perzier me baking soda dhe baking powder.

Brumi eshte me i forte se i kekut keshtu qe e shtrojme me ndihmen e luges, e pjekim ne temperature 170 grade per 20-25 minuta.

Rrahim vezet me sheqer, i shtojme vaniljen, kripen, vajin dhe ne fund miellin e perzier me baking soda dhe baking powder...
07/10/2020

Rrahim vezet me sheqer, i shtojme vaniljen, kripen, vajin dhe ne fund miellin e perzier me baking soda dhe baking powder, shtojme arrat. E pjekim ne temperature 180 grade per 35-40 minuta.

Kremi:
Me mixer perziejme perbersit, gjalpin, krem djathin, sheqerin pluhur dhe kakaon. E presim kekun ne mes, i veme gjysmen e kremit dhe gjysmen tjeter siper. Mund ta zbukuroni sipas deshires, une i kam vene çokollata Lindt.

Grijme mollet me rende, i shtojme ne tenxhere, shtojme te gjithe perberesit e tjere, shtojme edhe 1 luge kanelle. I ziej...
06/10/2020

Grijme mollet me rende, i shtojme ne tenxhere, shtojme te gjithe perberesit e tjere, shtojme edhe 1 luge kanelle. I ziejme ne zjarr te avashte sa te trashet behet si salce.

Me pas marim rreth 7 pete (te blera, te gatshme, dembele), marim petet nje nga nje, lyejme peten me pak gjalp, e bejme me dysh, si e bejme me dysh e presim ne mes dhe i mbushim me nga nje luge nga mbushja.

I mbledhim ne rolo te vogla. Rolot nga siper i presim pak me thike. Siper tepsise vendos leter furre te mos ngjiten, i pjekim ne 180 grade sa te kuqen, sapo ti nxirrni hidhni sheqer pluhur dhe kanelle nga siper.

Ne nje xhezve hedhim 8 luge sheqer dhe i shkrijme, karamelizohen, kete e hedhim te format qe do perdorim. Ne nje ene hed...
03/10/2020

Ne nje xhezve hedhim 8 luge sheqer dhe i shkrijme, karamelizohen, kete e hedhim te format qe do perdorim. Ne nje ene hedhim 2 veze dhe 2 te verdha veze, 4 luge gjelle sheqer dhe i perziejme me pirun, shtojme vaniljen dhe qumeshtin.

Kete perzierje e hedhim te format ku kemi karamelin, i vendosim ne nje tave, i shtojme uje, (kjo quhet banjo Mari) dhe i fusim ne furre me temperature 220 grade per 45 minuta. I heqim nga furra dhe i leme te ftohen per disa minuta, me kujdes i kthejme permbys ne pjate.

Perzjejme te gjithe perberesit bashke, punojme mire e mire brumin. Bejme brumin ne toptha te vegjel, e hapim me duar, ne...
03/10/2020

Perzjejme te gjithe perberesit bashke, punojme mire e mire brumin. Bejme brumin ne toptha te vegjel, e hapim me duar, ne mes vendosim mbushje, mbyllim mire e mire te dale si forme gjysem hene. Vazhdojme ne kete menyre derisa te mbarohet brumi.

Pjekja ne 180 grade derisa te skuqen.

Hedhim ne tas 500 gr miell, 2 luge vaj, 1 luge uthull dhe kripe, me pas i shtojme uje gjer sa te behet nje brume i bute ...
03/10/2020

Hedhim ne tas 500 gr miell, 2 luge vaj, 1 luge uthull dhe kripe, me pas i shtojme uje gjer sa te behet nje brume i bute dhe mos te ngjisi neper duar, e lyejm me pak vaj, e mbulojme dhe e leme menjane sa te pergatisim gjellen

Lajme spinaqin, e presim dhe e vejme ne tigan pa vaj sa te zbutet dhe mos kete me uje. Me pas e lejme te ftohet, i shtojme koper, 1 veze, 1 filxhan kos, pak vaj dhe i perziejm mire. Hapim petet, hedhim mbushjen, peten tjeter nga lart, e presim, e sperkasim me vaj dhe uje, e pjekim ne 200 grade rreth 40 minuta.

