07/05/2023
Lexoni në nr.e ri tek Revista Stina per Ndryshim "Letër- Memorje për nënën time" nga Vasilika Hanxhari
Kaloj çdo ditë nga rruga që të çon në shtëpinë tënde .Shikoj ballkonin bosh...Nuk të shoh as ty, as hijen tënde, por vetëm lulet që kanë ulur kokën, ato lule, që rrinin gjithnjë të freskëta në çdo stinë, tê mbrojtura nga çdo i ftohtë, ngrohur me ngrohtësinë e frymës tënde. .Shtëpiza jote e dashur, ikonat rrethuar me qirrinj ku ti luteshe çdo ditë për ne dhe gjeje kurajo për jetën. Largohem me shpejtësi, duke menduar se ti nuk je me aty, shpirti yt është lart në përjetësi. TI prisje urimet tona çdo mëngjes në këtë date prisje ti, rreze drite. por sot TI mungon E unë dua të të shoh në një dimension tjetër...Shpirti yt shpërndarë në univers, sepse ti je paqja, dashuria, lumturia mbi tokë Nënë: TI le kujtimet më të mira, fjalët kaq të ngrohta, historinë e jetës tënde, si në një film të gjatë, që të mbam lidhur fort dhe në fund ah.... Sa mbresëlënëse jeta jote nënë.Fjala Nobel për Ty, do të ishte e duhura, sepse ti u sprovove në dite të vështira por të bukura, në një familje të madhe, ashtu si shpirti yt nënë. Në memorjen tonë ngelesh krijesa më e adhurueshme dhe speciale, se ti je gjithnjë inspirimi ynë e shtrenjta Angjelina, Engjëlli ynë! Fuqia e zemrës sate është një vullkan që nuk shteron kurrë! Nëna ska moshë, dhimbja, dashuria është përgjithnjë!NËNË: Të dua pafundësisht!