Kinostudio "Shqipëria e Re"

  • Home
  • Kinostudio "Shqipëria e Re"

Kinostudio "Shqipëria e Re" Kinostudio “Shqipëria e Re” u themelua më 10 korrik të vitit 1952. Në vitet '80 Kinostudio

Realizimi i parë i saj është bashkëprodhimi shqiptaro-rus "Skënderbeu". Ky është i pari realizim "kolosal" i prodhuar nga kjo studio kinematografike. Në vitin 1957 prodhohet filmi i parë i një regjisori shqiptar, Hysen Hakani. Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve '70, periudhë që korrespondon uljes së numrit të filmave të importuar. Në vitet '80 Kinostudio "Shqipëria e Re" prodhon rreth 14-15 f

ilma në vit, tematikat janë nga më të ndryshmet. Ndryshimi i sistemit politik dhe kriza ekonomike e viteve '90 sjell transformimin e saj në "Albafilm" dhe në vitin 1996 edhe kjo e fundit mbyll ekzistencën e saj. "Shqipëria e Re" lë në trashëgim rreth 200 filma, një pjesë të cilëve ishin prodhim i propagandës shtetërore, filma të realizuar me mungesa jo të vogla teknike. Me gjithë kornizat ideologjike dhe vetëcensurën, trashëgimia e Kinostudios “Shqipëria e Re” kanë qenë dhe është pjesë e jetës kulturore e shumë brezave shqiptarësh.

16/07/2024

📣Ata që nuk i kanë ndjekur ende "Lulëkuqet" në versionin e restauruar, kanë rastin sonte:

Të martën, më 16 korrik 2024 🗓, ora 20:00 ⏰, në Teatrin dhe Kinemanë Verore pranë DPA-së do të shfaqet filmi i tretë në radhë kushtuar Luftës Nacionalçlirimtare, në kuadrin e një sezoni të ngjeshur artistik, i cili përmes kinematografisë synon t’i njohë të rinjtë me të shkuarën e vendit. 🇦🇱

“Lulëkuqe mbi mure”, realizimi i regjisorit Dhimitër Anagnosti (1976) 🎬 dhe i restauruar së fundmi nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, bën pjesë në repertorin e filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në Teatrin dhe Kinemanë Verore pranë DPA-së, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit.

Jetësimi i kësaj nisme vjen në sajë të bashkëpunimit të DPA-së me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe AQSHF-në. 🤝

Rezervo falas ulësen në aplikacionin teater.arkiva.gov.al. 📱🔍
📍 DPA, Rr. Jordan Misja, 8303, Tiranë
Ju mirëpresim!

Arkivi Qendror Shteteror i Filmit Marinela Ndria
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave Ardit Bido
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja

10/07/2024
09/07/2024
02/07/2024
20/06/2024
02/06/2024
16/03/2024

Spiro Konduri (1941 - 2024), mjeshtri i zërit, u nda sot nga jeta duke lënë pas një trashëgimi zanore të regjistruar në shirita optikë e magnetikë si në fonotekën e arkivit tonë të filmit ashtu edhe në atë të Radio Tiranës.
Një jetë dedikuar teknikës së audios për të na dhuruar zëra, tinguj, tonalitete, ngjyra, emocione në filmat shqiptarë, si edhe miqësi të mirë të një njeriu e kolegu si Spiro.
U prehtë në paqe!

09/03/2024

07/03/2024 - Augustus Color e l’Archivio Nazionale del Cinema Albanese di Tirana stabiliscono una collaborazione finalizzata alla digitalizzazione di film e alla formazione di giovani albanesi

03/03/2024

Viktor Gjika (1937 - 2009), Nderi i Kombit.
Sot mbushen plot 15 vjet nga dita kur regjisori Gjika, realizuesi i disa nga filmave më të rëndësishëm e më përfaqësues të kinematografisë shqiptare, u nda nga ne duke lënë pas kryevepra të trashëgimisë filmike dhe karaktere të patriotit shqiptar, luftëtarit, njeriut të punës, apo heroit vetmohues, duke gdhendur në memorien kolektive pjesë domethënëse të së kaluarës sonë.