Pergatisni me perpara mishin e grire, vini margarinen te shkrihet ne zjarr dhe pastaj e hedhim qepen, e leme qepen te ma...
03/10/2020

Pergatisni me perpara mishin e grire, vini margarinen te shkrihet ne zjarr dhe pastaj e hedhim qepen, e leme qepen te mari pak ngjyre dhe nenderkohe hedhim mishin dhe e kaurdisim, pasi e kaurdisim mishin per 5 minuta, i hedhim salcen, kripen e piperin, e leme per 15 minuta.

Pergatisni beshamelin, hidhni te nje tas besamelin, i hedhim 2-3 veze dhe qumeshtin, i trazojme me mikser pasaj marim nje tenxhere, hedhim ujin e leme te valoje, hedhim makaronat dhe i leme te valojne per 10 minuta.

Shplajme me uje te ftohte dhe i kullojme, marim tepsine, e lyejme me pak vaj pasaj marim makoronat, i shtrojme ne tepsi makaronat seren e pare dhe shtojme mishin e grire me pas veme seren e dyte te makaromave.

Me pas hedhim besamelin e pergatitur dhe pastaj i hedhim kaçkavallin te grire siper dhe e sperkatim me pak gjalp siper dhe e pjekim ne 250 grade per 1 ore. Ju befte mire

Lajme specat, i fshijme dhe i pastrojme farat, me pas ne tas te madh hedhim gjizen, une perdora gjize dele, ju si pas de...
03/10/2020

Lajme specat, i fshijme dhe i pastrojme farat, me pas ne tas te madh hedhim gjizen, une perdora gjize dele, ju si pas deshires, hedhim kosin, hudhrat e grira, majdanoz, piper kokerr dhe kripen,

i perziejme te gjitha, me pas mbushim specat, i vendosim ne nje vazo ose ene tjeter, vendosim nje shtrese speca, hedhim pak kripe, hedhim nje shtrese gjize, me pas pak vaj ulliri, keshtu vazhdojme te gjithe procesin.

Pasi i kemi mbaruar hedhim 50 gr gjalp te shkrire, siper e mbydhim enen dhe e vendosim ne ambjent ku nuk ka shume drite, i leme rreth 2 jave dhe jane gati per servirje. Ju befte mire

Pergatisim brumin: Hedhim vajin, vezen, qumeshtin ne tas, shtojme miell pak nga pak duke punuar brumin. Brumi duhet te j...
02/10/2020

Pergatisim brumin: Hedhim vajin, vezen, qumeshtin ne tas, shtojme miell pak nga pak duke punuar brumin. Brumi duhet te jete si i byrekut. E mbulojme dhe e leme per 2 ore.

Pergatisim kremin: Mund te bejme matjet edhe me gote uji, mjafton ti masim te dyja me te njejten gote. Vendosim qumeshtin te ngrohet, shtojme edhe sheqerin, kur te ngrohet shtojme miellin dhe e perziejm vazhdimisht gjer sa te trashet. E heqim, i hedhim gjalpin, lekuren e portokallit, e lejme te ftohet 10 minuta dhe i hedhim vezet duke e perzier shume shpejt.

Marim brumin, hapim petet, une i hapa dy nga dy, mund ti hapini edhe si te bakllavase sepse duhen shume te holla, shtrojme pete poshte duhen dy me teper poshte se lart ( pershembull nese poshte vendosim gjashte, lart vendosim kater ). I lyejm petet nje nga nje me gjalp, hedhim kremin, petet e tjera nga lart, e presim, e lyejm me gjalp lart dhe e pjekim ne 170 grade rreth 40 minuta.

Pergatisim sherbetin: I ziejme per dhjete minuta dhe sherbetosim me embelsire te ngrohte dhe sherbetin e ftohte. Eshte fantastike.

Rrahim ne mikser 3 veze me 200 gr sheqer per 5 minuta. Me pas shtojme 100 ml vaj ulliri, 100ml qumesht, lengun e 2 porto...
02/10/2020

Rrahim ne mikser 3 veze me 200 gr sheqer per 5 minuta. Me pas shtojme 100 ml vaj ulliri, 100ml qumesht, lengun e 2 portokallave.

