Cra Albania

Cra Albania Kjo është një fan-page e blogut tim për të përcjellë lajmet më të reja për botën e High Tech.

Në këtë fshat janë më shumë se 150 familje Rome të cilët prej vitesh janë në këtë situatë, teksa futesh në fshatin Stan ...
01/03/2024

Në këtë fshat janë më shumë se 150 familje Rome të cilët prej vitesh janë në këtë situatë, teksa futesh në fshatin Stan në Berat, rrugët janë të pa rikonstruktuara, pa ndriçim, kanali që përshkon rrugën në fshat është i tejmbushur me shkurre dhe i papastruar.

DiskriminimSociale Moravë/Romët dhe investimet e harruara By Brejdon Xhavara March 1, 2024 Share FacebookTwitterWhatsAppEmail Të fundit Kushte mesjetare, romët e Beratit të lënë në harresë nga institucionet January 23, 2024 Monitorim / Mediat shqiptare publikuan vetëm 23 artikuj për Romë...

Na ndiqni sot në oren 19:00 live në Facebook, në episodin e podcasteve kushtuar “profesioneve”, në këtë podcast kemi tra...
09/01/2024

Na ndiqni sot në oren 19:00 live në Facebook, në episodin e podcasteve kushtuar “profesioneve”, në këtë podcast kemi trajtuar vështirësitë e kameramanit, ai që qëndron gjithmonë nga pas dhe asnjëhërë në planin e parë, tregimet e çunave që nga vdekja e Azem Hajdarit, Gerdeci dhe ditët e sotme, në një bisedë shumë të hapur çunat treguan jetën e tyre. Klodi Lezo Klajdi Jella Ervin Murati Xhemali Moku.

Qytetarët shqiptarë hasen me problematika të ndryshme në përditshmërinë e tyre. Pjesa dërrmuese e këtyre problemeve kërk...
20/11/2023

Qytetarët shqiptarë hasen me problematika të ndryshme në përditshmërinë e tyre. Pjesa dërrmuese e këtyre problemeve kërkon me doemos zgjidhje përmes ligjit. Megjithatë ka shumë qytetarë të cilët nuk kanë mundësi financiare për të përballuar shpenzimet që kërkon një proces gjyqësor apo qoftë edhe konsultimi me profesionistë të fushës së drejtësisë.

Vetëm gjatë muajit Shtator avokatët e “Juristi Online” u janë përgjigjur 86 pyetjeve të qytetarëve dhe vijojnë punën për të ofruar ndihmë ligjore.

 Këshilli i Evropës pranoi se  Rumania ka një kuadër ligjor solid për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, por opinioni ...
27/09/2023


Këshilli i Evropës pranoi se Rumania ka një kuadër ligjor solid për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, por opinioni i fundit i Këshillit të Evropës ishte i ashpër ndaj dështimeve themelore të shtetit për të luftuar efektivisht anticiganizmin dhe për të mbrojtur romët nga diskriminimi, dhe dënonte gjuhën e urrejtjes kundër romëve .

Dhe edhe një herë, Komiteti Këshillimor, si shumë komitete, agjenci të OKB-së dhe organe të BE-së përpara tij, u bëri thirrje autoriteteve rumune “të miratojnë në kohën e duhur një grup masash gjithëpërfshirëse, ndërsektoriale për të luftuar anticiganizmin, në konsultim të n...

24/06/2023

Sot shënon data 24 Qershor, Dita Kombetare e Egjiptianëve, sot në Community Voice është i ftuar Arjan Lile, anëtar i Pakicës Egjiptianëve në Shqipëri por edhe anëtar i Komitetit të Pakicave Kombetare

 Në Shqipëri ka një numër të madh të miturish që kanë braktisur shkollën dhe punojnë në sektorë të ndryshëm, në jo pak r...
14/06/2023


Në Shqipëri ka një numër të madh të miturish që kanë braktisur shkollën dhe punojnë në sektorë të ndryshëm, në jo pak raste edhe punë të rënda. Sa i përket brakstisjes së shkollës, në 20 vitet e fundit përllogaritet të jenë rreth 20 mijë fëmijë që nuk janë arsimuar, pasi lanë përgjysmë shkollimin.