Respekte për mjeshtrin e kinematografisë!
I paharruar!

Arkivi Qendror Shteteror i Filmit
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

02/03/2024


🗂️ ✨ 𝐻𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖 𝑠𝑢𝑘𝑠𝑒𝑠𝑖 - 𝐽𝑜𝑎𝑛 𝑍ℎ𝑜𝑛𝑔𝑎

📄 Kur flitet për historinë e animacionit shqipar, një emër do të mbajë gjithnjë një vend të veçantë, si një nga përfaqësuesit më të spikatur të tij: Joan Zhonga. Me një përvojë mbi 43-vjeçare në fushën e filmit të animuar, regjisori i talentuar e ka vendosur denjësisht Shqipërinë krah më të mirëve, në konkurset më prestigjoze botërore të animacionit. 11 filma të animuar me metrazh të shkurtër mbajnë firmën e tij dhe po ashtu 3 seri televizive e mbi 150 reklama televizive, ndërsa filmat e tij janë shfaqur dhe vlerësuar në më shumë se 220 festivale filmi në mbarë botën. Joani është i vetmi regjisor i animacionit nga Shqipëria dhe Greqia së bashku, i përzgjedhur 5 herë në Festivalin prestigjioz Ndërkombëtar të Filmit të Animacionit Annecy (Kana e Animacionit), duke e bërë të njohur industrinë shqiptare të animacionit në mbarë botën.

📃 Lindur në Tiranë dhe diplomuar në Akademinë e Arteve në vitin 1982 në degën Pikturë Skenografi, karriera e tij filloi të formësohet në Kinostudion “Shqipëria e Re” si regjisor/ art director/animator/drejtor fotografie. Gjatë viteve 1982-1990 ai krijoi 8 filma të animuar me metrazh të shkurtër me teknika të animacionit 2D dhe stop motion animation duke përdorur kukulla dhe plastelinë. Në përpjekje për të tejkaluar kufijtë e animacionit, Joani sfidonte vazhdimisht veten duke krijuar projekte ambicioze ndaj dhe filmat e tij shkëlqyen jo vetëm teknikisht, por edhe për nga tematika, falë temave provokuese të skenarëve.

✍🏻 Si një regjisor i ri dhe ambicioz, në filmat e tij ‘Lodrat e Mirit’ (1986) dhe ‘Përsëri të lumtur’ (1987) ishte i pari në Shqipëri që krijoi skelet-armaturë profesionale për kukullat e tij, në mënyrë që ato të lëviznin më natyralisht. Kjo ishte një arritje e madhe për industrinë shqiptare të filmit të animuar të kohës, por risitë e tij nuk u ndalën me aq. Si regjisor mori vendimin për të kombinuar kukullat stop motion në një mjedis të gjallë me aktorë, gjë që rezultoi një prodhim unik që i dha çmimin "Aleksandër Moisiu" si filmi më i mirë i animuar i vitit 1987. Më tej, me filmin “Veza e rrallë”, me një skenar me nënkuptime politike dhe ide mjaft të guximshme për kohën e censurës komuniste, Joani sfidoi rrezikun dhe i dha jetë filmit. Ishte pikërisht kreativiteti, vizioni dhe këmbëngulja e tij që e bënë të përzgjidhej në Annecy, festivalin më të madh të animacionit në botë, në vitin 1989. Por ky ishte vetëm fillimi i një liste të gjatë përzgjedhjesh në festivalet e filmit ndër vite.

