Analisti Skënder Minxhozi komentoi seancën e përbashkët plenare mes deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas tij, ngjarja ka një imazh impresionues, por produkti është pak ose asgjë.
Sipas tij, dy kryeministrat kanë pozita të ndryshme në lidhje me politikën e brendshme dhe arenën ndërkombëtare.
.
.
.
#abcnewsalbania
Pensionistët do të marin një tjetër bonus në pranverë që do të jetë 50 euro për ata të moshuar që përfitojnë një pension mbi 20 mijë lekë dhe 100 euro për ata që kanë një pension nën 20 mijë lekë.Mbështetje është parashikuar edhe familjet me ndihmë ekonomike si dhe një sërë fondesh i janë alokuar bujqësisë.
Mbi 700 mijë pensionistë do të marin një tjetër bonus që varion nga 50 deri në 100 euro në pranverën e vitit të ardhshëm. Ministri i financave tha se qeveria ka rishikuar buxhetin dhe ka përcaktuar një fond prej 6.3 miliardë lekë në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë që do të përdore për shpërblimin e pranverës.
Një mbështetje prej 150 eurosh është parashikuar gjithashtu edhe për kategoritë në nevojë. Qeveria ka shpërndarë më tepër fonde edhe për sektorin e bujqësisë.
Ky është rishikimi i tretë që i është bërë buxhetit të shtetit për këtë vit. Rialokimi i fondeve ka ardhur si pasojë e performancës së mirë në mbledhjen e të ardhurave.
.
.
.
#abcnewsalbania
Analisti Mentor Nazarko komentoi në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, mbledhjen e përbashkët parlamentare.
Ndërsa analizoi takimin e zhvilluar, Nazarko u shpreh se pati përpjekje për të ndërtuar një narrativë për të nxjerrë kryeministrin Rama me një figurë jo të mirë.
.
.
.
#abcnewsalbania #ballkanupdate
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilluan një takim, pas mbledhjes së përbashkët të Kuvendeve të të dyja shteteve.
Takimi u zhvillua edhe në praninë e disa ministrave, të dy kabineteve qeveritare.
Gjatë takimit është nënshkruar marrëveshja për Lojërat Olimpike Mesdhetare, Prishtina 2030.
.
.
.
#abcnewsalbania
Në mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve Kosovë - Shqipëri në Prishtinë, përtej mesazheve të rëndësishme pati edhe prapaskena.
Edi Rama i dërgoi një letër Albin Kurtit. Ky i fundit, e lë letrën mënjanë dhe ndjek fjalën e Ramush Haradinaj në foltore.
Çfarë t’i ketë shkruar vallë Kryeministri shqiptar, homologut të tij nga Kosova?
.
.
.
#abcnewsalbania
Analisti Frrok Çupi thotë se qeveria e Kosovës, e ka penguar veten për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Prishtina është në ngërç në raport me ndërkombëtarët, ndryshe nga Shqipëria.
.
.
.
#abcnewsalbania