Gjatë dy viteve të fundit, në platformën ALO 116-111 u raportuan 748 raste të fëmijëve që shfrytëzohen për punë në Shqipëri dhe pjesa më e madhe e këtyre raportimeve janë fëmijë që përdoren për lypësi në zonat më të mëdha urbane.

Sipas vëzhguesëve problematikat mbeten po të njëjta, ku romët dhe egjiptianët i shoqërojnë tek qendra e votimit dhe i ud...
23/05/2023

Sipas vëzhguesëve problematikat mbeten po të njëjta, ku romët dhe egjiptianët i shoqërojnë tek qendra e votimit dhe i udhëzojnë se ku duhet të votojnë, po ashtu votuesit kanë deklaruar se vota e tyre është sh*tur, dhe janë ndikuar nga persona të tjerë nga partitë politike.

Ky është vëzhgimi i dytë[1] që është kryer nga vëzhgues Rom dhe Egjiptian në Shqipëri, për qëllimin që vota e minoriteteve të jetë e rëndësishme edhe e mbrojtur dhe të vëzhgohet pasi në të gjithë zgjedhjet e kaluara, raportet tregojne së vota e tyre është pre e intimidimit, ...

Romët dhe Egjiptianët, kanë votuar në grupe, momente intimidimi të votës, një pjesë e madhe e votuesëve rom kishin vësht...
15/05/2023

Romët dhe Egjiptianët, kanë votuar në grupe, momente intimidimi të votës, një pjesë e madhe e votuesëve rom kishin vështirësi për të gjetur qendrën e votimit, dhe në Elbasan ku është pilotuar votimi elektronik, kanë votuar në grup, shpesh herë kanë marrë ndihmë nga persona të tjerë jo familjarë, po ashtu jashtë qëndrave të votimit, në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Fier dhe Berat

Zgjedhjet Vendore 2023, Shkeljet e votueseve, ja sesi votuan romet, si u intimidua vota e pakicave kombetare rome dhe egjiptiane ne 5 bashki te medha

Vëzhguesit thanë se deri në orën 14:00, në qëndra e votimit ka pasur problematika si: 36.4 % e votuesëve Romë dhe Egjipt...
14/05/2023

Vëzhguesit thanë se deri në orën 14:00, në qëndra e votimit ka pasur problematika si: 36.4 % e votuesëve Romë dhe Egjiptianë janë shoqëruar nga persona të tjerë për në qendrën e votimit, 36.4 % janë futur në qendra votimi në grup dhe 27.3% janë ndihmuar për të votuar nga të tjerët për shkak se shumë prej romëvë nuk dijnë të votojnë dhe të lexojnë.

Vota e Romëve dhe Egjiptian është intimiduar, votime në grup, të shoqëruar nga familjarë dhe persona të pa identifikuar, janë ndihmuar të votojnë nga të tjerët

Këto problematika, pavarësisht se janë prezente prej vitesh, duket se janë lënë disi në hije edhe nga politika. Në prag ...
10/05/2023

Këto problematika, pavarësisht se janë prezente prej vitesh, duket se janë lënë disi në hije edhe nga politika. Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, kjo tematikë me interes për grupet e margjinalizuara në shoqëri, veçanërisht romët dhe egjiptianët, është trajtuar në “Community Voice”, me kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës.

amiljet Rome dhe Egjiptiane të cilat prej vitesh jetojnë në Shqipëri, kanë qenë në përpjekje të vazhdueshme për t’u integruar dhe socializuar në shoqëri.

08/05/2023

Roland Bejko në Community Voice, kandidimi i tij për Bashkinë Tiranë dhe premtimet e Partisë Demokratike për kryeqytetin

03/05/2023

Gjatë fushatës zgjedhore, ne kemi pyetur forcat politike për premtimet e tyre për grupet vulnerabël në Tiranë për Romët dhe Egjiptianët, në këtë podcast është e ftuar Nënkryetaria e Bashkisë Tiranë, znj.Anisa Ruseti e cila do të flasi për premtimet e Partisë Socialiste për 4 vitet e ardshme.