Hedhim edhe 500 gr miell qe fryhet vete e rrahim 2 minuta akoma dhe i shtojme 2 pjeshke te grira ne rende. E hedhim ne tepsi nga lart vendosim feta pjeshke dhe e pjekim ne 170 grade C rreth 35 me 40 minuta.

Skuqim lehte qepen, me pas shtojme mishin, e skuqim mire, me pas vendosim mishin ne tepsi.Te qepet shtojme patatet dhe b...
02/10/2020

Skuqim lehte qepen, me pas shtojme mishin, e skuqim mire, me pas vendosim mishin ne tepsi.

Te qepet shtojme patatet dhe bamjet, i skuqim pak, shtojme domatet e grira, i lejme 5 minuta dhe i hedhim siper mish*t.

Shtojme kripe, piper, e mbulojme me uje dhe e pjekim ne furre ne 200 gr rreth 1 ore

Grijme kungujt, i hedhim pak kripe dhe i leme 10 minuta, me pas i shtypim mire, i hedhim ne nje tas, shtojme te gjithe p...
02/10/2020

Grijme kungujt, i hedhim pak kripe dhe i leme 10 minuta, me pas i shtypim mire, i hedhim ne nje tas, shtojme te gjithe perberesit e tjere perveç miellit.

I perziejme dhe me pas shtojme miell sa te mari, masa duhet te jete as shume e trashe dhe as e ujshme. E shtrojme ne tepsi dhe e pjekim ne 200 grade rreth 30 minuta

Mishin e marinojme me kripe, piper, limon e pak vaj ulliri, e vondosim ne furre per 30 minuta, i hedhim edhe 1/2 gote uj...
02/10/2020

Mishin e marinojme me kripe, piper, limon e pak vaj ulliri, e vondosim ne furre per 30 minuta, i hedhim edhe 1/2 gote uje, perimet i presim, i hedhim erzat dhe vaj ulliri i trazojme mire qe ti marim erzat mire dhe i vendosim ne tave.

Mishi qe eshte gjysem i pjekur e vendosim lart perimeve. E mbulojme me leter alumin dhe e vendosim ne furre per 1 ore ne 200 grade C. Pak para se te jete gati heqim letren alumin qe te mari pak ngjyre.

Perziejme vajin, qumeshtin, majane, kripen , uthullen, i trazojme mire e mire. Shtojme miellin duke e mbledhur masen, br...
29/09/2020

Perziejme vajin, qumeshtin, majane, kripen , uthullen, i trazojme mire e mire. Shtojme miellin duke e mbledhur masen, brumi behet i vajosur, mos shtoni miell tjeter.

Ne letren e kuzhines marim gjysmen e brumit, e hapim me dore, peta duhet te jete 1-me 2 cm e trashe, shtrojme marmalaten, hedhim arrat e shtypura nga siper.

Hapim peten e dyte me duar, ja hedhim nga siper, mbyllim mire e mire ansoret mos na dale mbushja. Pjekim ne furre ne 150 grade rreth 35 minuta. Sapo te ftohet shtojme nga siper sheqer pluhur.

I perziejm mire dhe i leme ne figorifer 1 ore, me pas i marim dhe i japim formen dhe i vendosim menjane.Mbushim nje tenx...
27/09/2020

I perziejm mire dhe i leme ne figorifer 1 ore, me pas i marim dhe i japim formen dhe i vendosim menjane.

Mbushim nje tenxhere me uje gjer nga mesi, hedhim 1 filxhan kafeje me vaj, 4 patate ne copa, 2 karrota, i leme te marin vale me pas shtojme qoftet dhe i ziejm ne temperature te ulet rreth 50 minuta.

Rrahim ne nje tas 2 te bardha vezesh gjer sa te zbardhen me pas i shtojme te verdhat, lengun e dy limonave dhe 2 luge te vogla niseshte, i perziejm mire.

Shtojme 2 garuzhde nga lengu i gjelles ne tas duke e perzier shume shpejt. Me pas shtojme masen e tasit ne gjelle dhe tundim tenxheren per 2 minuta. E mbulojme me picete te paster jo me kapak. Nuk e ziejm me, eshte gati.

Address

Yzberisht

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when JoJa Kitchen posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to JoJa Kitchen:

Videos

Share

Category