DVP Vlorë
Ja pamjet e dy operacioneve policore të koduara “Danger” dhe “Indoor”, të finalizuara me sukses nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Operacioni “Danger” për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili qarkullonte i armatosur në qytetin e Vlorës.
Operacioni “Indoor” për zbulimin dhe goditjen e një laboratori të kultivimit të bimëve narkotike me llamba, ku u sekuestruan qindra bimë kanabisi dhe pajisje speciale për rritjen e tyre.
Vlorë/Si rezultat i veprimeve profesionale hetimore dhe operacionale, goditen 2 raste të vjedhjes së pronës dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
✅ Vihet në pranga 52-vjeçari që vodhi para, disa herë, në një lokal në Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas veprimeve të shpejta hetimore dhe administrimit të pamjeve filmike që dokumentojnë veprimtarinë kriminale, ndaluan me iniciativë shtetasin L. Gj., 52 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas dyshohet se gjatë periudhës dhjetor 2024 - janar 2025, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur para (në total 100 000 lekë), në lokalin e shtetasit L. C.
✅ Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari që i vodhi celularin një turisti amerikan.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi G. L., 34 vjeç, banues në Vlorë, sepse më datë 13.02.2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, i ka vjedhur celularin një turisti amerikan. Pas reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit, si dhe sekuestrimi i celular të vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.
🇦🇱Të dashur shqiptarë me vendbanim/qëndrim jashtë vendit,
për herë të parë në histori ju do keni të
drejtën e Votës.
Nga data 11 Janar e deri më datën 4 Mars, ju keni të drejtën të regjistroheni si votues nga jashtë. Ju lutem, regjistrohuni masivisht dhe shpërndajeni lajmin/linkun me të gjithë të njohurit tuaj jashtë vendit.
Ju lutem ndiqni udhëzimet, dhe për çdo paqartësi, mos hezitoni të na kontaktoni në linkun 🔗https://www.shqiperiabehet.al/vota-e-diaspores🔗 #vlorealbania🇦🇱 #vloranews #lajmeshqip #news #albania #voto #votoediaspores #shqipetaretneperbot🇦🇱🌍 #shqipetitali🇦🇱🇮🇹
Inagurimi showroom-it më të ri Mali Design Expo!
📍 Autostrada Lushnje - Fier
💥 Elegancë dhe Art Mobilimi 🏢✨
Tel :0693831100
Artan Liçaj
Kandidat për Deputet, për PAA në qarkun Vlorë
Kandidati Liçaj, deklaroi se pushteti është në delir dhe mendon se e ka për detyrë tashmë të vjedhë dhe abuzojë pasurinë publike. Për këtë arsye, pohoi Liçaj, mora edhe vendimin që të angazhohem në këto zgjedhje.
Partia Agrare Ambientaliste është pjesë e koalicionit opozitar të drejtuar nga Partia Demokratike. Por sipas zotit Duka, ajo ka filozofinë dhe kauzat e saj që e identifikojnë atë nga partitë e tjera. Ndaj dhe ajo do të vazhdojë t’i ruajë e të luftojë për to brenda kuadrit të grupimit politik opozitar.
Shikoni pak video si jane lagjet e Vlores sa here bie shi , nuk kalojme dot ne rruge shkruan nje banor.... . Kjo ndodhet tek lagjia e Pus Mezinit ...video e disa dite me pare...
Nje video ka ardhur ne redaksine e VloraNews, dhe si shqetesim nga nje e huaj, pasi shkruan anglisht....
Zonja shkruan se nuk eshte e drejte qe uji ka disa dite qe derdhet kot, te zona e Marines ne Vlore plus qe ka shume plera . I lutemi Ujesjelles Kanalizime te marin masa....Faleminderit...
GEZUAR VITIN E Ri 2025! 🍾
Vlore, nje qytetar ka gjetur kete qen te humbur ne fillim te lungomares, nese ju perket na kontaktoni ne inbox!
"Iku ore iku",pamje tmerri nga Vlora: Momenti kur i plagosuri me armë në Çole futet në makinë
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen Çole të Vlorës. Objektivi i atentatit ka qenë 30-vjeçari Kevin Hajrulla, një emër i njohur për policinë, ndërsa ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe Armand Spahiu, një djalë që po shiste fruta dhe perime pranë vendit të ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve okularë, momenti pas të shtënave ishte kaotik. Në pamje e bëra publike në media, shihet se si i plagosuri Kevin Hajrulla, i mbuluar me gjak dhe në gjendje të rënduar, futet me vështirësi në një makinë nga të afërmit që përpiqeshin ta transportonin drejt spitalit. Dëgjohet zëri i një personi që thotë: "Iku ore, iku".
Atentati ka ndodhur në një kryqëzim të populluar të lagjes Çole, ku drejt një automjeti të parkuar, që dyshohet se i përkiste Kevin Hajrullës, u qëllua me breshëri plumbash nga një automjet tjetër në lëvizje.
Pas atentatit, policia ka gjetur një automjet të djegur në fshatin Panaja, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për të realizuar sulmin dhe më pas për t'u larguar.
Forcat e rendit kanë rrethuar vendngjarjen dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të atentatit. Pistat kryesore përqendrohen në konfliktet e mëparshme të Kevin Hajrullës, i cili është i njohur për lidhjet e tij me grupe kriminale në zonë.
Jepet me qera bar-restorant prane Hotel Gold Uji i Ftohte Vlore perball kompleksit Kristal. Ambinte shume moderne dhe te areduara me klas dhe elegance 250 m2 dhe guzhine, e gjitha e kompletuar me pajisje te reja.
Cmimi i arsyshem. Te interesuarit te kontaktojne ne nr. 0682264211.
Jeni te mirepritur!!
FILMI NGA DRILON HOXHA
KINEMA VLORA....
REZERVO BILETEN TENDE : Tel 0692751336 :
NE DATAT 13-14-15 DHJETOR
ORARET 17.00 - 19 00 - 21 00 .