🗓️ Me rënien e diktaturës, në vitin 1990 si shumë artistë bashkëkohës të tij, Joani u zhvendos në Greqi në kërkim të mundësive të shprehjes së artit të tij. Talenti i Joanit u spikat shumë shpejt dhe me 1991 u bë pjesë e kompanisë me te madhe të produksionit te filmit “'Mangos S.A'” ku punoi deri në vitin 1998. Gjatë kësaj kohe ai krijoi shumë reklama televizive, filera emisionesh si dhe drejtoi serialin e tij të parë të animuar stop motion me 35 episode të quajtur "Plastelino", që e bëri të përzgjidhet sërish në festivalin Annecy në vitin 1992.
Nga viti 1998 e në vijim ai iu bashkua ERT Hellenic Broadcasting Corporation, Radio Televizionit Publik Grek, ku punon aktualisht dhe krijoi studion e parë të animacionit stop motion ne Athinë, duke realizuar me sukses 3 filma të shkurtër: “Dy dallgët” (2006) – bazuar në një histori të Evgenios Trivizas, “Esenca e Jetës” (2009) dhe “Ethnofobia” (2016). Këta dy të fundit i realizoi si bashkëprodhim i Qendrës Shqiptare të Kinematografisë, një fakt i patjetërsueshëm i lidhjes së tij me Shqipërinë dhe rrënjët e tij.

🎞️ Në filmin e tij të fundit "Ethnofobia”, me një qasje me më shumë pjekuri dhe stilistikisht më të njohur për fëmijët dhe të rriturit, ai depërtoi thellë në temën shumë aktuale dhe të ndjeshme të racizmit. Duke përdorur materialin e tij të preferuar, plastelinën, në një mënyrë të thjesht, por gjenial, ai portretizoi ndryshimet dhe ngjashmëritë e njerëzve në ditët e sotme dhe tregoi se thellë brenda, ne jemi të gjithë njësoj. Bota përqafoi mesazhin dhe vizionin e tij dhe e bëri “Ethnophobia” filmin e tij më të suksesshëm në Shqipëri dhe Greqi, me 31 çmime nderkombëtare dhe me më shumë se 200 përzgjedhje të festivaleve të filmit në Francë, SHBA, Portugali, Kinë, Shqiperi, Spanje, Angli dhe në shumë vende të tjera, duke u shfaqur njëkohësisht në kinematë e mbarë Greqisë.

✔️ Gjithashtu, Joani drejton edhe 2 seriale të animuara për Televizionin ERT, më i fundit nga të cilët “Gegone-Inside the Museum” prodhuar në vitin 2022 në bashkëpunim me 5 muzetë më të mëdhenj dhe kryesorë të Athinës, shfaqet aktualisht në ERT1 dhe ERTFLIX. "Gegone-Inside the Museum" shënoi përzgjedhjen e tij të 5-të për Annecy dhe tashmë po bën turneun e festivalit nëpër botë. Seriali është shfaqur në Francë, Poloni, SHBA dhe ka fituar çmime në Itali, Greqi dhe Shqipëri.

👉🏻 Me kalimin e viteve, përveç punës së tij, Joani iu përkushtua trajnimit të shumicës së kineastëve të rinj grekë të specializuar në animacionin stop motion, qoftë përmes mundësive të praktikës në studion e tij ose nëpërmjet seminareve dhe leksioneve si i folës kryesor. Ai ftohet rregullisht në festivalet rajonale të filmit, si Anibar në Kosovë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Tetovë, Maqedoninë e Veriut dhe Festivali i Filmit Dropull, në Shqipëri dhe ka ligjëruar në masterklasa në Kolegjin AKTO dhe Institutin Theoharaki në Athinë.

✨ Talenti dhe përkushtimi në një fushë sa të veçantë aq edhe kërkuese, e ktheu rrugëtimin e Joan Zhongës, në një skenar suksesi, i cili brezave të rritur u zbukuroi fëmijërinë dhe brezave të rinj u edukoi artin e bukur të animacionit. Plastelina foli shqip, falë talentit të mjeshtrit.

👏 ✨

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

18/02/2024

Në 70 vite histori, mijëra metra pelikule kinematografike kanë shoqëruar ditët tona më të zymta, e çastet tona më të lumtura. Filmat shqiptar i kemi parë të ...

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kinostudio "Shqipëria e Re" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Videos
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share