Këtë 1 Maj, në fokus të Community Reporters Albania kanë qenë ata punojës që janë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve n...
02/05/2023

Këtë 1 Maj, në fokus të Community Reporters Albania kanë qenë ata punojës që janë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve në çdo moment, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve. Edhe pse prania e tyre është e dukshme në çdo rrugë të vendit, zbatimi me përpikmëri i të drejtave të tyre duket se është jo fort i dukshëm. Në Community Voice i ftuar në Ditën e Punëtorëve ishte Ervis Çota, nga Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome, i cili foli mbi sfidat e punëonjësve që operojnë në sektorin e pastrimit të qytetit.

Të gjendur në një situatë të tillë, është një çështje shumë delikate për punëtorët që të raportojnë shkeljet ndaj tyre, për arsyet që u përmendën sipër, më kryesorja mos të rrezikojnë vendin e punës. Me rëndësi është që fillimishtë të sensibilizohen dhe informohen p...

01/05/2023

Në një podcast ndryshe kushtuar Ditës së Punëtoreve, sa respektohen të drejtat e tyre, problematikat që ata kanë në punë dhe më shumë në Community Voice i ftuar Ervis Çota

Duke marrë shkas në një shtim eksponencial i përdorimit të festave fetare nga politika, Community Reporters Albania ka b...
27/04/2023

Duke marrë shkas në një shtim eksponencial i përdorimit të festave fetare nga politika, Community Reporters Albania ka bërë një analizë të sjelljes së politikanëve shqiptarë gjatë javëve të fundit të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kjo përzjerje e politikës me fenë gjatë këtyre festave mund të ketë ndonjë rezultat pozitiv për rezultatet e kandidatëve, pasi ata prekin anën ndjeshmërore të votuesve, por në terma afatgjatë kjo gjë ka pasoja jo të vogla.

Është krejtësisht e pamundur të lëvizet këtu, ne kërkojmë të na bëhet rruga, të furnizohemi me ujë, të kemi ndriçim dhe ...
25/04/2023

Është krejtësisht e pamundur të lëvizet këtu, ne kërkojmë të na bëhet rruga, të furnizohemi me ujë, të kemi ndriçim dhe mos të kemi plehra. Këto janë kërkesa bazike për një komunitet, dhe në rast se nuk na i plotësojnë, do të bojkotojmë zgjedhjet. Pushtetarët duhet të kthejnë sytë nga komuniteti ynë, përndryshe nuk do të votojmë fare”

Komuniteti rom në fshatin Drizë të Fierit, bën thirrje të merren masa për përmirësimin e infrastrukturës në zonë, si dhe integrimin në jetën sociale të pjesëtarëve të këtij komuniteti.

19/04/2023

Belind Këlliçi në një podcast ndryshe, do te flasë për zgjedhjet vendore, romët dhe egjiptian por edhe premtimet e tij për Bashkinë Tiranë

Ditët e sotme produkte të gatshme dekoruese mbizotërojnë tregun, punimet e dorës janë unike për Valbonën. Edhe pse shumi...
11/04/2023

Ditët e sotme produkte të gatshme dekoruese mbizotërojnë tregun, punimet e dorës janë unike për Valbonën. Edhe pse shumica e konsumatorëve nuk kanë tërheqje nga punimet handmade, Valbona thotë se në treg gjen larmi të materialeve dhe teknologjia e ka ndihmuar të mësojë dhe të frymëzohet për të punuar modele nga më të ndryshmet.

Ashtu si punimi i dorës është unik dhe veçantë, i tillë është dhe kontributi që gra si Valbona japin për të ruajtuar kulturën, traditën e zakonin të qëndismave. Në brezat e mëparshme punimet e dorës çmoheshin dhe vlerësoheshin më tepër se në ditët e sotme

Address

Rr. Petro Nini Luarasi
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Cra Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Cra Albania:

Videos

Share